{"id":25015,"date":"2018-09-17T14:56:39","date_gmt":"2018-09-17T14:56:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=25015"},"modified":"2018-09-17T14:56:39","modified_gmt":"2018-09-17T14:56:39","slug":"vetevendosje-kur-neglizhohet-arsimi-dukurite-devijante-dhe-mangesite-tjera-shtohen-dukshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vetevendosje-kur-neglizhohet-arsimi-dukurite-devijante-dhe-mangesite-tjera-shtohen-dukshem\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje: Kur neglizhohet arsimi, dukurit\u00eb devijante dhe mang\u00ebsit\u00eb tjera shtohen duksh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Ka qen\u00eb  e \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe e natyrshme q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vitit shkollor, pra periudha e pushimeve verore t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr rregullim, renovim, g\u00eblqerosje, izolim apo edhe zgjerim e  nd\u00ebrtim t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb reja shkollore ,e diku edhe nd\u00ebrtimi i shtesave (anekseve) apo edhe objekteve t\u00eb reja shkollore. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i shkollave t\u00eb reja edhe m\u00eb tutje \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, nga se edhe af\u00ebr 20 vjet pas lufte, ende ka shkolla t\u00eb cilat punojn\u00eb n\u00eb tre nd\u00ebrrime. Shkolla t\u00eb tilla ka edhe n\u00eb komun\u00ebn e qytetin ton\u00eb, me \u00e7ka d\u00ebmtohet r\u00ebnd\u00eb procesi edukativo-arsimor, d\u00ebmtohen nx\u00ebn\u00ebsit,  sepse ata do t\u00eb duhet  m\u00ebsojn\u00eb me orar t\u00eb shkurtuar m\u00ebsimor, nd\u00ebrsa arsimtar\u00ebve do t\u2019u duhet  t\u00eb intervenojn\u00eb n\u00eb shkurtime t\u00eb nj\u00ebsive, temave plan programeve m\u00ebsimore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat, d\u00ebshir\u00ebn dhe vullnetin e tyre. P\u00ebr k\u00ebto dhe probleme tjera me t\u00eb cilat ballafaqohet arsimi n\u00eb Gjilan, \u00ebsht\u00eb diskutuar sot gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr media t\u00eb mbajtur n\u00eb zyren e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>K\u00ebto shqet\u00ebsime, i ka paraqitur kryetari i Qendr\u00ebs, nj\u00ebherit dhe shefi i grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal Nevzad Isufi dhe an\u00ebtarja e n\u00ebnkomitetit p\u00ebr arsim n\u00eb Qend\u00ebr, Ardhm\u00ebrie Musliu.<br \/>\nKryetari Nevzad Isufi ka th\u00ebn\u00eb se q\u00eb nga viti I kaluar, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse asgj\u00eb.<br \/>\n\u201cSi\u00e7 e dini vitin e kaluar shkolla e mesme e bujq\u00ebsis\u00eb pati l\u00ebshuar objektin e saj t\u00eb ri e modern,  p\u00ebr t\u00eb ardhur e b\u00ebr\u00eb qiraxhinj n\u00eb shkoll\u00ebn profesionale teknike,  n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga shkollat m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb qytetit, e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb nga t\u00ebrmeti i vitit 2002, madje sipas ekspertizave do t\u00eb duhej t\u00eb ishte jasht\u00eb p\u00ebrdorimit. Shkolla e bujq\u00ebsis\u00eb punon me orar t\u00eb shkurtuar n\u00eb nd\u00ebrrimin e tret\u00eb. At\u00eb bot\u00eb institucionet tona pat\u00ebn th\u00ebn\u00eb se kjo do t\u00eb zgjas vet\u00ebm nj\u00eb gjysm\u00eb vjetor, at\u00ebher\u00eb gjysm\u00eb vjetori i par\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar viti shkollor  dhe ka filluar tjetri dhe askush s\u2019ka nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon d\u00ebmtimi i procesit m\u00ebsimor t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb t\u00eb dy shkollave dhe deri kur do t\u00eb zgjas kjo askush nuk e di. P\u00ebr \u00e7udi   mungojn\u00eb reagimet e nx\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb prind\u00ebrve dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se shkolla teknike vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr shkollat m\u00eb t\u00eb diskriminuara,  sepse p\u00ebrpos q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjetra, \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb nuk ka as kantin\u00eb, s\u2019ka sall\u00eb funksionale t\u00eb edukat\u00ebs fizike, nd\u00ebrsa gjat\u00eb ver\u00ebs, kur ka qen\u00eb mund\u00ebsia   p\u00ebr t\u00eb intervenuar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme, nuk \u00ebsht\u00eb punuar asgj\u00eb. Nuk ka pajisje t\u00eb kabineteve, nd\u00ebrsa kjo shkoll\u00eb ka bler\u00eb kompjuter t\u00eb ri diku para 10 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim a renovim t\u00eb ndonj\u00eb shkolle, si p.sh. n\u00eb fshatin Uglar, tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e pam\u00eb se \u00e7far\u00eb e si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Fat i madh q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebtuar nx\u00ebn\u00ebsit. Por e kujt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia? E kujt ka qen\u00eb mbik\u00ebqyrja, nga se n\u00eb raste t\u00eb tilla drejtuesit e shkollave jan\u00eb \u201cmysafir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tyre\u201d, pra askush s\u2019ua var\u00eb as pyet p\u00ebr asgj\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr mbik\u00ebqyrje m\u00eb shum\u00eb ka gjas\u00eb t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr operatorit apo pun\u00eb kryesit, se sa institucionit. Kjo \u00ebsht\u00eb treguar n\u00eb praktik\u00ebn e deritashme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Isufi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb folur edhe p\u00ebr shkoll\u00ebn e fshatit P\u00ebrlepnic\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb punuar asgj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe shkoll\u00ebn n\u00eb Haxhaj, t\u00eb cil\u00ebs i ka mbetur vetem baza, sepse nuk \u00ebsht\u00eb punuar aspak, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe shkolla e mesme n\u00eb fshatin Zheg\u00ebr gjendet gjithashtu n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb premtuar se do t\u00eb jet\u00eb gati edhe shkolla e mesme e artit, por e cila nuk u b\u00eb gati as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fillim vit t\u00eb ri shkollor.<br \/>\nArdhm\u00ebrie Musliu, ka th\u00ebn\u00eb se duke qen\u00eb prind vet, fare leht\u00eb mund ta kuptojm\u00eb se cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAty ku neglizhohet arsimi , aty ndodhin fatkeq\u00ebsi  t\u00eb m\u00ebdha. Gjendja e r\u00ebnd\u00eb po r\u00ebndohet edhe m\u00eb tep\u00ebr me pun\u00ebsimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla private dhe shtet\u00ebrore, pra i njejti m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs punon n\u00eb dy shkolla. Duke punuar 9 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb , k\u00ebta m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs nuk kan\u00eb koh\u00eb e as fuqi p\u00ebr ti kushtuar coft\u00eb edhe nj\u00eb pik\u00eb v\u00ebmendje te f\u00ebmij\u00ebt e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr ti mbajt\u00eb t\u00eb sigurt e t\u00eb dijsh\u00ebm. Ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb orar t\u00eb till\u00eb e njohin mir\u00eb lodhjen q\u00eb p\u00ebson. K\u00ebta f\u00ebmij\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fatin t\u00eb ken\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb ngecje n\u00eb m\u00ebsimnx\u00ebnie, zhvillim dhe inteligjenc\u00eb. Ka fakte t\u00eb cilat tregojn\u00eb   q\u00eb kur m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit i p\u00ebrkushtohen plot\u00ebsisht nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tyre, k\u00ebtyre nx\u00ebn\u00ebsve iu rritet inteligjenca 30%, nd\u00ebrsa ata t\u00eb cil\u00ebt nuk marrin fare p\u00ebrkushtim inteligjenca e tyre ngec .<\/p>\n<p> A mund t\u00eb zhvillohen f\u00ebmij\u00ebt me m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt hargjohen \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr? Fatmir\u00ebsisht ka zgjidhje. Komuna e Gjilanit duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrrimin e duhur, duke kthyer m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb gjendje ku mund t\u00eb na edukojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb e ligjshme, nuk \u00ebsht\u00eb etike as p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, as p\u00ebr prind\u00ebrit e aq m\u00eb pak p\u00ebr vet\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Musliu.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb u fol edhe p\u00ebr c\u00ebshtjen e kampusit me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb buj\u00eb,  duke th\u00ebn\u00eb i vetmi n\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, i filluar para dy vjet\u00ebve, i kontraktuar me partneritet publik-privat, i parapar\u00eb t\u00eb realizohet n\u00eb tre faza,por q\u00eb ka ngecur n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb. Ku jan\u00eb dhe kur do t\u00eb fillojn\u00eb faza e dyt\u00eb dhe faza e tret\u00eb? N\u00ebse faza par\u00eb ka zgjatur tash e dy vjet a do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb faza e dyt\u00eb dhe faza e tret\u00eb do t\u00eb zgjasin edhe 4 vjet t\u00eb tjera?! Ku jan\u00eb fushat e futbollit, ku jan\u00eb qendrat kreative?! Pra k\u00ebto jan\u00eb shenja se ka probleme edhe m\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet publiko \u2013privat, i dyti i k\u00ebtij lloji n\u00eb komun\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka qen\u00eb e \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe e natyrshme q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vitit shkollor, pra periudha e pushimeve verore t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr rregullim, renovim, g\u00eblqerosje, izolim apo edhe zgjerim e nd\u00ebrtim t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb reja shkollore ,e diku edhe nd\u00ebrtimi i shtesave (anekseve) apo edhe objekteve t\u00eb reja shkollore. Nd\u00ebrtimi i shkollave t\u00eb reja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25016,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-25015","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25016"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}