{"id":29549,"date":"2018-12-01T10:38:39","date_gmt":"2018-12-01T10:38:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29549"},"modified":"2018-12-01T10:38:39","modified_gmt":"2018-12-01T10:38:39","slug":"konfirmon-ministrja-hoxha-ska-liberalizim-te-vizave-sjemi-ne-agjende-te-keshillit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/konfirmon-ministrja-hoxha-ska-liberalizim-te-vizave-sjemi-ne-agjende-te-keshillit\/","title":{"rendered":"Konfirmon ministrja Hoxha: S\u2019ka liberalizim t\u00eb vizave, s\u2019jemi n\u00eb agjend\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Qeveris\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn 100% p\u00ebr produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk mund t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, edhe pse Bashkimi Evropian ka b\u00ebr\u00eb thirrje vazhdimisht p\u00ebr heqjen e k\u00ebsaj takse.<\/p>\n<p>Ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se kjo taks\u00eb nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb mosliberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Ajo tha se BE-ja q\u00eb nga fillimi \u00ebsht\u00eb shfaqur e padrejt\u00eb dhe kritikuese vet\u00ebm ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, por jo edhe t\u00eb Serbis\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb ngritur kjo \u00e7\u00ebshtje prap\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb reagim nga Brukseli si\u00e7 reaguan ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb v\u00ebnien e taks\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJo, jan\u00eb procese t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndara, edhe \u00e7\u00ebshtja e taks\u00ebs, edhe e liberalizimit t\u00eb vizave. Nga fillimi i procesit kan\u00eb qen\u00eb disa vende q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb hezituese, jan\u00eb nga shtete t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb hezituese q\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb, qoft\u00eb me taks\u00eb apo pa t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb proces i nd\u00ebrlidhur aspak, por ne \u00e7far\u00eb po v\u00ebrejm\u00eb \u00ebsht\u00eb se BE-ja po \u00ebsht\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm kur Kosova merr vendimin p\u00ebr taksa, nd\u00ebrsa nuk ka qen\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm apo nuk e ka kritikuar Republik\u00ebn e Serbis\u00eb kur vite me radh\u00eb qysh nga an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb CEFTA ne kemi pas trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb, t\u00eb padrejt\u00eb. Kemi k\u00ebrkuar, kemi d\u00ebrguar letra, e kemi ngrit\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb BE dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi par\u00eb ndonj\u00eb reagim zyrtar nga Brukseli p\u00ebr drejt Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa ne kur vendosim t\u00eb mbrojm\u00eb ekonomin\u00eb dhe prodhuesin ton\u00eb at\u00ebher\u00eb e shohim reagimin, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sqarim t\u00eb pozicioneve\u201d, tha Hoxha p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>\u201cKemi reaguar t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, sepse ka pas barriera t\u00eb ndryshme q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs, prodhimet e Kosov\u00ebs jan\u00eb trajtuar me standarde t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Hoxha tha se disa shtete t\u00eb BE-s\u00eb po hezitojn\u00eb q\u00eb kosovar\u00ebve tu hiqen vizat, p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb tyre t\u00eb brendshme dhe se vazhdimisht duhet lobuar edhe pse Kosova i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e njohur edhe p\u00ebr publikun q\u00eb jan\u00eb disa vende q\u00eb po hezitojn\u00eb, por hezitimet e tyre nuk jan\u00eb ndaj Kosov\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb tyre t\u00eb brendshme politike, lobimi ka ecur mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende nga t\u00eb cilat kemi marr\u00eb p\u00ebrkrahje, mir\u00ebpo ende duhet t\u00eb vazhdohet ky lobim, ende duhet t\u00eb komunikojm\u00eb me vende an\u00ebtare dhe t\u2019u shpjegojm\u00eb atyre q\u00eb Kosova nuk do ta keqp\u00ebrdor\u00eb procesin e liberalizimit dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e ditur q\u00eb Kosova ka p\u00ebrfunduar detyrat e veta dhe kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar shum\u00eb her\u00eb tanim\u00eb nga KE, Komiteti LIBE, PE\u201d, tha Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha tha se nuk ka ende informacione zyrtare, mir\u00ebpo n\u00eb agjend\u00ebn e publikuar p\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn 6 dhjetor, Kosova nuk figuron fare q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend dite p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e liberalizimit t\u00eb vizave, raporton EO.<\/p>\n<p>Nuk kemi marr\u00eb informata zyrtare q\u00eb nuk do jet\u00eb apo do jet\u00eb, mir\u00ebpo \u00e7far\u00eb kemi par\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb publikuar agjenda e takimit t\u00eb k\u00ebshillit m\u00eb 6 dhjetor, \u00ebsht\u00eb e publikuar dhe aty nuk figuron liberalizimi apo pika e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr keqardhje, sepse ne kemi p\u00ebrfunduar pun\u00ebt tona dhe tani i mbetet BE-s\u00eb ta kryej\u00eb pjes\u00ebn e vet t\u00eb marr\u00ebveshjes. Marr\u00ebveshja ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, ky proces \u00ebsht\u00eb teknik po sa t\u00eb plot\u00ebsohen kriteret, ne m\u00eb pastaj do liberalizojm\u00eb vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe tani po e v\u00ebrejm\u00eb nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb vullnetit politik nga shtetet an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebrpara, ka mbetur vet\u00ebm hapi i fundit, tjerat publikimi n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare, plot\u00ebsim-ndryshimi i rregullores t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb procese teknike q\u00eb n\u00ebse ka vullnet politik n\u00eb shtete an\u00ebtare shum\u00eb shpejt mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Hoxha u shpreh e d\u00ebshp\u00ebruar me munges\u00ebn e vullnetit politik nga shtetet e BE-s\u00eb ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tha se ka vende tjera q\u00eb me m\u00eb pak kritere kan\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>\u201cTani jemi n\u00eb dit\u00ebt e fundit, pra \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e pakuptimt\u00eb t\u00eb shohim k\u00ebt\u00eb munges\u00eb vullneti nga BE-ja q\u00eb t\u00eb liberalizoj\u00eb vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht e pakuptimt\u00eb kur shohim se ka shtete t\u00eb cilat me m\u00eb pak kritere g\u00ebzojn\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova me aq shum\u00eb kritere dhe pun\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb viteve t\u00eb fundit ende t\u00eb mos ket\u00eb apo t\u00eb mos jet\u00eb vullneti politik dhe ende trajtohet me standarde t\u00eb dyfishta\u201d.<\/p>\n<p>Ne kemi p\u00ebrfunduar detyrat tona, ne duhet t\u00eb jemi edhe vet\u00ebkritik\u00eb, por jo n\u00eb procesin e integrimit evropian. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet t\u00eb jemi vet\u00ebkritik\u00eb, n\u00eb reforma, duhet t\u00eb kemi shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb reformave n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb sundimin e ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, por jo sa i p\u00ebrket liberalizimit t\u00eb vizave, sepse 95 kriteret i kemi plot\u00ebsuar dhe k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr m\u00ebdyshje\u201d.<\/p>\n<p>Hoxha p\u00ebr Ekonomia Online tha se kjo munges\u00eb e vullnetit politik nga vendet e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e izolimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe diskriminim ndaj kosovar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo munges\u00eb e vullnetit politik nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb njohin progresin e Kosov\u00ebs dhe ta mund\u00ebsojn\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, e padrejt\u00eb dhe qartazi mund ta konsiderojm\u00eb edhe si diskriminim t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe si nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e izolimit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ne b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb vendet e BE-s\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb marrin vendimin q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb l\u00ebvizin lir\u00eb sa m\u00eb shpejt\u201d, tha Hoxha.<\/p>\n<p>Ajo tha se rezoluta e fundit e BE-s\u00eb e rikonfirmon prap\u00eb se Kosova ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret e obliguara nga BE-ja dhe se p\u00ebrmes k\u00ebsaj rezolute u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje vendeve an\u00ebtar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb pro heqjes s\u00eb vizave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo rezolut\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e tekstit. Ka pas fjal\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse n\u00eb procesin e integrimit evropian p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb ken\u00eb vullnetin politik dhe t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Ministrave p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ky ka qen\u00eb nj\u00eb mesazh shum\u00eb i fuqish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo rezolut\u00eb e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb sepse n\u00eb at\u00eb tekst \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb u b\u00ebhet 5 vendeve mosnjoh\u00ebse ta njohin Kosov\u00ebn. Ne kemi takime me disa nga k\u00ebto vende, por n\u00eb procesin e integrimit evropian disa nga k\u00ebto vende si\u00e7 jan\u00eb Spanja apo Qiproja jan\u00eb m\u00eb penguese dhe po e ngadal\u00ebson procesin e integrimit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb faz\u00ebn q\u00eb jemi shum\u00eb nga k\u00ebto vende kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb arrin njohja reciproke n\u00eb mes Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si dy shtete t\u00eb pavarura, at\u00ebher\u00eb edhe ato do t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb q\u00ebndrimin e tyre drejt njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne po vazhdojm\u00eb t\u00eb komunikojm\u00eb me k\u00ebto shtete, por patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb penges\u00eb shtes\u00eb n\u00eb procesin integrues dhe fakti q\u00eb kemi 5 vende mosnjoh\u00ebse\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Qeveris\u00eb p\u00ebr taks\u00ebn 100% p\u00ebr produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk mund t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, edhe pse Bashkimi Evropian ka b\u00ebr\u00eb thirrje vazhdimisht p\u00ebr heqjen e k\u00ebsaj takse. Ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se kjo taks\u00eb nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29550,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29549","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29549\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}