{"id":27821,"date":"2018-11-07T08:16:05","date_gmt":"2018-11-07T08:16:05","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=27821"},"modified":"2018-11-07T08:16:05","modified_gmt":"2018-11-07T08:16:05","slug":"nese-kosova-ska-produkte-cmimet-rriten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nese-kosova-ska-produkte-cmimet-rriten\/","title":{"rendered":"N\u00ebse Kosova s\u2019ka produkte, \u00e7mimet rriten"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFuqia politike\u201d n\u00eb d\u00ebm apo dobi t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit?!<\/p>\n<p> Qeveria e Kosov\u00ebs mori vendim p\u00ebr rritjen e taks\u00ebs s\u00eb mallrave q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia dhe Bosnj\u00eb Hercegovina. <\/p>\n<p> Ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala t\u00eb mart\u00ebn i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e mas\u00ebs prej 10% p\u00ebr disa produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb k\u00ebto dy shtete. Kjo mas\u00eb vendoset p\u00ebr qum\u00ebshtin dhe produktet e qum\u00ebshtit, uji, biskotat, materialet nd\u00ebrtimore dhe l\u00ebngjet e prodhuara n\u00eb k\u00ebto dy vende. Por, kjo mas\u00eb p\u00ebrjashtohen produktet e brendeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, dy shtete q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. M\u00eb marrjen e k\u00ebtij vendimi, kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj tha se vendet kudo n\u00eb bot\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb armiq\u00ebsi vendosen sanksione. \u201cJan\u00eb qindra miliona euro q\u00eb i bon Serbia pare n\u00eb tregun kosovar, me paret tona ata po i nd\u00ebrmarrin veprimet q\u00eb po i nd\u00ebrrmarin\u201d, tha Haradinaj.  <\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimi sipas Haradinajt \u00e7do mall q\u00eb do t\u00eb hy nga Serbia do t\u00eb jet\u00eb i pakonkuruesh\u00ebm n\u00eb tregun ton\u00eb. Megjithat\u00eb profesori universitar i ekonomis\u00eb, Safet Mervoci p\u00ebr portalin rtv21.tv tha se uron q\u00eb ky vendim i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse si\u00e7 tha ai si vende te CEFTA-s ka rregulla e p\u00ebrgjegj\u00ebsi respektive. Merovci k\u00ebt\u00eb vendim e sheh si politik e popullist duke th\u00ebn\u00eb se mund te jet\u00eb e drejt\u00eb n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr, por si\u00e7 thot\u00eb ai n\u00ebse do te kemi rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb k\u00ebtyre produkteve nga Serbia dhe BH, tagrin do ta paguajm\u00eb qytetar\u00ebt, jo politika.  <\/p>\n<p>\u201cZakonisht me masa t\u00eb tilla mbrohen produktet vendore t\u00eb caktuara, por n\u00ebse s\u2019kemi shum\u00eb produkte t\u00eb tilla, at\u00ebher\u00eb si mas\u00eb ve\u00e7 sa do t\u2019i rrit\u00eb \u00e7mimet dhe k\u00ebshtu efekti zbehet ose edhe zhduket\u201d, tha Merovci p\u00ebr portalin rtv21.tv. Nd\u00ebrsa profesori universitar Nagip Skenderi p\u00ebr rtv21.tv tha se k\u00ebto masa tregojn\u00eb fuqin\u00eb politike q\u00eb nj\u00eb qeveri nd\u00ebrmerr ndaj shteteve tjera, qe nuk respektojn\u00eb sovranitetin politik dhe ekonomik te nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. \u201cUroj qe kjo mase mos te jet\u00eb \u201ce p\u00ebrkohshme\u201d deri n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje te bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e me pas te t\u00ebrhiqemi, sepse kjo me tep\u00ebr pastaj tregon nj\u00eb joseriozitet te institucioneve tona (dhe pafuqi nj\u00ebkoh\u00ebsisht), dhe se kjo do te duhej sjellur efektet e veta, sidomos politike. Kur dihet fakti se Serbia nga Kosova brenda vitit merr qindra milion\u00eb euro nga eksportet e saj n\u00eb Kosov\u00eb at\u00ebher\u00eb humb\u00ebsja m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do te ishte pik\u00ebrisht vendi qe p\u00ebrfiton n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia.\u201d, theksoi p\u00ebr rtv21.tv ai. <\/p>\n<p>I menj\u00ebhersh\u00ebm ka qen\u00eb edhe reagimi i Bashkimit Evropian, i cili i ka k\u00ebrkuar autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb urgjentisht t\u00eb shpjegojn\u00eb vendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb rritur tarifat me 10 p\u00ebr qind n\u00eb importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e BE-s\u00eb Maja Ko\u00e7ijan\u00e7iq tha se ky vendim minon bashk\u00ebpunimin rajonal dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit BE-s\u00eb dhe Kosov\u00ebs. \u201cK\u00ebto vendime jan\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb e obligimeve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb CEFTA-s. BE pret nga Kosova, e cila aktualisht kryeson CEFTA p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht obligimet e saj dhe t\u00eb revokoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb\u201d, tha Ko\u00e7ijan\u00e7iq. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Klubi i Prodhueseve te Kosov\u00ebs e p\u00ebrkrahu dhe e mir\u00ebpreti vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb produkteve t\u00eb importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina t\u2019iu vihet taks\u00eb prej 10 p\u00ebrqind. Ky vendim sipas KPK-s\u00eb do t\u00eb mbroj\u00eb interesat e prodhimeve vendore dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr prodhuesit vendor. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb Merovci u shpreh se kapacitetet tona prodhuese n\u00eb industrin\u00eb ushqimore kryesisht jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme q\u00eb t\u00eb plotesohen nevojat. Ai tha se masat e taksave p\u00ebr disa vende do t\u00eb ishin efektive n\u00ebse nd\u00ebrrohet drejtimi i importeve nga k\u00ebto dy vende n\u00eb vende me kosto m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. \u201cDruaj se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, shtoi ai. Ekonomisti, Safet Merovci u shpreh se me vendimin e sot\u00ebm qeveria m\u00eb n\u00eb fund po tenton t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb ristrukturimin ekonomik, si\u00e7 tha ai duke rritur investimet p\u00ebr kapacitete prodhuese dhe financimin e eksporteve t\u00eb vendit. \u201cJemi vend i rrall\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb s\u2019kemi Agjenci p\u00ebr kreditimin e Eksporteve. Ulja e deficitit tregtar \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri\u201d, tha p\u00ebr rtv21.tv profesor Safet Merovci. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa profesor, Nagip Skenderi tha se  edhe pse k\u00ebto masa n\u00eb aspektin ekonomik v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, ngase rrisin koston e mall\u00ebrave te importuara, megjithat\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai,  shtegdaljen do te duhej qeveria ta gjej n\u00eb masat proteksioniste ndaj bizneseve qe goditen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e t\u00eb cilat masa do te aplikoheshin p\u00ebrmes leht\u00ebsimeve fiskale n\u00eb importe dhe prodhime t\u00eb caktuara, si dhe aplikimin e masave monetare duke ndihmuar drejt blerjes s\u00eb makinerive, pajisjeve, lendes se par\u00eb, repromaterialit e deri tek produktet e gatshme duke u dh\u00ebn\u00eb kredi te buta dhe favorizues. <\/p>\n<p>\u201cTek e fundit, m\u00eb mir\u00eb te d\u00ebshmohet nj\u00eb fuqi politike shtet\u00ebrore se sa ekonomike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sepse kjo d\u00ebshmon se edhe vendi yn\u00eb mund t\u2019u p\u00ebrgjigjet provokimeve dhe mosrespektit te te tjereve, dhe se tash te mendojn\u00eb prodhuesit serb se taksat shtese sa do te ndikonin n\u00eb nj\u00eb terren ekonomik qe pothuajse e kishin te sigurt dhe favorizues deri tani.\u201d, tha profesori, Nagip Skenderi Nd\u00ebrkoh\u00eb kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, Shaip Kamberi, ka k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb prodhuesit shqiptar\u00eb nga taksimi prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat serbe. <\/p>\n<p>\u201cPas Vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vendosjen e masave mbrojt\u00ebse ndaj produkteve q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, k\u00ebrkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrjashtimin nga k\u00ebto masa t\u00eb prodhueseve dhe produkteve q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb eksportohen nga Lugina e Preshev\u00ebs.\u201d, ka shkruar ai n\u00eb profilin e tij zyrtar n\u00eb Facebook. Kosova p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka importin e mallrave m\u00eb t\u00eb madh nga Serbia, k\u00ebt\u00eb vit ka sh\u00ebnuar edhe ngritje t\u00eb importit nga ky shtet. Vlera e importit t\u00eb mallrave nga Serbia nga janari i vitit 2018 deri m\u00eb 15 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb rreth 360 milion\u00eb euro, kryesisht mallra t\u00eb industris\u00eb ushqimore dhe t\u00eb materialit nd\u00ebrtimor. Nd\u00ebrkaq, Kosova ka eksportuar mallra n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet n\u00eb vler\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 23 milion\u00eb euro. \/ 21Media<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFuqia politike\u201d n\u00eb d\u00ebm apo dobi t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit?! Qeveria e Kosov\u00ebs mori vendim p\u00ebr rritjen e taks\u00ebs s\u00eb mallrave q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia dhe Bosnj\u00eb Hercegovina. Ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala t\u00eb mart\u00ebn i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e mas\u00ebs prej 10% p\u00ebr disa produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb k\u00ebto dy shtete. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27755,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-27821","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27755"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}