{"id":28029,"date":"2018-11-09T10:43:50","date_gmt":"2018-11-09T10:43:50","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=28029"},"modified":"2018-11-09T10:43:50","modified_gmt":"2018-11-09T10:43:50","slug":"botimet-e-poezise-se-frederik-rreshpjes-ne-prishtine-shkup-e-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/botimet-e-poezise-se-frederik-rreshpjes-ne-prishtine-shkup-e-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"BOTIMET E POEZIS\u00cb S\u00cb FREDERIK RRESHPJES N\u00cb PRISHTIN\u00cb, SHKUP E N\u00cb GJILAN"},"content":{"rendered":"<p>(Kumtes\u00eb e parapar\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb Konferenc\u00ebs shkencore p\u00ebr poezin\u00eb e Frederik Rreshpjes, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb, ( 10 n\u00ebntor 2018 ), n\u00eb ambientet e Muzeut Komb\u00ebtar, duke filluar nga ora 10:00)<\/p>\n<p>Nga: Sabit Rrustemi<\/p>\n<p>Pak vite pasi nxori n\u00eb drit\u00eb dy librat e tij t\u00eb par\u00eb poetik p\u00ebrmes Sht\u00ebpis\u00eb Botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs, Frederik Rreshpja, nj\u00eb nga lirik\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb poezis\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse shqipe, do t\u00eb botohet edhe n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte viti 1975 kur Redaksia e Botimeve Rilindja bootoi p\u00ebrmbledhjen poetike, ENISE, ENISE, t\u00eb zgjedhur nga poeti i mir\u00ebnjohur Ali Podrimja me redaktorin Anton Pashkun, nj\u00ebr\u00ebn nga penat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb proz\u00ebs dhe dram\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Ky botim i Rreshpjes n\u00eb Prishtin\u00eb ndodhte pas afris\u00eb s\u00eb mir\u00eb t\u00eb raporteve Prishtin\u00eb \u2013 Tiran\u00eb, pak vite gjithashtu pas demonstratave t\u00eb vitit 1968, kur Kosova, p\u00ebrve\u00e7 flamurit komb\u00ebtar dhe Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, fitoi dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i riv\u00ebn\u00eb lidhjet e gjakut me njer\u00ebzit q\u00eb i kishte tej Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna. Sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb afri, p\u00ebrfituan fusha e kultur\u00ebs, arsimit dhe ajo e sportit.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebsaj afrie, lexuesi shqiptar i Kosov\u00ebs, u njoh dhe me let\u00ebrsin\u00eb e botuar n\u00eb Tiran\u00eb. Emrat si Ismail Kadare, Drit\u00ebro Agolli, Fatos Arapi, Frederik Rreshpja, Agim Shehu, Dhori Qiriazi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, do jen\u00eb emrat e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u shp\u00ebrfaq\u00ebn p\u00ebrmes librave gjat\u00eb viteve shtat\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rast\u00ebsi, libri poetik i Frederik Rreshpjes ENISE, ENISE (q\u00eb n\u00eb ballin\u00eb u shtyp vet\u00ebm me nj\u00eb \u201cR\u201d) shihte drit\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, pik\u00ebrisht kur hiqej nga qarkullimi dhe burgosej n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ishin poezit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura nga dy v\u00ebllimet poetike t\u00eb Rreshpjes, \u201cRapsodi shqiptare\u201d ( 1968 ) dhe \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ( 1973 ) q\u00eb gjet\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb brenda 64 faqeve apo kat\u00ebr tabak\u00ebve t\u00eb librit ENISE, ENISE, lib\u00ebr ky q\u00eb u prit tejet mir\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti nga lexuesi si dhe letrar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebtyre poezive nuk iu parapriu as edhe nj\u00eb parath\u00ebnie apo s\u00eb paku dhe sh\u00ebnime p\u00ebr autorin (mbase edhe p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb aq n\u00eb sy nga censor\u00ebt e koh\u00ebs q\u00eb e mbanin n\u00ebn kujdes \u00e7do gj\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb) n\u00eb rrethet letrare dhe ato studentore, libri i Rreshpjes paralajm\u00ebronte nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poetik, nuk identifikohej n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me realizmin socialist, ndaj p\u00ebr t\u00eb kishin konsiderat\u00eb, jo vet\u00ebm emrat q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb botimin e tij, por edhe brezi i mes\u00ebm i shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me Ymer Shkrelin, Teki Dervishin, Beqir Musliun, Jusuf G\u00ebrvalla, Shaip Beqiri etj., t\u00eb cil\u00ebt let\u00ebrsis\u00eb i jepnin m\u00eb shum\u00eb art se sa ideologji dhe prej saj k\u00ebrkonin n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, art.<\/p>\n<p>Libri, p\u00ebr nga v\u00ebllimi, ishte modest. Kishte gjithsej 44 poezi, t\u00eb strukturuara brenda pes\u00eb cikleve, ku, cikli i par\u00eb, \u201cDuke thirrur ret\u00eb dhe shiun\u201d, fjala vjen, hapej e mbyllej vet\u00ebm me nj\u00eb poezi, \u201cRapsodia e vjet\u00ebr e lahut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kjo zgjedhje e poezis\u00eb s\u00eb Rreshpjes, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb metave n\u00eb renditje dhe ndarje ciklesh, do t\u00eb mbahet n\u00eb mendje si titull edhe pas botimeve t\u00eb poezive t\u00eb zgjedhura q\u00eb ndodhi m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrmes bibliotek\u00ebs ALBATROS, t\u00eb Redaksis\u00eb s\u00eb botimeve RILINDJA, ku u botuan librat poetik\u00eb, \u201cMotive me diell\u201d i Ismail Kadares\u00eb, \u201cT\u00eb pagjum\u00ebt\u201d e Drit\u00ebro Agollit dhe \u201cFatet\u201d e Fatos Arapit. K\u00ebto v\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrzgjedhura, tash ishin m\u00eb voluminoze, shoq\u00ebroheshin me parath\u00ebnie t\u00eb gjata si dhe sh\u00ebnime p\u00ebr autor\u00ebt. E, shquheshin edhe me nj\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb lart\u00eb teknike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet tet\u00ebdhjeta, sidomos periudha pas demonstrative t\u00eb vitit 1981, do t\u00eb zvog\u00eblohet skajshm\u00ebrisht botimi i librave t\u00eb shkrimtar\u00ebve nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Frederik Rreshpja do t\u00eb ndihet i gjall\u00eb dhe do t\u00eb m\u00ebsohet p\u00ebr fatin e tij, tek n\u00eb vitin 1992 kur javorja e Prishtin\u00ebs, \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d, solli nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte zhvilluar redaktori i k\u00ebsaj reviste, shkrimtari Shaip Beqiri.<\/p>\n<p>Tek \u2013 tuk, m\u00eb pas, pati ndonj\u00eb poezi t\u00eb Rreshpjes q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb, por, si lib\u00ebr n\u00eb vete, jo.<\/p>\n<p>Ishin rrethanat e koh\u00ebs q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i favorizonin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, se sa botimet letrare.<\/p>\n<p>Rreshpjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, do ta rikthej\u00eb te lexuesi i k\u00ebndej Drinit, pik\u00ebrisht Shkupi, ish kryeqendra e Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk ishte dhe aq larg prej Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia botuese ASDRENI, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga shkrimtari Kalosh \u00c7eliku, n\u00eb vitin 1998, kur tashm\u00eb Frederik Rreshpja ndodhej n\u00eb liri dhe n\u00eb vlugun e botimeve t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare, solli n\u00eb drit\u00eb dhe p\u00ebr lexuesit librin e zgjedhur me poezi RRI SONTE TEK UN\u00cb. P\u00ebrzgjedh\u00ebsja, Vjollca Rrapi, jo dhe aq em\u00ebr i njohur, tash kish nj\u00eb opus m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb poetik t\u00eb Rreshpjes dhe, mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Rreshpja kish botuar m\u00eb 1994 librin e ri poetik, \u201cErdhi ora t\u00eb vdes p\u00ebrs\u00ebri\u201d, p\u00ebr botimin e t\u00eb cilit u p\u00ebrkujdes shkrimtari Moikom Zeqo.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb vit, m\u00eb 1994, Rreshpja boton n\u00eb Tiran\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje poetike me titull LIRIKA T\u00cb ZGJEDHURA, t\u00eb cilat do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb Vjollc\u00ebs, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe dy librat e m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb konceptuar nj\u00eb lib\u00ebr poetik t\u00eb k\u00ebtij liriku t\u00eb shquar, duksh\u00ebm m\u00eb cil\u00ebsor se sa botimi i vitit 1975, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe k\u00ebtij libri i mungon parath\u00ebnia ( e domosdoshme n\u00eb k\u00ebso botimesh ) po, edhe sh\u00ebnimet p\u00ebr autorin. Megjith\u00ebse aty ishte poezia me vlera t\u00eb pamohuar letrare.<\/p>\n<p>Lexuesi p\u00ebr autorin do t\u00eb njihej vet\u00ebm nga ndonj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb shtypin shqiptar t\u00eb Shkupit apo dhe nga ndonj\u00eb v\u00ebshtrim letrar, tek \u2013 tuk dhe, tep\u00ebr i rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Rreshpja, me k\u00ebto botime, qoft\u00eb si v\u00ebllime n\u00eb vete apo dhe botime t\u00eb zgjedhura, vazhdon t\u00eb cil\u00ebsohet si nj\u00eb nga lirik\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb poezis\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe, si vazhdues i denj\u00eb i Lasgushit dhe i shkoll\u00ebs letrare t\u00eb Shkodr\u00ebs, por edhe si nj\u00ebri nga autor\u00ebt tan\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs, m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ve\u00e7anti t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Rreshpjes do t\u00eb sheshohen e shp\u00ebrfaqen ve\u00e7mas n\u00eb botimin e tret\u00eb t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb zgjedhur, q\u00eb do t\u00eb ndodh 12 vite pas vdekjes s\u00eb Tij dhe tash, n\u00eb Gjilan. \u00cbsht\u00eb Sht\u00ebpia Botuese \u201cBeqir Musliu\u201d, q\u00eb, n\u00ebn zgjedhjen dhe parath\u00ebnien e shkrimtarit dhe studiuesit t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, do ta p\u00ebrgatis\u00eb dhe nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb librin \u201cERA P\u00cbRKUND PIK\u00cbLLIMIN E LULEVE, q\u00eb korrigjon t\u00eb gjitha p\u00ebrzgjedhjet e deritashme t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Rreshpjes dhe, me poezit\u00eb q\u00eb ndodhen brenda k\u00ebtij titulli, t\u00eb strukturuara n\u00eb pes\u00eb cikle poetik\u00eb, pa fije dyshimi, Frederik Rreshpjen e nxjerr si lirikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe, bazuar n\u00eb prurjet e reja, n\u00eb figuracionin artistik, metaforat origjinale \u2013 krijime t\u00eb tij dhe, pamjet poetike q\u00eb thuaja nuk i has kund tjet\u00ebr si te ky poet.<\/p>\n<p>Zheg\u00ebr, 8 n\u00ebntor 2018<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Kumtes\u00eb e parapar\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb Konferenc\u00ebs shkencore p\u00ebr poezin\u00eb e Frederik Rreshpjes, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb, ( 10 n\u00ebntor 2018 ), n\u00eb ambientet e Muzeut Komb\u00ebtar, duke filluar nga ora 10:00) Nga: Sabit Rrustemi Pak vite pasi nxori n\u00eb drit\u00eb dy librat e tij t\u00eb par\u00eb poetik p\u00ebrmes Sht\u00ebpis\u00eb Botuese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28029","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}