{"id":24945,"date":"2018-09-17T08:14:13","date_gmt":"2018-09-17T08:14:13","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24945"},"modified":"2018-09-17T08:14:13","modified_gmt":"2018-09-17T08:14:13","slug":"thaci-nuk-mund-ta-vulosim-fatin-e-kosoves-pa-marreveshje-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/thaci-nuk-mund-ta-vulosim-fatin-e-kosoves-pa-marreveshje-me-serbine\/","title":{"rendered":"THA\u00c7I: NUK MUND TA VULOSIM FATIN E KOSOV\u00cbS PA MARR\u00cbVESHJE ME SERBIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i vendit, Hashim Tha\u00e7i, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb korrigjim paq\u00ebsor t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ai ua ka d\u00ebrguar mediave, n\u00eb pasditen e s\u00eb diel\u00ebs, nj\u00eb shkrim t\u00eb tijin, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ka th\u00ebn\u00eb se fati i Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb vuloset pa nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb.<br \/>\nAi ka vler\u00ebsuar se \u201cstabiliteti afatgjat\u00eb i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pashmangsh\u00ebm i lidhur me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs si shtet n\u00eb OKB, n\u00eb Paktin NATO dhe n\u00eb BE\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas Tha\u00e7it, \u201cKosova do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00eb e mot shtet i q\u00ebndruesh\u00ebm, an\u00ebtare e familjes s\u00eb kombeve paqedash\u00ebse n\u00eb OKB, an\u00ebtare e aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake n\u00eb bot\u00eb, NATO-s, si dhe n\u00eb fund edhe an\u00ebtare e Bashkimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u2019i arrijm\u00eb k\u00ebto q\u00ebllime, nuk mund ta vulos\u00ebm nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb fatin e Kosov\u00ebs si shtet, n\u00ebse n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm nuk do ta b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshjen ligj\u00ebrisht obliguese me Serbin\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<br \/>\nSipas Tha\u00e7it, \u201cmarr\u00ebveshja paq\u00ebsore e bazuar n\u00eb korrigjimin e kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb rast se arrihet, do t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb i Tha\u00e7it:<\/p>\n<p>Korrigjimi paq\u00ebsor i kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb<br \/>\nUn\u00eb jam i sigurt se n\u00eb politik\u00ebn kosovare, tek qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, nuk ka aspak dyshim se ne, si udh\u00ebheq\u00ebs institucional\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb brenda nj\u00eb periudhe sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore, t\u2019i japim fund bisedimeve me Serbin\u00eb, duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve.<br \/>\nNe kemi luftuar kund\u00ebr okupimit t\u00eb dhunsh\u00ebm nga Serbia dhe kemi fituar lirin\u00eb n\u00eb qershorin e vitit 1999. Kjo histori \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, sepse ka bashkuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe Kosov\u00ebn me Per\u00ebndimin, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me SHBA-n\u00eb, Aleanc\u00ebn Veriatlantike dhe BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ne, s\u00eb bashku me aleat\u00ebt tan\u00eb, arrit\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb Kosov\u00ebn shtet n\u00eb shkurtin e vitit 2008 dhe prej at\u00ebher\u00eb jemi njohur nga 116 shtete anek\u00ebnd bot\u00ebs.<br \/>\nMegjithat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne e dim\u00eb fare mir\u00eb se stabiliteti afatgjat\u00eb i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pashmangsh\u00ebm i lidhur me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs si shtet n\u00eb OKB, n\u00eb Paktin NATO dhe n\u00eb BE.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kosova do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00eb e mot shtet i q\u00ebndruesh\u00ebm, an\u00ebtare e familjes s\u00eb kombeve paqedash\u00ebse n\u00eb OKB, an\u00ebtare e aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake n\u00eb bot\u00eb, NATO-s, si dhe n\u00eb fund edhe an\u00ebtare e Bashkimit Evropian.<br \/>\nNuk mund t\u2019i arrijm\u00eb k\u00ebto q\u00ebllime, nuk mund ta vulos\u00ebm nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb fatin e Kosov\u00ebs si shtet, n\u00ebse n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm nuk do ta b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshjen ligj\u00ebrisht obliguese me Serbin\u00eb.<br \/>\nShum\u00eb prej jush mund t\u00eb thon\u00eb q\u00eb si shtet kemi merituar q\u00eb rrug\u00ebtimi yn\u00eb drejt OKB-s\u00eb, NATO-s dhe BE-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ndryshe, m\u00eb i leht\u00eb, m\u00eb i shpejt\u00eb dhe t\u00eb mos varej m\u00eb nga marr\u00ebveshja paq\u00ebsore me Serbin\u00eb. Keni t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim tuajin, por ja q\u00eb realiteti rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar imponon arritjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim p\u00ebr t\u00eb dy shtetet, si kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.<br \/>\nMarr\u00ebveshja mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebse pal\u00ebt b\u00ebjn\u00eb kompromis. Ju mund t\u00eb thoni p\u00ebrs\u00ebri se Kosova tashm\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kompromiset e dhimbshme. Un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pajtohem me ju. Por, realiteti \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb kok\u00ebfort\u00eb se argumentet tona. Njohja nga<br \/>\nSerbia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pengesa primare p\u00ebr rrug\u00ebtimin ton\u00eb euroatlantik. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb se Serbia duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn pa kushte dhe brenda k\u00ebtyre kufijve. Edhe un\u00eb dua t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Por, a mendoni se ne do ta bindim Serbin\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb s\u00eb shpejti? Fatkeq\u00ebsisht, jo. Po BE-ja dhe aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm: SHBA-ja, Gjermania, Anglia, Franca, Italia e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, a mendoni se do ta bindin Serbin\u00eb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn? P\u00ebrs\u00ebri, jo. Nuk kan\u00eb mundur ta bindin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb deri m\u00eb sot dhe nuk mund t\u00eb garantojn\u00eb se do ta b\u00ebjn\u00eb nes\u00ebr apo n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Si rezultat, p\u00ebrgjegj\u00ebsia mbetet tek ne.<br \/>\nP\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, un\u00eb kam propozuar opsionin e korrigjimit t\u00eb kufirit me Serbin\u00eb. Kam argumentuar se marr\u00ebveshja eventuale e korrigjimit paq\u00ebsor t\u00eb kufirit me Serbin\u00eb, Kosov\u00ebs i siguron<br \/>\nnjohjen nga Serbia dhe bashk\u00ebngjitjen e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs me vendin ton\u00eb. Kam pritur kund\u00ebrargumente racionale, por deri m\u00eb sot kam d\u00ebgjuar m\u00eb tep\u00ebr zhurm\u00eb dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq edhe urrejtje. Kosova \u00ebsht\u00eb vend shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nTashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb trajtuar p\u00ebrher\u00eb si rast i ve\u00e7ant\u00eb apo \u2018Sui Generis\u2019, n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7do procesi rreth saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, lufta p\u00ebr liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pavar\u00ebsia e mbik\u00ebqyrur dhe shtetnd\u00ebrtimi, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga ve\u00e7orit\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb trajtohet si nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb. Dilemat vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare i kan\u00eb shoq\u00ebruar t\u00eb gjitha k\u00ebto procese. K\u00ebshtu, n\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kishte shqet\u00ebsime se Kosova mund t\u00eb sh\u00ebrbente si rast precedent p\u00ebr vende apo rajone t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb. Por, k\u00ebto shqet\u00ebsime dol\u00ebn t\u00eb pasakta. Gjithashtu, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Edhe ky paragjykim doli i gabuar.<br \/>\nKosova tani \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe ne jemi n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit. Por, edhe tani ka dilema, nj\u00ebsoj sikurse m\u00eb her\u00ebt. \u00c7udit\u00ebrisht, n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova e ka t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje paq\u00ebsore me Serbin\u00eb, rrufesh\u00ebm dhe nga shum\u00eb drejtime, ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Skeptik\u00ebt, sot p\u00ebrs\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar opsionin real t\u00eb korrigjimit paq\u00ebsor t\u00eb kufirit me Serbin\u00eb, si mund\u00ebsi e njohjes reciproke n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Po e p\u00ebrs\u00ebris: korrigjimi i kufirit n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si dy shtete t\u00eb pavarura, t\u00eb cilat do ta njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn si shtete, do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e demarkacionit t\u00eb kufirit t\u00eb gjat\u00eb 430 kilometra.<br \/>\nDyshuesit n\u00eb marr\u00ebveshjen ligj\u00ebrisht obliguese n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me leht\u00ebsi po p\u00ebrhapin frik\u00eb p\u00ebr gjoja destabilizim t\u00eb rajonit dhe thellim t\u00eb ndarjes etnike n\u00eb Ballkan. Po krijojn\u00eb panik dhe mjegull, duke i trilluar t\u00eb nj\u00ebjtat argumente, nj\u00ebsoj sikurse n\u00eb prag t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nKam konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, por atyre q\u00eb prodhojn\u00eb vet\u00ebm zhurm\u00eb dhe panik, me keqardhje u them se jan\u00eb t\u00eb gabuar.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebt e kaluara kam pasur takime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me politikan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb shteteve fqinje t\u00eb rajonit. S\u00eb pari takova Ilir Met\u00ebn, Presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, pastaj n\u00eb Podgoric\u00eb u prita nga Millo Gjukanoviq, Presidenti i Malit t\u00eb Zi, si dhe n\u00eb fund bisedova n\u00eb Shkup edhe me Zoran Zaevin, Kryeministrin e Maqedonis.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto bisedime miq\u00ebsore dhe t\u00eb sinqerta, ua b\u00ebra me dije synimin ton\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb fund armiq\u00ebsis\u00eb mbi nj\u00ebshekullore dhe duke ruajtur stabilitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit, por edhe q\u00ebllimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb thelluar edhe m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin dhe miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb gjitha vendet e rajonit.<br \/>\nMarr\u00ebveshja paq\u00ebsore e bazuar n\u00eb korrigjimin e kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb rast se arrihet, do t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb, Kosov\u00ebs i siguron njohjen formale nga Serbia, i siguron bashk\u00ebngjitjen e Preshev\u00ebs, Bujanocit e Medvegj\u00ebs dhe i hap\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, NATO dhe OKB, duke forcuar k\u00ebshtu stabilitetin dhe mbyllur vatr\u00ebn e fundit t\u00eb konfliktit n\u00eb Ballkan.<br \/>\nPrandaj, skeptik\u00ebt e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje mund t\u2019i siguroj q\u00eb tani se nuk do t\u00eb ket\u00eb korrigjim t\u00eb kufirit p\u00ebrgjat\u00eb vijave etnike, nuk do t\u00eb ket\u00eb eksod t\u00eb popullsis\u00eb dhe as efekt domino sa i p\u00ebrket stabilitetit t\u00eb k\u00ebsaj ane t\u00eb Evrop\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo marr\u00ebveshje paq\u00ebsore do t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cKuti e Pandor\u00ebs\u201d, e cila k\u00ebto dit\u00eb po p\u00ebrfol\u00ebt me shum\u00eb pasion. E n\u00ebse dikush patjet\u00ebr argumenton dhe i referohet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale t\u00eb korrigjimit paq\u00ebsor t\u00eb kufirit si precedent, at\u00ebher\u00eb ky rast v\u00ebrtet do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb t\u00eb ardhmen si nj\u00eb precedent pozitiv i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet nd\u00ebrshtet\u00ebrore vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe jo me luft\u00eb.<br \/>\nKoha e luft\u00ebrave dhe konflikteve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr bindjen time, ka kaluar. Por, fundi i k\u00ebsaj epoke do t\u00eb konstatohet vet\u00ebm kur ta b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare paq\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i vendit, Hashim Tha\u00e7i, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb korrigjim paq\u00ebsor t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Ai ua ka d\u00ebrguar mediave, n\u00eb pasditen e s\u00eb diel\u00ebs, nj\u00eb shkrim t\u00eb tijin, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ka th\u00ebn\u00eb se fati i Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb vuloset pa nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb. Ai ka vler\u00ebsuar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24946,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24945","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}