{"id":26655,"date":"2018-10-18T12:02:46","date_gmt":"2018-10-18T12:02:46","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=26655"},"modified":"2018-10-18T12:02:46","modified_gmt":"2018-10-18T12:02:46","slug":"kksb-shprehet-i-kenaqur-me-gjendjen-e-sigurise-apelon-per-zgjidhjen-e-problemit-te-varrezave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kksb-shprehet-i-kenaqur-me-gjendjen-e-sigurise-apelon-per-zgjidhjen-e-problemit-te-varrezave\/","title":{"rendered":"KKSB shprehet i k\u00ebnaqur me gjendjen e siguris\u00eb, apelon p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb varrezave"},"content":{"rendered":"<p> K\u00ebshilli Komunal p\u00ebr Siguri n\u00eb Bashk\u00ebsi (KKSB), si nj\u00eb forum gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i siguris\u00eb n\u00eb nivel lokal, ka diskutuar t\u00eb enjten p\u00ebr gjendjen n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit, duke e vler\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe stabile, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime n\u00eb raport me disa dukuri t\u00eb tjera, t\u00eb cilat po ashtu mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb fizike t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ambientin jet\u00ebsor.  <\/p>\n<p>Halit Rexhepi, kryesues i KKSB, ka th\u00ebn\u00eb se g\u00ebzon fakti q\u00eb gjendja e siguris\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit, \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb dhe pa incidente nd\u00ebretnike, por ai ka p\u00ebrmendur disa faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb fizike t\u00eb qytetar\u00ebve, si\u00e7 jan\u00eb pusetat e hapura, hedhja e mbeturinave nga katet e larta t\u00eb nd\u00ebrtesave, zjarret, mungesa e hap\u00ebsirave nd\u00ebrmjet objekteve t\u00eb larta, p\u00ebr intervenim n\u00eb rast t\u00eb zjarreve ose fatkeq\u00ebsive t\u00eb tjera, disa objekte t\u00eb pabanueshme, gjendja n\u00eb parqe dhe parkingje si dhe dukuri t\u00eb tjera, t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn si shqet\u00ebsime nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj trupe komunale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket gjendjes n\u00eb varrezat e qytetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr brengosje, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb KKSB, Rexhepi ka apeluar te institucionet komunale q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb procedurat p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, duke siguruar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr prehjen e njer\u00ebzve tan\u00eb.                <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Alban Ramushi, komandant i Stacionit t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Gjilan, ka th\u00ebn\u00eb se policia \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj dhe shpreson se v\u00ebrejtjet e tyre rreth disa problemeve q\u00eb hasen n\u00eb terren, si\u00e7 jan\u00eb pustet e hapura, mungesa e kontejner\u00ebve si dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trafikun, do t\u00eb merren seriozisht nga organet kompetente.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke u nd\u00ebrlidhur me pyetjet dhe diskutimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KKSB, Halit Rexhepi, Kemal Shahin, Shqipe Haziri, Lindita Salihu, Naim Bllaca dhe t\u00eb tjer\u00eb, komandanti i Stacionit t\u00eb Policis\u00eb, Alban Ramushi ka th\u00ebn\u00eb se sa iu p\u00ebrket aksidenteve n\u00eb trafik, koh\u00ebve t\u00eb fundit gjendja \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb krahasim me fillimin e vitit dhe vitin e kaluar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.      <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb huliganizmit t\u00eb t\u00eb rinjve, Ramushi ka th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen brengos\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. N\u00eb qytetin e Gjilanit, jan\u00eb instaluar kamera n\u00eb disa nga pikat m\u00eb t\u00eb frekuentuara, por Ramushi ka th\u00ebn\u00eb se incizimet nuk mund t\u00eb merren dhe p\u00ebrdoren si prov\u00eb, p\u00ebrderisa nuk b\u00ebhet njoftimi i qytetar\u00ebve dhe nuk sh\u00ebnohen zonat e monitoruara me kamera.<\/p>\n<p>Policia \u00ebsht\u00eb e pranishme gjithandej n\u00eb terren, n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe parkingjet dhe parqet, ku l\u00ebvizin edhe persona t\u00eb dyshimt\u00eb, por ne nuk mund t`ia ndalojm\u00eb askujt q\u00eb t`i frekuentoj\u00eb parqet, ka th\u00ebn\u00eb Ramushi.                    <\/p>\n<p>Nj\u00eb informat\u00eb rreth rasteve t\u00eb zjarreve dhe v\u00ebrshimeve, gjat\u00eb k\u00ebsaj vere, q\u00eb po ashtu ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve, e ka paraqitur Sami Spahi, drejtor p\u00ebr Mbrojtje dhe Shp\u00ebtim. Sipas tij, gjat\u00eb muajve korrik e gusht ka pasur pak raste te zjarreve, por numri i zjarreve, ndoshta edhe p\u00ebr shkak se ka mbajtur mot me shi, por \u00e7udit\u00ebrisht numri i tyre \u00ebsht\u00eb rritur shtator e tetor, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndezjes s\u00eb hamulloreve.  <\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, brenda nj\u00eb muaji, kan\u00eb ndodhur dy raste t\u00eb shembjes s\u00eb dheut n\u00eb vend punishte dhe nj\u00ebri prej rasteve ka p\u00ebrfunduar me humbjen e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb personi, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e dyt\u00eb, q\u00eb ka ndodhur dje, fatmir\u00ebsisht ekipet e zjarrfik\u00ebsve kan\u00eb arritur t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb personin, duke punuar n\u00eb kushte me rrezik edhe p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, ka th\u00ebn\u00eb Spahiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Komunal p\u00ebr Siguri n\u00eb Bashk\u00ebsi (KKSB), si nj\u00eb forum gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i siguris\u00eb n\u00eb nivel lokal, ka diskutuar t\u00eb enjten p\u00ebr gjendjen n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit, duke e vler\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe stabile, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime n\u00eb raport me disa dukuri t\u00eb tjera, t\u00eb cilat po ashtu mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26656,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-26655","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26655"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26655\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}