{"id":28772,"date":"2018-11-20T07:22:13","date_gmt":"2018-11-20T07:22:13","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=28772"},"modified":"2018-11-20T07:22:13","modified_gmt":"2018-11-20T07:22:13","slug":"levizja-e-kufijve-ne-ballkan-mund-te-shkakton-dejtonin-e-dyte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/levizja-e-kufijve-ne-ballkan-mund-te-shkakton-dejtonin-e-dyte\/","title":{"rendered":"L\u00ebvizja e kufijve n\u00eb Ballkan mund t\u00eb shkakton Dejtonin e dyt\u00eb"},"content":{"rendered":"
Politika globale n\u00eb dyluftimin n\u00eb mes t\u00eb nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe n\u00eb Sanxhak. Sanxhaklinj\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e autonomis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse paraqiten kushtet, k\u00ebrkesa e tyre vet\u00ebm sa fuqizohet e plot\u00ebsohet.<\/p>\n
Ismet Azizi<\/p>\n
Rrethanat n\u00eb Ballkan:Mali i Zi \u00ebsht\u00eb n\u00eb SHENGEN, NATO, me demarkacion t\u00eb rregulluar me Kosov\u00ebn, por nj\u00eb popullat\u00eb e konsiderueshme \u00ebsht\u00eb edhe serbe, anti-Per\u00ebndim, anti-Bashkim Evropian, p\u00ebrkat\u00ebsisht pro-rus\u00eb. Por, shteti malazez p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit gjeopolitik kah SHBA, NATO dhe BE, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me orientimin e shqiptar\u00ebve, q\u00eb i bie se shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr momentin jan\u00eb faktor m\u00eb stabilizues. Shqiptar\u00ebt ishin edhe p\u00ebrcaktuesit e orientimit dhe rreshtimit pro-per\u00ebndimor t\u00eb Malit t\u00eb Zi. E p\u00ebrbashk\u00ebta e shqiptar\u00ebve dhe malazez\u00ebve tash \u00ebsht\u00eb procesi integrues.<\/p>\n
Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb SHENGEN, NATO dhe rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, pak a shum\u00eb si Mali i Zi dhe me konsensus t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare, p\u00ebrkat\u00ebsisht gjitha forcat politike jan\u00eb me orientim per\u00ebndimor, pro-BE dhe anti-rusi.<\/p>\n
Serbia i do dyjat, edhe BE-n\u00eb, edhe Rusin\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. BE \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb toleroj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb Serbin\u00eb, pik\u00ebrisht pse ekziston nj\u00eb potencial i madh me orientim pro-rus.<\/p>\n
Maqedonia n\u00ebse arrin marr\u00ebveshjen ta ratifikoj\u00eb n\u00eb Kuvend, do t\u00eb ket\u00eb proces an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE, NATO. N\u00eb rast se Maqedonia nuk arrin konsensus pro-per\u00ebndimor edhe nga opozita nacionaliste maqedonase, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb projektojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb re. N\u00ebse n\u00eb Malin e Zi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb stabilizuar politikisht p\u00ebr shkak t\u00eb interesit madhor e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me malazez\u00ebt p\u00ebr orientim pro-per\u00ebndimor, n\u00eb Maqedoni kjo arrihet vet\u00ebm n\u00ebse maqedonasit orientohen kah Per\u00ebndimi, ashtu sikur mendojn\u00eb edhe shqiptar\u00ebt. Greqia me Shqip\u00ebrin\u00eb ka sfida dhe pretendime t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb detit, por nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb situat\u00eb aq tensionuese, p\u00ebr shum\u00eb arsye. N\u00ebse Greqia nuk e zgjidh problemin e emrit me Maqedonin\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrplasjet Shqip\u00ebri-Greqi mund t\u00eb tensionohen edhe m\u00eb tej, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb mes dyja pal\u00ebve, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb ratifikimit, do t\u00eb relaksonte edhe marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinj\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n
Rrethanat n\u00eb Bashkimin Evropian dhe SHBA<\/p>\n
Rrethanat n\u00eb Bashkimin Evropian jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb ka rritje t\u00eb ekstremizmit t\u00eb djatht\u00eb. Zgjedhjet e ardhshme n\u00eb BE do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese edhe t\u00eb peizazhit ballkanik.Doktrina e Donalld Trampit \u00ebsht\u00eb doktrin\u00eb e interesimit par\u00ebsor p\u00ebr amerikan\u00ebt, e shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr interesimin e problemeve n\u00eb Ballkan apo diku tjet\u00ebr. P\u00ebr momentin, Tramp \u00ebsht\u00eb i zanun me Korean\u00ebt, luft\u00ebn tregtare me Kin\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i pranish\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb dhe Ballkan. Prandaj, ky fakt do t\u00eb ket\u00eb efektet e veta, n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n
Rrethanat n\u00eb Rusi<\/p>\n
Putini si autoritar\u00eb, do ta drejtoj\u00eb edhe m\u00eb tej Rusin\u00eb me bindjen e thell\u00eb se tash me Trampin i ka raportet m\u00eb t\u00eb relaksuara me SHBA-t\u00eb. Rusia sikur e d\u00ebshmoi rasti i puqit, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb Malin e Zi, deshi t\u00eb interferonte dhe ta ndryshonte rrug\u00ebtimin e Malit t\u00eb Zi, por fitoi Per\u00ebndimi dhe n\u00eb fakt, fitoi m\u00eb s\u00eb shumti faktori shqiptar dhe boshnjak, si vendimtar n\u00eb votat pro-per\u00ebndimore. Rusia \u00ebsht\u00eb favorizuese e maqedonasve dhe serb\u00ebve p\u00ebr momentin, nd\u00ebrsa BE, NATO, SHBA dhe Per\u00ebndimi, i kan\u00eb m\u00eb af\u00ebr: Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Malin e Zi, Kroacin\u00eb dhe Greqin\u00eb. Nd\u00ebrsa, fakti se Rusia dhe Turqia jan\u00eb mir\u00eb n\u00eb mes veti, dhe duan t\u2019i ken\u00eb mysliman\u00ebt af\u00ebr vet\u00ebs, detyrojn\u00eb SHB-t\u00eb t\u2019i afrojn\u00eb mysliman\u00ebt.<\/p>\n
Rrethanat n\u00eb Turqi<\/p>\n
Turqia duke qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb me Rusin\u00eb, dhe n\u00eb p\u00ebrplasje me Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn si dy shtetet m\u00eb t\u00eb forta evropiane, dhe me SHBA-n\u00eb, ndon\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve jan\u00eb zbutur pak. Duke qen\u00eb Turqia m\u00eb af\u00ebr rus\u00ebve, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg shqiptar\u00ebve, sepse i bie m\u00eb larg Per\u00ebndimit, amerikan\u00ebve dhe evropian\u00ebve. Turqia duke qen\u00eb e lidhur me Rusin\u00eb p\u00ebr momentin, ka gjasa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor p\u00ebr Sanxhakun dhe Bosnj\u00ebn. Tash amerikan\u00ebt dhe Per\u00ebndimi n\u00eb nj\u00eb an\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb sa ma shum\u00eb shtete pro-per\u00ebndimore dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Turqia do ta shfryt\u00ebzonte ta ndihmonte Sanxhakun dhe Bosnj\u00ebn, duke e shfryt\u00ebzuar edhe raportin e mir\u00eb me Rusin\u00eb. Tashm\u00eb edhe p\u00ebr rus\u00ebt \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr rus\u00ebt q\u00ebndrimi i Erdoganit sa i p\u00ebrket vendeve ballkanike. Pra, Rus\u00ebt, n\u00ebse duan me qen\u00eb mir\u00eb me Turqin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e Rusis\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet pranuar ndikimin turk n\u00eb Ballkan, si t\u00eb natyrsh\u00ebm.<\/p>\n
Rrethanat Serbi-Kroaci<\/p>\n
Zgjedhjet e fundit asgj\u00eb pozitive nuk soll\u00ebn sa i p\u00ebrket rezultatit n\u00eb republik\u00ebn serbe, rezultate t\u00eb cilat i konteston vet populli serb, per\u00ebndimi dhe SHBA. Millorad Dodik i zgjedhuri i serb\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs dhe Zhelko Komshiq, nga babai serb, nga e \u00ebma kroate, i martuar me boshnjake, i zgjedhuri i kroat\u00ebve, me zgjedhjen e t\u00eb cilit nuk pajtohet Bashk\u00ebsia Demokratike Kroate (HDZ), jan\u00eb n\u00eb an\u00ebt \u00eb kund\u00ebrta t\u00eb spektrit politik nacional. Sherif Xheferoviq i zgjedhuri i boshnjak\u00ebve, nga radh\u00ebt e SDA, me gjitha gjasat do t\u00eb vazhdoj\u00eb linj\u00ebn e Izetbegoviqit, gjendet diku nd\u00ebrmjet. Edhe pse, fitorja Dodikut nuk \u00ebsht\u00eb pritur me entuziaz\u00ebm<\/p>\n
nga askush, p\u00ebrve\u00e7 Rusis\u00eb e Serbis\u00eb, gjasat jan\u00eb t\u00eb mira q\u00eb Bosnja dhe Hercegovina t\u00eb jet\u00eb stabile.<\/p>\n
Kosova si Sui Generis<\/p>\n
N\u00ebse p\u00ebrendemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve, e q\u00eb gjasat jan\u00eb t\u00eb vogla, at\u00ebher\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u munduar, sikur me rastin e intervenimit ushtarak n\u00eb vitin 1999, si rast sius generis n\u00eb bot\u00eb t\u00eb shprehet q\u00eb Kosova dhe Serbia; jan\u00eb marr\u00eb vesh vet, pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin ton\u00eb dhe t\u00eb askujt, p\u00ebr t\u2019i nda territoret e shk\u00ebmbyer, apo korrigjuar kufijt\u00eb ashtu si\u00e7 jan\u00eb marr\u00eb vesh. Edhe pse mund t\u00eb ndryshohen kufijt\u00eb, nuk kan\u00eb me i prek shtetet tjera, Jan\u00eb pajtuar, kan\u00eb pranuar sovranitetin nj\u00ebra- tjetr\u00ebs, me marr\u00ebveshje , pa luft\u00eb pa viktima, .<\/p>\n
Bosnja Unike apo ndarja e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs n\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb<\/p>\n
Bosnja, p\u00ebrkat\u00ebsisht Boshnjak\u00ebt e Bosnj\u00ebs nuk kan\u00eb pretendime ndaj asnj\u00eb shteti tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 ruajtjes s\u00eb shtetin unik. Por, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik permanent nga ndarja saj nga Kroacia e Serbia.B dhe H vet\u00ebm me Sanxhakun i lidh\u00eb feja, kultura dhe lidhjet emocionale, sepse afro gjysm\u00eb milioni boshnjak t\u00eb Bosnj\u00ebs jan\u00eb me prejardhje nga Sanxhaku, p\u00ebrkat\u00ebsisht shqiptar t\u00eb boshnjak\u00ebzuar. Me per\u00ebndimin nuk ka ndonj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e familjes evropiane, t\u00eb cil\u00ebs edhe i takojn\u00eb. Por ka nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ushtrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur e t\u00eb armatosur , vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta ruajtur shtetin e p\u00ebrbashk\u00ebt, unik t\u00eb pa ndar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta mbrojn\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se kurdoher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Tashm\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr luft\u00eb dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i kthyer territoret e humbura n\u00eb luft\u00ebn e fundit.<\/p>\n
Serb\u00ebt duke u thirrur se jan\u00eb t\u00eb rrezikuar nga dep\u00ebrtimi i islamit n\u00eb Evrop\u00eb, arsyetohen se mbrojtja nga (islami) k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb midis Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs Serbe. Sipas tyre, islami \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial, tash jo vet\u00ebm p\u00ebr Sanxhakun, por, p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Drin\u00ebs.<\/p>\n
Rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb nuk dallohen shum\u00eb nga ato t\u00eb kaluarat edhe pse qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb gjykojn\u00eb qeverit\u00eb e veta, p\u00ebr deri sa i zgjedhin, pak shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve t\u00eb saj\u00eb, diplomacit\u00eb per\u00ebndimore nuk merren shum\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si krijojn\u00eb qeverit\u00eb, p\u00ebr deri sa shteti \u00ebsht\u00eb unik dhe deri sa shprehin d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb NATO dhe UE. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb brengos\u00ebse, p\u00ebr per\u00ebndimin jan\u00eb deklarimet e Dodikut p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs Serbe. Amerikan\u00ebt jo q\u00eb nuk do ta lejojn\u00eb por do t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb aktivitetin kund\u00ebr q\u00eb Republika Srpska t\u00eb shk\u00ebputet nga B dhe H. Nuk ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb pavar\u00ebsimi i republik\u00ebs serbe, sepse as Serbia nuk mund ta njoh pavar\u00ebsin\u00eb e Republik\u00ebs Serbe.<\/p>\n
Sa i p\u00ebrket stabilitetit nuk shihet ndonj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe as q\u00eb mund t\u00eb pritet ndonj\u00eb p\u00ebr derisa \u00ebsht\u00eb n\u00ebn pesh\u00ebn e marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit. Nd\u00ebrsa zgjedhja e Komshiqit \u00ebsht\u00eb zgjedhje e mir\u00eb se ajo e \u00c7oviqit. Komshiq ofron politik\u00eb pajtimi. Ndikimi pozitiv n\u00eb ruajtjen e stabilitetit n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Ballkan ka vet\u00ebm NATO dhe UE. Rusia mundet vet\u00ebm t\u00eb prish\u00eb situat\u00ebn, por as q\u00eb mundet dikujt t\u2019i ndihmoj\u00eb. Rus\u00ebt mund t\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebra t\u00eb ndyta duke nxitur nacionalizmin etnik dhe frakcionizma. P\u00ebr deri sa mos t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb Dejton i II- t\u00eb asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se SHB do ta p\u00ebrkrahin integritetin dhe sovranitetin territorial t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me marr\u00ebveshjen e Dejtonit.<\/p>\n
Kosova me Sanxhakun<\/p>\n
Sanxhaku \u00ebsht\u00eb regjion historik, i cili n\u00eb Kongresin e Berlinit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga Bosnja si \u201cCorpus separatum \u201cterritor i ve\u00e7ant\u00eb\u201d, kur jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Malit te Zi dhe Bosnj\u00ebs. P\u00ebrpar\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsia territoriale, af\u00ebrsia kulturore, fetare, etnike, elementi etnopsikologjik. K\u00ebtu varet prej rezistenc\u00ebs s\u00eb vet sanxhakljinj\u00ebve, sepse Serbia e lufton k\u00ebt\u00eb shk\u00ebputje, apo bashkim.<\/p>\n
P\u00ebrve\u00e7 determinanteve multikonfensionale, multikulturore dhe ajo e gjeokultur\u00ebs, e karakterizojn\u00eb edhe proceset specifike etnokulturore. Dallimet n\u00eb mes bashk\u00ebsive determimate etnike dhe sistemeve etnografike, mandej edhe prejardhjes s\u00eb popullsis\u00eb, serbo malazeze n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shqiptare dhe boshnjake, jan\u00eb rezultat i komplikimeve t\u00eb proceseve religjioze dhe politike.<\/p>\n
Serb\u00ebt pretendojn\u00eb se n\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb ndarja e dyfisht\u00eb e etnosit serb. E para duke aluduar n\u00eb ndarjen religjioze nga kampusi etnik serb- krijimi i nj\u00eb kombi Mysliman, pastaj boshnjak dhe tjetra n\u00eb baza politike e shtet\u00ebrore \u2013 krijimi i kombit Malazez.<\/p>\n
Politika serbe konsiderion se problemi, si\u00e7 e quajn\u00eb, i \u201cTransversal\u00ebs s\u00eb Gjelb\u00ebr\u201d ekziston. Me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i referohen profesor Raphael Israelit nga Qendra Truman n\u00eb Jerusalem, i cili shkruan: \u201cMusliman\u00ebt kan\u00eb krijuar nj\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00eb fut\u00eb pyk\u00ebn n\u00eb Evrop\u00ebn e krishter\u00eb. Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb indiferent, pasi shpreson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb do t\u00eb krijohet islami paq\u00ebsor i tipit turk. Duke pasur parasysh suksesin e fundamentalist\u00ebve n\u00eb vet\u00eb Turqin\u00eb, nuk ka gjasa q\u00eb k\u00ebto shpresa t\u00eb p\u00ebrmbushen\u201d. Politika e SH.BA-s\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit sipas shovenist\u00ebve serb, iu ka shkuar p\u00ebr dore aspiratave e bashk\u00ebsive t\u00eb ndryshme myslimane, gjoja pro-per\u00ebndimore p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb linje gjeografike nga Turqia n\u00eb veriper\u00ebndim kah Evropa qendrore\u201c.<\/p>\n
Ideolog\u00ebt serb, q\u00eb nga Grashanini, e k\u00ebtej, para qeverive t\u00eb ndryshme serbe, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, nuk kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb paraqesin dhe t\u00eb realizojn\u00eb projektet e tyre t\u00eb ndryshme p\u00ebr spastrimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht ndryshimin e struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb, Sanxhak e Kosov\u00eb.<\/p>\n
Por, me gjith\u00eb at\u00eb \u201csharra n\u00eb gozhd\u00eb\u201d iu has kur ishte \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb sanxhakljinj\u00ebve. Nuk kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb indiferent ndaj struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb e aspak e favorshme p\u00ebr ta, duke u munduar ta bindin popullsin\u00eb sllavo fol\u00ebse t\u00eb Sanxhakut se jan\u00eb me prejardhje sllave, p\u00ebrkat\u00ebsisht duke i konsideruar serb t\u00eb islamizuar. Populli i Sanxhakut nuk ra pre e k\u00ebtyre dredhive, dhe iu b\u00ebn\u00eb ball\u00eb t\u00eb gjitha veprimeve monstruoze serbo -sllave dhe arrit\u00ebn ta ruajn\u00eb kujtes\u00ebn p\u00ebr prejardhjen e tyre ilire, p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike shqiptare, pavar\u00ebsisht se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e humb\u00ebn gjuh\u00ebn.<\/p>\n
Sanxhaku me Shqip\u00ebrin\u00eb etnike<\/p>\n
N\u00ebse d\u00ebshton projekti i Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb etnike do t\u00eb hyj\u00eb pjesa per\u00ebndimore e Maqedonis\u00eb, Tokat shqiptare n\u00eb Greqi e Mal t\u00eb Zi, Kosova, lugina , dhe shum\u00eb leht\u00eb, pa v\u00ebshtir\u00ebsi edhe Sanxhaku, por vet\u00ebm n\u00ebse \u00ebsht\u00eb projekt amerikan. T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, Serbin\u00eb nuk e pengon Shqip\u00ebria etnike me Kosov\u00ebn e ndar\u00eb.<\/p>\n
Ideolog\u00ebt serb gjithmon\u00eb e kan\u00eb pasur v\u00ebmendjen dhe kujdesin ndaj Sanxhakut, duke e ditur se ekzistojn\u00eb disa arsye q\u00eb sanxhaklinjt\u00eb mund t\u00eb ndjejn\u00eb af\u00ebrsin\u00eb me Kosov\u00ebn dhe trungun shqiptar. Pas Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Kjo ndikoi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb intensifikimin e lidhjeve etnike e v\u00ebllaz\u00ebrore dhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrafrimi m\u00eb t\u00eb madh me Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Marr\u00ebveshja e Berlinit nuk ia njohu boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe as q\u00eb u debatua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tyre nacionale. Austro-Hungaria e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e okupimit t\u00eb Bosnj\u00ebs nd\u00ebrsa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn me Sanxhakun luheshin loj\u00ebra t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Perandoria Osmane edhe pse u mundua t\u2019i mbaj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebto territore, n\u00eb Luft\u00ebrat Ballkanike e humbi Kosov\u00ebn, Sanxhakun dhe Maqedonin\u00eb, t\u00eb cilat ran\u00eb n\u00ebn okupimin serb. Popullata e Kosov\u00ebs dhe e Sanxhakut pat\u00ebn fatin e nj\u00ebjt\u00eb, prandaj n\u00eb vazhdim\u00ebsi ishte e detyruar q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr pushtuesve serb\u00eb dhe malazez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebr q\u00ebllim spastrimin etnik t\u00eb k\u00ebtyre mjediseve, Kosov\u00ebs dhe Sanxhakut, nga popullata autoktone shqiptare e boshnjake. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb mir\u00eb d\u00ebshmon L\u00ebvizja Nacional\u00e7lirimtare Ka\u00e7ake n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Sanxhak, pastaj veprimtaria e Komitetit \u201cMbrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs; veprimtaria e \u201cXhemijetiti\u201d, e vetmja parti politike n\u00eb vitet \u201820, e cila kishte tubuar shqiptar\u00eb, turq dhe boshnjak\u00eb t\u00eb Sanxhakut, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Kjo organizat\u00eb artikulonte k\u00ebrkesat e k\u00ebtyre popujve t\u00eb rob\u00ebruar p\u00ebr liri. Edhe pse pushtuesit serb dhe malazez u angazhuan q\u00eb ta zhduknin Sanxhakun, duke p\u00ebrdor\u00eb metoda t\u00eb ndryshme t\u00eb spastrimit etnik, madje edhe duke b\u00ebr\u00eb krime e gjenocid ndaj popullsis\u00eb autoktone shqiptare e boshnjake, popullsia mbijetoi dhe vendi ende ekziston. Dihet q\u00eb popullata e Sanxhakut kurr\u00eb nuk u pajtua t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn sundimin serbo-malazez.<\/p>\n
D\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb autonom dhe p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga Serbia dhe Mali i Zi, populli i Sanxhakut e shprehu vazhdimisht sa her\u00eb q\u00eb u krijuan mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkohen Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs; rasti i okupimit nga Gjermania e Italia kur banor\u00ebt vendos\u00ebn t\u2019i bashkohen<\/p>\n
Shqip\u00ebris\u00eb Etnike; rasti me Kuvendin e Lidhjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit (Aqif Blyta ishte sekretar ) e Sanxhakut k\u00ebrkuan dhe Kuvendi vendosi q\u00eb Sanxhaku t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e shtetit shqiptar dhe s\u00eb fundmi, n\u00eb prag t\u00eb shpartallimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb komuniste organizoi referendumin p\u00ebr autonomi, me t\u00eb drejt\u00eb bashkimi cil\u00ebsdo nj\u00ebsi federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Duhet b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se shum\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb edhe sot n\u00eb Sanxhak dhe boshnjak\u00ebt, q\u00eb shum\u00eb prej tyre besojn\u00eb se origjina e tyre \u00ebsht\u00eb shqiptare. N\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb shteteve demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb UE, nuk \u00ebsht\u00eb larg mendjes se me nj\u00eb referendum t\u00eb lir\u00eb popullor do t\u00eb deklaroheshin q\u00eb Sanxhaku t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n
Sanxhaku me Serbin\u00eb<\/p>\n
Edhe n\u00ebse ka shk\u00ebmbime territoresh, fiton ideja e nacionalizmit etnik, sikurse e shpjegojn\u00eb sociolog\u00ebt. Nacionalizmi etnik dhe kulturor k\u00ebrkon q\u00eb territori t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrputhsh\u00ebm me gjuh\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve dhe kultur\u00ebn e tyre etnike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Sanxhaku ka identitetin e vet etnik, gjuh\u00ebsor, fetar, madje edhe territorial (de facto).<\/p>\n
Politika globale n\u00eb dyluftimin n\u00eb mes t\u00eb nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe n\u00eb Sanxhak. Sanxhaklinj\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e autonomis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse paraqiten kushtet, k\u00ebrkesa e tyre vet\u00ebm sa fuqizohet e plot\u00ebsohet. Arsyeja e nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr autonomi \u00ebsht\u00eb sjellja e pushtetit serb ndaj popullit t\u00eb Sanxhakut, duke i konsideruar ata si qytetar\u00eb serb e jo si qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Boshnjak\u00ebt e Sanxhakut, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre politik, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb boshnjak\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me popullin serb.<\/p>\n
Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ndryshimin e kufijve, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mos hapjes s\u00eb Kutis\u00eb s\u00eb Pandor\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb ndryshim kufiri t\u00eb mos ket\u00eb efekte n\u00eb shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Prandaj, n\u00eb rast se b\u00ebhet ndryshimi i kufijve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Sanxhaku do t\u00eb ket\u00eb ndjesi, mobilizim, l\u00ebvizje dhe ndryshime edhe brenda vet\u00eb strukturave politike t\u00eb Sanxhakut, opinionit publik, etj.<\/p>\n
Nga kjo situat\u00eb e krijuar n\u00eb Ballkan, Sanxhaku nuk mund t\u00eb humb\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb secilin version, Sanxhaku e ka k\u00ebrkes\u00ebn e kahmotshme, e ka vullnetin shumic\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb t\u2019i kthehet statusi q\u00eb kishte n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Pra, t\u00eb ket\u00eb autonomi qeveris\u00ebse, qoft\u00eb edhe n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton krijimin e nj\u00eb regjioni special nd\u00ebrkufitar, ose rajoni autonom.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Politika globale n\u00eb dyluftimin n\u00eb mes t\u00eb nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe n\u00eb Sanxhak. Sanxhaklinj\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e autonomis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse paraqiten kushtet, k\u00ebrkesa e tyre vet\u00ebm sa fuqizohet e plot\u00ebsohet. Ismet Azizi Rrethanat n\u00eb Ballkan:Mali i Zi \u00ebsht\u00eb n\u00eb SHENGEN, NATO, me […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28773,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-28772","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28772\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}