{"id":29141,"date":"2018-11-24T15:56:27","date_gmt":"2018-11-24T15:56:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29141"},"modified":"2018-11-24T15:56:27","modified_gmt":"2018-11-24T15:56:27","slug":"heshtja-e-be-se-nenkupton-pjesemarrje-ne-festen-me-shampanje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/heshtja-e-be-se-nenkupton-pjesemarrje-ne-festen-me-shampanje\/","title":{"rendered":"Heshtja e BE-s\u00eb, n\u00ebnkupton pjes\u00ebmarrje n\u00eb fest\u00ebn me shampanj\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u2019i themi hapur, sepse e v\u00ebrteta na ndihmon t\u00eb gjith\u00ebve, edhe Evrop\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta pranojn\u00eb, bile ka mund\u00ebsi edhe t\u00eb irritohen deri n\u00eb ekstrem n\u00ebse themi se Bashkimi Evropian me vet\u00ebdije po e ruan tharmin e urrejtjes nd\u00ebrmjet popujve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, sidomos urrejtjes nd\u00ebrmjet popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<br \/>\nShkruan: Ardian Azemi<\/p>\n<p>P\u00ebr dik\u00eb n\u00ebn\u00eb, e p\u00ebr dik\u00eb njerk\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb paraqitja e BE-s\u00eb karshi dy shteteve. Me k\u00ebt\u00eb sjellje, me ose pa q\u00ebllim, BE po krijon terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb urrejtjes edhe tek brezat e rinj.<\/p>\n<p>Sjellje kjo e cila garanton paqart\u00ebsi, kund\u00ebrshti, mospajtim, luft\u00eb diplomatike t\u00eb pakt\u00ebn edhe p\u00ebr 20 vitet e ardhshme. Po b\u00ebhen nj\u00ebzet vjet q\u00eb Serbia e pengon Kosov\u00ebn n\u00eb \u00e7do aspekt. Diplomacia serbe me mend\u00ebsi t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, i ka v\u00eb bllokad\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do menakiz\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Nuk p\u00ebrfill\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mallrave dhe njer\u00ebzve, shkaku i k\u00ebsaj mend\u00ebsie Kosova ende vuan nga bllokada ajrore q\u00eb ky shtet i ka vendos, nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta thot\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, qoft\u00eb edhe nj\u00eb v\u00ebrejtje duke buz\u00ebqesh\u00eb. Jo, sepse sillet si n\u00ebn\u00eb ndaj saj.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb radhazi Kosova ka d\u00ebshtuar t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr siguri, n\u00eb Interpol. Jo q\u00eb nuk i ka plot\u00ebsuar kushtet Kosova, por lobimi i posht\u00ebr serb dhe ndikimi i saj n\u00eb disa shtete kryesisht t\u00eb vogla, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot e asaj dite t\u00eb jemi t\u00eb refuzuar nga ky mekaniz\u00ebm i siguris\u00eb. Imagjinoni \u00e7far\u00eb roli do t\u00eb luante Kosova duke qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj organizate. Mir\u00ebpo, frika ishte diku tjet\u00ebr; Serbia vazhdon ti ruaj me fanatiz\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime n\u00eb Kosov\u00eb, madje sot i ke n\u00eb majat e hierarkis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb Serbia. Pra, frika nga ndjekja e tyre!<\/p>\n<p>Sikur ishim marr\u00eb vesh q\u00eb mos t\u2019i nxjerrnim pengesa ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebto mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Jam shum\u00eb i bindur q\u00eb BE e ka p\u00ebrcjell mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Interpolit n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb votua p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Festimi me Shampanj\u00eb i delegacionit serb, p\u00ebr mendimin tim ishte nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr BE-n se Serbia nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u00eb prodhoj zgjidhje n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. \u00c7ka tha Bashkimi Evropian..? Asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Kur Kosova iu p\u00ebrgjigj me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb duke i vendosur taks\u00ebn prej 100% produkteve me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, BE ishte shum\u00eb e shpejt n\u00eb reagim. K\u00ebrkojm\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb hiqet taksa..!<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, k\u00ebtu del n\u00eb sip\u00ebrfaqe roli i njerk\u00ebs. Serbia mund t\u00eb veproj si t\u00eb doj\u00eb, t\u00eb mos respektoj asnj\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb pengoj Kosov\u00ebn n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, anipse jemi marr\u00eb vesh ndryshe, dhe BE t\u00eb konsideroj se nuk kemi shkelje. Vet heshtja \u00ebsht\u00eb pajtim, apo jo?!<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i keni v\u00ebn\u00eb kushte, shum\u00eb normale sepse \u00e7do vend q\u00eb aspiron t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb familje shtetesh, duhet me u p\u00ebrgatit t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj kushtet. I keni nxjerr kushte t\u00eb reja, kushte t\u00eb cilat n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk jan\u00eb vendos, edhe ato i kemi plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Na keni ftua n\u00eb dialog, p\u00ebr kinse normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe afrimin e dy shteteve me BE-n, nj\u00ebra pal\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa Kosov\u00ebs nuk i hiqet as regjimi i vizave. Un\u00eb e di q\u00eb ju e kuptoni se kjo \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi, porse nuk e pranoni sepse jeni t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebanshm\u00ebria dhe trajtimi jo i barabart\u00eb i shteteve, ka me na rikthye mbrapa, dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs jeni ju. Evropa duhet t\u00eb sillet ndryshe me shtetet q\u00eb ende nuk jan\u00eb pjes\u00eb e saj. N\u00ebse mendohet t\u00eb krijohet nj\u00eb e ardhme e q\u00ebndrueshme dhe e p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb veprohet tani, q\u00eb sot. Nes\u00ebr b\u00ebhet von\u00eb, aq von\u00eb saq\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb riparohen d\u00ebmet e shkaktuara nga vonesat e q\u00ebllimshme ose pa q\u00ebllim.<\/p>\n<p>T\u00eb ledhatoni nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, e t\u2019i hidheni sip\u00ebr pal\u00ebs tjet\u00ebr, kjo nuk \u00ebsht\u00eb as politik\u00eb, as strategji, madje as zgjidhje. P\u00ebrderisa nuk ka trajtim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shteteve, un\u00eb nuk e kuptoj pse duhet t\u00eb ket\u00eb dialog, dhe pse duhet t\u00eb presim zgjidhje nga nj\u00eb dialog p\u00ebrve\u00e7 i imponuar, edhe pa nj\u00eb epilog q\u00eb prodhon zgjidhje dhe stabilitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb sigurt; sado q\u00eb keni mendua ta vononi zgjidhjen, integrimin dhe barazin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebsoj humbje qoft\u00eb territoriale apo njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Populli i Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb po i nj\u00ebjti i koh\u00ebs kur letrat i kan\u00eb d\u00ebrgua tek imami i fshatit me ua lexua. Kosova sot ka njer\u00ebz q\u00eb maten me m\u00eb t\u00eb diturit e bot\u00ebs. N\u00eb fakt, letrat po i lexojm\u00eb vet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u2019i themi hapur, sepse e v\u00ebrteta na ndihmon t\u00eb gjith\u00ebve, edhe Evrop\u00ebn. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta pranojn\u00eb, bile ka mund\u00ebsi edhe t\u00eb irritohen deri n\u00eb ekstrem n\u00ebse themi se Bashkimi Evropian me vet\u00ebdije po e ruan tharmin e urrejtjes nd\u00ebrmjet popujve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, sidomos urrejtjes nd\u00ebrmjet popullit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27490,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29141","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29141\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27490"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}