{"id":28477,"date":"2018-11-15T10:34:03","date_gmt":"2018-11-15T10:34:03","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=28477"},"modified":"2018-11-15T10:38:05","modified_gmt":"2018-11-15T10:38:05","slug":"nena-rrefen-se-si-babai-e-mbyti-me-dajak-djalin-14-vjecar-ne-karaceve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nena-rrefen-se-si-babai-e-mbyti-me-dajak-djalin-14-vjecar-ne-karaceve\/","title":{"rendered":"N\u00ebna rr\u00ebfen se si babai e mbyti me dajak djalin 14 vje\u00e7ar n\u00eb Kara\u00e7ev\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I akuzuar se e rrahu djalin e tij t\u00eb mitur p\u00ebr vdekje, Gani Bernjashi nga Kara\u00e7eva e Ul\u00ebt, ka dal\u00eb para Gjykat\u00ebs n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\nSipas aktakuz\u00ebs, Bernjashi me veprimet e tij mizore, e ka mbytur djalin e tij t\u00eb mitur pas nj\u00eb rrahjeje q\u00eb ia kishte b\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e 23 majit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Pas leximit t\u00eb aktakuz\u00ebs nga prokurori Shaban Spahiu,  trupi gjykues i kryesuar nga  gjyqtar\u00ebt Aziz Shaqiri kryetar, dhe Naser Maliqi e Veli Kryeziu an\u00ebtar\u00eb, i k\u00ebrkoi t\u00eb pandehurit t\u00eb deklarohet rreth pranimit ose jo t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVepr\u00ebn e kam kry por nuk jam mir\u00eb me krye, kam gabu shum\u00eb\u201d, tha i pandehuri.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai tha se nuk e ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim ta mbyste djalin.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam pas\u00eb q\u00ebllim me mbyt\u00eb djalin. Cili prind normal e mbyt\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e vet? Por ve\u00e7 kam dasht\u00eb me tut\u00eb\u201d, tha Gani Bernjashi.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb konsulte me mbrojt\u00ebsin e tij, avokatin Begzad Hajrullahun, i akuzuari deklaroi: \u201cNuk e pranoj  faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale e cila m\u00eb vihet n\u00eb ngarkes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fjal\u00ebs hyr\u00ebse t\u00eb pal\u00ebve, gjykimi vazhdoi me marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb d\u00ebshmi dhan\u00eb Safete Bernjashi, gruaja e t\u00eb akuzuarit, Naime Bernjashi, vajza e t\u00eb akuzuarit dhe n\u00eb fund v\u00ebllai i tij, Muharrem Bernjashi.<\/p>\n<p>Safete Bernjashi gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj pohoi se q\u00ebndron pran\u00eb deklaratave t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje ajo rr\u00ebfeu p\u00ebr ngjarjen q\u00eb ka ndodhur n\u00eb nat\u00ebn kritike.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam kan\u00eb te shpia kur Gania ia ka lidh\u00eb me shami t\u00eb kuqe por edhe me nj\u00eb toj\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, duart por edhe qaf\u00ebn e djalit tani t\u00eb vdekur\u201d, filloi ajo d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb rastin e mbytjes s\u00eb djalit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Tutje, Safetja tha se bashk\u00ebshorti e rrahu djalin pasi ky i kishte disa para prej sht\u00ebpis\u00eb. Shum\u00ebn e parave, tha ajo, nuk e di.<\/p>\n<p>\u201cGania ka fol\u00eb me djalin dhe i ka th\u00ebn\u00eb pse po rren, mos um merr shum\u00eb pare, shko rreje dik\u00ebnd tjet\u00ebr. Pastaj, un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb Ganis\u00eb q\u00eb mos e prek djalin. Por ai ka vazhdu me i m\u00ebshu me nj\u00eb zorr\u00eb t\u00eb plastik\u00ebs dhe nj\u00eb atllagi. Ganiu ka vazhdu me ato mjete me e godit\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe n\u00eb krye dhe djali b\u00ebrtiste gjat\u00eb goditjes\u201d, deklaroi d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e kryetarit t\u00eb trupit gjykues, gjyqtarit Aziz Shaqiri, se a e ka rreh edhe m\u00eb her\u00ebt djalin Ganiu, d\u00ebshmitarja tha: \u201cAsnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara s\u2019e ka rreh djalin Gania, as mue jo, por Naimen e ka rreh nganihere\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori i shtetit e ballafaqoi d\u00ebshmitaren me deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori t\u00eb dat\u00ebs 8 qershor 2018, ku n\u00eb pyetjen e prokurorit se a ka pasur mund\u00ebsi ta thirrte dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb q\u00eb Ganiu mos t\u00eb vazhdoj\u00eb rrahjen e djalit, d\u00ebshmitarja ishte p\u00ebrgjigjur se \u201cjo, nuk kemi guxu prej Ganiut sepse jemi frik\u00ebsu se ai po na rreh edhe neve, sepse ka ndodh\u00eb edhe p\u00ebrpara i ka rreh f\u00ebmij\u00ebt nganj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u pyet se cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta tani, ajo q\u00eb keni th\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori apo tash n\u00eb Gjykat\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thash\u00eb sot n\u00eb gjykat\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj d\u00ebshmitarja Safete Bernjashi.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tutje tregoi se n\u00eb momentin kur e ka rrahur Gania djalin e ka d\u00ebgjuar kur i ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKu i ke l\u00ebn\u00eb paret?\u201d dhe \u201cDjali i ka th\u00ebn\u00eb se nuk i kam marr\u00eb\u201d. \u201cDerisa e ka rreh djalin Gania un\u00eb kam qen\u00eb brenda\u201d, tha d\u00ebshmitarja Safete.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit, avokatit Begzad Hajrullahu  se kur ka fillu Gania me e rreh djalin,  \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb djali, d\u00ebshmitarja u p\u00ebrgjigj duk\u00eb th\u00ebn\u00eb se djali u kan\u00eb shum\u00eb i smut\u00eb dhe nuk ka fol shum\u00eb, se ka pas\u00eb probleme me fyt.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tej theksoi se kur Ganiu e rrihte djalin, ajo ka provuar t\u2019i ndante dhe ta largonte Ganiun por s\u2019kam mundur.<\/p>\n<p>\u201cKur e ka pa Gania djalin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe nuk mundte t\u00eb folte, at\u00ebher\u00eb ai bashk\u00eb me Muharremin dhe vajz\u00ebn Naimen me kerrin e Ganis\u00eb e kan\u00eb \u00e7u te mjeku\u201d, tha d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen shtes\u00eb t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit kur Ganiu e ka par\u00eb djalin se nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb a ishte b\u00ebr\u00eb merak, d\u00ebshmitarja u p\u00ebrgjigj: \u201cAi jo, kurse un\u00eb po\u201d.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u tensionua pasi i akuzuari Gani k\u00ebrc\u00ebnoi duke iu drejtuar me gisht gruas s\u00eb tij me fjal\u00ebt: \u201cmos rrej, dhe ti mos m\u00eb prit kur t\u00eb vi n\u00eb shpi, shko te baba jot, ti je e n\u00ebnta gru e k\u00ebtu s\u2019ke vend\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj n\u00eb pyetjen e gjyqtarit Naser Maliqi se pse derisa Ganiu po e rrihte djalin pse nuk keni dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebr me marr\u00eb ndonj\u00eb mjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me ndal Ganiun, d\u00ebshmitarja u p\u00ebrgjigj: \u201cNuk kam guxu\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, edhe pse iu t\u00ebrhoq v\u00ebrejtja nga kryetari i trupit gjykues q\u00eb t\u00eb mos flas\u00eb pa ia dh\u00ebn\u00eb lejen, i akuzuari Gani iu drejtua gjyqtarit Naser Maliqi por edhe trupit gjykues me fjal\u00ebt: \u201cTi s\u2019koke normal, asnj\u00eb prej juve s\u2019koki normal, kurse un\u00eb jam shpijanik-domaqin\u201d.<\/p>\n<p>Gjykimi m\u00eb tej, vazhdoi me marrjen n\u00eb pyetjen t\u00eb d\u00ebshmitares Naime Bernjashi.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrshkroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar situat\u00ebn e nat\u00ebs kritike.<\/p>\n<p>Naimja tregon se duke u kthyer nga shkolla, diku rreth or\u00ebs 20:00 p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, duke u afruar  kishte d\u00ebgjuar disa z\u00ebra nga sht\u00ebpia e saj.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs deri sa jam afru dhe kam mb\u00ebrri n\u00eb sht\u00ebpi, kam d\u00ebgju z\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb b\u00ebrtim\u00ebs edhe at\u00eb nga sht\u00ebpia ime, por nuk e kam dalluar se z\u00ebri i kujt \u00ebsht\u00eb. Kur kam hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, e kam pa v\u00ebllan\u00eb i cili kishte pasur disa shenja n\u00eb trup dhe se i nj\u00ebjti nuk kishte pasur maic\u00eb t\u00eb veshur, dhe kur jam hy n\u00eb dhom\u00eb ai ka qen\u00eb duke q\u00ebndru n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe un\u00eb e kam pyet se \u00e7ka u ba, kurse ai kurrgj\u00eb nuk ka fol\u00eb. Pastaj kur \u00ebsht\u00eb kthy brenda babai m\u00eb ka rreh edhe mua pak\u201d, deklaroi duke qar\u00eb d\u00ebshmitarja Naime.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje Naimja tregoi se fillimisht kur ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpi babai i saj  me nj\u00eb zorr\u00eb t\u00eb plastik\u00ebs me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb dor\u00eb iu kishte drejtuar me fjal\u00ebt: pse ke marr\u00eb pare dhe m\u00eb ka rreh pak, duke  m\u00eb goditur me k\u00ebt\u00eb zorr\u00eb dhe at\u00eb ku ka mujt\u201d, tha d\u00ebshmitarja Naime Bernjashi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo deklaroi se m\u00eb pastaj \u201cbabai pasi u bind q\u00eb un\u00eb s\u2019i kam marr\u00eb paret, filloi ta rrah\u00eb edhe v\u00ebllain, dhe e kam d\u00ebgjuar duke i th\u00ebn\u00eb: pse i ke marr\u00eb paret, nd\u00ebrsa v\u00ebllai im nuk e ka pranu asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb i ka marr\u00eb paret. Un\u00eb i kam d\u00ebgjuar britmat e v\u00ebllait nga rrahja q\u00eb ia b\u00ebnte babai im\u201d, deklaroi d\u00ebshmitarja Naime.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj ajo tregoi edhe momentin kur ka shkuar n\u00eb dhom\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj pas rrahjes dhe gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb keqe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte par\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam shku n\u00eb dhom\u00ebn ku u kan\u00eb v\u00ebllai im, dhe e kam pa q\u00eb gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore ishte e keq\u00ebsuar dhe ai k\u00ebrkoi nga un\u00eb q\u00eb me qit\u00eb jasht\u00eb dhe pasi e kam d\u00ebrgu jasht\u00eb ai ka fillu t\u00eb vjell\u00eb. Dhe pasi q\u00eb e kam kthy n\u00eb dhom\u00eb e kam v\u00ebrejt\u00eb q\u00eb kishte gjak n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb kok\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ia pastrova me nj\u00eb fash\u00eb, dhe kur ia pastroja gjakun ai nuk komunikonte me mua\u201d, deklaroi d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tutje deklaroi se pas 4 apo 5 minutave e kam pa v\u00ebllain q\u00eb gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore e ka t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar dhe pulsin shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cE kam thirrur n\u00eb em\u00ebr, nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjej dhe frym\u00ebmarrjen e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar. Pastaj, kam thirrur bab\u00ebn dhe i kam th\u00ebn\u00eb hajde kalle kerrin dhe me \u00e7u te mjeku, e pasi q\u00eb ai nuk vozit\u00eb nat\u00ebn, kemi shkuar e kemi thirr\u00eb axh\u00ebn, Muharrem Bernjashi. Dhe kur \u00ebsht\u00eb dal\u00eb xhaxhi Muharrem, babai i ka th\u00ebn\u00eb hajde se djali jem \u00ebsht\u00eb shum\u00eb keq dhe \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzu me motor. K\u00ebt\u00eb se v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzu me motor \u00ebsht\u00eb ta them edhe un\u00eb sepse n\u00ebse ky ka th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka un\u00eb u dasht\u00eb me ba t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb ndoshta prej frik\u00ebs\u201d, tha n\u00eb rr\u00ebfimin e saj Naime Bernjashi.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund ajo deklaroi se babai i saj kishte punuar si lyps dhe  para ngjarjes kritike ka marr\u00eb barna p\u00ebr qet\u00ebsim dhe se p\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut, kishte q\u00ebndruar n\u00eb spital para do vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund d\u00ebshmoi edhe Muharrem Bernjashi i cili tregoi p\u00ebr ngjarjen kritike se si kishte ndodhur nga momenti kur ishin shkuar mbesa e tij Naimja dhe v\u00ebllai Ganiu p\u00ebr ta thirrur n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i ofruar ndihm\u00eb p\u00ebr me d\u00ebrgu djalin e Ganiut n\u00eb Spital.<\/p>\n<p>\u201cGaniu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se djali ka b\u00ebr\u00eb ndeshje me motor dhe kur kam shkuar un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tij, ai m\u00eb tha se djali ka vdekur\u201d, rr\u00ebfeu d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari m\u00eb tutje tregoi se si kur ishin kthyer me vetur\u00eb t\u00eb Ganiut nga spitali i Kamenic\u00ebs, ku ishte konstatuar edhe vdekja e djalit, duke e l\u00ebn\u00eb vetur\u00ebn n\u00eb garazhin e tij, e kishte par\u00eb motorin n\u00eb garazh pa asnj\u00eb defekt, varr\u00eb apo g\u00ebrvishtje.<\/p>\n<p>\u201cKur kam shku me l\u00ebn\u00eb kerrin e Ganis\u00eb, n\u00eb garazh e kam pa motorin aty dhe k\u00ebshtu q\u00eb kam mendu se nuk \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb djali t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebzuar me motor, sepse n\u00eb situata t\u00eb tilla kur rr\u00ebzohet motori ai grrithet, e at\u00eb dit\u00eb ka pasur edhe shi dhe ka motori kur rr\u00ebzohet mund t\u2019i ngjitet edhe balt\u00eb por q\u00eb nuk kishte\u201d, deklaroi Muharrem Bernjashi.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebshmitar m\u00eb tej tregoi se gjat\u00eb koh\u00ebs sa e ka d\u00ebrguar me vetur\u00eb djalin n\u00eb spital Ganiu nuk ka folur asgj\u00eb dhe nuk ishte i shqet\u00ebsuar aspak, duke shpjeguar se ai gjat\u00eb k\u00ebtyre momenteve as q\u00eb e ka prekur djalin e tij ndonj\u00ebher\u00eb e as q\u00eb ka fol me t\u00eb po as ndonj\u00eb veprim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e gjyqtarit Naser Maliqi, se prej nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar vdekja e djalit t\u00eb Ganiut, d\u00ebshmitari u p\u00ebrgjigj duke deklaruar se \u201cdjali ka vdek\u00eb prej goditjeve nga ana e Ganiut\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, Gani Bernjashi akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn vrasje e r\u00ebnd\u00eb sepse m\u00eb dat\u00eb 23 maj 2018, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, me dashje ka privuar nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore, djalin e tij t\u00eb mitur, i mosh\u00ebs 14 vje\u00e7are, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pasi i kishte k\u00ebrkuar sqarime lidhur me munges\u00ebn disa t\u00eb hollave n\u00eb vler\u00eb prej 1.500 eurove dhe mosmarrjes s\u00eb p\u00ebrgjigjes p\u00ebr to, e ka goditur me forc\u00eb s\u00eb pari me nj\u00eb shuf\u00ebr plastike-gyp uji, e m\u00eb pas me nj\u00eb shkop druri n\u00eb form\u00eb \u201catllogis\u00eb\u201d n\u00eb kok\u00eb dhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb trupit her\u00eb pas here p\u00ebrkat\u00ebsisht me disa nd\u00ebrprerje dhe at\u00eb q\u00eb nga ora 18:00 e deri diku n\u00eb or\u00ebn 23:00, duke i shkaktuar plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, i pandehur Gani Bernjashi, pasi e v\u00ebren se djali i tij po humb shenjat e jet\u00ebs, e ka thirrur v\u00ebllain e tij duke i k\u00ebrkuar ndihm\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohet djali i tij n\u00eb QKMF n\u00eb Kamenic\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se kinse djali \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar nga t\u00eb drejtuarit e moto\u00e7iklet\u00ebs-skuterit. Kurse me t\u00eb arritur n\u00eb spital, mjeku kishte konstatuar se viktima tashm\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb 20 n\u00ebntor 2018, ku do t\u00eb procedohet me marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb t\u00eb akuzuarit Gani Bernjashi.\/kallxo\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I akuzuar se e rrahu djalin e tij t\u00eb mitur p\u00ebr vdekje, Gani Bernjashi nga Kara\u00e7eva e Ul\u00ebt, ka dal\u00eb para Gjykat\u00ebs n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Sipas aktakuz\u00ebs, Bernjashi me veprimet e tij mizore, e ka mbytur djalin e tij t\u00eb mitur pas nj\u00eb rrahjeje q\u00eb ia kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28477","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28477\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}