{"id":29767,"date":"2018-12-04T14:50:58","date_gmt":"2018-12-04T14:50:58","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29767"},"modified":"2018-12-04T14:50:58","modified_gmt":"2018-12-04T14:50:58","slug":"liberalizimi-nuk-do-te-ndodhe-para-vitit-2020-fajtore-institucionet-vendore-e-jo-be-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/liberalizimi-nuk-do-te-ndodhe-para-vitit-2020-fajtore-institucionet-vendore-e-jo-be-ja\/","title":{"rendered":"Liberalizimi nuk do t\u00eb ndodh\u00eb para vitit 2020, fajtor\u00eb institucionet vendore e jo BE-ja"},"content":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vitin 2020 ose edhe pak m\u00eb her\u00ebt. K\u00ebshtu ka deklaruar gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb ka zhvilluar n\u00eb Prishtin\u00eb komisioneri p\u00ebr Fqinj\u00ebsi dhe Negociata t\u00eb Zgjerimit i BE-s\u00eb, Johannes Hahn.<\/p>\n<p>\u201cPuna \u00ebsht\u00eb kryer nga Kosova dhe ishte radha jon\u00eb ta implementojm\u00eb heqjen e vizave. Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit, nd\u00ebrsa tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtja ndodhet te K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb BE-s\u00eb. Kam besim se viti 2020 \u00ebsht\u00eb m\u00eb realisti p\u00ebr liberalizim, por mos u b\u00ebni peng i numrave\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hahn.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb mesazh t\u00eb komisionarit Hahn, njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb vend vler\u00ebsojn\u00eb se liberalizimi nuk do t\u00eb ndodh\u00eb para vitit 2020.<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb BE asnj\u00ebher\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb data p\u00ebr liberalizim te vizave. Edhe dje Komisioneri Hahn ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ndoshta n\u00eb vitin 2020 por ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb mos t\u00eb mbetemi peng t\u00eb datave. Si\u00e7 e tha edhe vet\u00eb z. Hahn, kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptoi q\u00eb liberalizimi mund t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb her\u00ebt por m\u00eb realiste sipas tij mbetet viti 2020. Duke pasur parasysh se si kan\u00eb shkuar proceset deri m\u00eb tani, at\u00ebher\u00eb lirisht mund t\u00eb themi q\u00eb liberalizimi nuk do t\u00eb ndodh\u00eb para vitit 2020\u201d, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Telegrafin, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb tej shtoi se ngecja e procesit p\u00ebr liberalizimin e vizave, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb faj i institucioneve vendore sesa i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse politika kosovare do t\u00eb ishte m\u00eb efikase dhe konsistente n\u00eb q\u00ebndrimet e veta, liberalizimi i vizave do t\u00eb ndodhte shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Fatkeq\u00ebsisht, m\u00eb shum\u00eb si pasoj\u00eb e paaft\u00ebsis\u00eb e shpesh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb inateve personale t\u00eb politik\u00ebs kosovare, procesi i liberalizimit t\u00eb vizave nuk ka ndodhur. Aktualisht, situata \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb e komplikuar n\u00eb BE dhe si duket nuk ka nj\u00eb disponim t\u00eb brenda BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb liberalizim t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00eb. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr asaj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb disponimi n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, vonesat e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00eb duhet t\u2019i atribuohen n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politikan\u00ebve vendor, e shum\u00eb m\u00eb pak BE-s\u00eb\u201d, tha Ismaili.<\/p>\n<p>Duke folur rreth k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb partive opozitare p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb Qeveris\u00eb Haradinaj, Ismaili shtoi se opozita ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjedhje, duke shtuar se s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe nj\u00eb ndarje e opozit\u00ebs, q\u00eb sipas tij PSD dhe Alternativa po \u2018flirtojn\u00eb\u2019 me partit\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, Ismaili shprehet se Qeveria nuk do ta arrij\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb deri n\u00eb fund mandatin e saj.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka Qeveria, ku n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk po munden t\u00eb ken\u00eb shumic\u00ebn e thjesht\u00eb n\u00eb Kuvend, at\u00ebher\u00eb forcohet edhe m\u00eb shum\u00eb legjitimiteti i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. Sidoqoft\u00eb, koh\u00ebve t\u00eb fundit v\u00ebrehet q\u00eb ka nj\u00eb ndarje t\u00eb opozit\u00ebs, ku PSD dhe Alternativa po \u2018flirtojn\u00eb\u2019 me partit\u00eb n\u00eb pushtet. Ajo \u00e7ka mund t\u00eb thuhet qysh tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo qeveri do ta ket\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb mandatin deri n\u00eb fund\u201d, u shpreh Ismaili.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Artan Murati nga KDI ka theksuar se komisioneri Johanes Hahn, dje ka kumtuar lajmin q\u00eb ka qen\u00eb i ditur tash e dy muaj.<\/p>\n<p>\u201cHahn kumtoi nj\u00eb lajm i cili pak a shum\u00eb ve\u00e7 ka qen\u00eb i ditur tash e dy muaj, sepse agjenda e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave caktohet m\u00eb her\u00ebt, dhe se do t\u00eb kishim pranuar indikacione se jemi pjes\u00eb e agjend\u00ebs, po t\u00eb ndodhte nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Afati p\u00ebr 2020 \u00ebsht\u00eb real dhe i logjiksh\u00ebm, pasi q\u00eb pa p\u00ebrfunduar mandati i institucioneve aktuale t\u00eb BE-s\u00eb, pra Parlamentit e Komisionit, nuk do t\u00eb ket\u00eb vendimmarrje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Murati p\u00ebr Telegrafin.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se n\u00eb pranver\u00eb mbahen zgjedhjet p\u00ebr Parlamentin Evropian, dhe m\u00eb pas BE hyn n\u00eb periudh\u00ebn e konstituimit institucional pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cTek kur t\u00eb konstituohet legjislatura e re e Parlamentit dhe t\u00eb formohet Komisioni, mund t\u00eb ket\u00eb vendimmarrje. Rreziku pas zgjedhjeve q\u00ebndron se kush do t\u00eb fitoj shumic\u00ebn n\u00eb Parlament. Deri m\u00eb tani Parlamenti ka qen\u00eb promotor i ides\u00eb p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave p\u00ebr kosovar\u00ebt, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e garantuar n\u00ebse forca politike me qasje euro-skeptike ose nacionaliste marrin pushtetin\u201d, u shpreh Murati.<\/p>\n<p>Sipas tij, problemi p\u00ebr mos liberalizim nuk ka em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet e Kosov\u00ebs jan\u00eb vonuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr liberalizim. Po t\u00eb p\u00ebrfundonte ky proces n\u00eb 2015, rrethanat n\u00eb BE kan\u00eb qen\u00eb tjera dhe vendimmarrja do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, BE nuk \u00ebsht\u00eb duke pasur ide as strategji si t\u00eb procedoj me Ballkanin, e sidomos jo me Kosov\u00ebn. Nj\u00eb qasje jo-koherente po shkakton kok\u00eb-dhembje n\u00eb Bruksel e Prishtin\u00eb\u201d, theksoi Murati.<\/p>\n<p>Sipas Muratit, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim, por sipas tij nuk ka em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm si fajtor p\u00ebr mos liberalizim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebhet fushat\u00eb me liberalizim q\u00eb nga viti 2008. Kjo p\u00ebrve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb e turpshme, \u00ebsht\u00eb edhe e dhimbshme se si trajtohen qytetar\u00ebt e vendin nga politikan\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb votuar vet\u00eb, por edhe nga ata n\u00eb BE\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se rekomandimi pozitiv p\u00ebr liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian, erdhi n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrkaq, votimi n\u00eb favor t\u00eb liberalizimit nga Parlamenti Evropian, n\u00eb muajin shtator. \/Telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vitin 2020 ose edhe pak m\u00eb her\u00ebt. K\u00ebshtu ka deklaruar gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb ka zhvilluar n\u00eb Prishtin\u00eb komisioneri p\u00ebr Fqinj\u00ebsi dhe Negociata t\u00eb Zgjerimit i BE-s\u00eb, Johannes Hahn. \u201cPuna \u00ebsht\u00eb kryer nga Kosova dhe ishte radha jon\u00eb ta implementojm\u00eb heqjen e vizave. Parlamenti Evropian ka votuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29646,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29767","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29767"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29767\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}