{"id":26398,"date":"2018-10-12T11:44:08","date_gmt":"2018-10-12T11:44:08","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=26398"},"modified":"2018-10-12T11:44:08","modified_gmt":"2018-10-12T11:44:08","slug":"haziri-borxhlinjte-le-te-behen-gati-se-borxhet-do-te-grumbullohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-borxhlinjte-le-te-behen-gati-se-borxhet-do-te-grumbullohen\/","title":{"rendered":"Haziri: Borxhlinjt\u00eb le t\u00eb b\u00ebhen gati se borxhet do t\u00eb grumbullohen"},"content":{"rendered":"<p>Debati i radh\u00ebs i organizuar nga Klubi i Gazetar\u00ebve \u201cBeqir Musliu\u201d iu referua tatimit n\u00eb pron\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe m\u00eb dobiprur\u00ebs p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit. Ndryshimet e ligjit p\u00ebr tatimin n\u00eb pron\u00eb kan\u00eb hapur edhe debate e sqarime t\u00eb nevojshme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<br \/>\nNisur nga ky interesim \u00ebsht\u00eb mbajt debati me tem\u00eb:\u201dTatimi n\u00eb pron\u00eb shtyll\u00eb financiare e r\u00ebnd\u00ebsishme, sqarimet rreth ligjit t\u00eb ri\u201d, e ku, Lutfi Haziri, kreu i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit ka th\u00ebn\u00eb se zbatim i ligjit dhe masat q\u00eb do t\u00eb merren bazuar n\u00eb ligj, do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb grumbullim e borxheve t\u00eb tatimit n\u00eb pron\u00eb, por tani me masa shtr\u00ebnguese.<\/p>\n<p>Haziri ka th\u00ebn\u00eb se komuna ende nuk e ka kontraktuar p\u00ebrmbaruesin, por se qytetar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb dijeni m\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb grumbullimit t\u00eb borxheve p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesit. Por, sipas tij, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohen, por borxhlinjt\u00eb le t\u00eb b\u00ebhen gati se borxhet do t\u00eb grumbullohen.<\/p>\n<p>Haziri ka sqaruar se kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb vit ose me obligimet e tanishme, pasi ai tha se \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me pagesat q\u00eb po b\u00ebhen p\u00ebr tatimet n\u00eb pron\u00eb, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr obligimet e mbetura, borxhet e grumbulluara q\u00eb sa vite t\u00eb tatimpaguesve borxhlinj, e ku sipas tij, jan\u00eb operator\u00ebt ekonomik dhe nd\u00ebrmarrjet q\u00eb jan\u00eb borxhlinjt\u00eb me t\u00eb m\u00ebdhenj, e nuk jan\u00eb ekonomit\u00eb familjare.<\/p>\n<p>Haziri tha se kategorit\u00eb e borxhlinjve do t\u00eb trajtohen sipas prioriteteve dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb kompromis p\u00ebr ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai p\u00ebrmendi edhe mas\u00ebn e dyt\u00eb q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret nga komuna ku do t\u00eb trajtohen objektet ilegale, e ku po ashtu nuk do t\u00eb ket\u00eb kompromis, e m\u00eb pastaj mas\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb edhe lirimi i trotuareve dhe vendeve publike nga uzurpimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, drejtori i Drejtoris\u00eb p\u00ebr Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka sqaruar ndryshimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rreth tatimit n\u00eb pron\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti hyrja n\u00eb fuqi e ligjit t\u00eb ri p\u00ebr tatimin n\u00eb pron\u00eb, me num\u00ebr 06\/L-005\/2018, q\u00eb parashihen ndryshime p\u00ebr inkasimin e borxheve.<\/p>\n<p>Maliqi, ka apeluar q\u00eb borxhlinjt\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen pagesave, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij ligji, duhet t\u00eb veprohet p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesve q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e mundimshme p\u00ebr borxhlinjt\u00eb. Ia tha se tatimi n\u00eb pron\u00eb \u00ebsht\u00eb e hyra e vetme tatimore, kryesore e komun\u00ebs e q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi u kthehet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe afatet kohore sipas ligjit t\u00eb ri, si\u00e7 ka njoftuar drejtori, kan\u00eb ndryshuar nga ligji i deritanish\u00ebm, i cili deri m\u00eb tani kishte dy periudha kohore, 30 qershorin dhe 31 dhjetorin, nd\u00ebrsa me ligjin e ri afatet kohore jan\u00eb 30 prilli dhe 30 shtatori.<\/p>\n<p>Gjithashtu me k\u00ebt\u00eb ligj pos tjerash p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe tatimi i tok\u00ebs ku nga viti 2019, do t\u00eb kemi tatimin e p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrej vitit 2019, do t\u00eb fillohet me tatimin e tokave t\u00eb pa kultivuara. Toka e cila punohet edhe m\u00eb tutje do t\u00eb jet\u00eb e liruar nga tatimi. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i punimit t\u00eb tok\u00ebs dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht stimulimi i bujkut. Prej vitit 2019 fillohet tatimimi me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb vog\u00ebl, por duke e rritur nga viti n\u00eb vit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Maliqi.<\/p>\n<p>Ndryshim tjet\u00ebr, sipas tij \u00ebsht\u00eb kamata, p\u00ebr mos pages\u00ebn me koh\u00eb, Kamatat q\u00eb ishin 1 p\u00ebr qind- mujore, me ligjin e ri \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb 0.65 p\u00ebr qind \u2013 kamat\u00eb mujore, derisa ankesat mund t\u00eb b\u00ebhen tani deri m\u00eb 230 mars.<\/p>\n<p>Por, ndryshimi kryesor, sipas Maliqit, \u00ebsht\u00eb ajo se obligimet do t\u00eb mblidhen me p\u00ebrmbarues.<\/p>\n<p>\u201cPrej 1 tetori ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji i ri p\u00ebr tatimin n\u00eb pron\u00eb, me num\u00ebr 06\/L-005\/2018, q\u00eb parashihen ndryshime p\u00ebr inkasimin e borxheve. Nj\u00ebra prej formave \u00ebsht\u00eb edhe inkasimi me p\u00ebrmbarim. Ne kemi filluar me k\u00ebt\u00eb form\u00eb, konkretisht ne kemi l\u00ebshuar v\u00ebrejtjet e fundit p\u00ebr 52 borxhlinj (biznese kryesisht) q\u00eb jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb borxhit prej mbi 5 mij\u00eb euro dhe u kemi dh\u00ebn\u00eb afatin prej 15 dit\u00ebsh p\u00ebr pages\u00ebn e obligimeve, para se t\u00eb filloj pun\u00ebn p\u00ebrmbaruesi. Vet\u00ebm k\u00ebta 52 obligues kan\u00eb borxhin prej mbi nj\u00eb milion e 100 mij\u00eb eurosh. N\u00eb fazen e dyt\u00eb do t\u00eb fillojm\u00eb me obliguesit prej vler\u00ebs nj\u00eb mij\u00eb euro deri n\u00eb pes\u00eb mij\u00eb euro, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Vlera e borxheve ndaj Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit vet\u00ebm n\u00eb sektorin e Tatimit n\u00eb Pron\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 7 milion\u00eb euro\u201d, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij drejtori Maliqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, debatuesit tjer\u00eb n\u00eb debat dhan\u00eb opinionet e tyre dhe shtruan pyetje e shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me tem\u00ebn. Ramiz Isufi nga Uglari ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e drejt t\u00eb k\u00ebrkohen tatimet e t\u00eb mos b\u00ebhen investimet si shembull me fshatin Uglar, q\u00eb dallohet pozitivisht p\u00ebr pages\u00eb t\u00eb tatimit n\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shprehu shqet\u00ebsimin e tij, si kryetar i K\u00ebshillit se institucionet komunale nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lokalitet n\u00eb k\u00ebto dy mandate duke e l\u00ebn\u00eb Uglarin jasht\u00eb investimeve.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb paguhen tatimet n\u00eb pron\u00eb e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr aty t\u00eb mos investohet, por t\u00eb ket\u00eb investimeve n\u00ebp\u00ebr lokalitete tjera, dhe k\u00ebtu ngriti shqet\u00ebsimin e prapavij\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk u mbetet tjet\u00ebr k\u00ebsaj pjese ve\u00e7 t\u00eb organizohen dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe me shkrim q\u00eb Uglari t\u00eb lirohet nga pagesat, t\u00eb shkarkohet nga taksat, p\u00ebr shkak se politikisht nuk respektohet dhe se tatimet nuk po u kthehen qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb me investime.<\/p>\n<p>Isufi ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb premtuar shum\u00eb, por nuk po shihet asgj\u00eb se \u00ebsht\u00eb punuar. \u201cKemi nevoja t\u00eb shumta, por komuna lyp taksa por nuk ofron investime, derisa dika tjet\u00ebr shtrohen edhe oborre me asfalt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Isufi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Demir Krasniqi \u00ebsht\u00eb ankuar se nuk i vijn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi, faturat e tatimit n\u00eb pron\u00eb e Shaban Terziu tha se tokat e papunuar gjithsesi duhet t\u00eb tatimohen e borxhlinjt\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebrgohen te p\u00ebrmbaruesi privat, derisa ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen publike edhe uzurpuesit e pronave publike.<\/p>\n<p>Musli Matoshi ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb V\u00ebrbic\u00eb t\u00eb Kmetocit kemi prona publike shum\u00eb dhe dyshon p\u00ebr uzurpime, andaj pyeti se a do t\u00eb trajtohen k\u00ebto nga komun\u00ebs, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr toka t\u00eb punuara e rrug\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Edhe fol\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime se ka raste kur matjet e pronave jan\u00eb t\u00eb gabuara e qytetar\u00eb kan\u00eb telashe edhe me dokumente kur tatimin n\u00eb pron\u00eb ,e paguajn\u00eb por prona u figuron shoq\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati i radh\u00ebs i organizuar nga Klubi i Gazetar\u00ebve \u201cBeqir Musliu\u201d iu referua tatimit n\u00eb pron\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe m\u00eb dobiprur\u00ebs p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit. Ndryshimet e ligjit p\u00ebr tatimin n\u00eb pron\u00eb kan\u00eb hapur edhe debate e sqarime t\u00eb nevojshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Nisur nga ky interesim \u00ebsht\u00eb mbajt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26399,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-26398","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}