{"id":25102,"date":"2018-09-18T10:16:36","date_gmt":"2018-09-18T10:16:36","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=25102"},"modified":"2018-09-18T10:16:36","modified_gmt":"2018-09-18T10:16:36","slug":"ldk-del-me-qendrim-rreth-konsensusit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ldk-del-me-qendrim-rreth-konsensusit-politik\/","title":{"rendered":"LDK del me q\u00ebndrim rreth konsensusit politik"},"content":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb dialogu me Serbin\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqet nga institucionet q\u00eb sipas k\u00ebsaj partie kan\u00eb kredibilitet dhe jo nga \u2018dikush q\u00eb nuk ka asnj\u00eb deputet pas vete\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri t\u00eb rregullt.<br \/>\nKryesia e LDK-s\u00eb s\u00eb bashku me deg\u00ebt e saja dhe grupin parlamentar t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs ka mbajtur sonte mbledhjen e radh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, qeverisjen aktuale dhe transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media kryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, ka th\u00ebn\u00eb se Kosova do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga dialogu n\u00ebse arrihet nj\u00eb pajtueshm\u00ebri m\u00eb e gjer\u00eb dhe q\u00eb ky proces t\u00eb udh\u00ebhiqet nga institucionet kredibile.<br \/>\nSipas tij, dialogu nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje emergjente q\u00eb duhet p\u00ebrfunduar me \u00e7do kusht brenda disa muajve, por q\u00eb\u00a0 institucionet e vendit, partit\u00eb politike dhe shoq\u00ebria civile t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb institucione legjitime t\u00eb dala nga zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Mustafa: LDK nuk i ik\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dialogun<br \/>\n\u201cDialogun nuk mund ta zhvilloj\u00eb as vet\u00ebm pozita, aq m\u00eb pak opozita, as vet\u00ebm nj\u00eb subjekt politik, por lypset nj\u00eb sinergji e t\u00eb gjitha partive, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje interesi i vendit dhe ne si LDK- nuk i ikim p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dialogun dhe e kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb si opozit\u00eb t\u00eb japim kontributin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb dialogut, por konsiderojm\u00eb se n\u00eb dialog do t\u00eb kalojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe Kosova do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dhe do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pajtim m\u00eb t\u00eb madh qytetar n\u00ebse arrijm\u00eb nj\u00eb pajtim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb para se t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb procesin e dialogut dhe n\u00ebse arrijm\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb udh\u00ebhiqet nga institucionet q\u00eb kan\u00eb kredibilitet dhe jo t\u00eb shkoj\u00eb atje t\u00eb dialogoj\u00eb dikush q\u00eb nuk ka asnj\u00eb deputet pas vete\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas Mustaf\u00ebs problemet e dialogut i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb hije problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve, si problemi i papun\u00ebsis\u00eb, investimet e huaja, korrupsioni dhe menaxhimi i kompanive publike.<br \/>\nAi nd\u00ebrkaq ka folur edhe rreth transformimit t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtri t\u00eb rregullt t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb partneritet me SHBA-n\u00eb dhe NATO-n.<br \/>\nMustafa: LDK mb\u00ebshtet transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs<br \/>\n\u201cUshtria jon\u00eb n\u00ebnkupton t\u00eb jet\u00eb ushtri e NATO-s dhe pjes\u00eb e saj. Po ashtu ne shpresojm\u00eb se qeveria e cila ka propozuar ligjin, p\u00ebrkat\u00ebsisht i ka propozuar tri ligje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u2019i ket\u00eb kryer k\u00ebto konsulta me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebrkat\u00ebsisht me partner\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, pasi do t\u00eb ishte d\u00ebm q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces pa nj\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me ata me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb funksionojm\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e kjo \u00ebsht\u00eb NATO. Sot shpreh gatishm\u00ebrin\u00eb e LDK-s\u00eb q\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb votim ligji p\u00ebr ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs, LDK do ta p\u00ebrkrah\u00eb, pasi Kosova duhet ta ket\u00eb domosdo ushtri, e cila duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb koalicion me NATO-n\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<br \/>\nAi ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e LDK-s\u00eb kund\u00ebr korrigjimit t\u00eb kufijve, duke th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb korrigjohen kufijt\u00eb e pranuar nga Kosova dhe Serbia.<br \/>\nMustafa: Ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi kufi, t\u00eb cil\u00ebt i ka pranuar\u00a0 edhe Kosova dhe Serbia<br \/>\n\u201cNe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi kufi, t\u00eb cil\u00ebt i ka pranuar\u00a0 edhe Kosova dhe Serbia. Ne mund t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb procesin e sh\u00ebnimit t\u00eb vij\u00ebs kufitare. Kur t\u00eb b\u00ebhet ajo, mund t\u00eb flitet p\u00ebr ndonj\u00eb korrigjim t\u00eb asaj vije e cila \u00ebsht\u00eb e pranuar nga t\u00eb dy pal\u00ebt. T\u00eb na pranoj\u00eb Serbia sot si shtet n\u00eb k\u00ebta kufij q\u00eb jemi dhe kemi shpallur pavar\u00ebsin\u00eb dhe pastaj m\u00eb von\u00eb mund t\u00eb flasim p\u00ebr korrigjime, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk jemi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb flasim p\u00ebr korrigjime, pasi mund t\u00eb hapim korrigjimin e deklarat\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, pasi po v\u00ebm\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kemi p\u00ebrfunduar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<br \/>\nDuke folur rreth sondazheve q\u00eb renditin LDK-n\u00eb si parti t\u00eb par\u00eb politike n\u00eb vend, kryetari Mustafa tha se kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se me \u00e7do kusht p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe se LDK do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partit\u00eb tjera opozitare q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, pasi qeveria aktuale nuk ka numra t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Kuvend.<br \/>\nMustafa: Dialogun nuk mund ta zhvilloj\u00eb vet\u00ebm pozita, aq m\u00eb pak opozita<br \/>\nKryesia e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs ka mbajtur sot nj\u00eb mbledhje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebrgjat\u00eb dy or\u00ebve, ka diskutuar p\u00ebr nj\u00eb varg \u00e7\u00ebshtjesh.<br \/>\nMbledhjen, e mbajtur n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, e ka udh\u00ebhequr kryetari i saj, Isa Mustafa.<br \/>\nPas mbledhjes, partia kryesore opozitare n\u00eb vend ka mbajtur nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku ka dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimin e saj p\u00ebr disa tema aktuale n\u00eb vend.<br \/>\nI pari i LDK-s\u00eb, Mustafa, ka folur edhe p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme partiake.<br \/>\nKa komentuar p\u00ebr\u00a0p\u00ebrplasjen e dit\u00ebve t\u00eb fundit\u00a0mes n\u00ebnkryetarit t\u00eb partis\u00eb, Lutfi Haziri, dhe deputetes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, Vjosa Osmani.<br \/>\n\u201cJasht\u00eb organeve politike ka relacione t\u00eb llojllojshme, ku hyn edhe ky relacion. Por, s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb dometh\u00ebnie, apo pesh\u00eb p\u00ebr LDK\u2019n\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Mustafa, teksa Haziri q\u00ebndronte pran\u00eb tij.<br \/>\n\u201cJu l\u00ebm\u00eb njer\u00ebzve hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb, dhe ato nuk sanksionohen\u201d, ka deklaruar Mustafa.<br \/>\n***<br \/>\nKryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, pas mbledhjes s\u00eb Kryesis\u00eb q\u00eb ka mbajtur kjo parti ka folur para mediave duke treguar se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb biseduar.<br \/>\n\u201cT\u2019i orientojm\u00eb politikat tona n\u00eb disa fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebr momentin jan\u00eb: problemi i qeverisjes s\u00eb vendit dhe cil\u00ebsia e k\u00ebsaj qeverisje, problemi i dialogut me Serbin\u00eb, p\u00ebrmbajtja, format dhe koha kur ne konsiderojm\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb ishte p\u00ebr dialogun\u201d<br \/>\n\u201cJan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb kemi diskutuar n\u00eb Kryesi, edhe shnd\u00ebrrimi i FSK-s\u00eb n\u00eb Ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00ebndrimet e LDK-s\u00eb, por edhe p\u00ebr kujdesin e LDK-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb \u00e7do qytetari dhe qeverisjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d<br \/>\n\u201cNe kemi dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimet tona disa her\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb organeve t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d.<br \/>\nMustafa ka folur p\u00ebr faz\u00ebn finale t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs e p\u00ebrkrah dialogun, me disa kushte.<br \/>\n\u201cSa i p\u00ebrket procesit t\u00eb dialogut, kemi rip\u00ebrs\u00ebritur se LDK konsideron se t\u00eb gjitha problemet dhe \u00e7\u00ebshtjet e hapura me Serbin\u00eb por edhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb eventualisht hapur me vendet fqinje duhet t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes dialogut\u201d.<br \/>\n\u201cKemi p\u00ebrkrahur dhe e p\u00ebrkrahim edhe m\u00eb tutje por konsiderojm\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat po insistohet q\u00eb t\u00eb dialogohet koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb, institucione me legjitimitet politik dhe kushtetues dhe k\u00ebrkojn\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve politike, shoq\u00ebris\u00eb civile, institucioneve shkencore, t\u00eb biznesit, Bahsk\u00ebsive Fetare sepse ky vend u takon t\u00eb gjith\u00ebve\u201d.<br \/>\nSipas t\u00eb parit t\u00eb LDK-s\u00eb, dialogu me Serbin\u00eb duhet t\u00eb zhvillohet me pajtueshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjitha subjekteve politike.<br \/>\n\u201cNe kemi vler\u00ebsuar se \u00e7\u00ebshtja e dialogut nuk \u00ebsht\u00eb emergjente q\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb kryhet me \u00e7do kusht p\u00ebr disa muaj por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb \u00a0institucionet, partit\u00eb politike, shoq\u00ebria civile t\u00eb ulen t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00ebllimin e tyre dhe pastaj t\u00eb kemi institucione legjitime q\u00eb do t\u00eb dalin nga zgjedhjet e lira q\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dialogun\u201d.<br \/>\n\u201cDialogun nuk mund ta zhvilloj\u00eb as vet\u00ebm pozita, e aq m\u00eb pak opozita \u2013 lypset nj\u00eb sinergji e t\u00eb gjitha subjekteve politike sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje vendi dhe interesi i vendit\u201d.<br \/>\n\u201cEdhe ne si LDK kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk i ikim p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ton\u00eb. Edhe si opozit\u00eb do t\u00eb japim kontributin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb dialogu me Serbin\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqet nga institucionet q\u00eb sipas k\u00ebsaj partie kan\u00eb kredibilitet dhe jo nga \u2018dikush q\u00eb nuk ka asnj\u00eb deputet pas vete\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri t\u00eb rregullt. Kryesia e LDK-s\u00eb s\u00eb bashku me deg\u00ebt e saja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25103,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-25102","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25102\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}