{"id":29426,"date":"2018-11-29T14:02:25","date_gmt":"2018-11-29T14:02:25","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29426"},"modified":"2018-11-29T14:02:25","modified_gmt":"2018-11-29T14:02:25","slug":"faleminderit-be-por-17-shkurti-i-2008-se-nuk-ndryshohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/faleminderit-be-por-17-shkurti-i-2008-se-nuk-ndryshohet\/","title":{"rendered":"Faleminderit BE, por 17 shkurti i 2008-s\u00eb nuk ndryshohet"},"content":{"rendered":"<p>Presioni nd\u00ebrkombetar mbi Kosov\u00ebn, p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sovraniteti, autoriteti shtet\u00ebror dhe kushtetuta e Kosov\u00ebs, dhe akti i shpalljes t\u00eb Kosov\u00ebs shtet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do vler\u00eb e krijuar me sakrific\u00eb e mund. Presion, p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet funksional, me sovranitet e ligjshm\u00ebri, nj\u00eb shtet shembull p\u00ebr respektimin e palicave.  Madje, \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga vet\u00ebvetja, p\u00ebr m\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr ta lejuar faktorizimin e Serbise\u00eb dhe ndikimin e saj n\u00eb rregullimin e brendsh\u00ebm shtet\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>Bashkimi Evropian, gjegj\u00ebsisht Parlamenti Evropian, e ka p\u00ebrsh\u00ebndet Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb po i b\u00ebn\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa urdh\u00ebron Kosov\u00ebn ta t\u00ebr\u00ebheq\u00eb mas\u00ebn prej 100% ndaj produkteve me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Fatkeq\u00ebsisht, me k\u00ebto sjellje dhe q\u00ebndrime t\u00eb Bashkimit Evropian, po ruhet &#8220;tharmi&#8221; i politikave te kahmotshme evropiane kundrejt shqiptar\u00ebve, ve\u00e7anarisht kundrejt Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Me i vler\u00ebsuar si p\u00ebrpjekje p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve veprimet e Beogradit kund\u00ebr Kosov\u00ebs, ose duhet t\u00eb jesh\u00eb totalisht i pa informuar, ose ekstremisht mb\u00ebshtet\u00ebs i k\u00ebsaj politike \u00e7far\u00eb po e praktikon Serbia tani e mbi nj\u00eb shekull kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Realisht, ata q\u00eb e duan t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr popujt evropian dhe t\u00eb Ballkanit, do te duhej ti reagonin ashp\u00ebr dhe me gjitha mjetet demokratike k\u00ebsaj politike diskriminuese q\u00eb po e praktikon BE-ja. T\u00eb mb\u00ebshtetet nj\u00eb shtet, politika e t\u00eb cilit lufton me gjitha mjetet shtetin fqinj\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb b\u00ebhet thirrje p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shtetet q\u00eb aspirojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e saj, sinqerisht ta g\u00ebrdit\u00eb k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb madhe shtetesh. <\/p>\n<p>E kuptojm\u00eb situat\u00ebn e krijuar. Taksa \u00ebsht\u00eb mjeti i fundit q\u00eb Kosova kishte ne dispozicion kund\u00ebr agresionit serb mbi shtetin ton\u00eb. Si shtet e si qytetar\u00eb, nuk kemi reaguar shum\u00eb at\u00ebher\u00eb kur dialogu kishte filluar pa asnj\u00eb kusht, as ndaj Serbis\u00eb e as ndaj BE-s\u00eb. Kishim vler\u00ebsuar se duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr normalizim, do t\u00eb njihej vullneti i Kosov\u00ebs dhe t\u00eb respektohej gatishm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara bashk\u00eb me shtetet tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Serbin\u00eb, e cila ende mban\u00eb n\u00ebn themele objektesh trupa t\u00eb pa jet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Tani po e kuptojm\u00eb se ishim gabuar, madje qenkemi mashtruar nga BE-ja. <\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb zbrapset nga vendimi p\u00ebr taks\u00ebn. Madje, meq\u00eb kemi zhvillime t\u00eb reja, duhet ti ashp\u00ebrsoj masat ndaj Serbis\u00eb. Presioni nuk duhet t&#8217;na zbraps\u00eb, sepse jemi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit dhe interesit qytetar\u00eb. N\u00eb gjendje normale, ku politika dhe politikan\u00ebt punojn\u00eb p\u00ebr qytetarin dhe interesin e shtetit, dhe ku interesat e p\u00ebrgjithshme vihen mbi ato partiake, zhvillimet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb do te duhej ti b\u00ebnin bashk\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e shtetit. <\/p>\n<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, dhe kreu i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, do t\u00eb duhej t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb takim me t\u00eb gjitha partit\u00eb politike parlamentare dhe bashk\u00ebrisht t\u00eb gjejn\u00eb forma sesi ti p\u00ebrgjigjen presioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me \u00e7far\u00eb metoda do ta mbrojm\u00eb shtetin. Ata q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr taks\u00ebs, tani p\u00ebr tani \u00ebsht\u00eb Serbia dhe BE-ja, dhe presim ta b\u00ebjn\u00eb zyr\u00ebtare q\u00ebndrimin kund\u00ebr taks\u00ebs edhe ata q\u00eb i kemi k\u00ebndej pari, dmth brenda llojit. <\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb kryeministrit, kuptojm\u00eb se nuk ka zbrapsje nga vendimi. N\u00ebse presionet marrin p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese, at\u00ebher\u00eb duhet ti lihet n\u00eb dor\u00eb reagimit qytetar\u00eb. Populli \u00ebsht\u00eb sovrani, dhe me t\u00eb drejt duhet ta thot\u00eb fjal\u00ebn e vet. Natyrisht, n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb protesta gjith\u00ebpopullore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presioni nd\u00ebrkombetar mbi Kosov\u00ebn, p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sovraniteti, autoriteti shtet\u00ebror dhe kushtetuta e Kosov\u00ebs, dhe akti i shpalljes t\u00eb Kosov\u00ebs shtet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb presion p\u00ebr t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do vler\u00eb e krijuar me sakrific\u00eb e mund. Presion, p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27490,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29426","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27490"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}