{"id":249272,"date":"2026-11-08T12:10:48","date_gmt":"2026-11-08T11:10:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=249272"},"modified":"2026-11-08T12:10:48","modified_gmt":"2026-11-08T11:10:48","slug":"asociacioni-i-komunave-shpreh-shqetesimin-per-planifikimin-e-buxhetit-2027-nga-qeveria-per-komunat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/asociacioni-i-komunave-shpreh-shqetesimin-per-planifikimin-e-buxhetit-2027-nga-qeveria-per-komunat\/","title":{"rendered":"Asociacioni i Komunave shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr planifikimin e buxhetit 2027 nga Qeveria p\u00ebr komunat"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori ekzekutiv i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs (AKK), Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndarjen (projeksionin) e buxhetit prej 908 milion\u00eb eurosh p\u00ebr komunat p\u00ebr vitin 2027, duke th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb shum\u00ebs monetare, pjes\u00ebmarrja e nivelit lokal n\u00eb buxhetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shtetit ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Ibrahimi deklaron p\u00ebr KosovaPress se nga 21.7 p\u00ebr qind sa ishte pjes\u00ebmarrja e komunave n\u00eb buxhetin e vitit 2026, sipas planifikimit p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm ajo do t\u00eb ulet n\u00eb 21.3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se rritja e buxhetit nuk duhet t\u00eb vler\u00ebsohet vet\u00ebm p\u00ebrmes shifrave, por edhe me mund\u00ebsit\u00eb reale p\u00ebr realizimin e projekteve kapitale.<\/p>\n<p>\u201cBuxheti si shum\u00eb monetare ka rritje, mir\u00ebpo p\u00ebrqindja e cila ndahet p\u00ebr komuna nga buxheti total i Kosov\u00ebs ka zbritje. K\u00ebt\u00eb vit nga buxheti total, komunave u ka dh\u00ebn\u00eb nga 21.7 p\u00ebrqind. Vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij planifikimi buxhetor shihet se ka r\u00ebnie n\u00eb p\u00ebrqindje 21.3 p\u00ebrqind. Loja me fjal\u00eb se ka buxhet rekord, duhet shikuar realizimin e tyre n\u00eb praktik\u00eb dhe fuqin\u00eb monetare t\u00eb projekteve q\u00eb zbatohen me k\u00ebt\u00eb buxhet. Duhet marr\u00eb parasysh se qeveria ka parapar\u00eb ngritjen e koeficientit p\u00ebr paga mujore, gjithashtu ajo do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb buxhetin e komunave. Problemi \u00ebsht\u00eb se niveli qendror nuk po e merr parasysh norm\u00ebn e inflacionit nd\u00ebr vite, k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statistikave norma e inflacionit n\u00eb disa muaj ka qen\u00eb rreth 7 p\u00ebrqind\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Ibrahimit, ulja prej 0.4 pik\u00ebsh p\u00ebrqindjeje n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e komunave n\u00eb buxhetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebrkthehet n\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro. Ai ka k\u00ebrkuar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs q\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb projektbuxhetit t\u00eb merren parasysh nevojat financiare t\u00eb pushtetit lokal, duke vler\u00ebsuar se ndarja aktuale nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur nga Ibrahimi \u00ebsht\u00eb ekzekutimi i vendimeve gjyq\u00ebsore q\u00eb lidhen kryesisht me kontratat kolektive. Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti komunave u jan\u00eb marr\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro p\u00ebrmes k\u00ebtyre vendimeve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb barra financiare t\u00eb kompensohet nga niveli qendror.<\/p>\n<p>Ibrahmi flet edhe p\u00ebr kontrat\u00ebn kolektive<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrqindja e kontributit t\u00eb nivelit qendror te niveli lokal ka r\u00ebn\u00eb prej 0.4 p\u00ebrqind, n\u00ebse e p\u00ebrkthen n\u00eb mjete financiare aty jan\u00eb me dhjet\u00ebra miliona euro\u2026 21.3 p\u00ebrqind nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme n\u00ebse mendojm\u00eb se do t\u00eb kemi nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik n\u00eb nivelin lokal. Parlamenti i Republik\u00ebs, duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh k\u00ebto karakteristik\u00eb p\u00ebr komunat, sepse ne synojm\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb ngrit\u00ebt. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit komunave i jan\u00eb marr\u00eb rreth 100 milion euro nga vendimet gjyq\u00ebsore, ku shumica ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kontrata kolektive. Ne gjithmon\u00eb kemi k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto mjete financiare t\u00eb kompensohen, e jo barr\u00ebn financiare ta bartin tek komunat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ibrahimi.<\/p>\n<p>Ibrahimi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Asociacioni i Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs i ka adresuar k\u00ebrkes\u00eb kryeministrit Albin Kurti p\u00ebr nj\u00eb takim me bordin e asociacionit, me q\u00ebllim diskutimin e k\u00ebtyre problemeve. Sipas tij, takimi i fundit me kryeministrin \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa ende nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve buxhetore, ai ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr moskompensimin e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara nga v\u00ebrshimet n\u00eb disa komuna q\u00eb nga viti 2022, si dhe p\u00ebr humbjen e fondeve nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 2 n\u00ebntor ka miratuar projektbuxhetin p\u00ebr vitin 2027 n\u00eb vler\u00eb prej 4.27 miliard\u00eb eurosh, prej t\u00eb cilave 908 milion\u00eb euro jan\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr komunat. Kryeministri Albin Kurti e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si \u201cbuxhet rekord\u201d p\u00ebr pushtetin lokal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori ekzekutiv i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs (AKK), Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndarjen (projeksionin) e buxhetit prej 908 milion\u00eb eurosh p\u00ebr komunat p\u00ebr vitin 2027, duke th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb shum\u00ebs monetare, pjes\u00ebmarrja e nivelit lokal n\u00eb buxhetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shtetit ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie. Ibrahimi deklaron p\u00ebr KosovaPress se nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":249273,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-249272","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249272"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249272\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":249274,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249272\/revisions\/249274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249272"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=249272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}