{"id":249686,"date":"2026-11-12T14:29:34","date_gmt":"2026-11-12T13:29:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=249686"},"modified":"2026-11-12T14:29:34","modified_gmt":"2026-11-12T13:29:34","slug":"e-pranon-ministri-i-sportit-gashani-kemi-veshtiresi-per-lojerat-mesdhetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/e-pranon-ministri-i-sportit-gashani-kemi-veshtiresi-per-lojerat-mesdhetare\/","title":{"rendered":"E pranon ministri i sportit, Gashani: Kemi v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Sportit dhe Rinis\u00eb, Blerim Gashani, ka pranuar se organizimi i Loj\u00ebrave Mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe vonesa, duke p\u00ebrmendur si arsye jostabilitetin institucional dhe problemet n\u00eb komunikimin nd\u00ebrinstitucional.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Gashani ka th\u00ebn\u00eb se periudha dyvje\u00e7are e jostabilitetit ka ndikuar negativisht n\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb madhe sportive.<\/p>\n<p>Gashani: Kemi v\u00ebshtir\u00ebsi sepse ka pasur jo-stabilitet dhe ai dy vje\u00e7ar<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se Ligji p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare nuk ishte miratuar p\u00ebr 15 muaj, nd\u00ebrsa pas marrjes s\u00eb mandatit, sipas tij, \u00ebsht\u00eb vepruar me dinamik\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr procedimin e tij dhe formimin e Komitetit Organizativ.<\/p>\n<p>\u201cPo iu tregoj qe po, kemi shqet\u00ebsime, kemi v\u00ebshtir\u00ebsi sepse ka pasur jo-stabilitet dhe ai dy vje\u00e7ar ka shkaktuar edhe vonesa dhe v\u00ebshtir\u00ebsi edhe n\u00eb Loj\u00ebrat Mesdhetare. Q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmendim vet\u00ebm disa nga ato, 15 muaj Ligji p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar dhe sapo kemi marr\u00eb mandatin, me dinamik\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb kemi proceduar e pastaj ka derivuar edhe formimi i Komitetit Organizativ dhe po vazhdojm\u00eb me intensitet t\u00eb plot\u00eb\u201d, ka deklaruar Gashani.<\/p>\n<p>Ministri ka pranuar gjithashtu se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb nuk lidhen vet\u00ebm me komunikimin nd\u00ebrmjet institucioneve vendore, por edhe me Komitetin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare (ICMG).<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ekzistojn\u00eb mospajtime dhe f\u00ebrkime t\u00eb brendshme, t\u00eb cilat, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb e dobishme t\u00eb diskutohen publikisht, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrmendur edhe munges\u00ebn e nj\u00eb qeverie t\u00eb plot\u00eb si nj\u00eb prej faktor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Gashani: Kemi v\u00ebshtir\u00ebsi me komunikim edhe me ICMG-n<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim q\u00eb Gashani e ka ngritur n\u00eb Kuvend lidhet me p\u00ebrfshirjen gjeografike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare, parim q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb mos respektohet gjat\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb kemi v\u00ebshtir\u00ebsi sepse v\u00ebshtir\u00ebsi kemi edhe me komunikim nd\u00ebrinstitucional por edhe me komunikim me Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare q\u00eb \u00ebsht\u00eb ICMG. Ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia kryesore me ICMG-n, por poashtu edhe me institucionet tona. Ka shum\u00eb, edhe komunikimet e f\u00ebrkimet e brendshme dhe mospajtimet e brendshme nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb dalin ne publik sepse nuk ndihmojn\u00eb. Jo pse nuk jemi transparent por sepse nuk ndihmojn\u00eb por disa prej v\u00ebshtir\u00ebsive jan\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb plot\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2025 \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb nj\u00ebri nga parimet baz\u00eb t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare \u2018Prishtina 2030\u2019 t\u00eb shkelet. Cili \u00ebsht\u00eb ai? Nj\u00ebri nga parimet baz\u00eb t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare \u2018Prishtina 2030\u2019 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja gjeografike, p\u00ebrfshirja e krejt Kosov\u00ebs\u201d, tha Gashani.<\/p>\n<p>Loj\u00ebrat Mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d pritet t\u00eb mbahen nga 24 korriku deri m\u00eb 4 gusht 2030, me Kosov\u00ebn nikoqire t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Organizimi i tyre parasheh p\u00ebrfshirjen e disa qyteteve t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa nj\u00eb prej projekteve kryesore infrastrukturore \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs Nacionale t\u00eb Notit n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me shqet\u00ebsime rreth dinamik\u00ebs s\u00eb realizimit t\u00eb projekteve, koordinimit institucional dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb obligimeve ndaj Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare (ICMG).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Sportit dhe Rinis\u00eb, Blerim Gashani, ka pranuar se organizimi i Loj\u00ebrave Mesdhetare \u201cPrishtina 2030\u201d po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe vonesa, duke p\u00ebrmendur si arsye jostabilitetin institucional dhe problemet n\u00eb komunikimin nd\u00ebrinstitucional. Duke folur n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Gashani ka th\u00ebn\u00eb se periudha dyvje\u00e7are e jostabilitetit ka ndikuar negativisht n\u00eb p\u00ebrgatitjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":249687,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-249686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":249688,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249686\/revisions\/249688"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249686"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=249686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}