{"id":25661,"date":"2018-09-27T09:14:47","date_gmt":"2018-09-27T09:14:47","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=25661"},"modified":"2018-09-27T09:14:47","modified_gmt":"2018-09-27T09:14:47","slug":"ndryshimi-i-kufirit-ide-qe-mbetet-pezull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ndryshimi-i-kufirit-ide-qe-mbetet-pezull\/","title":{"rendered":"Ndryshimi i kufirit, ide q\u00eb mbetet pezull"},"content":{"rendered":"<p>Ideja p\u00ebr ndryshimin e kufirit\u00a0nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila nga president\u00ebt e dy vendeve, Hashim Tha\u00e7i dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb par\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy vendeve, tash p\u00ebr tash, nuk do t\u00eb shtrohet n\u00eb tavolin\u00ebn e negociatave, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb.<br \/>\nMegjithat\u00eb, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i,\u00a0vazhdon t\u00eb jet\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs\u00a0n\u00eb iden\u00eb e tij t\u00eb \u2018korrigjimit t\u00eb kufirit\u2019.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili e iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit e ka quajtur si \u201cp\u00ebrkufizim nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve\u201d, duke folur p\u00ebr politik\u00ebn e tij t\u00eb orientuar q\u00eb \u201cSerbia t\u00eb ruaj shum\u00eb\u00e7ka n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb se kjo politik\u00eb ka \u201cp\u00ebrjetuar humbje\u201d.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si\u00e7 e ka quajtur ai \u201chumbje\u201d, ka akuzuar kund\u00ebrshtuesit e politik\u00ebs tij.<\/p>\n<p>Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik p\u00ebr Politika n\u00eb Kosov\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se deklaratat e Vu\u00e7iqit nuk n\u00ebnkuptojn\u00eb t\u00ebrheqje nga politika e tij, por reflektojn\u00eb situat\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai i ka hapur vetes shum\u00eb fronte.<br \/>\n\u201cProblemi kryesor i hapjes s\u00eb k\u00ebtyre shum\u00eb fronteve \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsia e tij p\u00ebr ta mbyllur dialogun me Kosov\u00ebn. Do t\u00eb thot\u00eb se ai (Vu\u00e7iq) ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb panik dhe i pavendosur p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje finale, qoft\u00eb njohje eksplicite apo njohje q\u00eb n\u00ebnkuptohet. Tani, ai m\u00eb shum\u00eb po merret me konsekuencat dhe me kalkulimet strategjike se sa q\u00eb po e shtyn\u00eb marr\u00ebveshjen finale\u201d, theksoi Rashiti.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Rangjel Nojkiq, njoh\u00ebs serb i zhvillimeve politike, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, shpreh mendimin se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm presidenti Vu\u00e7iq n\u00eb situat\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nSipas tij, vet faktor\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb i kan\u00eb lejuar presidentin Vu\u00e7iq dhe presidentin Tha\u00e7i\u00a0q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se deri ku mund t\u00eb shkohet me k\u00ebt\u00eb ide.<br \/>\nMarr\u00eb parasysh\u00a0kund\u00ebrshtimet e faktor\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, Vu\u00e7iq, sipas tij, dal\u00ebngadal\u00eb po t\u00ebrhiqet nga kjo situat\u00eb, duke dashur t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen se \u2018topi\u2019 tash gjendet n\u00eb oborrin e presidentit Tha\u00e7i.<br \/>\n\u201cVu\u00e7iq, dal\u00ebngadal\u00eb po t\u00ebrhiqet nga i gjith\u00eb ky rr\u00ebfim. Megjithat\u00eb, Tha\u00e7i edhe m\u00eb tej po provon q\u00eb ta mbaj\u00eb vet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb dhe mendoj q\u00eb Tha\u00e7i tash \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb rrym\u00ebn e ujit. Absolutisht shihet se ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vet dhe nuk e ka mb\u00ebshtetjen as t\u00eb Beogradit q\u00eb t\u00eb ulen dhe bisedojn\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb Vu\u00e7iq e kishte th\u00ebn\u00eb se m\u00eb s\u00eb miri do t\u00eb ishte q\u00eb Beogradi dhe Prishtina t\u00eb merren vesh pa bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se asnj\u00eb marr\u00ebveshje nuk \u00ebsht\u00eb e mundur pa bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha Nojkiq.<br \/>\nNjoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Ismajl Hasani, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se presidenti Tha\u00e7i nuk ka arritur t\u00eb jet\u00eb transparent se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton dhe si do t\u00eb realizohet ideja e tij p\u00ebr, si\u00e7 e ka quajtur, \u201ckorrigjim t\u00eb kufirit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrej vet faktit q\u00eb ka konfuzion n\u00eb mendime, si dhe nga t\u00ebrheqja e Vu\u00e7iqit p\u00ebr t\u00eb rehabilituar veten &#8211; me at\u00eb q\u00eb tentoi q\u00eb ta legjitimoj\u00eb Ujmanin si resurs t\u00eb vetin dhe ta rehabilitoj\u00eb Millosheviqin &#8211; Tha\u00e7i jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb, do t\u00eb thosha, gati edhe qesharake. Kjo p\u00ebr faktin se Per\u00ebndimi vet\u00ebm po pret rr\u00ebshqitjen n\u00eb gabime. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Per\u00ebndimi po thot\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, \u2018zgjidhni ju problemet e pastaj ne i shohim letrat se \u00e7far\u00eb ujdie keni arritur\u201d, theksoi Hasani.<br \/>\nPor,\u00a0a ka mbetur presidenti i Kosov\u00ebs i vetmuar\u00a0n\u00eb shtyrjen e ides\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si zgjidhje e kontestit nd\u00ebrmjet dy vendeve?<br \/>\nPresidenti serb Vu\u00e7iq, duke folur p\u00ebr humbjen e politik\u00ebs s\u00eb tij nga, si\u00e7 e ka quajtur ai \u201cSerbia e rr\u00ebnimit dhe e vajtimit\u201d, gjithashtu ka theksuar se ky ishte \u201craundi i par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Petar Miletiq, njoh\u00ebs serb i zhvillimeve politike, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ka shprehur mendimin se deklaratat e tilla t\u00eb Vu\u00e7iqit nuk duhet marr\u00eb tep\u00ebr seriozisht.<br \/>\n\u201cKrejt ajo q\u00eb e thot\u00eb ai, mund t\u00eb jet\u00eb por jo domosdo. E kuptoj se cila \u00ebsht\u00eb esenca e \u00e7\u00ebshtjes, se n\u00eb rast se ky ishte raundi i par\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb raund tjet\u00ebr, por m\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, theksoi Miletiq.<br \/>\nPor, ndryshe mendon Rashiti. Sipas tij, presidenti Vu\u00e7iq s\u00ebrish do t\u2019i kthehet ides\u00eb p\u00ebr ndryshimin e kufirit.<br \/>\n\u201cVu\u00e7iqi nuk e njeh Kosov\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, pa ndryshim t\u00eb kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb dhe i kthehet prap\u00eb ides\u00eb p\u00ebr ndarje dhe shk\u00ebmbim, nga perspektiva e tyre p\u00ebr ndarje. Nd\u00ebrsa, presidenti Tha\u00e7i insiston q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje dhe besoj q\u00eb do t\u00eb mbetet i ngurt\u00eb n\u00eb iden\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje, qoft\u00eb edhe n\u00ebse ajo p\u00ebrfshin shk\u00ebmbimin ose ndarjen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb m\u00eb shum\u00eb flitet p\u00ebr ruajtjen e procesit t\u00eb dialogut, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje, sepse d\u00ebshtimi i tij mund t\u00eb jet\u00eb katastrof\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy vendet dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen, s\u00eb paku p\u00ebr dekad\u00ebn e par\u00eb\u201d, tha Rashiti.<br \/>\nSidoqoft\u00eb,\u00a0p\u00ebrderisa Gjermania \u00ebsht\u00eb shprehur skeptike\u00a0p\u00ebr iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Britania e Madhe e ka kund\u00ebrshtuar iden\u00eb e till\u00eb.<br \/>\nS\u00eb fundmi, ambasadori n\u00eb largim i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Greg Delawie, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cthelbi i marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb\u00a0duhet t\u00eb vij\u00eb nga vet\u00eb pal\u00ebt\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ai ka theksuar se \u201ceksitojn\u00eb kufizime se \u00e7ka do t\u00eb pranohet\u201d dhe se nuk duan q\u00eb t\u00eb shohin \u201cnj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb probleme se sa q\u00eb do t\u00eb zgjidhte\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ideja p\u00ebr ndryshimin e kufirit\u00a0nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila nga president\u00ebt e dy vendeve, Hashim Tha\u00e7i dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb par\u00eb si mund\u00ebsi p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy vendeve, tash p\u00ebr tash, nuk do t\u00eb shtrohet n\u00eb tavolin\u00ebn e negociatave, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-25661","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25661"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25661\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}