{"id":28262,"date":"2018-11-13T08:25:44","date_gmt":"2018-11-13T08:25:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=28262"},"modified":"2018-11-13T08:25:44","modified_gmt":"2018-11-13T08:25:44","slug":"alarmante-popullsia-e-kosoves-mund-te-pergjysmohet-brenda-nje-dekade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/alarmante-popullsia-e-kosoves-mund-te-pergjysmohet-brenda-nje-dekade\/","title":{"rendered":"Alarmante, popullsia e Kosov\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrgjysmohet brenda nj\u00eb dekade"},"content":{"rendered":"<p>Sipas sh\u00ebnimeve zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, vendi yn\u00eb po zvog\u00eblohet p\u00ebr num\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb reduktuar p\u00ebr 350.000 veta. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj fushe dhe qytetar\u00ebt, kjo duhet t\u00eb alarmoj\u00eb institucionet tona, sepse n\u00ebse vazhdon ky trend, pas 5 apo 10 vjet\u00ebsh, numri i banor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Kosova do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>\u201cSot, n\u00eb Kosov\u00eb jetojn\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb krim, dhe \u00e7do k\u00ebshill\u00eb q\u00eb i jepet nj\u00eb t\u00eb riu \u00ebsht\u00eb t\u00eb largohet nga Kosova, ndryshe k\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb i torturuar. Kjo dinamik\u00eb e ikjeve do t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet dhe brenda pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb ardhshme Kosova me k\u00ebt\u00eb temp do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend, i cili do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb fiasko humane, pun\u00ebtore dhe ekonomike. Faji \u00ebsht\u00eb te pjesa e popullit t\u00eb shitur, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojt\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike dhe pjesa tjet\u00ebr, e cila hesht. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendin, derisa nuk ka nd\u00ebshkim gjeneratash, si n\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, thot\u00eb analisti Guraku\u00e7 Ku\u00e7i p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d.<\/p>\n<p>Sipas sh\u00ebnimeve zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, vendi yn\u00eb po zvog\u00eblohet p\u00ebr num\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb reduktuar p\u00ebr 350.000 veta. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj fushe dhe qytetar\u00ebt, kjo duhet t\u00eb alarmoj\u00eb institucionet tona, sepse n\u00ebse vazhdon ky trend, pas 5 apo 10 vjet\u00ebsh, numri i banor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Kosova do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i OJQ-s\u00eb Demokracia Plus, Jetmir Bakia, p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d, thot\u00eb se numri i lindjeve ka r\u00ebn\u00eb nga viti n\u00eb vit edhe p\u00ebr faktin se ka pasur migrim t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vendet evropiane e gjetiu. Sociologu Fadil Maloku, p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d, thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb sentenca e idiom\u00ebs apo \u201cshp\u00eblarjes s\u00eb trurit\u201d, q\u00eb ndryshe n\u00eb politik\u00ebn paramode shquhej dhe identifikohej pak a shum\u00eb si\u201d indoktrinim\u201d e si \u201cp\u00ebrpunim politik\u201d, \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb dimensione t\u00eb nj\u00eb fatpajtimi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm dhe pothuajse irracional.\u201d E themi irracional dhe fatpajtues, p\u00ebr shkakun se \u201cskalpeli\u201d yn\u00eb sociologjik e ka pak si v\u00ebshtir\u00eb ta imagjinoj\u00eb politik\u00ebn q\u00eb me dy dekada demokracie e tendence shtetnd\u00ebrtimi, nuk arriti bile nj\u00ebher\u00eb ta fus\u00eb n\u00eb agjenda nacionale luftimin e kriminalitetit, korrupsionit, pabarazis\u00eb papun\u00ebsis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb ekstreme. Ndaj, n\u00eb cil\u00ebndo shoq\u00ebri evropiane, k\u00ebta parametra e tregues socio-ekonomik, do t\u00eb ishin definitivisht shenja alarmuese p\u00ebr kolapsimin dhe bankrotimin e shtetit! Duket, q\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmsh t\u00eb k\u00ebsaj tendence bankrotuese, do ta paguajm\u00eb me \u201cinternim\u201d dhe ikje masive nga vendi, menj\u00ebher\u00eb sapo t\u00eb lejohet liberalizimi i vizave\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Maloku.<\/p>\n<p>Maloku: Ky zhg\u00ebnjim vjen nga keqqeverisja<\/p>\n<p>Maloku pyet se kujt i duhet nj\u00eb Kosov\u00eb e till\u00eb. \u201cHeqja dor\u00eb nga \u201cshtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb indikator i fuqish\u00ebm shtes\u00eb, se gjeneratat e reja duke qen\u00eb t\u00eb \u201cburgosura\u201d kolektivisht, jan\u00eb frustruar aq shum\u00eb, ndaj nuk e kan\u00eb m\u00eb ngarkes\u00ebn e t\u00eb qenit \u201cshtetas\u201d i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe, gjith\u00eb ky zhg\u00ebnjim dhe frustrim vjen mu nga keqqeverisja, mashtrimi dhe manipulimi sistematik i k\u00ebsaj dhe t\u00eb tjerave qeveri. Ngase, nuk mundesh sot n\u00eb koh\u00ebn e digjitalizimit t\u00eb informatave, t\u2019i g\u00ebnjesh k\u00ebto gjenerata\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Maloku. Ai shton se \u00ebsht\u00eb absurd dhe e pakuptueshme, q\u00eb t\u00eb manipulosh q\u00eb pes\u00eb vjet me tem\u00ebn e liberalizimit t\u00eb vizave dhe liris\u00eb s\u00eb qarkullimit! \u201cGjeneratat e sotme jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb praktike dhe pragmatike, kur jan\u00eb n\u00eb pyetje realizimi i detyrimeve dhe obligimeve ndaj vetes s\u00eb tyre, dhe familjes. Ato sot n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb gjetjes se nj\u00eb perspektive n\u00eb pun\u00ebsim, shkollim e sh\u00ebrbime t\u00eb tjera t\u00eb mekanizmave shtet\u00ebror, obligohen t\u00eb mos zgjedhin rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019i realizuar ambiciet e tyre. Andaj, heqja e tyre nga shtet\u00ebsia improvizuese, ata i obligon q\u00eb t\u00eb realizohen, aty ku respektohet puna dhe shkollimi i tyre\u2026 K\u00ebto gjenerata duket q\u00eb kan\u00eb filluar t\u2019i fitojn\u00eb \u201cbetejat\u201d e rrenave dhe mashtrimeve politike. \u00c7\u00ebshtja, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se a do t\u00eb mund ta fitojn\u00eb edhe luft\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Maloku.<\/p>\n<p>SHKODRA: QYTETAR\u00cbT IKIN NGA KY PUSHTET<\/p>\n<p>\u201cKrejt organizimi dhe veprimtaria e qeverive tona, jo vet\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht negativ n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.Sot ikin qytetar\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve ua ka v\u00ebshtir\u00ebsuar jet\u00ebn qeveria jon\u00eb dhe jo vet\u00ebm nj\u00ebra, por q\u00eb nga fillimi i pasluft\u00ebs.Tash ikja nga pushteti b\u00ebhet me vullnetin e k\u00ebtyre qytetar\u00ebve, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb pun\u00eb me k\u00ebto institucione, t\u00eb cilat nuk sjellin barazi n\u00eb mbrojtje, pun\u00ebsim, arsimim, etj.Edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb pune, por edhe ndonj\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb ardhurat e tij dhe familjare.Nuk ka sigurim fizik, sh\u00ebndet\u00ebsor, nuk ka shkollim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr gjeneratat e reja, e nj\u00eb mori mang\u00ebsish.Ata k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb rehatshme, t\u00eb siguruar fizikisht e materialisht.Indeksi i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre t\u00eb k\u00ebqijave na del p\u00ebrpara regjistrimi i banor\u00ebve shqiptar\u00eb me munges\u00eb rreth 350 000 mij\u00eb frym\u00eb. Pra, si duket, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs kishte pasur ikje t\u00eb plota familjare, por edhe pas luft\u00ebs nuk po ndalen.Ky trend po t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, pas dhjet\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrgjysmohej edhe m\u00eb numri i banor\u00ebve, n\u00eb mos mbetej n\u00eb nj\u00eb minimum, si nj\u00eb pakic\u00eb\u201d, theksoi p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d, Shefik Shkodra.<\/p>\n<p>KU\u00c7I: T\u00cb RINJVE \u00c7DO ALTERNATIV\u00cb P\u00cbR T\u00cb JETUAR U KA D\u00cbSHTUAR<\/p>\n<p>Politologu Guraku\u00e7 Ku\u00e7i p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d thot\u00eb se Kosova q\u00eb 20 vjet \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb debate t\u00eb nj\u00ebjta politike, brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve njer\u00ebz pa ofruar asnj\u00eb alternativ\u00eb dhe pa lejuar q\u00eb dikush t\u00eb ofroj\u00eb alternativa. Sipas Ku\u00e7it, m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb po e vuajn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb provuar \u00e7do alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe u ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt: N\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb mbesin vet\u00ebm kasta e pushtetar\u00ebve me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e anketuar, nd\u00ebrkaq, po alarmojn\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjysmime t\u00eb popullat\u00ebs rezidente n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. Edhe ata jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar sepse sipas sh\u00ebnimeve t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs numri i banor\u00ebve rezident\u00eb u zvog\u00eblua p\u00ebr rreth 350.000 veta. Qytetari nga Prishtina Islam Velija, p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d, thot\u00eb se ta shikosh holl\u00eb pun\u00ebn sot n\u00eb Kosov\u00eb tema m\u00eb trishtuese te ne \u00ebsht\u00eb migrimi dhe zvog\u00eblimi i natalitetit q\u00eb vjen si pasoj\u00eb e nj\u00eb trendi q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar tek familjar\u00ebt q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy f\u00ebmij\u00eb dhe sidomos migrimi. \u201cMadje, 20 vjet pas \u00e7lirimit opsioni i vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, e sidomos rinin\u00eb ton\u00eb si pjesa m\u00eb vitale e popullat\u00ebs, alternativ\u00eb e vetme ka mbetur q\u00eb t\u00eb ikin jasht\u00eb vendit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai. Sipas Veliajt, kjo \u00ebsht\u00eb trishtuese si tem\u00eb, sepse n\u00eb Kosov\u00eb akoma nuk ka filluar trendi i zhvillimit t\u00eb vendit, ndon\u00ebse pushtetar\u00ebt tan\u00eb po e proklamojn\u00eb se sivjet pati nj\u00eb rritje ekonomike 3 p\u00ebr qind ose 4 p\u00ebr qind, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo n\u00eb realitet nuk po shihet askund. Nd\u00ebrsa, qytetari tjet\u00ebr nga Prishtina, Shemsi Mu\u00e7iqi, p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova Sot\u201d thot\u00eb se r\u00ebnia p\u00ebr 350 mij\u00eb veta e numrit t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb rezident\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi komb\u00ebtare dhe k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb e kemi nga pushtetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb po e sundojn\u00eb Kosov\u00ebn, sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pushtet kriminal q\u00eb mendon vet\u00ebm p\u00ebr vete. \u201cPrandaj, jam shum\u00eb i bindur se brenda 10 vjet\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb popullsia do t\u00eb zvog\u00eblohet mbi 50 p\u00ebr qind\u201d. <\/p>\n<p>Sipas Mu\u00e7iqit, n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb mbesin vet\u00ebm kasta e pushtetar\u00ebve me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre dhe familjar\u00ebt si dhe militant\u00ebt dhe simpatizant\u00ebt e partive politike me larot e tyre q\u00eb e shkaktuan k\u00ebt\u00eb ikje masive t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. \u201cT\u00eb gjitha agjendat e qeveris\u00eb jan\u00eb fokusuar si ta largojn\u00eb k\u00ebt\u00eb popullat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse ata duan q\u00eb n\u00eb Pashall\u00ebkun e tyre t\u00eb sundojn\u00eb mbi vet\u00ebm 20 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrm dhe familjar\u00eb t\u00eb tyre dhe q\u00eb nuk jan\u00eb militant\u00eb t\u00eb partive t\u00eb tyre ata as q\u00eb e qajn\u00eb kok\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai. Sipas Mu\u00e7iqit, e vetmja alternativ\u00eb p\u00ebr vendin mbeten protestat e qytetar\u00ebve tan\u00eb. \u201cKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb revolucion paq\u00ebsor\u00eb e p\u00ebr parti t\u00eb reja politike, q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr popullin e jo vet\u00ebm p\u00ebr veten e tyre. Prandaj, e them lirsh\u00ebm se asnj\u00eb deputet nuk meritojn\u00eb rrog\u00ebn e tyre\u201d, ka theksuar ai.<\/p>\n<p>(Kosova Sot)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas sh\u00ebnimeve zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, vendi yn\u00eb po zvog\u00eblohet p\u00ebr num\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb dhe ai \u00ebsht\u00eb reduktuar p\u00ebr 350.000 veta. Sipas njoh\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj fushe dhe qytetar\u00ebt, kjo duhet t\u00eb alarmoj\u00eb institucionet tona, sepse n\u00ebse vazhdon ky trend, pas 5 apo 10 vjet\u00ebsh, numri i banor\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Kosova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}