{"id":30323,"date":"2018-12-23T11:05:25","date_gmt":"2018-12-23T11:05:25","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=30323"},"modified":"2018-12-23T11:05:25","modified_gmt":"2018-12-23T11:05:25","slug":"per-punesim-ne-gjermani-projektligji-i-ri-nuk-perjashton-dhenien-e-vizes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/per-punesim-ne-gjermani-projektligji-i-ri-nuk-perjashton-dhenien-e-vizes\/","title":{"rendered":"P\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb Gjermani, projektligji i ri nuk p\u00ebrjashton dh\u00ebnien e viz\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Projektligji i ri i ardhjes s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore nuk do ta shmang\u00eb nevoj\u00ebn e aplikimit p\u00ebr viz\u00eb pune. Lind pyetja se a do t\u00eb shkurtohet apo do t\u00eb zgjatet koha e pritjes p\u00ebr viz\u00eb n\u00eb ambasada?<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim: Askush nuk mund ta parashikoj\u00eb sakt\u00ebsisht se a do t\u00eb rritet apo do t\u00eb ulet koh\u00ebzgjatja e pritjes p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb pune. Por po p\u00ebrpiqemi t\u00eb sqarojm\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb p\u00ebrshpejtim, e \u00e7far\u00eb n\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb procedurave\u201d, shprehet nj\u00ebri prej autoriteteve gjermane.<\/p>\n<p>Vizat p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb risi shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb projektligjin e ardhjes s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb \u201cViza p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb\u201d (Job-Seeker-Visum). Deri tani k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e kan\u00eb vet\u00ebm profesionist\u00ebt me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Me ligjin e ri do ta ken\u00eb edhe profesionist\u00ebt, kualifikimi i t\u00eb cil\u00ebve njihet edhe n\u00eb Gjermani. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb viz\u00eb, q\u00eb jepet p\u00ebr nj\u00eb afat kohor deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj, vet\u00ebm p\u00ebr Gjermanin\u00eb, p\u00ebr dallim nga viza Schengen, e cila jepet p\u00ebr 90 dit\u00eb dhe vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Schengen, raporton DW.<\/p>\n<p>Viza p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb personi t\u00eb kualifikuar q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Gjermani pa kontrat\u00eb pune. Deri tani kjo lloj vize aplikohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb diplomuarit me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Rregulli aktual parasheh se kush gjen pun\u00eb brenda k\u00ebtij gjasht\u00ebmujori, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga Gjermania p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb pune, por mund t\u00eb aplikoj\u00eb direkt n\u00eb zyr\u00ebn e t\u00eb huajve, n\u00eb vendin ku jeton. N\u00ebse kjo procedur\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb projektligjin e ri, kjo do t\u00eb shihet, kur projektligji t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn p\u00ebrfundimtare, pasi t\u00eb jet\u00eb miratuar n\u00eb Bundestag dhe Bundesrat (K\u00ebshillin Federal). Kjo pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb mesin e vitit 2019. Ligji \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Ministri i brendsh\u00ebm gjerman, Horst Seehofer tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Berlin se projektligji do t\u00eb bazohet tek rregulli aktual p\u00ebr t\u00eb diplomuarit. Por ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se sa i ngjash\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb ligji i ri me rregullin n\u00eb fjal\u00eb. Nj\u00eb dallim me sa duket \u00ebsht\u00eb se, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb diplomuarit me arsim t\u00eb lart\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmi gjuhe, p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e kualifikuar pa shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkohen, ve\u00e7 kualifikimit, edhe njohurit\u00eb e gjuh\u00ebs gjermane.<\/p>\n<p>Hubertus Heil, ministri socialdemokrat i Pun\u00ebs, tha se njohurit\u00eb nevojiten s\u00eb paku n\u00eb nivel A2, q\u00eb mjafton sa p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh p\u00ebr gj\u00ebrat bazike.<\/p>\n<p>Shtimi i numri t\u00eb aplikuesve<\/p>\n<p>Pra, fal\u00eb viz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb, pritet q\u00eb procedura e dh\u00ebnies s\u00eb viz\u00ebs t\u00eb p\u00ebrshpejtohet, sepse nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb, sikurse tani, q\u00eb dokumentet t\u00eb kalojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjermani, p\u00ebr t\u00eb verifikuar kontrat\u00ebn e pun\u00ebs. P\u00ebrshpejtuese \u00ebsht\u00eb edhe heqja e verifikimit t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shtetasi gjerman apo t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pritet rritje aplikimesh p\u00ebr viza<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebto leht\u00ebsime e hapin rrethin e mundsh\u00ebm t\u00eb aplikuesve p\u00ebr viz\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb sipas gjykimit t\u00eb specialist\u00ebve, numri i k\u00ebrkesave p\u00ebr viz\u00eb do t\u00eb shtohet dhe pikave konsullore do t\u2019u dalin edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb p\u00ebrballohet rritja e v\u00ebllimit t\u00eb pun\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb ende e qart\u00eb. Ambasadat, t\u00eb cilat q\u00eb tani jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngarkuara me pun\u00eb, kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do ta shtojn\u00eb personelin. Por ministri Seehofer tha se ndoshta do t\u00eb duhet t\u00eb ngrihet nj\u00eb ent i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr migrimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Shtim i kapaciteteve n\u00ebp\u00ebr ambasada<\/p>\n<p>Q\u00eb ambasadat vet\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje ta p\u00ebrballojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fluks, kjo duket sidomos tek vendet e Ballkanit. Q\u00eb kur ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016, konsullatat gjermane t\u00eb k\u00ebtyre vendeve kan\u00eb pasur fluks tejet t\u00eb madh k\u00ebrkesash p\u00ebr viz\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 m\u00ebsoi DW nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017, Ambasada Gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb ka trajtuar 19 000 k\u00ebrkesa p\u00ebr viza afatgjate, pra, jo Schengen.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto shifra seksioni i vizave n\u00eb Ambasad\u00ebn Gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr dhjet\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb bot\u00eb, sikurse edhe seksionet e vizave n\u00eb Beograd dhe Sarajev\u00eb. Kjo rritje e madhe shpjegon edhe faktin q\u00eb \u201cmegjith\u00ebse Gjermania e ka shtuar personelin konsullor n\u00eb k\u00ebto vende, koh\u00ebzgjatja e pritjes p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb ambasad\u00eb shkon deri n\u00eb disa muaj\u201d, i tha DW-s\u00eb Ministria e Jashtme.<\/p>\n<p>Gjermania planifikon edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen shtimin e kapaciteteve n\u00eb Prishtin\u00eb, por Ministria e Jashtme nuk e konkretizoi, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky shtim i kapaciteteve dhe kur do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligji i ri i ardhjes s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore nuk do ta shmang\u00eb nevoj\u00ebn e aplikimit p\u00ebr viz\u00eb pune. Lind pyetja se a do t\u00eb shkurtohet apo do t\u00eb zgjatet koha e pritjes p\u00ebr viz\u00eb n\u00eb ambasada? \u201cNj\u00eb gj\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim: Askush nuk mund ta parashikoj\u00eb sakt\u00ebsisht se a do t\u00eb rritet apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29888,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30323","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29888"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}