{"id":29885,"date":"2018-12-09T10:26:08","date_gmt":"2018-12-09T10:26:08","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=29885"},"modified":"2018-12-09T10:26:08","modified_gmt":"2018-12-09T10:26:08","slug":"tetembedhjete-vjet-perpjekje-per-tia-gerdite-popullit-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tetembedhjete-vjet-perpjekje-per-tia-gerdite-popullit-kosoven\/","title":{"rendered":"Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;ia g\u00ebrdit\u00eb popullit Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ofert\u00eb p\u00ebr popullin \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs jep detaje se si nj\u00eb subjekt politik ka me zhvillua ekonomin\u00eb e shtetit, si ka me gjenerua vende t\u00eb reja pune, n\u00eb \u00e7far\u00eb forme e mendon nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi tjet\u00ebrfare, si do ti gjej\u00eb metodat p\u00ebr ta vet\u00ebdij\u00ebsuar popullin p\u00ebr ta respektua ligjin dhe detyrimet ndaj shtetit pa i v\u00ebn\u00eb kushte. Ofert\u00eb \u00ebsht\u00eb pra ajo p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs mendon me b\u00eb organizimin shoq\u00ebror dhe arrin\u00eb ta bind\u00ebsh votuesin se ti je alternativa p\u00ebr t\u00eb. <\/p>\n<p>Nuk ekziston asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta harrojm\u00eb dhun\u00ebn psikologjike t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrgjate dy dekadave gati qeverit\u00eb e kan\u00eb ushtrua mbi ne. E kan\u00eb rrejt popullin panderprer\u00eb dhe padhimbsh\u00ebm, gjithnj\u00eb duke e shfryt\u00ebzua gjendjen e tyre ekonomike tejet t\u00eb r\u00ebnduar, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn duke i b\u00ebr\u00eb t\u00ebrthorazi dhe me diplomaci thirrje popullit p\u00ebr qet\u00ebsi e d\u00ebgjueshm\u00ebri sepse mund ti prishim raportet me nd\u00ebrkomn\u00ebtar\u00ebt dhe mund t\u00eb d\u00ebmtohen proceset n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat Kosova po kalon. <\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb sot kritikojn\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta q\u00eb ia kan\u00eb g\u00ebrdit\u00eb Kosov\u00ebn popullit te saj. E kan\u00eb sjell popullin deri n\u00eb at\u00eb gjendje saq\u00eb t\u00eb detyrohet p\u00ebrmes kusht\u00ebzimeve nga institucionet p\u00ebr ti kryer detyrimet ndaj shtetit. E detyruan popullin t\u00eb b\u00ebhet arrogat dhe t\u00eb mos jap p\u00ebr shtetin, ngase me veprimet e tyre dhe sjelljen prej nj\u00eb pushteti t\u00eb pangopsh\u00ebm, krijuan bindjen tek populli se taksat e tyre shkojn\u00eb n\u00eb destinacione t\u00eb dyshimta. Me fjal\u00eb tjera, pse me pagua p\u00ebr hajna?! <\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta q\u00eb sot kritikojn\u00eb p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt e mashtruan popullin me premtime boshe p\u00ebr gjenerimin e dyqind mij\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe pun\u00ebsim me meritokraci. D\u00ebshtuan, por jo nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune, por q\u00ebllimsh\u00ebm sepse vler\u00ebsuan se sa me shum\u00eb vende pune, aq m\u00eb pak mund\u00ebsi p\u00ebr ti manipuluar qytetar\u00ebt p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, sepse nj\u00eb popull me gjendje t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomike, \u00ebsht\u00eb gati e pamundur t\u00eb manipulohet politikisht. <\/p>\n<p>Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet qeverisje, po kaq n\u00ebshtrim ndaj Serbis\u00eb dhe Bashkimit Evropian. Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet qeverisje, po kaq koh\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta detyrua historin\u00eb t\u00eb flet negativisht p\u00ebr ta, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, porse n\u00eb peshime, interesi individual dhe grupor peshonte me shum\u00eb sesa interesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe shteti. E vetmja ngjarje gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve qeverisje q\u00eb e b\u00ebri popullin t\u00eb ndihet qytetar\u00eb i barabart\u00eb me ata t\u00eb rajonit e bot\u00ebs, ishte 17 shkurti i 2008-s\u00eb, Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Nuk arrit\u00ebn ta an\u00ebtar\u00ebsojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sikurse nuk arrit\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb partneritet serioz as me shtetet m\u00eb mike t\u00eb Kosov\u00ebs si\u00e7 jan\u00eb ShBA-t e Gjermania. D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb nisma e ish-qeveris\u00eb p\u00ebr transformimin e FSK-s\u00eb n\u00eb Ushtri e cila nuk gjeti p\u00ebrkrahje as nga NATO, as nga ShBA, e as nga shtetet e fuqishme evropiane. <\/p>\n<p>Akuzojn\u00eb qeverin\u00eb aktuale p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, rregullimin e brendsh\u00ebm shtet\u00ebror, p\u00ebr buxhetin, p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin e kultur\u00ebn, p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vizat, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare etj. Imagjinoni, tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet nga lufta, dhe gati dhjet\u00eb vjet si shtet, nuk e kan\u00eb l\u00ebviz\u00eb asnj\u00eb proces p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa akuzojn\u00eb pse kjo qeveri nuk po e b\u00ebn\u00eb. Idiot\u00ebsi! <\/p>\n<p>Aq shum\u00eb vjet investim ve\u00e7 p\u00ebr ta shkat\u00ebrrua shtetin, me prit\u00eb rezultate t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb gati, sinqerisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq me u trishtua me sjelljen dhe q\u00ebllimet e politikan\u00ebve tan\u00eb. Kur ke nj\u00eb politik\u00eb k\u00ebsisoj, edhe jan\u00eb t\u00eb pritshme k\u00ebto sjellje dhe q\u00ebndrime, sepse refuzojn\u00eb kategorikisht t\u00eb shohin rezultate pozitive t\u00eb shtetit, sepse ashtu i minohet e ardhmja politike e nd\u00ebrtuar mbi g\u00ebnjeshtra dhe manipulime. Thjesht\u00eb, i pengon rezultati dhr suksesi i tjetrit, pavar\u00ebsisht q\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam i sigurt, Kosova ka me u b\u00eb shtet tamam, po rikthehet besimi i popullit n\u00eb institucione dhe qart\u00eb po duket se do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb manipulohet me besimin qytetar\u00eb. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb bindje ndryshe e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve kundrejt institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs. Vendosshm\u00ebria p\u00ebr ta mbrojt\u00eb shtetin dhe me e ngrit\u00eb vet\u00ebdij\u00ebn qytetare n\u00eb raport me shtetin, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi ushtri, t\u00eb kemi nj\u00eb politik\u00eb ndryshe ndaj Serbis\u00eb por edhe ndaj BE-s\u00eb. Kosova sot ka nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi ndryshe, q\u00eb trajton qytetar\u00ebt e jo shallter transferi i pacient\u00ebve. <\/p>\n<p>Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr unitet, dhe kjo b\u00ebhet vet\u00ebm duke i tejkalua inatet personale dhe duke par\u00eb p\u00ebrtej interesave t\u00eb ngushta qofshin ato individuale apo partiake. Politika i detyrohet shum\u00eb popullit, dhe jo anasjelltas. Populli \u00ebsht\u00eb sovrani dhe mbi gjith\u00e7ka, p\u00ebrderisa politika dhe pozitat shtet\u00ebrore jan\u00eb thjesht\u00eb pozita argatll\u00ebku, prandaj shihni k\u00ebshtu e mos e merrni politik\u00ebn si mjet p\u00ebr tu pasuruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ofert\u00eb p\u00ebr popullin \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs jep detaje se si nj\u00eb subjekt politik ka me zhvillua ekonomin\u00eb e shtetit, si ka me gjenerua vende t\u00eb reja pune, n\u00eb \u00e7far\u00eb forme e mendon nj\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi tjet\u00ebrfare, si do ti gjej\u00eb metodat p\u00ebr ta vet\u00ebdij\u00ebsuar popullin p\u00ebr ta respektua ligjin dhe detyrimet ndaj shtetit pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29807,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-29885","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29885"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29885\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}