{"id":27979,"date":"2018-11-08T14:47:38","date_gmt":"2018-11-08T14:47:38","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=27979"},"modified":"2018-11-08T14:47:38","modified_gmt":"2018-11-08T14:47:38","slug":"kmdlnj-kosova-10-takse-doganore-serbise-serbia-100-bllokade-politike-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kmdlnj-kosova-10-takse-doganore-serbise-serbia-100-bllokade-politike-kosoves\/","title":{"rendered":"KMDLNj: Kosova 10% taks\u00eb doganore Serbis\u00eb, Serbia 100% bllokad\u00eb politike Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka reaguar ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr taks\u00ebn doganore prej 10% p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnja.Reagimi i plot\u00eb:\u201cQeveria e Kosov\u00ebs mori vendim q\u00eb mallrat nga Serbia dhe Bosnja  t\u00eb ngarkohen me nj\u00eb taks\u00eb doganore prej 10% e q\u00eb nxiti reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb , Bosnjes , Goran Rakiqit t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb okupuar dhe , sipas nj\u00eb automatizmi t\u00eb asht\u00ebzuar , edhe t\u00eb burokrat\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt , jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatojn\u00eb standarde t\u00eb dyfishta , kryesisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb Serbis\u00eb. <\/p>\n<p>Mallrat nga Serbia e kan\u00eb v\u00ebrshuar tregun kosovar dhe nuk i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb kontrolli sikur q\u00eb skajsh\u00ebm e kan\u00eb rritur informalitetin n\u00eb ekonomin\u00eb , edhe ashtu t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Shum\u00eb biznese n\u00eb Kosov\u00eb , perandorin\u00eb e tyre biznesore e kan\u00eb ngritur duke importuar , pa kritere dhe standarde , mallra nga Serbia sikur edhe duke u p\u00ebrkrahur financiarisht nga tajkun\u00ebt serb\u00eb q\u00eb i kan\u00eb pastruar parat\u00eb e pista p\u00ebrmes tyre n\u00eb Kosov\u00eb.Shum\u00eb biznese t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb shkaktuar evazion fiskal duke u ikur detyrimeve doganore p\u00ebrmes fshehjes apo mospages\u00ebs s\u00eb taksave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb  kan\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs dhe prodhuesit vendor\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb jokonkurues , jo vet\u00ebm n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare por edhe ato vendore. Vendosja e taks\u00ebs doganore prej 10% p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim simbolik , afatshkurt\u00ebr dhe m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb bllof politik p\u00ebr faktin se ndaj Serbis\u00eb dhe Bosnjes \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb vendosen taksa n\u00eb nivel q\u00eb Serbia dhe Bosnja e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kjo \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb vendoset q\u00eb nga koha e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kur Serbia nisi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e Kosov\u00ebs , si n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar ashtu edhe n\u00eb ate t\u00eb brendsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb treguar e padrejt\u00eb ndaj Kosov\u00ebs duke e lejuar Serbin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb nj\u00eb shteti , pavar\u00ebsin\u00eb e s\u00eb cilit e kan\u00eb njohur pjesa d\u00ebrmuese e k\u00ebtyre shteteve. BE po p\u00ebrdor\u00eb stnadarde t\u00eb dyfishta dhe \u00ebsht\u00eb dyfytyr\u00ebshe edhe sa i p\u00ebrket liberalizimit t\u00eb vizave duke vendosur kushte shtes\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn e t\u00eb cilat nuk ishin kusht p\u00ebr asnj\u00eb shtet t\u00eb Ballkanit dhe duke e shtyr\u00eb liberalizimin e vizave drejt kusht\u00ebzimit p\u00ebr l\u00ebshime politike q\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsisht e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn.Kusht\u00ebzimi , si mjet p\u00ebr arritje t\u00eb q\u00ebllimeve politike dhe t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale e cila sanksionohet me ligjet e vendit dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare. BE , duke kusht\u00ebzuar politik\u00ebn kosovare t\u2019i n\u00ebnshtrohet bisedimeve q\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn , i ka futur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb geto duke ua mohuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb njeriut , lirin\u00eb e l\u00ebvizjes. Me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb disa bizneseve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb , intereseve ekonomike por edhe politike t\u00eb Serbis\u00eb , e kan\u00eb shnd\u00ebrruar Kosov\u00ebn n\u00eb koloni ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb , t\u00eb ndihmuar nga burokrat\u00eb t\u00eb BE t\u00eb cilat CEFT-an e interpretojn\u00eb sipas standardeve t\u00eb tyre , duke u b\u00ebr\u00eb aleat\u00eb n\u00eb rikolonizimin e Kosov\u00ebs.  <\/p>\n<p>BE , me loj\u00ebn e pamoralshme dhe me standarde t\u00eb dyfishta , skajshm\u00ebrisht po i dhunon t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs duke i futur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb nj\u00ebkah\u00ebshe dhe pa dalje. Biznesmen\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe mbrojn\u00eb interesin ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pashmangsh\u00ebm se kan\u00eb p\u00ebrkrahje politike , ndryshe do t\u00eb ipnin llogari p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb ekonomis\u00eb kosovare dhe prodhuesve vendor\u00eb. K\u00ebta biznesmen\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamoralsh\u00ebm , t\u00eb ndyr\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj.Serbia \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb shkat\u00ebrrimtare kund\u00ebr Kosov\u00ebs n\u00eb planin politik , diplomatik , sportiv , ekonomik , kulturor\u00eb kurse BE nuk e nd\u00ebrmerr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr ta detyruar t\u2019i p\u00ebrmbahet marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb Bruksel. Serbia e v\u00ebshtir\u00ebson lirin\u00eb e l\u00ebvizjes p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs , n\u00eb rast kur ka mund\u00ebsi e pamund\u00ebson ate sikur q\u00eb arreston qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs  me akuza t\u00eb sajuara dhe t\u00eb shpifura dhe se nuk ka asnj\u00eb reagim nga BE e cila presionin dhe kusht\u00ebzimin e drejton kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Fushata e fundit e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga shtetet q\u00eb e kan\u00eb njohur m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje flagrante e cila nuk po gjykohet nga shtetet e BE-s\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb po kontribuojn\u00eb n\u00eb tensionimin e situat\u00ebs , deri n\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb dhun\u00ebs e cila leht\u00ebsisht mund t\u00eb parashihet.<\/p>\n<p> BE e ka luajtur nj\u00eb rol jasht\u00ebzakonisht dyfytyr\u00ebsh sidomos n\u00eb ndarjen e Mitrovic\u00ebs e n\u00eb ve\u00e7anti q\u00eb nuk po e lejon hapjen e Ur\u00ebs mbi lumin Ib\u00ebr , derisa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb p\u00ebrfundimi i krijimit t\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb ri etnik dhe politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb okupuar t\u00eb Kosov\u00ebs.BE e ka legalizuar pastrimin etnik t\u00eb veriut nga shqiptar\u00ebt , e ka penguar nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive t\u00eb rr\u00ebnuara t\u00eb shqiptar\u00ebve sikur q\u00eb e ka p\u00ebrkrahur kolonizimin e k\u00ebsaj pjese p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00eb n\u00eb Lagjen Kodra e Diellit duke penguar institucionet e Kosov\u00ebs t\u00eb vendosin nj\u00eb rregull urbanistik atje. Aktualisht nuk ka vend m\u00eb t\u00eb dhunuar n\u00eb Evrop\u00eb se Kosova sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes dhe zhvillimit ekonomik dhe se  kjo b\u00ebhet nga ato vende q\u00eb jan\u00eb bart\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre vlerave. Deri n\u00eb koh\u00ebn kur Serbia fillon t\u00eb sillet si nj\u00eb vend normal , Kosova duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet p\u00ebr mbrojtje t\u00eb integritetit territorial dhe shtrirje t\u00eb sovranitetit , n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare  . Kosova duhet t\u00eb sillet p\u00ebrball\u00eb Serbis\u00eb sipas parimit t\u00eb respektimit t\u00eb reciprocitetit q\u00eb i rregullon raportet nd\u00ebrshtet\u00ebrore n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs. <\/p>\n<p>Pse duhet Kosova t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrjashtime n\u00eb vazhdim\u00ebsi duke e d\u00ebmtuar veten ?Dhe pse duhet t\u2019u besoj\u00eb dhe t\u2019iu n\u00ebnshtrohet  intereseve personale dhe klaneve brenda vet BE duke e d\u00ebmtuar fort Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj ? Pse duhet t\u00eb bisedoj\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat nuk bisedon asnj\u00eb shtet normal , i pavarur dhe sovran , p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rregullimit t\u00eb brendsh\u00ebm territorial dhe t\u00eb kufijve ?! Vetdij\u00ebsimi i qytetar\u00ebve , po t\u00eb ishte n\u00eb nivelin e duhur dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me intereset e vendit do ta b\u00ebnin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm taks\u00ebn doganore prej 10% v\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb dhe Bosnjes duke ua mohuar blerjen e mallit nga k\u00ebto shtete n\u00eb shkall\u00ebn 100% derisa k\u00ebto shtete t\u00eb sillen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 po sillen tani.N\u00eb raport me nj\u00eb shtet q\u00eb 100% \u00ebsht\u00eb disponuar armiq\u00ebsisht ndaj jush , patriotizmi ekonomik do t\u2019i paraprinte dhe do ta kusht\u00ebzonte patriotizmin politik. Merreni shembullin e Izraelit pas viteve 1948 kur e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb , i blinte prodhimet vendore edhe n\u00ebse ishin pes\u00ebfish m\u00eb t\u00eb shtrenjta se t\u00eb tjerat . \u00c7do shtet normal , duke mbrojtur prodhuesit e vendit dhe prodhimet vendore , krijon kushte p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb mir\u00ebfillt ekonomik dhe mund\u00ebson hapje t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs . Vet\u00ebm nj\u00eb shtet q\u00eb favorizon shoq\u00ebrin\u00eb prodhuese ka perspektiv\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb zhvillimit ekonomik kurse, aktualisht shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb konsumuese (kryesisht e mallrave nga Serbia , Maqedonia dhe  Turqia) prandaj nuk kemi zhvillim ekonomik t\u00eb mjaftuesh\u00ebm apo garantues t\u00eb ngritjes s\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.Liria e l\u00ebvizjes dhe qarkullimi i lir\u00eb i mallrave dhe ideve , si t\u00eb drejta elementare t\u00eb njeriut dhe si garantues t\u00eb zhvillimit ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb po dhunohen skajshm\u00ebrisht dhe brutalisht nga Serbia , e ndihmuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e burokracis\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb BE \u2013 s\u00eb , biznismen\u00ebt e kriminalizuar kosovar\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Serbis\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb , gjithashtu e kriminalizuar e politik\u00ebs vendore. Prandaj , KMDLNj propozon q\u00eb kjo taks\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb mas\u00ebn , s\u00eb paku 50% sikur q\u00eb t\u00eb zbatohet 100% reciprociteti me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besoj se do ta ken\u00eb mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs , pavar\u00ebsisht \u00e7mimit q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka reaguar ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr taks\u00ebn doganore prej 10% p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnja.Reagimi i plot\u00eb:\u201cQeveria e Kosov\u00ebs mori vendim q\u00eb mallrat nga Serbia dhe Bosnja t\u00eb ngarkohen me nj\u00eb taks\u00eb doganore prej 10% e q\u00eb nxiti reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-27979","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}