{"id":29642,"date":"2018-12-02T12:33:19","date_gmt":"2018-12-02T12:33:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29642"},"modified":"2018-12-02T12:33:19","modified_gmt":"2018-12-02T12:33:19","slug":"gjermania-shton-shpresen-per-shqiptaret-mundesia-per-te-pasur-nje-pune-dhe-jete-te-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjermania-shton-shpresen-per-shqiptaret-mundesia-per-te-pasur-nje-pune-dhe-jete-te-mire\/","title":{"rendered":"Gjermania shton shpres\u00ebn p\u00ebr shqiptar\u00ebt, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb pun\u00eb dhe jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb zbutur situat\u00ebn emergjente t\u00eb infermieris\u00eb n\u00eb Gjermani, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Jens Spahn synon t\u00eb financoj\u00eb shkollimin e tyre jasht\u00eb vendit. Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb entuziast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb.<\/p>\n<p>Joana Bocaj \u00ebsht\u00eb 25 vje\u00e7e. Ajo ka tre vjet q\u00eb punon si infermiere n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. N\u00ebse gj\u00ebrat shkojn\u00eb sipas planeve t\u00eb saj, Joana nuk do t\u00eb punonte edhe shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, sepse ajo po p\u00ebrgatitet q\u00eb ta ler\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re n\u00eb Dyseldorf. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet ajo ka d\u00ebgjuar nga nj\u00eb koleg i saj. \u201eMendoj, se n\u00eb Gjermani do t\u00eb kem nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi rroga t\u00eb vogla, dhe askush nuk e vler\u00ebson pun\u00ebn ton\u00eb. Prandaj dua t\u00eb punoj e t\u00eb jetoj atje.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb Dyseldorf infermierja shqiptare do t\u00eb jet\u00eb e mir\u00ebpritur. Problemi i injoruar me vite i munges\u00ebs s\u00eb personelit n\u00eb p\u00ebrkujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor ka arritur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs gjermane. N\u00eb marr\u00ebveshjen e koalicionit qeveris\u00ebs gjerman t\u00eb partis\u00eb CDU\/CSU dhe asaj socialdemokrate sh\u00ebnohet: n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gjermanin\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsohen 8.000 infermier\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb korrigjuar m\u00eb lart, tani fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e 13.000 infermier\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Reservuar infermier\u00ebsh n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb korrigjim, kjo shif\u00ebr nuk do t\u00eb mjaftoj\u00eb, sepse gjendja \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb dramatike. P\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb infermier\u00ebve, shum\u00eb t\u00eb moshuar n\u00eb qendrat e t\u00eb moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune n\u00eb infermieri jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebna, 15.000 prej tyre n\u00eb qendrat e t\u00eb moshuarve. Akoma m\u00eb urgjente paraqitet gjendja n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb sht\u00ebpi. Sipas prognozave, deri n\u00eb vitin 2060 numri i t\u00eb moshuarve q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor do t\u00eb rritet nga 2,86 milion\u00eb aktualisht n\u00eb 4,5 milion\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Tani ministri gjerman i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Jens Spahn (CDU) ka dal\u00eb me nj\u00eb propozim t\u00eb ri, se si mund t\u00eb zgjidhej kjo situat\u00eb emergjente. Ai parasheh q\u00eb forcat e nevojshme p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Gjermani t&#8217;i trajnoj\u00eb jasht\u00eb Gjermanis\u00eb. \u201eNga komisioni parlamentar buxhetor kemi edhe marr\u00eb edhe nj\u00eb shum\u00eb prej 9 milion\u00eb eurosh&#8221;, i tha ai nj\u00eb gazete gjermane n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto para mund t\u00eb gjenden partner\u00eb jasht\u00eb Gjermanis\u00eb q\u00eb t\u00eb shkollojn\u00eb forca pun\u00ebtore p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Gjermani. Forcat e ardhshme pun\u00ebtore, sipas ministrit, do duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjermanisht q\u00eb n\u00eb vendin origjin\u00eb. Si vende t\u00eb mundshme p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb till\u00eb parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba.<\/p>\n<p>Shpopullim i k\u00ebrkuar<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e prekura t\u00eb Ballkanit kjo iniciativ\u00eb nuk pritet me entuziaz\u00ebm. K\u00ebshtu autoritetet maqedonase shprehen se projekte t\u00eb tilla vet\u00ebm e nxisin emigrimin e njer\u00ebzve t\u00eb rinj, t\u00eb shkolluar mir\u00eb. Bashk\u00ebpunimi i propozuar n\u00eb praktik\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Gjermania t\u00eb shkolloj\u00eb n\u00eb vend vet\u00ebm fuqin\u00eb pun\u00ebtore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ata ta len\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb vendin e tyre. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, kur emigracioni n\u00eb Maqedoni e vende t\u00eb tjera n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb alarmues, zgjidhje t\u00eb tilla nuk sjellin asgj\u00eb pozitive p\u00ebr k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Q\u00eb ky rrezik \u00ebsht\u00eb real e tregon s\u00eb fundmi edhe nj\u00eb studim i organizat\u00ebs &#8220;Together for life&#8221; dhe Fondacionit Friedrich Ebert n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, 78% e mjek\u00ebve shqiptar\u00eb duan t\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria, dhe 24% do t\u00eb donin ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Arsyet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: mungesa e seriozitetit n\u00eb pun\u00eb, paga e ul\u00ebt dhe kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Arrati nga mungesa e perspektiv\u00ebs<\/p>\n<p>Situata nuk \u00ebsht\u00eb ndryshe as n\u00eb Serbi, Bosnje-Hercegovin\u00eb apo Kosov\u00eb, ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra q\u00ebndrojn\u00eb me valixhet gati p\u00ebr t\u00eb pritur rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr largimin nga vendlindja. Para konsullatave radh\u00ebt e atyre q\u00eb duan nj\u00eb viz\u00eb pune jan\u00eb t\u00eb gjata, shkollat e gjuh\u00ebs gjermane jan\u00eb t\u00eb tejmbushura e ofrojn\u00eb kurse gjuhe deri n\u00eb or\u00ebn 23:00. Dhe agjencit\u00eb e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve mbushin xhepat \u2013 p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nj\u00eb infermiereje nga disa klinika gjermane ato marrin deri n\u00eb 5.000 euro bonus, nd\u00ebrsa tarifat e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit sigurisht i paguajn\u00eb pun\u00ebk\u00ebrkuesit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Kroaci, an\u00ebtare e BE gati jan\u00eb shpopulluar disa rajone. Shum\u00eb vet\u00eb nuk duan vet\u00ebm rroga t\u00eb larta, me largimin nga vendi ata reagojn\u00eb edhe p\u00ebr atmosfer\u00ebn politike e shoq\u00ebrore n\u00eb vendet e tyre, dhe munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs.<\/p>\n<p>Fitimtar\u00eb \u2013 gjerman\u00ebt<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja gjermane ky imigracion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim i dyfisht\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb gjendet fuqia pun\u00ebtore kaq e nevojshme, nga ana tjet\u00ebr shkollimi kushton shum\u00eb pak ose aspak p\u00ebr kushtet gjermane. Prandaj nuk t\u00eb \u00e7udit reagimi pozitiv i presidentit t\u00eb Diakonis\u00eb, Ulrich Lilie, q\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndet iniciativ\u00ebn e ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. \u201eNuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, duhet t\u00eb kualifikojm\u00eb vet\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb, Lindjen e Larg\u00ebt apo Europ\u00ebn Lindore&#8221;, thot\u00eb ai. Avantazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: \u201eFuqia pun\u00ebtore vjen e gatshme me diplom\u00eb n\u00eb Gjermani.&#8221;<\/p>\n<p>Por ndryshe duket gjendja nga perspektiva e vendeve ku vazhdon rrjedhja e trurit. Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit t\u00eb Mjek\u00ebve Shqiptar\u00eb thekson se Shqip\u00ebria nuk ka asnj\u00eb shans n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb pambrojtur. \u201eNuk e di ku ta gjej\u00eb nj\u00eb ark\u00eb me para p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb fenomen. Kushtet e pun\u00ebs jasht\u00eb jan\u00eb arsyeja kryesore pse mjek\u00ebt duan t\u00eb braktisin vendin.&#8221;<\/p>\n<p>Parimi i rotacionit dhe zgjidhje rajonale<\/p>\n<p>N\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar nj\u00eb propozim, me t\u00eb cilin t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb. Shkupi propozon, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin me Gjermanin\u00eb t\u00eb zbatohet parimi i rotacionit. Mjek\u00ebt, infermier\u00ebt e forcat e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor mund t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht p\u00ebr gjasht\u00eb muaj n\u00eb Gjermani, k\u00ebshtu ata p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb dijen profesionale, mbledhin p\u00ebrvoja, dhe fitojn\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb mira. Pas k\u00ebsaj ata do duhet t\u00eb kthehen n\u00eb Maqedoni. K\u00ebshtu vendlindja q\u00eb ka investuar n\u00eb arsimin e tyre do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga dijet e reja.<\/p>\n<p>Sipas ministrit maqedonas t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Venko Filipce, zgjidhja duhet k\u00ebrkuar n\u00eb planin rajonal. \u201eQ\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb adresimi t&#8217;u b\u00ebhet t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Gjermanin\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb parim rotacioni dhe jo thjesht p\u00ebr largim nga vendi&#8221;, thot\u00eb Filipce n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Deutsche \u00cbellen.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb, nuk dihet. Joana Bocaj nga Vlora nuk pret. Ajo e ka marr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb diplom\u00ebn e gjuh\u00ebs gjermane p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Gjermani. Edhe pak koh\u00eb dhe ajo do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb drejt Gjermanis\u00eb.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb zbutur situat\u00ebn emergjente t\u00eb infermieris\u00eb n\u00eb Gjermani, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Jens Spahn synon t\u00eb financoj\u00eb shkollimin e tyre jasht\u00eb vendit. Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb entuziast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb. Joana Bocaj \u00ebsht\u00eb 25 vje\u00e7e. Ajo ka tre vjet q\u00eb punon si infermiere n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. N\u00ebse gj\u00ebrat shkojn\u00eb sipas planeve t\u00eb saj, Joana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29643,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29642","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29642"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29642\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}