{"id":27726,"date":"2018-11-06T10:56:38","date_gmt":"2018-11-06T10:56:38","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=27726"},"modified":"2018-11-06T10:56:38","modified_gmt":"2018-11-06T10:56:38","slug":"lotaria-amerikane-2019-sot-dita-e-fundit-e-aplikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lotaria-amerikane-2019-sot-dita-e-fundit-e-aplikimit\/","title":{"rendered":"Lotaria Amerikane 2019, sot dita e fundit e aplikimit"},"content":{"rendered":"<p>Dita e sotme \u00ebsht\u00eb dita e fundit e aplikimit t\u00eb Lotaris\u00eb Amerikane. Regjistrimi p\u00ebr t\u00eb nisi m\u00eb 3 tetor n\u00eb or\u00ebn 18:00.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe 2 mujore, Ambasada amerikane ka ndar\u00eb k\u00ebshilla me aplikuesit duke i sqaruar \u00e7do situat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb p\u00ebrballeshin, dhe q\u00eb e cila mund t\u2019i skualifikonte.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb gjeni kriteret q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoni sakt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos digjeni dhe \u00e7far\u00eb dokumentash iu duhen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur sakt\u00eb aplikimin tuaj.<\/p>\n<p>Pranueshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb Aplikuar:<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa 1: Individ\u00ebt t\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb vend, vendasit e t\u00eb cilit kualifikohen p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr programin e lotaris\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb aplikuar. N\u00ebse nuk keni lindur n\u00eb nj\u00eb vend t\u0451 pranuesh\u0451m p\u0451r t\u0451 aplikuar p\u0451r lotarin\u0451, ka dy m\u00ebnyra me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave ju mund t\u00eb kualifikoheni. A ka lindur bashk\u00ebshorti\/ja juaj ka n\u00eb nj\u00eb vend t\u0451 pranuesh\u0451m p\u0451r t\u0451 aplikuar p\u0451r lotarin\u0451? N\u00ebse po, ju mund t\u00eb deklaroni vendin e lindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit\/es n\u0451 regjistrimin p\u0451r lotarin\u0451\u2014 me kushtin q\u00eb emri juaj dhe i bashk\u00ebshortit\/es t\u0451 jet\u0451 i renditur n\u00eb aplikimin e p\u00ebrzgjedhur, t\u2019ju l\u00ebshohet viza, dhe t\u00eb hyni n\u00eb SHBA n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. A keni lindur n\u00eb nj\u00eb shtet, vendasit e t\u0451 cilit nuk jan\u0451 t\u0451 pranuesh\u0451m p\u0451r t\u0451 aplikuar p\u0451r lotarin\u0451, por asnj\u00ebri nga prind\u00ebrit tuaj s\u2019ka lindur, apo s\u2019ka qen\u0451 rezident i ligjsh\u0451m atje n\u00eb koh\u00ebn kur ju keni lindur? N\u00ebse po, ju mund t\u00eb deklaroni si vendlindje nj\u00eb nga vendlindjet e prind\u00ebrve tuaj, n\u00ebse ky vend \u00ebsht\u00eb vend i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr programin e DV-2020.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa 2: \u00c7do aplikant duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb ose k\u00ebrkes\u00ebn e arsimit ose k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs t\u00eb programit t\u00eb lotaris\u00eb, duke poseduar si vijon:<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsimim t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme apo ekuivalentin e tij, p\u00ebrkufizuar si p\u00ebrfundim me sukses i 12 viteve edukim t\u00eb plot\u00eb zyrtar 9-vje\u00e7ar dhe i mes\u00ebm;<\/p>\n<p>Dy vjet p\u0451rvoj\u00eb pune brenda pes\u0451 viteve t\u00eb kaluara n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebsim q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb pakt\u00ebn 2 vjet trajnim ose eksperienc\u00eb p\u00ebr ta ushtruar. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse p\u0451rvoja e pun\u00ebs kualifikohet p\u00ebr lotarin\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdoret Baza e t\u00eb Dh\u00ebnave t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Pun\u00ebs O*Net OnLine.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsimi i regjistrimit elektronik<\/p>\n<p>Plot\u00ebsoni Formularin Elektronik t\u00eb Regjistrimit p\u00ebr Viz\u00ebn e Shum\u00ebllojshm\u00ebris\u00eb (E-DV Entry Form ose DS5501) online n\u00eb faqen zyrtare \u00eb\u00eb\u00eb.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e pap\u00ebrfunduara nuk do t\u00eb pranohen.<\/p>\n<p>Regjistrimi p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb \u00ebsht\u00eb falas. Ne ju rekomandojm\u0451 fuqimisht t\u00eb plot\u00ebsoni vet\u00eb formularin e regjistrimit, pa ndihm\u00ebn e nj\u00eb \u201ck\u00ebshilluesi p\u00ebr viza\u201d, \u201cagjenti t\u00eb vizave\u201d ose personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ju ofrojn\u00eb ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb dikush tjet\u00ebr q\u00eb ju ndihmon, duhet t\u00eb jeni t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb momentin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb regjistrimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjeni t\u00eb gjitha pyetjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u0451 sakt\u0451, t\u00eb merrni flet\u0451n e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa k\u00ebt\u00eb informacion, nuk do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb hyni n\u00eb sistemin online, i cili do t\u2019ju informoj\u00eb mbi statusin e regjistrimit tuaj.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jeni t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb rastin kur dikush ofrohet t\u00eb ruaj\u00eb flet\u0451n tuaj t\u00eb konfirmimit dhe numrin tuaj t\u00eb konfirmimit. Ju gjithashtu duhet t\u00eb keni akses tek posta elektronike q\u00eb keni vendosur tek regjistrimi juaj n\u00eb E-DV. Lexoni Pyetje t\u00eb Shtruara Shpesh p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion rreth mashtrimeve t\u00eb Vizave t\u00eb Shum\u00ebllojshm\u00ebris\u00eb.  Pasi t\u00eb keni dor\u0451zuar elektronikisht regjistrimin e plot\u00eb, juve do t\u2019ju shaqet nj\u00eb faqe konfirmimi, e cila p\u00ebrmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik t\u00eb konfirmimit. Printojeni k\u00ebt\u00eb faqe dhe ruajeni.<\/p>\n<p>Duke filluar nga 7 maj 2019, ju do t\u00eb mund t\u00eb kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj n\u00eb faqen zyrtare \u00eb\u00eb\u00eb.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit t\u00eb t\u0451 Regjistuarit dhe duke futur numrin unik t\u00eb konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit t\u00eb t\u0451 Regjistuarit do t\u00eb jet\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb informimi mbi p\u00ebrzgjedhjen tuaj p\u00ebr Lotarin\u00eb DV-2020, duke ju dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime se si t\u00eb vazhdoni m\u0451 tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin p\u00ebr viz\u00eb emigrimi.<\/p>\n<p>\u00c7FARE DUHET PER REGJISTRIMIN<\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb paraqisni informacionin e m\u00ebposht\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plot\u0451suar regjistrimin tuaj E-DV:<\/p>\n<p>1. Emrin \u2013 mbiemrin, emrin, emrin e mesit \u2013 ekzakt\u00ebsisht si\u00e7 shkruhet n\u00eb pasaport\u00eb. Tek emri i mesit do<\/p>\n<p>t\u00eb klikoni kutin\u00eb: \u201cno middle name\u201d.<\/p>\n<p>2. Dat\u00ebn e lindjes \u2013 dit\u00eb, muaj, vit.<\/p>\n<p>3. Gjinin\u00eb \u2013 mashkull ose fem\u00ebr.<\/p>\n<p>4. Qytetin e lindjes.<\/p>\n<p>5. Shtetin e lindjes \u2013 P\u00ebrdorni emrin me t\u00eb cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.<\/p>\n<p>6. Vendi i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb \u2013 N\u00ebse keni lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka nevoj\u00eb t\u2019I p\u00ebrgjigjeni k\u00ebsaj pyetjeje. Vendi i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb normalisht do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb lindjes. Vendi i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb nuk lidhet me vendin ku jetoni. N\u00ebse keni lindur n\u00eb nj\u00eb vend jo t\u00eb kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr Programin e Lotaris\u00eb, lutemi rishikoni Pyetje t\u00eb Shtruara shpesh p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb kualifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>7. Fotografit\u00eb e t\u0451 regjistruarve \u2013 Fotografi personale pa syze, t\u00eb nxjerr\u00eb 6 muajt e fundit, p\u00ebr ju si aplikant kryesor, t\u00eb bashk\u00ebshortit\/es, si dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjistrim. Dor\u00ebzimi i Fotografis\u00eb Dixhitale p\u00ebr specifikime teknike dhe t\u00eb kompozimit. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb p\u00ebrfshini nj\u00eb foto t\u00eb bashk\u00ebshortes\/it dhe f\u00ebmij\u00ebve tashm\u00eb qytetar\u00eb amerikan\u00eb ose Rezident\u00eb t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Ligjsh\u00ebm (me green card), por n\u00eb rast se i p\u00ebrfshini nuk do t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb aplikimin tuaj p\u00ebr viz\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebrie. Fotografit\u00eb n\u00eb grup nuk do t\u00eb pranohen; duhet t\u00eb paraqisni nga nj\u00eb fotografi p\u00ebr \u00e7do individ. Regjistrimi juaj mund t\u00eb skualifikohet ose viza juaj t\u00eb refuzohet n\u00ebse fotografit\u00eb tuaja nuk jan\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, jan\u00eb t\u00eb manipuluara n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb tjetr\u00ebn, ose nuk respektojn\u00eb specifikimet e m\u00ebposhtme. N\u00ebse p\u00ebrfshini fotografi q\u00eb e kishit p\u00ebrdorur n\u00eb regjistrimin e vitit t\u00eb kaluar (DV-2019), ju do t\u00eb skualifikoni automatikisht, ndaj p\u00ebrdorni fotografi t\u00eb nxjerr\u00eb koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>8. Adresa postare \u2013 N\u00eb em\u00ebr t\u00eb<\/p>\n<p>Adresa Rreshti1<\/p>\n<p>Adresa Rreshti 2<\/p>\n<p>Qyteti<\/p>\n<p>Rrethi<\/p>\n<p>Kodi Postar<\/p>\n<p>Shteti<\/p>\n<p>9. Shteti ku jetoni aktualisht.<\/p>\n<p>10. Numri i telefonit.<\/p>\n<p>11. Adres\u00eb E-maili \u2013 Nj\u00eb adres\u00eb poste elektronike (e-mail) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju keni akses t\u0451 drejtp\u0451rdrejt\u0451. N\u00ebse aplikimi juaj p\u00ebrzgjidhet dhe ju i p\u00ebrgjigjeni njoftimit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes tuaj n\u00ebp\u00ebrmjet Kontrollit t\u00eb Statusit t\u00eb t\u0451 Regjistruarit, ju do t\u00eb merrni e-maile t\u00eb tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar q\u00eb informacion me detaje i intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00ebn emigruese \u0451sht\u0451 vendosur n\u00eb Kontrollin e Statusit t\u00eb t\u00eb Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurr\u00eb nuk do t\u2019 ju d\u00ebrgoj\u0451 nj\u00eb e-mail duke ju th\u00ebn\u00eb se ju jeni p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr programin e DV-s\u0451. Shikoni Pyetjet t\u00eb Shtruara Shpesh p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion n\u00eb lidhje me procesin e p\u00ebrzgjedhjes.<\/p>\n<p>12. Niveli m\u00eb i lart\u00eb i arsimimit q\u00eb ju keni arritur deri m\u00eb sot: (1) vet\u00ebm Shkoll\u00eb fillore, (2) disa vite shkoll\u00eb t\u00eb mesme, pa diplom\u00eb (3) Diploma e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, (4) Shkoll\u00eb profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplom\u00eb universitare, (7) Disa nivele t\u00eb kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse t\u00eb doktoratur\u00ebs, dhe (10) doktoratur\u00eb.<\/p>\n<p>13. Statusi aktual martesor \u2013 (1) i\/e pamartuar, (2) i\/e martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime nuk \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, apo me green card, (3) i\/e martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndar\u00eb ligj\u00ebrisht. Vendosni emrin, dat\u00ebn e lindjes, gjinin\u00eb, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes s\u00eb bashk\u00ebshortit\/es tuaj, dhe nj\u00eb fotografi t\u00eb bashk\u00ebshortit tuaj q\u00eb plot\u00ebson specifikimet teknike t\u00eb nj\u00ebjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashk\u00ebshortit\/es tuaj n\u0451 regjistrimin tuaj personal p\u0451r lotarin\u0451 do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb skualifikimin e aplikantit kryesor dhe t\u00eb refuzimit t\u00eb t\u00eb gjitha vizave t\u00eb rastit n\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00eb. Ju duhet t\u00eb p\u00ebrfshini n\u00eb regjistrimin tuaj bashk\u00ebshortin\/en tuaj edhe n\u00eb qoft\u00eb se keni nd\u00ebrmend t\u00eb divorcoheni p\u00ebrpara se t\u00eb aplikoni p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb. Mosp\u00ebrfshirja e nj\u00eb bashk\u00ebshorti\/eje ekzistuese n\u00eb dat\u00ebn q\u00eb po dor\u00ebzoni aplikimin tuaj \u00ebsht\u00eb shkak p\u00ebr skualifikim dhe refuzim t\u00eb viz\u00ebs. N\u00ebse bashk\u00ebshorti\/ja juaj \u00ebsht\u00eb qytetar Amerikan apo Banor i P\u00ebrhersh\u00ebm i Ligjsh\u00ebm, mos e p\u00ebrfshini at\u00eb tek aplikimi juaj. Nj\u00eb bashk\u00ebshort i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar Amerikan apo nj\u00eb banor i ligjsh\u00ebm I p\u00ebrhersh\u00ebm nuk do t\u0451 k\u00ebrkoj\u0451 dhe as nuk do t\u2019i l\u00ebshohet nj\u00eb viz\u00eb DV. Ndaj, n\u00ebse ju zgjidhni opsionin \u201cI martuar dhe bashk\u00ebshorti\/ja ime \u00ebsht\u00eb qytetare amerikane, ose me green card\u201d tek aplikimi juaj, sistemi nuk do t\u2019ju k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb vendosni informacionin p\u00ebr bashk\u00ebshortin\/en.<\/p>\n<p>14. Numri i f\u00ebmij\u00ebve \u2013 Renditni emrin, dat\u00ebn e lindjes, gjinin\u00eb, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e pamartuar n\u00ebn mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 n\u00eb dit\u00ebn e regjistrimit tuaj elektronik, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ata jetojn\u00eb apo jo me ju, apo s\u2019kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u2019ju shoq\u00ebrojn\u00eb ose ndjekin p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ju t\u00eb emigroni n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale t\u00eb secilit prej f\u00ebmij\u00ebve tuaj duke p\u00ebrdorur specifikimet teknike t\u00eb nj\u00ebjta si fotografia juaj.<\/p>\n<p>Sigurohuni q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshini:<\/p>\n<p>\u2022 t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt biologjik\u00eb;<\/p>\n<p>\u2022 t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ligj\u00ebrisht t\u00eb bir\u0451suar nga ju; dhe,<\/p>\n<p>\u2022 t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\/thjesht\u00ebrit nga martesat e m\u00ebparshme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamartuar dhe n\u00ebn mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 n\u00eb dat\u00ebn e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk jeni m\u00eb t\u00eb martuar ligj\u00ebrisht me prindin e f\u00ebmij\u00ebs, dhe madje edhe n\u00eb qoft\u00eb se f\u00ebmija aktualisht nuk banon me ju dhe\/ose nuk do t\u00eb emigroj\u00eb me ju.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e martuar dhe f\u00ebmij\u00ebt 21 vje\u00e7 e lart n\u00eb dat\u00ebn kur ju kryet regjistrimin tuaj nuk jan\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr programin e DV-s\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara Akti i Mbrojtjes t\u00eb Statusit t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve mund t\u2019i mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt nga \u201cp\u00ebrjashtimi p\u0451r shkak t\u0451 mosh\u00ebs (CSPA)\u201d. N\u00ebse aplikimi juaj i DV \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para se f\u00ebmija juaj i pamartuar t\u0451 kishte mbushur 21 vje\u00e7, dhe f\u00ebmija mbush 21 para l\u00ebshimit t\u00eb viz\u0451s, ai\/ajo mund t\u00eb trajtohet sikur ai\/ajo t\u00eb ishte n\u00ebn 21 p\u00ebr q\u00ebllimin e shqyrtimit t\u00eb viz\u00ebs, gjithmon\u00eb n\u00ebse gjendet i\/e kualifikuar sipas formul\u00ebs s\u00eb CSPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar amerikan apo nj\u00eb banor i ligjsh\u00ebm i p\u00ebrhersh\u00ebm nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb diversiteti, dhe ju nuk do t\u00eb penalizoheni p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb till\u00eb t\u00eb familjes n\u00eb aplikimin tuaj. Mosp\u0451rfshirja n\u0451 regjistrimin p\u0451r lotarin\u0451 i t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb skualifikimin e aplikantit kryesor dhe t\u00eb refuzimit t\u00eb t\u00eb gjitha vizave t\u00eb rastit n\u00eb koh\u00ebn e intervist\u00ebs p\u00ebr viz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita e sotme \u00ebsht\u00eb dita e fundit e aplikimit t\u00eb Lotaris\u00eb Amerikane. Regjistrimi p\u00ebr t\u00eb nisi m\u00eb 3 tetor n\u00eb or\u00ebn 18:00. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe 2 mujore, Ambasada amerikane ka ndar\u00eb k\u00ebshilla me aplikuesit duke i sqaruar \u00e7do situat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb p\u00ebrballeshin, dhe q\u00eb e cila mund t\u2019i skualifikonte. M\u00eb posht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-27726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}