{"id":28453,"date":"2018-11-15T07:30:49","date_gmt":"2018-11-15T07:30:49","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=28453"},"modified":"2018-11-15T07:30:49","modified_gmt":"2018-11-15T07:30:49","slug":"a-do-te-rritet-cmimi-i-bukes-pas-takses-ndaj-serbise-flet-ministri-i-tregtise-dhe-industrise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-do-te-rritet-cmimi-i-bukes-pas-takses-ndaj-serbise-flet-ministri-i-tregtise-dhe-industrise\/","title":{"rendered":"A DO T\u00cb RRITET \u00c7MIMI I BUK\u00cbS PAS TAKS\u00cbS NDAJ SERBIS\u00cb? FLET MINISTRI I TREGTIS\u00cb DHE INDUSTRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala, t\u00eb mart\u00ebn e kaluar i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e mas\u00ebs prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr disa produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo mas\u00eb p\u00ebrjashton produktet e markave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, dy shtete q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikat\u00ebn e Od\u00ebs s\u00eb Afarizmit t\u00eb Kosov\u00ebs, zyrtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs sot jan\u00eb takuar me sektorin e buk\u00ebpjek\u00ebsve, thuhet se luhatja e \u00e7mimit t\u00eb buk\u00ebs n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr problemet e buk\u00ebpjek\u00ebsve.<\/p>\n<p>Por se a do t\u00eb rritet \u00e7mimi i buk\u00ebs pas v\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka treguar p\u00ebr Kallxo.com ministri i Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p>Endrit Shala ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb grurit edhe pse importi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve e po ashtu edhe t\u00eb grurit p\u00ebr arsye se l\u00ebnda e par\u00eb mund t\u00eb merret edhe n\u00eb vendet e tjera nga tregtar\u00ebt dhe biznesmen\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb Serbia vendi i vet\u00ebm ku duhet ta marrim grurin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Shala po ashtu ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb mundohen ta zvog\u00eblojn\u00eb importin e sasis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb grurit nga Serbia p\u00ebr ta marr\u00eb nga vendet e tjera.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj n\u00eb mir\u00ebkuptimin e bizneseve q\u00eb t\u00eb shohin alternativa t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb q\u00eb edhe ata vet\u00eb mos t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet \u00e7mimi p\u00ebr qytetar\u00ebt e vet\u201d, deklaroi Shala.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve edhe pas v\u00ebnies s\u00eb taks\u00ebs prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr shkak se bizneset do t\u00eb rrezikonin pozicionimin n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Rukiqi ka th\u00ebn\u00eb se rritja e \u00e7mimeve nuk do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr shkak se t\u00eb gjitha produktet, t\u00eb cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina jan\u00eb produkte t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsueshme.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb futet ai elementi spekulativ i tregut, t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb \u00e7mimeve mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb brenda konkurrenc\u00ebs. Po ju them q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem t\u00eb l\u00ebvizin \u00e7mimet p\u00ebr shkak se i rrezikohet pozicioni n\u00eb treg. Arsyeja e dyt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them se nuk mund t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb \u00e7mimeve jan\u00eb stoqet aktuale. Besoj se nj\u00eb pjes\u00eb e stoqeve jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb dhe realisht nuk ndikohet drejtp\u00ebrdrejt te oferta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rukiqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mund\u00ebsia e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb drith\u00ebrave, specifikisht grurit, nuk p\u00ebrjashtohet nga Rukiqi p\u00ebr shkak se ky produkt importohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cDuke e ditur shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e produkteve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk shoh shum\u00eb potencial p\u00ebr ndonj\u00eb ngritje t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimeve, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Kosova dihet q\u00eb nuk ka l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe e importon. Shembull rasti grurit q\u00eb importohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga Serbia dhe disa produkte n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, n\u00ebse masa vlen edhe te masa e par\u00eb edhe mund t\u00eb ket\u00eb ndikime te \u00e7mimet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka deklaruar Rukiqi.<\/p>\n<p>V\u00ebnie e k\u00ebsaj mase ka nxitur reagime edhe nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e BE-s\u00eb Maja Kocijan\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se kjo mas\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelje e obligimeve t\u00eb CEFTA-s.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto vendime jan\u00eb nj\u00eb shkelje e qart\u00eb e obligimeve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb CEFTA-s\u00eb. BE pret nga Kosova, e cila aktualisht kryeson CEFTA p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht obligimet e saj dhe t\u00eb revokoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb\u201d, ka deklaruar Kocijan\u00e7iq.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, Shaip Kamberi, ka k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb prodhuesit shqiptar\u00eb nga masa prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat serbe.<\/p>\n<p>\u201cPas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr vendosjen e masave mbrojt\u00ebse ndaj produkteve q\u00eb vijn\u00eb nga Serbia, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, k\u00ebrkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrjashtimin nga k\u00ebto masa t\u00eb prodhueseve dhe produkteve q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb eksportohen nga Lugina e Preshev\u00ebs.\u201d, ka shkruar ai n\u00eb profilin e tij zyrtar n\u00eb Facebook.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Endrit Shala, t\u00eb mart\u00ebn e kaluar i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e mas\u00ebs prej 10 p\u00ebr qind p\u00ebr disa produkte q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb. Por, kjo mas\u00eb p\u00ebrjashton produktet e markave nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, dy shtete q\u00eb ende nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28453\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}