{"id":250456,"date":"2026-11-21T08:15:50","date_gmt":"2026-11-21T07:15:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=250456"},"modified":"2026-11-21T08:15:50","modified_gmt":"2026-11-21T07:15:50","slug":"kurti-ne-kyiv-post-zelensky-u-afrua-me-serbine-ai-duhet-ta-njohe-kosoven-kjo-do-ta-zbulonte-mashtrimin-e-putin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-ne-kyiv-post-zelensky-u-afrua-me-serbine-ai-duhet-ta-njohe-kosoven-kjo-do-ta-zbulonte-mashtrimin-e-putin\/","title":{"rendered":"Kurti n\u00eb Kyiv Post: Zelensky u afrua me Serbin\u00eb, ai duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, kjo do ta zbulonte mashtrimin e Putin"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka publikuar nj\u00eb editorial Kyiv Post, me titullin \u2018\u2019Ukraina duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Kurti, n\u00eb opinionin e tij argumenton se, presidenti Zelensky duhet ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb jo si nj\u00eb favor ndaj Kosov\u00ebs, por sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta forconte pik\u00ebrisht rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb cilin Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur \u2018\u2019nj\u00eb rend n\u00eb t\u00eb cilin historia nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr pushtim, kufijt\u00eb nuk ndryshohen me forc\u00eb dhe vendet e vogla nuk privohen nga e ardhmja e tyre prej vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u2019\u2019.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Q\u00eb Ukraina ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn do t\u00eb thoshte t\u2019ia demaskonte Putinit bllofin. Njohja do t\u00eb hidhte posht\u00eb pretendimin e Putinit se Kosova \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore nuk respektojn\u00eb ligjin. Ajo do t\u00eb refuzonte p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019i futur raste t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr interesat e tij.\u2019\u2019, ka shkruar Kurti mes tjerash.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>OPINION: Ukraina duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb gushtin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se q\u00ebndrimi i Ukrain\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar. Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ishte fakti se ajo u b\u00eb n\u00eb Beograd, kryeqytetin e Serbis\u00eb, nj\u00eb prej aleat\u00ebve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova, nga ana tjet\u00ebr, ka ruajtur q\u00ebndrimin e saj ndaj Ukrain\u00ebs: at\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes. Ne kemi d\u00ebnuar agresionin e Mosk\u00ebs, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, kemi strehuar gazetar\u00eb ukrainas, si dhe kemi kontribuar me ndihm\u00eb dhe trajnime ushtarake.<\/p>\n<p>Mes Kosov\u00ebs dhe Ukrain\u00ebs mund t\u00eb gjenden shum\u00eb ngjashm\u00ebri. Konflikti n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta e par\u00eb e madhe n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga koha e Kosov\u00ebs. T\u00eb dyja vendet p\u00ebrballen me nj\u00eb fqinj q\u00eb u referohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb ngjarjeve historike t\u00eb shum\u00eb shekujve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar pretendimet e sotme mbi territoret e tyre.<\/p>\n<p>Kosova dhe Ukraina ndajn\u00eb gjithashtu nj\u00eb histori t\u00eb mb\u00ebshtetjes nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb momente t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme, p\u00ebrmes shfaqjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb unitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm t\u00eb ngjarjeve, kemi par\u00eb nj\u00eb lloj l\u00ebvizjeje zigzag. Zelensky \u00ebsht\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb me Serbin\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb ka refuzuar vazhdimisht t\u2019i vendos\u00eb sanksione Rusis\u00eb, edhe pasi zgjedhjet parlamentare t\u00eb tetorit soll\u00ebn ndryshimin e udh\u00ebheqjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Rusia i \u00ebsht\u00eb referuar vazhdimisht rastit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij pas aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, Putini u kthye nj\u00eb mij\u00eb vjet prapa n\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb justifikuar pretendimet e Rusis\u00eb. Ai p\u00ebrmendi edhe Kosov\u00ebn: \u201cPartner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb e krijuan vet\u00eb precedentin e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme, si\u00e7 e pranuan edhe vet\u00eb \u2013 dhe m\u00eb pas b\u00ebrtit\u00ebn e u ankuan kur banor\u00ebt e Krimes\u00eb shfryt\u00ebzuan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Putini nuk shqet\u00ebsohet p\u00ebr respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, referimi i tij te Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb diskredituar Per\u00ebndimin. Ai e akuzon Per\u00ebndimin se d\u00ebshiron ta posht\u00ebroj\u00eb Rusin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendon se vet\u00eb Per\u00ebndimi ka krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr polemikat q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb njohjen e saj. Ajo shpalli pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008, pasi shumica e kufijve evropian\u00eb tashm\u00eb ishin p\u00ebrcaktuar p\u00ebrmes rendit t\u00eb krijuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Sot, m\u00eb shum\u00eb se 120 shtete e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nga fillimi ajo ka g\u00ebzuar mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve kryesor\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, Britanin\u00eb e Madhe, Gjermanin\u00eb, Italin\u00eb dhe Franc\u00ebn.<\/p>\n<p>Gabimi q\u00ebndron n\u00eb trajtimin e t\u00eb gjitha pretendimeve p\u00ebr vet\u00ebvendosje sikur ato t\u00eb ishin juridikisht dhe politikisht t\u00eb nj\u00ebjta. Ato nuk jan\u00eb t\u00eb tilla. Njohja e Kosov\u00ebs nuk krijon nj\u00eb rregull automatik q\u00eb mund t\u00eb zbatohet p\u00ebr \u00e7do kontest tjet\u00ebr territorial.<\/p>\n<p>\u00c7do rast duhet t\u00eb vler\u00ebsohet bazuar n\u00eb historin\u00eb e tij, faktet p\u00ebrkat\u00ebse dhe, mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb realisht vendet e p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs nuk ishte as e nxituar dhe as e pamatur. Ajo ishte rezultat i nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb: aparteidit dhe represionit ndaj shqiptar\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb ish-Jugosllavi, t\u00eb pasuar nga lufta, spastrimi etnik dhe gjenocidi, pasi Serbia kishte kryer tashm\u00eb gjenocid n\u00eb Bosnj\u00eb dhe kishte nisur nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Procesi p\u00ebrfshiu gjithashtu negociata t\u00eb gjata, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Serbia pati mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb negociuar, si para nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1999, ashtu edhe para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2008. N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999, t\u00eb 19 an\u00ebtar\u00ebt e NATO-s ishin t\u00eb bashkuar n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb bombarduar nj\u00eb shtet evropian: Jugosllavin\u00eb e Millosheviqit. Kjo tregon se sa e r\u00ebnd\u00eb ishte situata, ve\u00e7an\u00ebrisht kur merret parasysh se sot 19 vende mezi arrijn\u00eb t\u00eb pajtohen p\u00ebr nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Bisedimet zyrtare shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs nis\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, n\u00ebn drejtimin e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, Martti Ahtisaari. N\u00eb fund, Ahtisaari propozoi pavar\u00ebsi t\u00eb mbik\u00ebqyrur, me nj\u00eb nivel t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr pakicat.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb opinionin k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb vitit 2010, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb konstatoi se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk kishte shkelur t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2012, mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfundoi.<\/p>\n<p>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb precedenti i Putinit.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kosova ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb argument. E drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb pretendohet se raste thelb\u00ebsisht t\u00eb ndryshme jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Njohja e k\u00ebtyre dallimeve nuk \u00ebsht\u00eb hipokrizi. P\u00ebrkundrazi, kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ligji.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin argument p\u00ebr paligjshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrdor edhe presidenti serb i sapolarguar, Vu\u00e7iq: se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs shkel t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe pse kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ekziston nj\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie groteske n\u00eb pretendimin p\u00ebr respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 25 vjet m\u00eb von\u00eb, familjet n\u00eb Kosov\u00eb ende jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb varrezave masive, vendndodhjet e t\u00eb cilave Serbia refuzon t\u2019i zbuloj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ver\u00eb vizitova Zubin Potokun, nj\u00eb rajon malor n\u00eb Kosov\u00eb, ku mbetjet mortore po zbulohen n\u00eb nj\u00eb lokacion thell\u00eb n\u00eb pyll, p\u00ebr t\u00eb cilin besohet se p\u00ebrmban eshtrat e civil\u00ebve t\u00eb rr\u00ebmbyer dhe t\u00eb zhdukur me forc\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb mesin e personave, mbetjet mortore t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb identifikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokacion, jan\u00eb intelektual\u00eb, mjek\u00eb, profesor\u00eb dhe aktivist\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb rr\u00ebmbyer m\u00eb 19 prill 1999. M\u00eb shum\u00eb se 25 vjet pas luft\u00ebs, familjet ende k\u00ebrkojn\u00eb eshtrat e civil\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Ja se sa vlen pretendimi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, Kosova dhe Ukraina nuk ndajn\u00eb vet\u00ebm elemente t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes. Ato ndajn\u00eb edhe orientimin e tyre drejt s\u00eb ardhmes. T\u00eb dyja synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian dhe NATO. Njohja e Kosov\u00ebs do ta forconte k\u00ebt\u00eb orientim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Q\u00eb Ukraina ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn do t\u00eb thoshte t\u2019ia demaskonte Putinit bllofin. Njohja do t\u00eb hidhte posht\u00eb pretendimin e Putinit se Kosova \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore nuk respektojn\u00eb ligjin. Ajo do t\u00eb refuzonte p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u2019i futur raste t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr interesat e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kufi i ndryshuar nga tanket e nj\u00eb superfuqie nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me nj\u00eb status t\u00eb arritur pas nj\u00eb lufte \u00e7lirimtare, administrimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe diplomacis\u00eb. Pushtimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvendosje. Aneksimi nuk \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsi. Kutit\u00eb e votimit p\u00ebr referendum nuk duhet t\u00eb barten nga ushtar\u00ebt e nj\u00eb shteti fqinj, si\u00e7 b\u00ebn\u00eb ushtar\u00ebt rus\u00eb n\u00eb Krime.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e nj\u00eb populli p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt \u00e7lirimi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb barazis\u00eb dhe liris\u00eb, demokracis\u00eb emancipuese dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e jo zgjerim apo shtrirje e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr n\u00eb funksion t\u00eb aspiratave t\u00eb tij hegjemoniste.<\/p>\n<p>Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi jo vet\u00ebm p\u00ebr Ukrain\u00ebn, por edhe p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb heziton ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn nga frika e asaj q\u00eb nj\u00eb njohje e till\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb p\u00ebr kontestet e veta territoriale.<\/p>\n<p>Presidenti Zelensky duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn jo si nj\u00eb favor ndaj nesh, por sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta forconte pik\u00ebrisht rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb cilin Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur: nj\u00eb rend n\u00eb t\u00eb cilin historia nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr pushtim, kufijt\u00eb nuk ndryshohen me forc\u00eb dhe vendet e vogla nuk privohen nga e ardhmja e tyre prej vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Krimea \u00ebsht\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Kosova \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka publikuar nj\u00eb editorial Kyiv Post, me titullin \u2018\u2019Ukraina duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u2019\u2019. Kurti, n\u00eb opinionin e tij argumenton se, presidenti Zelensky duhet ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb jo si nj\u00eb favor ndaj Kosov\u00ebs, por sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta forconte pik\u00ebrisht rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb cilin Ukraina ka kaluar vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":250457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-250456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250456"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250456\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":250458,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250456\/revisions\/250458"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/250457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250456"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=250456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}