{"id":29522,"date":"2018-12-01T00:01:16","date_gmt":"2018-12-01T00:01:16","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29522"},"modified":"2018-12-01T00:01:16","modified_gmt":"2018-12-01T00:01:16","slug":"presioni-nderkombetar-per-taksen-qe-mund-ta-rrezoje-haradinajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presioni-nderkombetar-per-taksen-qe-mund-ta-rrezoje-haradinajn\/","title":{"rendered":"PRESIONI ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR P\u00cbR TAKS\u00cbN Q\u00cb MUND TA \u201cRR\u00cbZOJ\u00cb\u201d HARADINAJN"},"content":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave nga rritja e taks\u00ebs n\u00eb 100%, presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta hequr k\u00ebt\u00eb taks\u00eb vet\u00ebm sa vjen e rritet. Duke nisur nga BE-ja, Federica Mogherini, kancelari austriak e deri te sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.<\/p>\n<p>T\u00eb bindur se vendimi p\u00ebr taks\u00ebn nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet jan\u00eb shprehur nga Qeveria e Kosov\u00ebs. Kjo edhe pas nj\u00eb presioni t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb dita-dit\u00ebs po rritet.<\/p>\n<p>Madje Avni Arifi, k\u00ebshilltar i kryeministrit Haradinaj tha se m\u00eb p\u00ebrpara bie qeveria se q\u00eb t\u00ebrheqet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.<\/p>\n<p>\u201cJo nuk do ta t\u00ebrheqim vendimin. M\u00eb par\u00eb bjen Qeveria sesa q\u00eb hiqet vendimi p\u00ebr taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind ndaj Serbis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Arifi.<\/p>\n<p>Vendimi nuk ka kthim prapa, nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb presionet, por n\u00ebse hiqet, Qeveria nuk ka arsye t\u00eb ekzistoj\u00eb\u201d, ka deklaruar Lekaj.<\/p>\n<p>Bindja e nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe te vet\u00eb kryeministri. N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb ku u diskutua p\u00ebr diplomacin\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave, Haradinaj tha se taksa duhet t\u00eb mbetet derisa Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKjo taks\u00eb duhet t\u00eb mbetet derisa shteti serb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb synimi i yn\u00eb\u201d, deklaroi kryeministri Haradinaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb k\u00ebnd kjo taks\u00eb pritet ta p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe fatin e tij n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e ka marr\u00eb prej kur po e udh\u00ebheq qeverin\u00eb, ende s\u2019dihet n\u00ebse kryeministri do t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb presionit.<\/p>\n<p>Sidomos pas zhvillimeve t\u00eb fundit ku kat\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave serbe dhan\u00eb dor\u00ebheqje. Madje protestat e tyre po mbahen \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto komuna, p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar taks\u00ebn.<\/p>\n<p>E para si gjithmon\u00eb p\u00ebr reagimet kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, edhe k\u00ebsaj radhe ishte Federica Mogherini.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media ky institucion pretendonte se me vendimin p\u00ebr taks\u00ebn, ishte shkelur marr\u00ebveshja e CEFTA-s dhe ajo e MSA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i sot\u00ebm i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta rritur taks\u00ebn mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja n\u00eb 100%, \u00ebsht\u00eb shkelje e qart\u00eb e Marrv\u00ebveshjes s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb CEFTA, dhe frym\u00ebs s\u00eb MSA-s\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe BE-s\u00eb. M\u00eb tej ky vendim p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn pas taks\u00ebs s\u00eb par\u00eb prej 10% jav\u00ebn e kaluara. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet ta revokoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim\u201d, thuhej n\u00eb njoftimin p\u00ebr media t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Moghernit.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonte Mogherini, me tone t\u00eb ashpra foli edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e saj, Maja Kocijan\u00e7iq.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkonte n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendimi i Kosov\u00ebs t\u00eb kthehej prapa.<\/p>\n<p>\u201cReagimi i autoriteteve kosovare n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst thjesht nuk \u00ebsht\u00eb rruga e drejt\u00eb. Ka m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb zgjidhur k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe k\u00ebto kanale duhet t\u00eb p\u00ebrdoren\u201d, tha Kocijanciq.<\/p>\n<p>Reagimet nga BE-ja nuk u ndal\u00ebn. Pas Mogherinit, ishte Komisoneri p\u00ebr Zgjerim q\u00eb gjithashtu ashp\u00ebr ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj taks\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ai k\u00ebrkoi t\u00ebrheqjen e vendimit p\u00ebrderisa kritikoi Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy akt \u2013 q\u00eb po ashtu d\u00ebmton konsumator\u00ebt dhe bizneset kosovare \u2013 duhet t\u00eb kthehet prapa menj\u00ebher\u00eb. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Do t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e CEFTA-s n\u00eb Prishtin\u00eb s\u00eb shpejti dhe pres q\u00eb kjo t\u00eb zgjidhet deri at\u00ebher\u00eb\u201d, kishte shkruar ai n\u00eb T\u00ebitter.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb gjithashtu t\u00eb ashp\u00ebr e dha shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.<\/p>\n<p>Ai tha se vendimet e tilla vet\u00ebm sa nxisin tensionet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShprehim shqet\u00ebsimin lidhur me ndikimin e mundsh\u00ebm mbi popullin e Kosov\u00ebs, dhe me implikimet e mundshme politike n\u00eb dialogun mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs nga ky vendim. U b\u00ebjm\u00eb thirrje lider\u00ebve q\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb interesat e njer\u00ebzve dhe ta ruajn\u00eb paqen, sigurin\u00eb dhe stabilitetin\u201d, thuhej n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr doli edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz. Ai n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb twitter tha se \u201cbarrierat\u201d e tilla nuk i kontriubojn\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen keq q\u00eb Kosova ka futur tarifa p\u00ebr produktet nga Serbia dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina. Austria mb\u00ebshtetet bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb marr\u00ebveshjen rajonale t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb CEFTA, nga e cila p\u00ebrfiton i gjith\u00eb rajoni. Ne duhet t\u00eb prishim barrierat n\u00eb vend t\u00eb shpikjes s\u00eb atyre t\u00eb rejave,\u201d ishte shprehur Kurz.<\/p>\n<p>Vizita e Tha\u00e7it n\u00eb Amerik\u00eb, gjithashtu pati mesazhe t\u00eb qarta p\u00ebr taks\u00ebn e vendosur. Ai gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite pati nj\u00eb takim me sekretarin amerikan, Mike Pompeo.<\/p>\n<p>Edhe Pompeo i kishte k\u00ebrkuar Tha\u00e7it t\u00ebrheqjen e vendimit. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e konfirmoi zyra p\u00ebr Informim e Departamentit t\u00eb shtetit Amerikan.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara u k\u00ebrkuan autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb heqin tarifat ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina dhe t\u00eb punojn\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur provokimet dhe p\u00ebr t\u00eb zbutur tensionet\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas vendosjes s\u00eb taks\u00ebs reagoi edhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstetin.<\/p>\n<p>Sipas tij vendimi p\u00ebr rritjen e taks\u00ebs, mund t\u00eb nixs\u00eb problem edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebpunimi rajonal n\u00eb ekonomi \u00ebsht\u00eb vendimtar. Dogana t\u00eb reja do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh gjithmon\u00eb nj\u00eb hap mbrapa, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ecet drejt nj\u00ebri-tjetrit. Ne i trembemi nj\u00eb ashp\u00ebrsimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fronteve me doganat e reja, prandaj b\u00ebj thirrje, ashtu si e Ngarkuara e Lart\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme, Federica Mogherini p\u00ebr vet\u00ebp\u00ebmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat shkelin edhe thelbin e marr\u00ebveshjes ekonomike, CEFTA\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur eurodeputeti.<\/p>\n<p>Kurse izolim t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebse kjo taks\u00eb nuk hiqet, paralajm\u00ebroi gjenerali i NATO-s, James Foggo.<\/p>\n<p>\u201cTarifa e vendosur 100% nga Kosova p\u00ebr mallrat e Serbis\u00eb rrezikon q\u00eb ta izoloj Kosov\u00ebn\u201d, tha Foggo.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebrkrahje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim nuk gjeti as te disa ministra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pavar\u00ebsisht se Edi Rama n\u00eb mbledhjen e dy qeverive u mundua t\u00eb arsyetoj\u00eb q\u00ebndrimin e ministrit t\u00eb Financave, Arben Ahmetaj, kund\u00ebrshtimet nga pala shqiptare vazhduan.<\/p>\n<p>Ishte Ditmir Bushati, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb tha se pajtohet me deklarat\u00ebn e Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrheqjen e k\u00ebsaj takse.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb deklarata e Sekretarit t\u00eb Shtetit pas takimit me presidentin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb zbatueshme dhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb shtoj\u00eb sigurin\u00eb\u201d, deklaroi Bushati.<\/p>\n<p>Kurse Arben Ahmetaj ishte ai q\u00eb nxiti reagimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ai tha se kjo taks\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kun\u00ebdrshtim me tregtin\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimet e tilla i b\u00ebri vet\u00ebm disa dit\u00eb pasi u takua me homologun e tij serb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb presion, ishte vet\u00ebm nj\u00eb zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb i doli n\u00eb mbrojtje Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ish-ambasadorin e Holand\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Robert Bosch. Ai k\u00ebrkoi nga BE-ja q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb edhe pas k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe veprimeve nga Serbia.<\/p>\n<p>Tha q\u00eb deklarimet e \u201cegra\u201d serbe kund\u00ebr Koso\u00ebvs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte e fort\u00eb, por ku \u00ebsht\u00eb reagimi i BE-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputjen e marr\u00ebveshjes 12 pik\u00ebshe mbi normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve e cila thot\u00eb se t\u00eb dyja vendet nuk duhet t\u00eb pengojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb Serbia e b\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me Kosov\u00ebn. T\u00eb mos e p\u00ebrmendim deklarat\u00ebn e eg\u00ebr t\u00eb Da\u00e7iqit p\u00ebr vendet q\u00eb votuan p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, kishte shkruar Bosch n\u00eb rrjeti social Facebook.<\/p>\n<p>E taksa e vendosur, duket se deri m\u00eb tani ka pasur efekt. Vet\u00ebm dy kamion\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nga Serbia e Bosnja, qe nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb taks\u00ebs.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb dy u obliguan q\u00eb fillimisht ta paguajn\u00eb taks\u00ebn. K\u00ebto statistika i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebr Insajderin, Adriatik Stavileci, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Doganave.<\/p>\n<p>\u201cTani fluksi ka r\u00ebn\u00eb, por n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vendimit jan\u00eb kthyer rreth 20 maune t\u00eb cilat jan\u00eb kthyer p\u00ebr arsye kryesisht t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb vendosur, por ka pasur edhe disa raste p\u00ebr shkak t\u00eb deklaracionit t\u00eb gabuar\u201d, deklaroi Adriatik Stavileci.<\/p>\n<p>Me k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsin\u00eb e Haradinajt, dhe presionin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, m\u00eb i heshturi k\u00ebtu ishte Hashim Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs nuk e ka komentuar deri m\u00eb tani k\u00ebt\u00eb vendim, por disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb zotuar se nj\u00eb marr\u00ebveshje finale me Serbin\u00eb duhet t\u00eb arrihet. \/Insajderi.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jave nga rritja e taks\u00ebs n\u00eb 100%, presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta hequr k\u00ebt\u00eb taks\u00eb vet\u00ebm sa vjen e rritet. Duke nisur nga BE-ja, Federica Mogherini, kancelari austriak e deri te sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. T\u00eb bindur se vendimi p\u00ebr taks\u00ebn nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet jan\u00eb shprehur nga Qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29128,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29522","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}