{"id":27856,"date":"2018-11-07T13:17:32","date_gmt":"2018-11-07T13:17:32","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=27856"},"modified":"2018-11-07T13:17:32","modified_gmt":"2018-11-07T13:17:32","slug":"muhamet-halili-buzeqeshje-ne-shi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/muhamet-halili-buzeqeshje-ne-shi\/","title":{"rendered":"Muhamet HALILI: BUZ\u00cbQESHJE N\u00cb SHI"},"content":{"rendered":"<p>Tregim i radh\u00ebs p\u00ebr lexuesit e proz\u00ebs sime. Vler\u00ebsimi dhe k\u00ebrkesa e tyre p\u00ebr t\u00eb botuar sa m\u00eb shpesh nga krijimtaria ime, m\u00eb nxit\u00eb dhe motivon p\u00ebr t\u00eb shkruar akoma tregime, e pse jo edhe p\u00ebr t\u00eb botuar libra t\u00eb radh\u00ebs. Zaten, n\u00eb raftet e mia po presin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e botimit dy dor\u00ebshkrime, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje tregimesh dhe nj\u00eb roman dashurie. K\u00ebsaj here, p\u00ebr ju lexues, nj\u00eb tregim p\u00ebr t\u00eb nderuar vlerat e luft\u00ebs dhe sakrific\u00ebn e \u00e7lirimtarit, deri n\u00eb r\u00ebnie, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrrua n\u00eb d\u00ebshmor dhe mbetur i pavdeksh\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn e popullit dhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb.  <\/p>\n<p>Muhamet HALILI<\/p>\n<p>BUZ\u00cbQESHJE N\u00cb SHI <\/p>\n<p>Sado lisa t\u00eb m\u00ebdhenj, era i l\u00ebkundte. S\u00eb paku majat e tyre endeshin sa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn, e sa n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb. Por, loja q\u00eb luhej mes er\u00ebs e lisit, n\u00ebn tingujt e melodis\u00eb q\u00eb prodhonte shiu, t\u00eb b\u00ebnte ta kuptosh se nuk ishte kjo nj\u00eb matje forcash mes tyre, por vall\u00ebzim pasioni q\u00eb luhej n\u00eb k\u00ebto male t\u00eb dendura, q\u00eb sikur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, mbanin p\u00ebrbrenda frym\u00eb.<br \/>\nSa her\u00eb vije er\u00eb baruti, malet mbusheshin jet\u00eb. Jet\u00eb, q\u00eb prodhonin pastaj histori&#8230;!<br \/>\nSecili lis, deg\u00eb a gjethe, \u00e7do f\u00ebrf\u00ebllim\u00eb, shushurim\u00eb a z\u00eb gjallese&#8230;, q\u00eb kapnin receptor\u00ebt e d\u00ebgjimit, bartnin n\u00eb vete rr\u00ebfime unike, por si n\u00eb \u00e7do epok\u00eb, ndonj\u00ebra dallonte p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb shpirt\u00ebrore, andaj ishte e destinuar t\u00eb jetonte n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb kohore.<br \/>\nTrungut t\u00eb nj\u00eb lisi shum\u00ebvje\u00e7ar ia kishte dh\u00ebn\u00eb shpin\u00ebn nj\u00eb \u00e7lirimtar, k\u00ebsaj here i thelluar n\u00eb ndonj\u00eb realitet perfeksioni q\u00eb mund t\u00eb pikturohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr \u00ebndrra. Nuk i pushonte vet\u00ebm trupi, por i flinte edhe shpirti, derisa sa, shiu nisi rr\u00ebfimin e tij&#8230;! <\/p>\n<p>***<br \/>\n&#8211; Mos , bre, &#8211; reagoj\u00eb me z\u00ebrin e tij t\u00eb p\u00ebrgjumsh\u00ebm ndaj t\u00eb sp\u00ebrkaturave q\u00eb e ndjeu n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb njom\u00eb, t\u00eb parruar deri n\u00eb ato momente.<br \/>\nNuk i duronte dot disa nga shakat\u00eb e shok\u00ebve, e ve\u00e7mas kur dikush e zgjonte nga gjumi duke i hedhur pika uji t\u00eb ftoht\u00eb fytyr\u00ebs, apo edhe ndonj\u00eb rreng tjet\u00ebr, krejt kjo p\u00ebr pak humor, p\u00ebr ta thyer t\u00eb ftohtin, por edhe zymtin\u00eb q\u00eb sillte momenti. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, i zgurdulloi syt\u00eb, kur t\u00eb p\u00ebrgjumur pan\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ndonj\u00eb fytyre shoku, duke qeshur nga nj\u00eb g\u00ebzim i pakuptuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb vinte si rrjedhoj\u00eb e rrengut t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe reagimit komik t\u00eb \u201cviktim\u00ebs\u201d.<br \/>\nIshin pika t\u00eb imta shiu, q\u00eb binin mu kur agu p\u00ebrpiqej t\u00eb zot\u00ebronte qiellin e murrm\u00eb deri n\u00eb ato \u00e7aste, dhe ca prej tyre p\u00ebrvidheshin gjetheve p\u00ebr t\u00eb pikuar n\u00eb fytyr\u00ebn e tij t\u00eb \u00e7elur. Ashtu i rrinte edhe kur ishte i fresk\u00ebt edhe kur ishte i lodhur, fal\u00eb gjakut q\u00eb i vlonte damar\u00ebve.<br \/>\nShikoi or\u00ebn dhe i ra ballit, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb fishk\u00ebllim t\u00eb pa z\u00eb, nga goja. Ishte zgjuar nj\u00eb or\u00eb m\u00eb von\u00eb se\u00e7 kishte planifikuar zgjimin dhe nisjen e rrug\u00ebtimit tutje. Lodhja e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn pasi ishte hera e par\u00eb q\u00eb d\u00ebshtonte n\u00eb zgjimin e planifikuar. Sigurisht q\u00eb edhe shok\u00ebt, duke e njohur se sa ishte i p\u00ebrpikt\u00eb, nuk i kishin r\u00ebn\u00eb pas, se a \u00ebsht\u00eb zgjuar apo jo, dhe ishin nisur, duke menduar se edhe ai ishte n\u00eb at\u00eb mes \u00e7lirimtar\u00ebsh q\u00eb po marshonin drejt\u00eb pik\u00ebs tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; M\u00eb harruan!  &#8211; i kumboi z\u00ebri nga fundi i barkut, por q\u00eb n\u00eb aj\u00ebr doli p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb, sikur akoma ruhej t\u00eb mos e d\u00ebgjonte ndonj\u00ebri q\u00eb nuk duhej edhe pse, e ndjeu veten sikur t\u00eb ishte n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb hi\u00e7i, pa pranin\u00eb e askujt.<br \/>\nShikoi edhe nj\u00ebher\u00eb or\u00ebn dhe megjithat\u00eb e kuptoi se fajtor ishte vetja e tij. Shok\u00ebt do ta v\u00ebrenin me vones\u00eb munges\u00ebn e tij. Q\u00ebndrimi po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr t\u2019i pritur ata t\u00eb ktheheshin p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrb\u00ebnte rrezik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, andaj i duhej t\u00eb l\u00ebvizte sa m\u00eb par\u00eb, me shpres\u00ebn se do t\u00eb takohej rrug\u00ebs me ta. Shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb ishte fakti q\u00eb ai ishte nj\u00eb djal\u00eb urban, q\u00eb lufta e kishte nxjerr\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb maleve t\u00eb k\u00ebsaj ane dhe orientimin e kishte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb terrenit, prandaj edhe ishte \u00e7orientuar. Shikimi i tij bredh\u00ebs n\u00eb \u00e7do pik\u00eb, edhe at\u00eb n\u00eb fare pak sekonda d\u00ebshmonte se sa ishte hutuar, por edhe ca i frik\u00ebsuar. Jo i frik\u00ebsuar p\u00ebr jet\u00ebn e tij, sepse at\u00eb e kishte ofruar vullnetsh\u00ebm p\u00ebr ta kthyer te Ai, por p\u00ebr form\u00ebn e flijimit q\u00eb e d\u00ebshironte si n\u00eb legjend\u00eb!<br \/>\nMbushi thell\u00ebsisht mushk\u00ebrit\u00eb aj\u00ebr t\u00eb ftoht\u00eb m\u00ebngjes-mali, dhe vazhdoi me shikimin e tij t\u00eb \u00e7\u2019ekuilibruar. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, iu duk se n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn an\u00eb nuk ka rrug\u00ebdalje, ishte bllokuar aty, n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb ishte fundi p\u00ebr t\u00eb. Por, sakaq i vlonte gjaku nga brenda dhe sikur t\u00eb kishte busull t\u00eb brendshme, kah do q\u00eb e kthente kok\u00ebn, pas atij vlimi, shihte p\u00ebrplot shtigje p\u00ebr l\u00ebvizje. Por, edhe kjo e hutonte tep\u00ebr. Vall\u00eb, cili ishte shtegu i duhur?! Shum\u00eb prej tyre mund ta qonin drejt vdekjes. Drejt\u00eb nj\u00eb vdekje q\u00eb e kishte menduar ndryshe, pasi donte t\u00eb jetonte edhe pasi t\u00eb binte fli!<br \/>\nP\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar, drejtoi shikimin nga qielli, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrball\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me pikat e shiut q\u00eb ishin nd\u00ebrmjet fytyr\u00ebs s\u00eb tij dhe qiftit q\u00eb vall\u00ebzonte, n\u00eb at\u00eb podium qiellor, n\u00ebn ritmin q\u00eb e prodhonin ato kristale t\u00eb vogla uji, q\u00eb zgjateshin si gisht\u00ebrinj t\u00eb talentuara p\u00ebr t\u00eb prekur tok\u00ebn mu sikur preken tastet delikate t\u00eb nj\u00eb pianoje ku jan\u00eb luajtur veprat e kompozitor\u00ebve m\u00eb me nam. Ishte pik\u00ebrisht shiu q\u00eb e qet\u00ebsonte dhe i jepte zem\u00ebr. Kishte kujtime t\u00eb mira p\u00ebr ato pika q\u00eb binin lirsh\u00ebm nga qielli dhe i ktheheshin burimit, andaj edhe ishte i lumtur q\u00eb po rigonte. Shi kishte r\u00ebn\u00eb, thon\u00eb, edhe kur kishte lindur. Shi kishte r\u00ebn\u00eb edhe kur kishte puthur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Teut\u00ebn, frym\u00ebn e tij. Shi, madje kishte r\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebn kur kishte marr\u00eb udh\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me, \u201cdasmor\u00ebt\u201d, si\u00e7 i quante n\u00eb fillim, ata me t\u00eb cil\u00ebt u bashkua. Shi po binte edhe tani. Im\u00ebt por nuk ndalej, e kjo i jepte shpres\u00eb se fundi do t\u00eb ishte i mir\u00eb!<br \/>\nNdihmuar nga shiu, fshiu gjurm\u00ebt n\u00eb vendin ku kishte pushuar, puthi emblem\u00ebn q\u00eb kishte n\u00eb kapel\u00eb dhe para se ta rregullonte mir\u00eb n\u00eb kok\u00eb, shikoi secil\u00ebn prej tri shkronjave q\u00ebndisur n\u00eb t\u00eb, mu sikur shikohet dikush me t\u00eb cilin p\u00ebrsh\u00ebndetesh asisoj sikur shpalos hapur mallin e madh q\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb, sepse mund t\u00eb mos e shoh\u00ebsh m\u00eb, ndon\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e vulosur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb ty!<br \/>\nNgjeshi arm\u00ebt n\u00eb brez, p\u00ebrve\u00e7 automatikut q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb shkrepur, dhe me nj\u00eb buz\u00ebqeshje q\u00eb vetvetiu iu vesh fytyr\u00ebs, l\u00ebvizi k\u00ebmb\u00ebt ngadal\u00eb po sigurt drejt nj\u00eb shtegu t\u00eb p\u00ebrdredhur, q\u00eb lahej mir\u00eb nga rigat e shiut, t\u00eb cilat ia jepnin nj\u00eb shk\u00eblqim mesit rrug\u00ebs. Syt\u00eb e \u00e7lirimtarit e lexonin, at\u00eb drit\u00eb, si udh\u00ebrr\u00ebfyes me t\u00eb cil\u00ebn po e ndihmonte qielli, andaj edhe ishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebr at\u00eb drejtim q\u00eb ndiqte ndri\u00e7imi. L\u00ebvizja e tij e kujdesshme p\u00ebrcillte vij\u00ebn ndri\u00e7uese q\u00eb shp\u00ebrfaqej mesit rrug\u00ebs e q\u00eb l\u00ebvizte gjithmon\u00eb para, po me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm si t\u00eb hapave t\u00eb tij.<br \/>\nEcte udh\u00ebrr\u00ebfyesi, ecte \u00e7lirimtari. Pushtonte malin para, duke l\u00ebn\u00eb male pas, e nga lart\u00eb ndiqej nga qifti q\u00eb vall\u00ebzonte pand\u00ebrprer\u00eb. Her\u00eb pas here ndalej, merrte pozit\u00eb luftimi dhe pothuajse krejt p\u00ebrqendrimin e orientonte n\u00eb shqis\u00ebn e d\u00ebgjimit. K\u00ebng\u00ebn e shiut si t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte i p\u00ebrfshir\u00eb deri n\u00eb ato momente, e ndante n\u00eb tinguj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E jasht\u00ebzakonshme se si me nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjosh sa shum\u00eb z\u00ebra, e sa shum\u00eb kthjellt\u00eb. Madje, i d\u00ebgjonte edhe l\u00ebvizjet e insekteve mbi gjethe, fshsh, fshsh, fshsh&#8230;!<br \/>\nEcte s\u00ebrish udh\u00ebrr\u00ebfyesi para. Ndiqej nga hapat e \u00e7lirimtarit. Pushtohej mali, lihej mal mbrapa, vall\u00ebzonte era e lisi! S\u00ebrish ndales\u00eb e currim vesh\u00ebsh!<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht nuk d\u00ebgjohej ndonj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb sporadike, sikur dit\u00ebve tjera, sepse \u00e7lirimtarit kjo do t\u2019i ndihmonte shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u orientuar.<br \/>\nVazhdonte ecja e kujdesshme&#8230;vazhdonte edhe vall\u00ebzimi&#8230; d\u00ebgjohej f\u00ebrf\u00ebllim\u00eb, cic\u00ebrim\u00eb, fishk\u00ebllim\u00eb. shushurim\u00eb&#8230;fshsh, fshsh, fshsh&#8230;<br \/>\nS\u00ebrish ndalje, s\u00ebrish ecje, ndalje, ecje&#8230;!<br \/>\nErdhi nj\u00eb moment kur ndalesa e radh\u00ebs ishte m\u00eb ndryshe, pasi \u00e7lirimtari, si t\u00eb p\u00ebrdorte pajisje t\u00eb sofistikuara, kapi nj\u00eb z\u00eb! Nj\u00eb z\u00eb, q\u00eb e m\u00ebrziti se nuk i p\u00eblqeu. Ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb vrazhd\u00ebsis\u00eb q\u00eb i erdhi keqas n\u00eb timpanet e vesh\u00ebve, p\u00ebr t\u2019ia prishur n\u2019\u00e7ast, harmonin\u00eb e z\u00ebrave t\u00eb natyr\u00ebs, q\u00eb e shoq\u00ebruan deri aty. I kumbonte si nj\u00eb z\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndillte pastaj nj\u00eb t\u00eb keqe!<br \/>\nBiseda me tone t\u00eb ul\u00ebta, fare p\u00ebshp\u00ebrit\u00ebse, b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. L\u00ebvizjet e tij tani ishin aq t\u00eb kujdesshme e t\u00eb sigurta sikur t\u00eb zvarritjes n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb minuar. Dikur, arriti n\u00eb nj\u00eb pozicion ku p\u00ebrve\u00e7 shqis\u00ebs s\u00eb d\u00ebgjimit, i hynte n\u00eb pun\u00eb edhe ajo e t\u00eb pamurit, q\u00eb ia qart\u00ebsoi situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej. Diku dhjet\u00eb metra para tij, syt\u00eb e \u00e7lirimtarit pan\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb uniformuar, i shtrir\u00eb me mitralozin e tij gati p\u00ebr shkrepje. N\u00eb krahun e atij ushtari, syt\u00eb ia fokusuan emblem\u00ebn e armikut. Dikur, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb pa edhe nj\u00eb trup tjet\u00ebr, po ashtu n\u00eb pozit\u00eb gatishm\u00ebrie p\u00ebr betej\u00eb. E, dy metra m\u00eb tutje edhe t\u00eb nj\u00eb tjetri, pastaj krah tij edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, edhe nj\u00eb tjet\u00ebr&#8230; ishin shum\u00eb!  Pamje e nj\u00ebjt\u00eb ishte edhe nga krahu i djatht\u00eb. Pa i v\u00ebrejtur dhe pa u v\u00ebrejtur, \u00e7lirimtari kishte hyr\u00eb pothuajse mu n\u00eb mes ushtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb fakt ai kishte dal\u00eb t\u2019i luftonte.<br \/>\nAta kishin z\u00ebn\u00eb pusi, mu si\u00e7 z\u00ebn\u00eb hienat. Nga posht\u00eb po u vinte lirsh\u00ebm pafaj\u00ebsia, \u00e7ilt\u00ebrsia&#8230; po u vinin dasmor\u00ebt e liris\u00eb, q\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm po ecnin drejt nj\u00eb kurthi fatal p\u00ebr ta.<br \/>\nPor, si t\u00eb paralajm\u00ebroheshin bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt?! Pozita e tij e momentit ishte si e nj\u00eb qengji t\u00eb porsalindur, i ndodhur brenda nj\u00eb tufe ujq\u00ebrish t\u00eb uritur. Nga aty, mund t\u2019i b\u00ebnte pak ose fare d\u00ebm armikut, pasi vet ishte pre e leht\u00eb. Por, tani kjo nuk ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme, sa ishte e nevojshme t\u00eb d\u00ebgjohej zhurma e rafal\u00ebve t\u00eb automatikut t\u00eb tij, q\u00eb do t\u00eb alarmonte. P\u00ebr nga natyra ishte i qet\u00eb, nuk e donte zhurm\u00ebn, por tani nj\u00eb zhurm\u00eb do t\u00eb thoshte jet\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt!<br \/>\nU shtri n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb luftimi me automatikun gati p\u00ebr \u201czjarr\u201d. Si n\u00eb nj\u00eb  \u201cxhirim t\u00eb ngadal\u00ebsuar\u201d, po i vinte nj\u00eb pik\u00eb shiu q\u00eb i buz\u00ebqeshi k\u00ebndsh\u00ebm teksa i ra mu n\u00eb maje t\u00eb tyt\u00ebs, e gatshme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb flak\u00eb. Ashtu i erdhi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb, po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn buz\u00ebqeshje, pastaj edhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr sikur b\u00ebri piruetin para se t\u00eb shkrihej n\u00eb tyt\u00eb. Binin pikat nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs,  edhe nj\u00eb, edhe nj\u00eb&#8230;.secila nga to, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga format e \u201cshenj\u00ebs emotive\u201d ia rrihnin tyt\u00ebn q\u00eb do t\u00eb shkrepte, pas pak, jet\u00eb p\u00ebr dik\u00eb! Tani mal ishte b\u00ebr\u00eb edhe zemra e tij. E futi n\u00eb thumb vendq\u00ebndrimin ku ishin ushtar\u00ebt me armatimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dhe&#8230;!<br \/>\nQielli u terrua nga fluturim i zogjve t\u00eb trembur. Armiku, q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte befasin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, u befasua vet si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Tani melodin\u00eb e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb shiut e vrau ai tingull i vrazhd\u00eb i arm\u00ebve q\u00eb u derdh\u00eb rrufe n\u00eb drejtim t\u00eb vendndodhjes s\u00eb \u00e7lirimtarit&#8230;<br \/>\nLart\u00eb vazhdonte t\u00eb vall\u00ebzonte era e lisi, derisa pikat e shiut ishin ato q\u00eb po binin tani nxituesh\u00ebm, por pingul edhe mbi nj\u00eb pal\u00eb sy q\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb hapur drejt qiellit dhe mbi nj\u00eb buz\u00ebqeshje d\u00eblir\u00ebsie q\u00eb shtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruhet sa e bukur ishte. \u201cBuz\u00ebqeshje n\u00eb shi!\u201d do t\u00eb mund t\u00eb quhej n\u00ebse do t\u00eb shnd\u00ebrrohej ajo pamje n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr arti.<br \/>\nIshte nj\u00eb r\u00ebnie si n\u00eb legjend\u00eb!<br \/>\n\u00c7lirimtar\u00ebt vazhduan drejt\u00eb nj\u00eb pike tjet\u00ebr&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim i radh\u00ebs p\u00ebr lexuesit e proz\u00ebs sime. Vler\u00ebsimi dhe k\u00ebrkesa e tyre p\u00ebr t\u00eb botuar sa m\u00eb shpesh nga krijimtaria ime, m\u00eb nxit\u00eb dhe motivon p\u00ebr t\u00eb shkruar akoma tregime, e pse jo edhe p\u00ebr t\u00eb botuar libra t\u00eb radh\u00ebs. Zaten, n\u00eb raftet e mia po presin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e botimit dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27857,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-27856","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27856\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}