{"id":30458,"date":"2018-12-26T16:18:19","date_gmt":"2018-12-26T16:18:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=30458"},"modified":"2018-12-26T16:18:19","modified_gmt":"2018-12-26T16:18:19","slug":"haziri-gjilani-ndodhet-ne-fazen-zhvillimore-te-infrastruktures-se-trasheguar-nga-vitet-e-shtatedhjeta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-gjilani-ndodhet-ne-fazen-zhvillimore-te-infrastruktures-se-trasheguar-nga-vitet-e-shtatedhjeta\/","title":{"rendered":"Haziri: Gjilani ndodhet n\u00eb faz\u00ebn zhvillimore t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb trash\u00ebguar nga vitet e shtat\u00ebdhjeta"},"content":{"rendered":"<p> Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kalendarik, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka miratuar rregulloren p\u00ebr k\u00ebshillat lokal\u00eb, vendimin p\u00ebr ndarjen e titujve t\u00eb nderit p\u00ebr veprimtarin Ilir Mustafa (pas vdekjes) dhe afaristin Fehmi Fetahu, vendimin p\u00ebr caktimin e kompensimit mujor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komisionit komunal t\u00eb aksionar\u00ebve n\u00eb NLP \u201cTregu\u201d, \u201cStacioni i Autobus\u00ebve\u201d dhe \u201cEcohigjiena\u201d, planin e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr vitin 2019, orarin e mbledhjeve t\u00eb Kuvendit dhe Komiteteve, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr financimin e manifestimit \u201cFlaka e Janarit\u201d 2019, pastaj raportin e Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Performanc\u00ebs Komunale (SMPK) p\u00ebr vitin 2017, raportin e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2018 t\u00eb KKSB si dhe planin e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019 t\u00eb KKSB.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, raportin e pun\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr vitin 2018, me k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs si dhe dakordimin e subjekteve t\u00eb tjera si dhe t\u00eb vet\u00eb kryetarit Haziri, e ka shtyr\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e janarit, sikurse edhe k\u00ebrkes\u00ebn e teatrit p\u00ebr shlyerjen e borxheve.<\/p>\n<p>Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit, i ka uruar k\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr 14 dhjetorin, dit\u00ebn e formimit t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga datat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij vendi, sepse u realizua nj\u00eb aspirat\u00eb e madhe e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs.    <\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb disa prej pyetjeve konkrete t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb rreth investimeve, kryesisht t\u00eb opozit\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se Gjilani ndodhet n\u00eb faz\u00ebn zhvillimore t\u00eb infrastruktur\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka trash\u00ebguar nga vitet e shtat\u00ebdhjeta dhe brenda k\u00ebtyre vijave urbane duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme, ose ndryshe duhet rr\u00ebnuar banesa dhe sht\u00ebpi private, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Plani zhvillimor duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb marsit ose fillim t\u00eb prillit dhe ai do t\u00eb votohet nga Kuvendi Komunal, i cili ka me vendos se si do t\u00eb duket qyteti yn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rrug\u00ebs \u201cFehmi Agani\u201d, ai tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb k\u00ebtu punimet jan\u00eb vonuar, por jo me fajin e Komun\u00ebs, meq\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, e cila ka nxjerr\u00eb obligime shtes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb terrenit dhe disa v\u00ebshtir\u00ebsive tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u shpreh optimist se k\u00ebto probleme do t\u00eb tejkalohen dhe punimet do t\u00eb kryhen shpejt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq p\u00ebr rastin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb P\u00ebrlepnic\u00eb, kryetari Haziri ka sqaruar se p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb i ka pasur m\u00eb her\u00ebt projekti, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb hetime, ka mbetur anash.<\/p>\n<p>\u201cVitin e ardhsh\u00ebm ne do t\u00eb investojm\u00eb dhe finalizojm\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb projekt sikurse do t\u00eb rregullojm\u00eb edhe ambientin p\u00ebrreth Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kultur\u00ebs, me buxhet t\u00eb Komun\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt dhe infrastruktura tjet\u00ebr n\u00eb disa lagje t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lagja Porodin, kan\u00eb filluar  dhe do t\u00eb vazhdohet vitin tjet\u00ebr, sepse jan\u00eb projekte t\u00eb buxhetuara, sikurse edhe n\u00eb disa fshatra t\u00eb tjera, me projektet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rrjetin e uj\u00ebsjell\u00ebsit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Pogragj\u00ebn ku duhet gjetur burim i ri i ujit p\u00ebr pije. N\u00eb lagjen e Balecit, ku d\u00ebmtimi i rrug\u00ebve ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb shtrirjes s\u00eb rrjetit t\u00eb ri t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, ne e kemi marr\u00eb p\u00ebr obligim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sanimin e gjendjes, edhe pse ky obligim i takon operatorit, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se t\u00eb gjitha problemeve nuk kemi mundur t`u japim zgjidhje ende, por jemi duke vazhduar t`i kryejm\u00eb pun\u00ebt tona sipas dinamik\u00ebs s\u00eb parapar\u00eb, gjithandej n\u00ebp\u00ebr fshatra dhe lagje t\u00eb qytetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.  <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket problemit me \u201dEcohigjiena\u201d, i cili po manifestohet n\u00eb kryerjen e sh\u00ebrbimeve, kryetari Haziri, ka th\u00ebn\u00eb se Komuna \u00ebsht\u00eb n\u00eb raporte jo t\u00eb mira profesionale dhe njer\u00ebzore me k\u00ebt\u00eb kompani prej dy vitesh. \u201cEcohigjiena\u201d vazhdon t\u00eb mos i p\u00ebrmbush obligimet n\u00eb investime dhe as nuk e ka zbatuar vendimin e fundit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr kthimin n\u00eb pun\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb larguar m\u00eb her\u00ebt. P\u00ebrkundrazi, ka vazhduar me largimin nga puna edhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrmbushjen e obligimeve sipas kontrat\u00ebs si dhe ndarjen e divident\u00ebs sipas p\u00ebrqindjes, ku Komuna e Gjilanit i zot\u00ebron 40 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri, duke n\u00ebnvizuar se Komuna nuk do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pe kur jan\u00eb n\u00eb pyetje interesat e pun\u00ebtor\u00ebve, sepse mbajtja e tyre n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs, p\u00ebrderisa ata nuk b\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyrave t\u00eb pun\u00ebs.    <\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb momenti i fundit q\u00eb \u201cEcohigjiena\u201d t\u00eb filloj\u00eb t`i zbatoj\u00eb ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haziri \u00ebsht\u00eb sqaruar edhe rreth ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pandershme t`i atribuohen gjera q\u00eb nuk q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb dhe as nuk jan\u00eb k\u00ebrkuar prej komunave, duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb prononcuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, por n\u00eb kapacitetin e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues politik dhe ajo q\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb, ashtu edhe ka ndodhur, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me tri ligje nuk ka ndodhur transformimi i FSK-s\u00eb n\u00eb ushtri, por vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb proces i ri i hapjes s\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transformim n\u00eb t\u00eb ardhmen, ka th\u00ebn\u00eb ai.      <\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet tjera t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, Nevzad Isufi, Shefik Kurteshi, Xhelal Hajrullahu, Riza Abdyli, Ibish Ibishi, Arb\u00ebresha Kryeziu Hyseni, Mimoza Kadriu, Enver Hajrullahu, Anila Tusha, Arianit Sadiku dhe t\u00eb tjer\u00ebve, pos kryetarit Haziri, p\u00ebrgjigje kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00ebnkryetari Arb\u00ebr Ismajli si dhe drejtor\u00ebt Naser Kor\u00e7a, Nazim Gagica, Nevzad Rushiti, Zijadin Maliqi, Shpresa Hajdari e Sami Spahiu.      <\/p>\n<p>Me disa ndryshime dhe plot\u00ebsime Kuvendi miratoi edhe rregulloren p\u00ebr bashk\u00ebpunim me k\u00ebshilla lokal\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjith\u00ebp\u00ebrfshirjen dhe kompensimin, si nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb funksionim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebsive.<\/p>\n<p>Kuvendi vendosi q\u00eb kompensimi mujor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komisionit komunal t\u00eb aksionar\u00ebve n\u00eb NLP \u201cTregu\u201d, \u201cStacioni i Autobus\u00ebve\u201d dhe \u201cEcohigjiena\u201d, t\u00eb jet\u00eb 200 euro (100+50+50) n\u00eb muaj dhe jo 250 euro, si\u00e7 ishte propozimi i par\u00eb.  <\/p>\n<p>Kuvendi miratoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn e DKRS-s\u00eb p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb shume t\u00eb mjeteve prej 56.350 euro, p\u00ebr nevoja t\u00eb manifestimit tradicional \u201cFlaka e Janarit\u201d, q\u00eb mbahet n\u00eb nderim t\u00eb heronjve, d\u00ebshmor\u00ebve dhe martir\u00ebve t\u00eb kombit, pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjer\u00eb dhe sqarimeve q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejtoresha e Kultur\u00ebs, Shpresa Hajdari, drejtori i Buxhetit, Zijadin Maliqi si dhe n\u00ebnkryetari Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli, t\u00eb bindur se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shume do ta ndaj\u00eb MKRS-ja, ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb po ashtu k\u00ebrkesa, ose p\u00ebrndryshe programi duhet t\u00eb reduktohet vet\u00ebm n\u00eb shtyllat kryesore t\u00eb tij.    <\/p>\n<p>Kurse k\u00ebrkesa e Teatrit p\u00ebr shlyerjen e borxheve \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e janarit, pasi q\u00eb, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetari Ismajli, edhe ashtu mjetet nuk mund t\u00eb ndahen brenda k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Raportin e Sistemit t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Performanc\u00ebs Komunale (SMPK) p\u00ebr vitin 2017 e ka paraqitur koordinatori Ibrahim Ademi, duke n\u00ebnvizuar faktin se fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Komuna e k\u00ebtushme, Gjilani \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me tri grante, mjete k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb orientuar p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs, nd\u00ebrtimin e rreth-rrotullimit te udh\u00ebkryqi i Prishtin\u00ebs si dhe p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebve n\u00eb lagjen \u201cPorodin\u201d.      <\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto pika t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb Kuvend Komunal \u00ebsht\u00eb zhvilluar debat i gjer\u00eb, para se t\u00eb miratohen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, n\u00ebnkryetari Ismjali, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryetarit Haziri, i ka fal\u00ebnderuar t\u00eb gjitha grupimet politike p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe u ka uruar festat e fundvitit, nj\u00ebsoj sikurse ka b\u00ebr\u00eb edhe kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, e cila i ka fal\u00ebnderuar k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb p\u00ebr angazhimin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe pun\u00ebn konstruktive t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn seanc\u00ebn e fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kalendarik, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka miratuar rregulloren p\u00ebr k\u00ebshillat lokal\u00eb, vendimin p\u00ebr ndarjen e titujve t\u00eb nderit p\u00ebr veprimtarin Ilir Mustafa (pas vdekjes) dhe afaristin Fehmi Fetahu, vendimin p\u00ebr caktimin e kompensimit mujor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e komisionit komunal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30459,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30458","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30458"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30458\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}