{"id":29527,"date":"2018-12-01T00:04:37","date_gmt":"2018-12-01T00:04:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29527"},"modified":"2018-12-01T00:04:37","modified_gmt":"2018-12-01T00:04:37","slug":"mustafa-situata-ne-veri-pergatitje-per-ndarje-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-situata-ne-veri-pergatitje-per-ndarje-nga-kosova\/","title":{"rendered":"MUSTAFA: SITUATA N\u00cb VERI, P\u00cbRGATITJE P\u00cbR NDARJE NGA KOSOVA"},"content":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqjet e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave veriore, jan\u00eb paralajm\u00ebrime p\u00ebr ndarjen e veriut nga Kosova, thot\u00eb kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa.<\/p>\n<p>Idet\u00eb e lansuara nga tavolina e bisedimeve nd\u00ebrmjet president\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr ndryshim apo korrigjim t\u00eb kufirit, Mustafa thot\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhen realitet dhe kritikon Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr inferioritet ndaj k\u00ebtyre zhvillimeve. Mustafa konsideron se taksa 100 p\u00ebr qind q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ua ka v\u00ebn\u00eb mallrave t\u00eb importuara me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnja, nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e menduar mir\u00eb nga autoritetet e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p> Qeveria e Kosov\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb taks\u00eb 100 p\u00ebr qind ndaj produkteve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Bosnj\u00ebs. Si e shihni ju efektin e k\u00ebtij vendimi dhe sa e mb\u00ebshtetni Qeverin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb?<\/p>\n<p>\u201c Efektet akoma nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta. Efektet politike, si duket, nuk jan\u00eb ato q\u00eb i ka pritur Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, sepse propaganda e Serbis\u00eb tani po i shfryt\u00ebzon k\u00ebto efekte p\u00ebr interesa t\u00eb veta. Tani kemi nj\u00eb situat\u00eb, e cila ka eskaluar n\u00eb veri t\u00eb vendit, me dor\u00ebheqjen e kat\u00ebr kryetar\u00ebve t\u00eb komunave, dhe po ashtu me ankesat n\u00ebp\u00ebr tubime se ata kan\u00eb problem me buk\u00eb, kan\u00eb problem me barna, kan\u00eb problem me artikuj t\u00eb tjer\u00eb dhe se jan\u00eb t\u00eb diskriminuar me k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrkaq, kjo mas\u00eb nuk ka qen\u00eb e orientuar ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ka, po ashtu, paralajm\u00ebrime p\u00ebr ngritje t\u00eb \u00e7mimeve brenda vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, un\u00eb konsideroj q\u00eb\u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb paramenduar mir\u00eb nga Qeveria. Jo q\u00eb s\u2019e ka merituar Serbia nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb, porse Qeveria nuk i ka pasur parasysh t\u00eb gjitha pasojat e k\u00ebsaj mase.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kemi po ashtu edhe reagime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe t\u00eb Bashkimit Evropian, dje ka qen\u00eb reagimi i Qeveris\u00eb gjermane. Kemi pasur, po ashtu, reagime edhe nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se opinioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe shtetet mike, e konsiderojn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb si mas\u00eb t\u00eb papranueshme, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me CEFTA-n dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim- Asociimit\u201d.<\/p>\n<p> P\u00ebrve\u00e7 reagimeve nga Serbia, kishte edhe nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje nga kryetar\u00ebt e komunave veriore me dor\u00ebheqjet e tyre. A shihni ju rrezik nga rr\u00ebshqitja, kushtimisht th\u00ebn\u00eb, e veriut n\u00eb organizimin paralel institucional?<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se, si\u00e7 thuhet, rreziku \u00ebsht\u00eb para dere. Rreziku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb nj\u00eb sjellje totalisht inferiore e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj k\u00ebsaj \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb veri, sepse as Qeveria, as Kuvendi nuk po merren me at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb serioze\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria hesht p\u00ebrball\u00eb vakuumit institucional n\u00eb veri<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnia e dor\u00ebheqjes nga ana e kryetar\u00ebve, pastaj rezoluta q\u00eb ato do t\u00eb nd\u00ebrpresin komunikimin me Prishtin\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht me institucionet qendrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pastaj edhe dor\u00ebheqja e prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve n\u00eb veri t\u00eb vendit, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat duhet t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen ose t\u00eb reagojn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne kemi harxhuar nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ta integrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veriut n\u00eb institucione t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, konsideroj se ishte arritur mjaft shum\u00eb, jo krejt \u00e7far\u00eb kemi dashur, prandaj rr\u00ebshqitja e veriut nga institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb mjaft brengos\u00ebse.<\/p>\n<p>Un\u00eb e shoh k\u00ebt\u00eb edhe nj\u00eb parap\u00ebrgatitje p\u00ebr ndarje e veriut nga vendi, sepse ata tani po shfryt\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb kulluar n\u00eb tubimet e tyre. Sigurisht t\u00eb dirigjuar nga Beogradi dhe nga Vu\u00e7iqi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, kinse ata jan\u00eb t\u00eb diskriminuar. Prandaj, un\u00eb konsideroj se institucionet e Kosov\u00ebs, po sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme ndaj situat\u00ebs n\u00eb veri dhe \u00ebsht\u00eb rrezik se ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb publikisht se duhet t\u00eb b\u00ebhet korrigjimi i kufijve, shk\u00ebmbimi i territoreve, ndarja etj, ajo po na ndodh para syve, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb indolence dhe nj\u00eb sjelljeje t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Kuvendit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p> T\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime po nd\u00ebrlidhen edhe me procesin e dialogut marr\u00ebveshjes eventuale q\u00eb mund t\u00eb pritet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Cila duhet t\u00eb ishte marr\u00ebveshja, sipas jush, q\u00eb Kosova duhet ta synoj\u00eb n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr opinionin n\u00eb Kosov\u00eb, edhe p\u00ebr gjith\u00eb ne, edhe lider\u00ebt e partive politike, un\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe p\u00ebr LDK-n\u00eb edhe p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb po synohet me k\u00ebt\u00eb. Kjo, sepse p\u00ebrderisa un\u00eb kam qen\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb tavolin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shtruar \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare ose \u00e7\u00ebshtja e kufijve ose \u00e7\u00ebshtje tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ndjeshme, t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje at\u00eb \u00e7far\u00eb kemi arritur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb konsideroj q\u00eb Serbia duhet ta njoh\u00eb pavasin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe pasi t\u00eb ndodh\u00eb kjo, pastaj ne duhet t\u00eb ulemi dhe p\u00ebr gj\u00ebrat, p\u00ebr t\u00eb cilat konsiderojm\u00eb bashk\u00ebrisht se duhet t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb edhe m\u00eb tutje, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb progres, t\u00eb merremi vesh bashk\u00ebrisht q\u00eb ato \u00e7\u00ebshtje t\u2019i \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara. Por, p\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje paraprakisht kusht\u00ebzohen ose lidhen me afat dhe t\u00eb thuhet se afati i Komisionit Evropian, \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, dhe kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb p\u00ebrfundohet, sepse jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb cilat mund t\u00eb lidhen dhe t\u00eb afatizohen\u201d.<br \/>\n A konsideroni se \u00ebsht\u00eb ende si opsion ideja e ndryshimit t\u00eb kufijve?<\/p>\n<p>\u201c P\u00ebr LDK-n\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb opsion. Ne assesi s\u2019do t\u00eb pajtohemi me ndryshimin e kufijve, me korrigjimin, me shk\u00ebmbimin e territoreve, sepse ne konsiderojm\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrfunduar, kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrcaktuar ashtu si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb e republikave t\u00eb tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb shnd\u00ebrruar para Kosov\u00ebs n\u00eb shtete. Jan\u00eb kufijt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt Kosova e ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb. Jan\u00eb kufijt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e ka shpallur Kosova pavar\u00ebsin\u00eb, jan\u00eb kufijt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb opinionin pozitiv p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb kemi shpallur pavar\u00ebsin\u00eb dhe jan\u00eb kufijt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ne nuk kemi asnj\u00eb arsye q\u00eb tash t\u00eb merremi me kufij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb bisedojm\u00eb me Serbin\u00eb dhe jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat natyrisht q\u00eb duhet t\u00eb gjejm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet njohja reciproke nga t\u00eb dyja vendet, pra njohja e pavar\u00ebsis\u00eb, por jo assesi q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes kompensimit me an\u00eb t\u00eb kufijve ose territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p> Po sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs s\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7far\u00eb zgjidhje mund t\u00eb ofroj\u00eb Kosova?<\/p>\n<p> \u201cUn\u00eb konsideroj se ne kemi dh\u00ebn\u00eb maksimumin sa i p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb serb\u00ebve dhe me Pakon e Ahtisarit, ata kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb shum\u00eb se sa, proporcionalisht me numrin e popullsis\u00eb, u takon n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Komunat me shumic\u00eb serbe, po ashtu, kan\u00eb t\u00eb drejta asimetrike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb krahasim me komunat e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, un\u00eb shoh gjithmon\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb maksimalisht ne t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha standardet evropiane p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb progres dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrparuar t\u00eb drejtat e popullat\u00ebs jo shumic\u00eb, sepse ajo nuk na d\u00ebmton ne, vet\u00ebm sa krijon nj\u00eb komunikim apo nj\u00eb atmosfer\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb konsideroj se \u00e7\u00ebshtja nuk shtrohet nga Beogradi n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, por ata jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb praktikisht ta shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ne kemi arritur deri m\u00eb tani, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, sepse un\u00eb dyshoj q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb duke u trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze nga ana e Serbis\u00eb, por vet\u00eb fakti q\u00eb ata po punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb propagande p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs nga shtetet, t\u00eb cilat e kan\u00eb njohur,ata nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb ky proces t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara. Ata jan\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ne kemi arritur gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe ne nuk duhet ta lejojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, LDK-ja do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet e brendshme. A do t\u00eb kandidoni p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cNe nuk e kemi biseduar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne do t\u00eb l\u00ebm\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb hapur. Un\u00eb vler\u00ebsoj q\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb kandidat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb tregojn\u00eb interesimin e tyre p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb. Natyrisht se e gjith\u00eb kjo varet nga disponimi q\u00eb ne e kemi n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb, n\u00ebp\u00ebr n\u00ebndeg\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, n\u00eb strukturat tona. D\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ta p\u00ebrfundojm\u00eb dhe ta p\u00ebrmbyllim me nj\u00eb unitet t\u00eb plot\u00eb n\u00eb LDK, n\u00eb nj\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb konsideroj se gjithmon\u00eb jan\u00eb pozitive p\u00ebr partit\u00eb politike, ve\u00e7mas p\u00ebr ne n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tranzicione, t\u00eb cilat jan\u00eb pozitive, t\u00eb cilat krijojn\u00eb frym\u00eb pozitive dhe p\u00ebr t\u00eb cilat, natyrisht \u00ebsht\u00eb e interesuar an\u00ebtar\u00ebsia e LDK-s\u00eb\u201d.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dor\u00ebheqjet e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave veriore, jan\u00eb paralajm\u00ebrime p\u00ebr ndarjen e veriut nga Kosova, thot\u00eb kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa. Idet\u00eb e lansuara nga tavolina e bisedimeve nd\u00ebrmjet president\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr ndryshim apo korrigjim t\u00eb kufirit, Mustafa thot\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebhen realitet dhe kritikon Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29527","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}