{"id":26981,"date":"2018-10-23T14:36:20","date_gmt":"2018-10-23T14:36:20","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=26981"},"modified":"2018-10-23T14:36:20","modified_gmt":"2018-10-23T14:36:20","slug":"buxheti-i-vitit-2019-pritet-te-jete-ne-vlere-prej-2-3-miliarde-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/buxheti-i-vitit-2019-pritet-te-jete-ne-vlere-prej-2-3-miliarde-euro\/","title":{"rendered":"Buxheti i vitit 2019 pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 2.3 miliard\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, sipas projektimit aktual t\u00eb tij, pritet t\u00eb arrij\u00eb vler\u00ebn 2.3 miliard\u00eb euro. Ky pritet t\u00eb jet\u00eb buxheti m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Kosova, thon\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxheti prej 2.3 miliard\u00eb euro, nga zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb konsiderohet t\u00eb jet\u00eb i realizuesh\u00ebm, i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe q\u00eb ruan stabilitetin fiskal.<\/p>\n<p>Lulzim Rafuna, k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb Financave, Bedri Hamza, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se jan\u00eb duke u punuar detajet e fundit t\u00eb finalizimit t\u00eb projekt-buxhetit t\u00eb vitit 2019 dhe se deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs do t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr aprovim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rafuna b\u00ebn t\u00eb ditur se projekt-buxheti i vitit 2019, prioritet i jep sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Kurse, investimet kapitale do t\u00eb adresojn\u00eb nevojat n\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore, hekurudha, n\u00eb trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza dhe menaxhim t\u00eb mbeturinave.<\/p>\n<p>\u201cQeveria, p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Financave, konform programit qeveris\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, prioritet do t\u2019i jep fush\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, sundimit t\u00eb rendit dhe ligjit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe shtres\u00ebs sociale. Buxheti p\u00ebr vitin 2019 do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madhi q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Kosova prej vitit 2000 dhe do t\u00eb arrij\u00eb vler\u00ebn n\u00eb 2.3 miliard\u00eb euro\u201d, tha Rafuna.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet pozitive \u00ebsht\u00eb mbajtja e shpenzimeve kapitale n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Investimet kapitale kapin shifr\u00ebn e rreth 775 milion\u00eb euro, ku do t\u00eb adresojn\u00eb nevojat n\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore, hekurudha n\u00eb trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, mbeturinat e t\u00eb tjera\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa buxheti p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm vler\u00ebsohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 2.3 miliard\u00eb euro, buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ka qen\u00eb 1.8 miliard euro.<\/p>\n<p>Nga ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte vler\u00ebsuar se buxheti i Kosov\u00ebs nuk ishte orientuar n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>Infrastruktura rrugore, si\u00e7 ishte nd\u00ebrtimi i autostradave, ndon\u00ebse ishte cil\u00ebsuar si i nevojsh\u00ebm, nuk kishte ndihmuar, si\u00e7 thon\u00eb ekspert\u00ebt, n\u00eb zbutjen e problemeve ekonomike dhe sociale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Investime t\u00eb shumta n\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, autostrada q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Maqedonin\u00eb, si dhe n\u00eb zgjerimin e rrug\u00ebve nacionale dhe shum\u00eb projekte tjera.<\/p>\n<p>Eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, Naim Gashi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se dedikimi i buxhetit p\u00ebr investimet kapitale n\u00eb autostrada dhe rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n<p>Ai thekson se edhe pse rrug\u00ebt dhe autostradat jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr nj\u00eb ekonomi nacionale, nuk do t\u00eb duhej q\u00eb i t\u00ebr\u00eb buxheti t\u00eb shpenzohet n\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb.<br \/>\n\u201cInvestimet kapitale po keqkuptohen n\u00eb Kosov\u00eb pasi q\u00eb kryesisht me investime kapitale po n\u00ebnkuptohen vet\u00ebm rrug\u00ebt. Investimet kapitale nuk jan\u00eb vet\u00ebm rrug\u00ebt, por jan\u00eb t\u00eb gjitha ato projekte q\u00eb gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura dhe kan\u00eb efektet ekonomike n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatgjate. Ne nuk jemi kund\u00ebr autostradave dhe rrug\u00ebve, por ajo q\u00eb po shohim \u00ebsht\u00eb se investimet kapitale po shkojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve\u201d, thekson Gashi<\/p>\n<p>Ai shton se arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe pun\u00ebsimi i t\u00eb rinjve duhet t\u00eb jen\u00eb prioritete nacionale n\u00eb buxhetin e vitit 2019.<\/p>\n<p>Kosova po ashtu, shton Gashi, ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, n\u00eb subvencionimin e t\u00eb rinjve me projekte dhe grante t\u00eb vogla, investime n\u00eb sektorin e turizmit dhe bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProblematik\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e shoh shpenzimin e k\u00ebtyre mjeteve n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb ku po shpenzohen dhjet\u00ebra e qindra miliona euro dhe n\u00eb fakt drejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb blihet me para. Prioritet nacional do t\u00eb duhej t\u00eb ishte sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi dhe pun\u00ebsimi i t\u00eb rinjve pasi q\u00eb pjesa d\u00ebrmuese e t\u00eb rinjve jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb sektori i bujq\u00ebsis\u00eb ku po investohen miliona euro dhe keqp\u00ebrdorimet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe mjetet nuk po shkojn\u00eb tek bujqit\u201d, shton Gashi.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb konsideruar si dy sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb pazhvilluar dhe me buxhet t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrgjat\u00eb viteve. Por, k\u00ebsaj radhe, k\u00ebta dy sektor\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb linjat buxhetore me prioritet n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shpenzimeve kapitale q\u00eb kapin shum\u00ebn mbi 700 milion\u00eb euro, sipas Lulzim Rafun\u00ebs, k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb Financave, Bedri Hamza, do t\u00eb ket\u00eb projekte q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb koherenc\u00eb me reformat n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim, rrjedhimisht n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs n\u00eb k\u00ebta dy sektor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBuxheti i vitit 2019 do t\u00eb adresoj\u00eb edhe nevojat e tjera t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por do t\u00eb adresoj\u00eb edhe nevojat e zhvillimit t\u00eb sektorit privat. Gjat\u00eb nj\u00eb viti Qeveria e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb shum\u00eb vendime p\u00ebr lirimin nga tatimi doganor, tatimi i akciz\u00ebs, dhe s\u00eb fundi reforma nga lirimi i tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb inkorporuara n\u00eb buxhetin e vitit 2019, dhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre lirimeve ne kemi nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh se viti 2018\u201d, thekson Rafuna.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas Ligjit p\u00ebr menaxhimin e financave publike, Qeveria e Kosov\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor duhet t\u00eb miratoj\u00eb buxhetin e propozuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend, i cili duhet t\u00eb miratohet deri n\u00eb fund t\u00eb muajit dhjetor.<\/p>\n<p>Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs, jan\u00eb dy institucione nga t\u00eb cilat varet edhe mbushja e buxhetit t\u00eb vendit. \/Rel\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2019, sipas projektimit aktual t\u00eb tij, pritet t\u00eb arrij\u00eb vler\u00ebn 2.3 miliard\u00eb euro. Ky pritet t\u00eb jet\u00eb buxheti m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb Kosova, thon\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Buxheti prej 2.3 miliard\u00eb euro, nga zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb konsiderohet t\u00eb jet\u00eb i realizuesh\u00ebm, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-26981","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26981\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}