{"id":26001,"date":"2018-10-03T11:37:01","date_gmt":"2018-10-03T11:37:01","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=26001"},"modified":"2018-10-03T11:37:01","modified_gmt":"2018-10-03T11:37:01","slug":"sot-nis-lotaria-amerikane-gabimet-qe-nuk-duhet-te-beni-ne-aplikim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sot-nis-lotaria-amerikane-gabimet-qe-nuk-duhet-te-beni-ne-aplikim\/","title":{"rendered":"Sot nis Lotaria Amerikane, gabimet q\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebni n\u00eb aplikim"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb Lotaria Amerikane do t\u00eb nis\u00eb aplikimet. Fillimi i aplikimeve do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 18:00, nd\u00ebrsa n\u00eb dispozicion deri n\u00eb afatin p\u00ebrfundimtar jan\u00eb 33 dit\u00eb. Procesi mbyll\u00ebs i Lotaris\u00eb Amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar data 6 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 18:00.<\/p>\n<p>Ambasada sqaron se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr Lotarin\u00eb Amerikane duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb plot\u00ebsimin e formularit me t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb k\u00ebrkohen.<\/p>\n<p>Kushtet e aplikimit:<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb nj\u00eb nga Vendet kualifikuese: N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) n\u00eb t\u00eb cilin aplikanti ka lindur. Gjith\u00ebsesi, ka edhe dy m\u00ebnyra t\u00eb tjera, me t\u00eb cilat nj\u00eb person mund t\u00eb kualifikohet. E para, n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb person ka lindur n\u00eb nj\u00eb Vend ku Vendasit e k\u00ebtij Vendi jan\u00eb t\u00eb pazgjedhsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb aplikuar por bashk\u00ebshorti(ja) e tij\/i saj ka lindur n\u00eb nj\u00eb Vend ku Vendasit jan\u00eb t\u00eb zgjedhsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb aplikuar, ky person mund t\u00eb pretendoj\u00eb Vendin e lindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit(es) dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dyve do ti l\u00ebshohet viza q\u00eb ata t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Sh.B.A. nj\u00ebkoh\u00ebsisht. E dyta, n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb person ka lindur n\u00eb nj\u00eb Vend ku Vendasit e k\u00ebtij Vendi jan\u00eb t\u00eb pazgjedhsh\u00ebm, por as nj\u00ebri as tjetri nga prind\u00ebrit e tij\/saj kan\u00eb lindur ose banuar atje n\u00eb koh\u00ebn kur personi ka lindur, nj\u00eb person i till\u00eb mund t\u00eb pretendoj\u00eb Vendlindjen n\u00eb nj\u00eb nga Vendlindjet e prinderve t\u00eb tij\/saj, n\u00eb qoft\u00eb se ky Vend \u00ebsht\u00eb i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr programin e DV-2020.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u regjistruar n\u00eb llotari, ju duhet t\u00eb plot\u00ebsoni k\u00ebrkesat e edukimit OSE t\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs t\u00eb programit t\u00eb lotaris\u00eb. Edukim ose pun\u00eb e kualifikueshme:<\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb keni nj\u00eb arsim t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme apo ekuivalentin e tij, p\u00ebrkufizuar si p\u00ebrfundim me sukses i 12 viteve edukim t\u00eb plot\u00eb zyrtar 9-vje\u00e7ar dhe i mes\u00ebm; (pra t\u00eb v\u00ebrtetoni me bindje q\u00eb keni mbaruar 12-vjet shkoll\u00eb t\u00eb plot\u00eb);<\/p>\n<p>OSE t\u00eb keni 2-vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune br\u00ebnda 5-viteve t\u00eb kaluara n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebsim q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pakt\u00ebn 2-vjet trajnim ose eksperienc\u00eb p\u00ebr ta ushtruar. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse p\u00ebrvoja e pun\u00ebs kualifikohet p\u00ebr lotarin\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdoret Baza e t\u00eb Dh\u00ebnave t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Pun\u00ebs O*Net OnLine. N\u00eb qoft\u00eb se ju nuk mund t\u00eb plot\u00ebsoni t\u00eb dyja k\u00ebrkesat e m\u00ebsip\u00ebrme, ju NUK duhet t\u00eb aplikoni n\u00eb Programin e Lotaris\u00eb.<\/p>\n<p>INFORMACIONI I K\u00cbRKUAR P\u00cbR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK<\/p>\n<p>EMRI I PLOT\u00cb \u2013 mbiemrin, emrin, emrin e mesit \u2013 ekzakt\u00ebsisht si\u00e7 shkruhet n\u00eb pasaport\u00eb. Tek emri i mesit do t\u00eb klikoni kutin\u00eb: \u2018no middle name\u2019.<\/p>\n<p>DATA E LINDJES \u2013 dit\u00eb, muaj, vit.<\/p>\n<p>GJINIA \u2013 Mashkull ose Fem\u00ebr<\/p>\n<p>QYTETI I LINDJES<\/p>\n<p>SHTETI I LINDJES \u2013 P\u00ebrdorni emrin me t\u00eb cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.<\/p>\n<p>SHTETI I PRANUESH\u00cbM OSE I KUALIFIKUESH\u00cbM P\u00cbR PROGRAMIN E LOTARIS\u00cb DV-2020;N\u00ebse keni lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeni k\u00ebsaj pyetjeje. Vendi i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb normalisht do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb lindjes. Vendi i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb nuk lidhet me vendin ku jetoni.<\/p>\n<p>FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT \u2013 Sigurohuni q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshini \u2013 Fotografi personale pa syze, t\u00eb nxjerr\u00eb 6 muajt e fundit, p\u00ebr ju si aplikant kryesor, t\u00eb bashk\u00ebshortit\/es dhe secilit prej f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjistrim. Shikoni Fotografia Dixhitale p\u00ebr specifikime teknike dhe t\u00eb kompozimit. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrfshini nj\u00eb foto t\u00eb bashk\u00ebshortes\/it dhe f\u00ebmij\u00ebve tashm\u00eb qytetar\u00eb amerikan\u00eb ose Rezident\u00eb t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Ligjsh\u00ebm (me green card), por n\u00eb rast se i p\u00ebrfshini nuk do t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb aplikimin tuaj p\u00ebr viz\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb n\u00eb grup nuk do t\u00eb pranohen; duhet t\u00eb paraqisni nga nj\u00eb fotografi p\u00ebr \u00e7do individ. Regjistrimi juaj mund t\u00eb skualifikohet ose viza juaj t\u00eb refuzohet n\u00ebse fotografit\u00eb tuaja nuk jan\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, jan\u00eb t\u00eb manipuluara n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb tjetr\u00ebn, ose nuk respektojn\u00eb specifikimet e m\u00ebposhtme. N\u00ebse p\u00ebrfshini fotografi q\u00eb e kishit p\u00ebrdorur n\u00eb regjistrimin e vitit t\u00eb kaluar (DV-2019), ju do t\u00eb skualifikoheni automatikisht, ndaj p\u00ebrdorni fotografi t\u00eb nxjerr\u00eb koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>ADRESA E POST\u00cbS \u2013 (N\u00eb em\u00ebr t\u00eb\u2026, Adresa Rreshti 1, Adresa Rreshti 2, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti )<\/p>\n<p>SHTETI \u2013 ku jetoni aktualisht<\/p>\n<p>NUMRI I TELEFONIT \u2013 Jo i Detyruar<\/p>\n<p>ADRESA E POST\u00cbS ELEKTRONIKE (EMAIL) \u2013 Shkruani nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb post\u00ebs elektronike (e-mail) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju keni akses t\u00eb plot\u00eb dhe direkt. Ju NUK do t\u00eb merrni nj\u00eb mesazh zyrtar p\u00ebrzgjedhjeje n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb. Gjithsesi, n\u00ebse aplikimi\/hyrja juaj p\u00ebrzgjidhet dhe ju i p\u00ebrgjigjeni njoftimit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes tuaj n\u00ebp\u00ebrmjet Kontrollit t\u00eb Statusit t\u00eb t\u00eb Regjistruarit, ju do t\u00eb merrni e-maile t\u00eb tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit \u2018Qendra Konsullore n\u00eb Kentucky (QKK)\u2019, duke ju njoftuar q\u00eb informacioni me detaje i intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00ebn emigruese \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Kontrollin e Statusit t\u00eb Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurr\u00eb nuk do t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb e-mail duke ju th\u00ebn\u00eb se ju jeni p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr programin e DV-s\u00eb.<\/p>\n<p>CILI \u00cbSHT\u00cb NIVELI M\u00cb I LART\u00cb I EDUKIMIT Q\u00cb KENI ARRITUR, DERI N\u00cb K\u00cbT\u00cb DIT\u00cb? \u2013 Ju duhet t\u00eb tregoni NJ\u00cb nga nivelet e edukimit q\u00eb keni arritur deri m\u00eb sot: (1) Vet\u00ebm Shkoll\u00eb Fillore, (2) Shkoll\u00eb t\u00eb Mesme, i\/e pa diplomuar, (3) Shkoll\u00eb t\u00eb Mesme, i\/e diplomuar (4) Shkoll\u00eb Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i\/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i\/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoratur\u00eb, i\/e diplomuar<\/p>\n<p>STATUSI MARTESOR \u2013 (1) I\/e pamartuar, (2) i\/e martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime nuk \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndar\u00eb ligj\u00ebrisht. Vendosni emrin, dat\u00ebn e lindjes, gjinin\u00eb, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit\/es tuaj, dhe nj\u00eb fotografi t\u00eb bashk\u00ebshortit tuaj q\u00eb plot\u00ebson specifikimet teknike t\u00eb nj\u00ebjta si fotoja juaj.<\/p>\n<p>Mosvendosja e bashk\u00ebshortit\/es tuaj n\u00eb regjistrimin p\u00ebr lotarin\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb skualifikimin e aplikantit kryesor dhe t\u00eb refuzimit t\u00eb t\u00eb gjitha vizave t\u00eb rastit n\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00eb. Ju duhet t\u00eb p\u00ebrfshini n\u00eb regjistrimin tuaj bashk\u00ebshortin\/en tuaj edhe n\u00eb qoft\u00eb se keni nd\u00ebrmend t\u00eb divorcoheni p\u00ebrpara se t\u00eb aplikoni p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb. Nj\u00eb bashk\u00ebshort i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar amerikan apo nj\u00eb banor i ligjsh\u00ebm i p\u00ebrhersh\u00ebm nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe as nuk do t\u2019i l\u00ebshohet nj\u00eb viz\u00eb DV. Ndaj, n\u00ebse ju zgjidhni opsionin \u2018i martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, ose me green card\u2019 tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb vendosni informacionin p\u00ebr bashk\u00ebshorten\/in.<\/p>\n<p>NUMRI I F\u00cbMIJ\u00cbVE \u2013 Regjistrimet DUHET t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Emrin, dat\u00ebn e lindjes, gjinin\u00eb, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e pamartuar n\u00ebn mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 n\u00eb momentin e regjistrimit elektronik, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jetojn\u00eb apo jo me ju, apo s\u2019kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u2019ju shoq\u00ebrojn\u00eb ose ndjekin p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ju t\u00eb emigroni n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshini t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt biologjik\u00eb, si dhe t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ligj\u00ebrisht t\u00eb bir\u00ebsuar nga ju; dhe, t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\/thjesht\u00ebrit nga martesat e m\u00ebparshme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamartuar dhe n\u00ebn mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 n\u00eb dat\u00ebn e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk jeni m\u00eb t\u00eb martuar ligj\u00ebrisht me prindin e f\u00ebmij\u00ebs, dhe madje edhe n\u00eb qoft\u00eb se f\u00ebmija aktualisht nuk banon me ju dhe\/ose nuk do t\u00eb emigroj\u00eb me ju. Vine re se f\u00ebmij\u00ebt e martuar dhe f\u00ebmij\u00ebt mbi mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihen sepse nuk kualifikohen p\u00ebr programin e llotaris\u00eb amerikane DV-2020. N\u00eb qoft\u00eb se nuk i p\u00ebrfshini t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm, do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb s\u2019kualifikimin e aplikantit kryesor dhe refuzimin e viz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjestar\u00ebt e familjes q\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00eb.<\/p>\n<p>INFORMACIONI MBI BASHK\u00cbSHORTIN(EN) \u2013 Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi\/Shteti i Lindjes, Fotografia; N\u00eb qoft\u00eb se nuk p\u00ebrfshini bashk\u00ebshortin(en), do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb s\u2019kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e viz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes q\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00eb<\/p>\n<p>INFORMACIONI MBI F\u00cbMIJ\u00cbT \u2013 Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi\/Shteti i Lindjes, Fotografia: P\u00ebrfshini t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e deklaruar n\u00eb pik\u00ebn 14 sip\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb Lotaria Amerikane do t\u00eb nis\u00eb aplikimet. Fillimi i aplikimeve do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 18:00, nd\u00ebrsa n\u00eb dispozicion deri n\u00eb afatin p\u00ebrfundimtar jan\u00eb 33 dit\u00eb. Procesi mbyll\u00ebs i Lotaris\u00eb Amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar data 6 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 18:00. Ambasada sqaron se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr Lotarin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25724,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-26001","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26001\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}