{"id":25881,"date":"2018-10-01T10:33:26","date_gmt":"2018-10-01T10:33:26","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=25881"},"modified":"2018-10-01T10:33:26","modified_gmt":"2018-10-01T10:33:26","slug":"kur-serbet-garantonin-luftetaret-e-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kur-serbet-garantonin-luftetaret-e-lirise\/","title":{"rendered":"KUR SERB\u00cbT GARANTONIN LUFT\u00cbTAR\u00cbT E LIRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 20-vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb Gursel e Bajram Sylejmanit me shok\u00eb<br \/>\nKUR SERB\u00cbT GARANTONIN LUFT\u00cbTAR\u00cbT E LIRIS\u00cb<br \/>\nHajro Hajra<br \/>\nKur je n\u00ebn thundr\u00ebn e t\u00eb huajit, lufta t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e jet\u00ebs, pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet sikur buka e goj\u00ebs. Po s\u2019e pate buk\u00ebn e goj\u00ebs, do t\u00eb vdes\u00ebsh urie dhe, po nuk luftove, do t\u00eb t\u00eb shkelin, do t\u00eb t\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb, do t\u00eb t\u00eb vrasin, do t\u00eb t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb, jo vet\u00ebm si individ, por edhe si popull.<br \/>\nShqiptar\u00ebt, pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme e m\u00eb t\u00eb vonshme, kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn pushtime t\u00eb ndryshme. Ndon\u00ebse thuhet q\u00eb nuk ka pushtime m\u00eb t\u00eb buta e m\u00eb t\u00eb egra, p\u00ebr eg\u00ebrsin\u00eb, p\u00ebr mizorit\u00eb dhe p\u00ebr pasojat katastrofike, pushtuesit turk nuk ia kalon asnj\u00eb pushtues tjet\u00ebr, pra as pushtuesi sllav. Zaten, po t\u00eb mos ishin shqiptar\u00ebt n\u00ebn sundimin otoman p\u00ebr thuajse pes\u00eb shekuj, nuk do t\u00eb mund t\u2019i pushtonte e t\u2019i sundonte Serbia, e cila pas err\u00ebsir\u00ebs pes\u00ebqindvje\u00e7are turke q\u00eb kishte pllakosur trojet shqiptare, s\u2019e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i b\u00ebnte zap shqiptar\u00ebt, ata shqiptar\u00eb q\u00eb kishin mbetur jasht\u00eb trungut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Londineze.<br \/>\nAshtu si\u00e7 e kishin luftuar turkun n\u00eb pes\u00ebqind vjet, shqiptar\u00ebt vazhduan ta luftonin edhe serbin p\u00ebr gati nj\u00eb shekull, deri n\u00eb vitin 1999, vit kur fal\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb fuqive t\u00eb bot\u00ebs, nga nj\u00eb pjes\u00eb e trojeve shqiptare, nga Kosova, u shporr\u00ebn pushtuesit sllav\u00eb.<br \/>\nLufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, e filluar me intensitet t\u00eb shtuar n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1998, mobilizoi edhe v\u00ebllez\u00ebrit Sylejmani, nga katundi Sadovin\u00eb i Vitis\u00eb, Gurselin, piktor dhe Bajramin, inxhinier i gjeologjis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt asokohe jetonin e punonin n\u00eb Ferizaj. Nga mesi i korrikut t\u00eb vitit 1998, ata ia kishin m\u00ebsyr\u00eb Jezercit dhe ishin bashkuar me ushtar\u00ebt e liris\u00eb t\u00eb N\u00ebnzon\u00ebs Operative t\u00eb Neredimes.<br \/>\nVajtja n\u00eb Malet e Jezercit ishte vet\u00ebm nj\u00eb detyrim q\u00eb kishin p\u00ebr Atdheun e tyre t\u00eb rob\u00ebruar, p\u00ebr Kosov\u00ebn e tyre q\u00eb dergjej n\u00ebn thundr\u00ebn sllave. \u201cEh, sllavit s\u2019i zihet bes\u00eb\u201d \u2013 kishin th\u00ebn\u00eb sa e sa her\u00eb Gurseli e Bajrami. Gurseli kishte pasur \u201cprivilegjin\u201d t\u2019i njihte s\u00eb af\u00ebrmi \u201c burgjet shqiptare\u201d (k\u00ebshtu u thoshin burgjeve sllave, ngase ato ishin gjithnj\u00eb t\u00eb mbushura me shqiptar\u00eb), ato burgje n\u00eb t\u00eb cilat ishin k\u00ebputur sa e sa shpresa, sa e sa d\u00ebshira, sa e sa \u00ebndrra, burgje n\u00eb t\u00eb cilat ishin shuar sa e sa jet\u00eb. Disa kishin arritur t\u00eb dilnin nga ata rrath\u00eb ferri t\u00eb d\u00ebrrmuar fizikisht, por edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb shpirt\u00ebrisht, m\u00eb t\u00eb burr\u00ebruar, me dashuri edhe m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn e veshur me t\u00eb zeza.<br \/>\nGurseli e Bajrami, ndon\u00ebse t\u00eb shkolluar me plot sakrifica (Gurseli kishte studiuar artin figurativ n\u00eb Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike n\u00eb Shkup, nd\u00ebrkaq Bajrami Deg\u00ebn e Gjeologjis\u00eb n\u00eb Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik t\u00eb Mitrovic\u00ebs), nuk kishin arritur asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb merreshin me profesionet q\u00eb kishin. Gurseli pikturonte her\u00eb pas here (nj\u00eb koh\u00eb ishte edhe kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Artist\u00ebve Figurativ\u00eb t\u00eb Ferizajt), por ato piktura t\u00eb shumt\u00ebn e herave i b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb siguruar kafshat\u00ebn e<br \/>\ngoj\u00ebs. Bajrami, nd\u00ebrkaq, asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte pasur rastin t\u00eb merrej me k\u00ebrkime gjeologjike, fare nuk ishte marr\u00eb me hulumtimin e tok\u00ebs s\u00eb rob\u00ebruar t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb kushtet e pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nga viti 1990, ata kishin filluar t\u00eb merreshin me pun\u00ebn e firmashkruesit. Me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kisha filluar t\u00eb merresha edhe un\u00eb, pasi pushtuesi serb na kishte nxjerr\u00eb nga puna. Ishte koha kur kisha njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Sylejmani, Gurselin, asokohe 31-32 vje\u00e7 dhe Bajramin, 25-26 vje\u00e7. Me ta kisha bashk\u00ebpunuar deri n\u00eb mesin e vitit 1998, koh\u00eb kur ata ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb vitet \u201990 pjesa d\u00ebrrmuese e firmave t\u00eb tregtoreve, t\u00eb dyqaneve zejtare, t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve private e t\u00eb tjera n\u00eb Ferizaj e n\u00eb Viti ishin shkruar nga duart e arta t\u00eb k\u00ebtyre dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb vyesh\u00ebm. Kalendar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, kart\u00ebvizita, etiketa t\u00eb ndryshme e mbishkrime t\u00eb llojeve t\u00eb ndrysme jan\u00eb punuar n\u00eb Studion \u201cAtelie\u201d t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Sylejmani, realizuar me kompjuter kryesisht nga Bajrami. Atelieja ndodhej n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vog\u00ebl ku banonte Bajrami me t\u00eb shoqen dhe me dy f\u00ebmij\u00ebt. Sht\u00ebpia ndodhej n\u00eb rrug\u00ebn ku gjendeshin Fabrika e at\u00ebhershme e Tubave dhe Autoremonti, jo larg stacionit fam\u00ebkeq t\u00eb policis\u00eb serbe. Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhshme q\u00eb b\u00ebnin dit\u00eb e nat\u00eb, ata kishin arritur m\u00eb von\u00eb ta blinin nj\u00eb shtypshkronj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishin vendosur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00ebr\u00ebs prej motrave t\u00eb tyre, q\u00eb gjendej n\u00eb rrug\u00ebn e at\u00ebhershme t\u00eb Varoshit (sot kjo rrug\u00eb quhet Rruga Gursel e Bajram Sylejmani).<br \/>\nKur Kosova kishte nisur t\u00eb digjej, kur flak\u00ebt q\u00eb kishin p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj po p\u00ebrhapeshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe po rrezikonin ta p\u00ebrfshinin gjith\u00eb Kosov\u00ebn,Gurseli e Bajrami i kishin l\u00ebn\u00eb pun\u00ebt n\u00eb gjysm\u00eb dhe, pasi ishin p\u00ebrsh\u00ebndetur me familjet, pasi kishin marr\u00eb bekimin e tyre, kishin marr\u00eb rrug\u00ebn drejt malit. Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebmb\u00eb, e duke iu shmangur ndonj\u00eb syri t\u00eb keq q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i kall\u00ebzonte, ishin gjendur n\u00eb logun e burrave, krah p\u00ebr krah me luft\u00ebtar\u00ebt \u00e7lirimtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po i b\u00ebnin ball\u00eb me sukses makineris\u00eb luftarake t\u00eb nj\u00eb pushtuesi q\u00eb po p\u00ebrpiqej ta shfaroste nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Lufta b\u00ebhej n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda, ishte e pabarabart\u00eb, porse ideali p\u00ebr ta \u00e7ar\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb, nuk i mposhtte dot luft\u00ebtar\u00ebt trima. Predhat e arm\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb armikut goditnin pothuaj \u00e7do dit\u00eb Jezercin dhe fshatrat p\u00ebrreth, por Gurseli e Bajrami, tok me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, vigjilonin nat\u00eb e dit\u00eb.<br \/>\nSa her\u00eb q\u00eb binin granatat e pushtuesit af\u00ebr tyre, rr\u00ebfen sot, dr. Hazir Sadiku, 20 vjet pas atyre ngjarjeve tragjike e t\u00eb lavdishme, Bajrami, gjithnj\u00eb me nj\u00eb dell humori, u thoshte shok\u00ebve: \u201cPo na garantojn\u00eb\u2026 Ku keni par\u00eb ju t\u00eb na garantoj\u00eb armiku?! Ky \u201cgarantim\u201d ishte granatimi i forcave serbe q\u00eb shuante jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pambrojtur, q\u00eb digjte e shkrumbonte fshatra shqiptare, ishte gj\u00ebmimi kobzi q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb dridhej edhe qyteti i Ferizajt.<br \/>\nDr Haziri, sot oftalmolog, i cili q\u00eb nga qershori i vitit 1998, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs, bashk\u00eb me mjek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb koleg\u00eb, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin nj\u00ebri-tjetrin sipas nevoj\u00ebs e rrethanave t\u00eb luft\u00ebs, ishte kujdesur p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt e plagosur, rr\u00ebfen: \u2013 Granatimet nuk kishin pushuar p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Kulmin e kishin arritur n\u00eb fund t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1998. Luft\u00ebtar\u00ebt po q\u00ebndronin n\u00eb pozicionet e tyre, pa u sprapsur as p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb dhe po u b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb t\u00eb papar\u00eb forcave armike.<br \/>\nPas nj\u00eb lufte heroike, m\u00eb 28 shtator 1998, aty nga mesdita, kishte r\u00ebn\u00eb heroikisht Bajrami, kurse nja dy-tri or\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe v\u00ebllai i tij i madh, Gurseli, trupmadh e i fuqish\u00ebm si nj\u00eb vigan. Po at\u00eb dit\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb edhe shtat\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gurselit e Bajramit: Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Nazim Terziu, Bashkim Vishi, Lul\u00ebzim Guta, Salih Bali e Arsim Zeqiri. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb n\u00ebnt\u00eb luft\u00ebtar\u00eb n\u00eb altarin e liris\u00eb, n\u00ebnt\u00eb trima t\u00eb popullit q\u00eb gjakonte larin\u00eb, liri q\u00eb u fitua 19 vjet m\u00eb par\u00eb fal\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s dhe fal\u00eb kontributit t\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebshmor\u00ebve e t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin luftuar pa hile p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, liri t\u00eb cil\u00ebn sot po e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin komandant\u00ebt e gjeneral\u00ebt e vet\u00ebshpallur dhe analfabet\u00ebt e gjysmanalfabet\u00ebt me grada shkencore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 20-vjetorin e r\u00ebnies s\u00eb Gursel e Bajram Sylejmanit me shok\u00eb KUR SERB\u00cbT GARANTONIN LUFT\u00cbTAR\u00cbT E LIRIS\u00cb Hajro Hajra Kur je n\u00ebn thundr\u00ebn e t\u00eb huajit, lufta t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e jet\u00ebs, pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet sikur buka e goj\u00ebs. Po s\u2019e pate buk\u00ebn e goj\u00ebs, do t\u00eb vdes\u00ebsh urie dhe, po nuk luftove, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25882,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-25881","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25881\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25882"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}