{"id":30561,"date":"2018-12-29T12:06:01","date_gmt":"2018-12-29T12:06:01","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=30561"},"modified":"2018-12-29T12:12:26","modified_gmt":"2018-12-29T12:12:26","slug":"ekskluzive-grabitjet-me-arme-jane-rezultat-edhe-i-lojerave-te-fatit-dhe-kumarhaneve-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-grabitjet-me-arme-jane-rezultat-edhe-i-lojerave-te-fatit-dhe-kumarhaneve-tjera\/","title":{"rendered":"Grabitjet me arm\u00eb jan\u00eb rezultat edhe i loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe kumarhaneve tjera!"},"content":{"rendered":"<p>Sociologun Avni Rudaku, rreth fenomenit t\u00eb grabitjeve me arm\u00eb, pasi q\u00eb ngjarje t\u00eb tilla kan\u00eb tronditur mbar\u00eb opinionin publik, institucionet e shtetit dhe p\u00ebr t\u00eb shtun\u00ebn \u00ebsht\u00eb shpallur edhe Dit\u00eb Zie n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr policin-hero t\u00eb ligjit. Sipas tij, fenomeni i grabitjeve me arm\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtepi e banka \u00ebsht\u00eb rezultat edhe i kumarhaneve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb dhen\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjendje kaotike dhe e frikshme. Qytetar\u00ebt e vendit po ndjehen t\u00eb rrezikuar. Ata jan\u00eb t\u00eb pambrojtur nga hajnat, shkruan Kosova Post<\/p>\n<p>KOSOVA POST: Z. Rudaku, q\u00eb n\u00eb fillim, po ju pyesim: Pse ndodh grabitja me arm\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs?<\/p>\n<p>Rudaku: Grabitja me arm\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye, por m\u00eb kryesorja: d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb fituar shpejt dhe shum\u00eb. E banka, \u00ebsht\u00eb sinonim i vet\u00eb paras\u00eb! Ja aty ka, ja askund tjet\u00ebr! Historikisht ka pasur gjithmon\u00eb grupe t\u00eb dhunshme q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn, gurin, s\u00ebpat\u00ebn, thik\u00ebn, shigjet\u00ebn, arm\u00ebn etj., p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb tjer\u00ebve si dobi pasurore.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb form\u00ebn e grabitjes s\u00eb armatosur n\u00eb banka, statistikat bot\u00ebrore gjat\u00eb leximit na thon\u00eb se, grabitjet e armatosura n\u00eb banka jan\u00eb regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb SHBA dhe Australi n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX, por \u00ebsht\u00eb shpeshtuar sidomos pas zhvillimit t\u00eb kinematografis\u00eb, ku heroi grabit\u00ebs b\u00ebhet ikon\u00eb sidomos e t\u00eb rinjve, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb \u2018kriminel profesionist\u2019, por edhe personazh prestigji shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju rriteni me filma aksion apo me video-loj\u00ebra t\u00eb dhunshme, ku ju n\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra digjitale p\u00ebrdorni forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb grabitur t\u00eb tjer\u00ebt, qoft\u00eb duke i plagosur apo vrar\u00eb, natyrisht se kjo nuk vjen nga qielli, por nga roli dhe imitimi i personazheve t\u00eb masmedieve, video-loj\u00ebrave agresive, filmave q\u00eb portretizojn\u00eb heroin grabit\u00ebs si t\u00eb shkatht\u00eb, inteligjent etj. Grabitja me arm\u00eb n\u00eb banka nuk \u00ebsht\u00eb fenomen i panjohur n\u00eb bot\u00eb. Vet\u00ebm ta kujtojm\u00eb \u201crastin e grabit\u00ebsit Gugasian\u201d, i cili pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore u b\u00eb fam\u00ebkeq n\u00eb SHBA me grabitjen e dhjetrave bankave p\u00ebr shum\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb ndodh edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr: \u201cvet\u00ebvrasje p\u00ebrmes policis\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb i njohur si fenomen, kur personat q\u00eb duan vet\u00ebvrasje por nuk e b\u00ebjn\u00eb me dor\u00ebn e tyre, e sjellin situat\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb (nuk i p\u00ebrgjigjen thirrjes p\u00ebr dor\u00ebzim dhe me q\u00ebllim e provokojn\u00eb policin\u00eb, sa t\u2019i gjuaj\u00eb policia p\u00ebr vdekje).Grabit\u00ebsit e kan\u00eb ditur q\u00eb n\u00eb fillim se do t\u00eb ballafaqohen ndoshta edhe me vdekje, por megjithat\u00eb ia kan\u00eb m\u00ebsyer bank\u00ebs!<\/p>\n<p>Ose n\u00eb rastin kosovar, kan\u00eb menduar se do t\u00eb kalojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb se n\u00eb Prishtin\u00eb, me indiferenc\u00eb nga policia e kalimtar\u00ebt dhe ia kan\u00eb m\u00ebsyer bank\u00ebs! Nj\u00eb autor thot\u00eb p\u00ebr grabitjen me arm\u00eb, se kjo mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb fituar shum\u00eb para, por m\u00eb pas mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb arsyeja e k\u00ebtyre parave \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb edhe drog\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ka shum\u00eb arsye pse ndodh dhe shum\u00eb arsye \u00e7far\u00eb duan grabit\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo sjellje. Ka shum\u00eb t\u00eb rinj grabit\u00ebs q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr prestigj dhe p\u00ebr v\u00ebmendje sociale, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se do t\u00eb mbesin persona fam\u00ebkeq, por me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb madhe t\u00eb mbesin t\u00eb njohur!<\/p>\n<p>KOSOVA POST: N\u00eb cilat shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb m\u00eb e njohur grabitja e armatosur?<\/p>\n<p>Rudaku: Nuk mund t\u00eb stereotipizojm\u00eb, por bazuar n\u00eb statistikat e deritashme t\u00eb krimeve si grabitje e armatosur n\u00eb banka dhe mb\u00ebshtetur nga lajmet bot\u00ebrore q\u00eb i kemi d\u00ebgjuar, vendin e par\u00eb e z\u00ebn\u00eb Amerika Latine dhe Amerika Veriore, nj\u00eb pjes\u00eb e shteteve afrikane dhe ca vende evropiane.<\/p>\n<p>Aty ku zhvillohet m\u00eb shum\u00eb Hollivudi, ku ka vrasje dhe t\u00eb sht\u00ebna m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb mas\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara nga p\u00ebrdorimi masiv i arm\u00ebve dhe legalizimi i leht\u00eb i vet\u00ebmbrojtjes, si n\u00eb SHBA; aty ku ka varf\u00ebri e papun\u00ebsi t\u00eb madhe, e shoq\u00ebruar nga sisteme politike autoritariste, pu\u00e7iste, me sundim t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb ligjit dhe fuqizim t\u00eb kartelave t\u00eb drog\u00ebs e mafis\u00eb, si n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. As Evropa nuk \u00ebsht\u00eb imune ndaj tyre. Shoq\u00ebrit\u00eb ku krijojn\u00eb modele t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb fitimit t\u00eb paras\u00eb me \u00e7do kusht, me \u00e7do mjet, po ashtu jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb tilla sjellje devijante penale.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, shpesh me shaka apo pa t\u00eb, njeriu q\u00eb fiton pasurin\u00eb, vler\u00ebsohet lart, pa pyetur se si e qysh e ka fituar. Shtoja k\u00ebtu toleranc\u00ebn e madhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ndaj rasteve t\u00eb r\u00ebnda. Shumica e gjykat\u00ebsve n\u00eb Kosov\u00eb ecin lirsh\u00ebm dhe pa frik\u00eb, ndon\u00ebse jan\u00eb me gjasa m\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuarit n\u00ebse japin d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda! Pra, ka pasur toleranc\u00eb t\u00eb madhe ndaj kriminel\u00ebve, duke gjetur format m\u00eb t\u00eb buta t\u00eb d\u00ebnimit, lirimit me kusht etj. Prandaj, ky lloj mjedisi e stimulon grabitjen e armatosur. N\u00eb Kosov\u00eb, duke u bazuar n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, papun\u00ebsin\u00eb, pun\u00ebn e paguar keq, pasigurin\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs, munges\u00ebn e sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor, potencialin e madh p\u00ebr ikje jasht\u00eb vendit, vet\u00ebm e b\u00ebjn\u00eb vendin ton\u00eb \u2018truall pjellor\u2019 t\u00eb grabitjeve me apo pa arm\u00eb.<\/p>\n<p>KOSOVA POST: Po cilat jan\u00eb disa nga ve\u00e7orit\u00eb e kontekstit shoq\u00ebror kosovar n\u00eb rastin e fundit tragjik n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Rudaku: Pabarazia e thell\u00eb sociale, sundimi i dob\u00ebt i ligjit, drejt\u00ebsia selektive (t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb d\u00ebnohen me kusht, e t\u00eb dob\u00ebtit n\u00eb aspektin e prestigjit social dhe ekonomik, d\u00ebnohen shum\u00ebfish!), toleranca paraprake ndaj sjelljeve t\u00eb tilla sikurse ishte rasti i m\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb; shkalla e profesionalizmit nd\u00ebrhyr\u00ebs nga policia (shpejt\u00ebsia, m\u00ebnyra e qasja e reagimit); zbatimi i drejt\u00ebsis\u00eb (me d\u00ebnime meritore) dhe qasjeve risocializuese me psikolog\u00eb, sociolog\u00eb etj. Bazuar n\u00eb informacionet e deritashme, grabit\u00ebsi i armatosur dhe i vrar\u00eb, ishte recidivist, pasi kishte kryer vep\u00ebr t\u00eb m\u00ebhershme penale. E dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rikthimi i tij n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin sociologjik, kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr alarmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa shum\u00eb sfida kan\u00eb t\u00eb rikthyerit pas migrimit legal apo ilegal, pasi nuk mund t\u00eb integrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme n\u00eb shoq\u00ebri. Kan\u00eb stres dhe probleme n\u00eb integrim profesional, n\u00eb vendin e pun\u00ebs, n\u00eb komunitet. Qasja e deritashme ndaj t\u00eb riatdhesuarve ka qen\u00eb e dob\u00ebt nga shteti dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Kan\u00eb qen\u00eb disa grante p\u00ebr t\u00eb riatdhesuarit p\u00ebr biznese t\u00eb vogla, por nuk kan\u00eb mjaftuar dhe po ashtu ka pasur procedura me shum\u00eb kritere p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga to. Pastaj afatet e shkurtra p\u00ebr t\u00eb riatdhesuarit etj. Kosova ka qasje t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb risocializimit, sidomos t\u00eb sapo kthyerve nga Per\u00ebndimi, e ku nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tyre mund t\u00eb kthehen edhe me forc\u00eb, me nj\u00eb sfond kriminal. K\u00ebta ose kan\u00eb vuajtur atje d\u00ebnimin, apo jan\u00eb z\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ta vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb burgjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i arm\u00ebve n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, portretizimi i arm\u00ebs edhe si tradit\u00eb e qejf, jan\u00eb kushte shtes\u00eb p\u00ebr dep\u00ebrtimin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb grabitjes me arm\u00eb. Ka edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb nxisin sjellje t\u00eb ngjashme si: shfryt\u00ebzimi masiv i internetit dhe video-loj\u00ebrat pa edukim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mediatik nga t\u00eb rinjt\u00eb, vazhdimi i papun\u00ebsis\u00eb, varf\u00ebris\u00eb, p\u00ebrdorimi n\u00eb rritje i drogave t\u00eb ndryshme nga t\u00eb rinjt\u00eb etj.<\/p>\n<p>KOSOVA POST: Si duhet t\u00eb d\u00ebnohet grabitja e armatosur me pasoja n\u00eb njer\u00ebz?<\/p>\n<p>Rudaku: Juridikisht, njihet si vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb penale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak se ishte grabitje me arm\u00eb, me pasoja vdekjeprur\u00ebse dhe traumatizim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb bank\u00ebs si viktima. Shumica e shteteve e kan\u00eb t\u00eb rregulluar me d\u00ebnim maksimal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje, por me detaje t\u00eb st\u00ebrtheksuara ligjore si: n\u00ebse grabitja me arm\u00eb ka ndodhur vet\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar (d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn); n\u00ebse grabitja me arm\u00eb ka pasur vet\u00ebm humbje financiare, apo edhe l\u00ebndime serioze trupore t\u00eb viktimave a vdekje (d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn); n\u00ebse ka d\u00ebshtuar apo jo n\u00eb grabitjen e armatosur (shum\u00eb vende e konsiderojn\u00eb t\u00eb barazvlefsh\u00ebm si d\u00ebshtimin apo suksesin e nj\u00eb grabitjeje t\u00eb armatosur, sepse shkaktojn\u00eb frik\u00eb dhe trauma te viktimat, por edhe te publiku); mosha e grabit\u00ebsve etj.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e shteteve \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm ose m\u00eb s\u00eb shumti me 20 vjet. Kodi Penal i Kosov\u00ebs, her\u00eb e p\u00ebrcakton nj\u00eb vep\u00ebr si \u201cvjedhje grabitqare\u201d, her\u00eb vet\u00ebm si \u201cgrabitja\u201d. N\u00eb rastin e fundit konkret dhe tragjik q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb, vepra do t\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb sidomos n\u00eb Nenin 329 \u2013 Grabitja, ku thuhet se \u201ckushdo q\u00eb me p\u00ebrdorim t\u00eb forc\u00ebs apo kanosje serioze p\u00ebr t\u00eb sulmuar jet\u00ebn apo trupin e personit tjet\u00ebr, e p\u00ebrvet\u00ebson pasurin\u00eb e luajtshme t\u00eb personit t\u00eb till\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i sjell\u00eb vetes apo personit tjet\u00ebr dobi pasurore t\u00eb kund\u00ebrligjshme, kur vepra penale rezulton me vdekje, kryesi d\u00ebnohet me gjob\u00eb dhe me burgim prej s\u00eb paku dhjet\u00eb (10) vjet ose me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.\u201d Por Kodi nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, pasi q\u00eb grabit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb dhe tash pritet vet\u00ebm gjykimi ndaj atyre q\u00eb e ndihmuan. Shtetet demokratike e kan\u00eb tejhumanizuar edhe qasjen ndaj viktimave, edhe ndaj kriminel\u00ebve, por natyrisht duke p\u00ebrdorur d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebr viktim\u00ebn dhe d\u00ebnimin p\u00ebr kriminelin!<\/p>\n<p>KOSOVA POST: Cilat jan\u00eb masat q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb q\u00eb rastet e grabitjeve t\u00eb armatosura t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten?<\/p>\n<p>Rudaku: Rritje e barazis\u00eb sociale dhe ekonomike; reduktim i varf\u00ebris\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb dhe pun\u00ebs s\u00eb paguar keq; arsim cil\u00ebsor; kthim t\u00eb shpres\u00ebs dhe besimit se mund t\u00eb jetohet mir\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb dhe pa sfida t\u00eb kthimit e rikthimit me d\u00ebshir\u00eb apo forc\u00eb; rritje t\u00eb modeleve n\u00eb shoq\u00ebri se fitohet ve\u00e7 me \u2018djers\u00eb\u2019, ve\u00e7 me pun\u00eb dhe nuk fitohet shpejt e leht\u00eb; largimi nga mediet t\u00eb profileve \u2018heroike\u2019 t\u00eb gangster\u00ebve, ve\u00e7 pse ka klikime dhe gjat\u00eb raportimeve, t\u00eb mos shfaqin pamjet e personave grabit\u00ebs se si e kryejn\u00eb aksionin n\u00eb detaje, sepse nxisin imitimin total p\u00ebr protagoniz\u00ebm; mund t\u00eb fitohet edhe pa vjedhur, edhe pa u korruptuar, edhe pa u b\u00ebr\u00eb biznesmen me zor etj.; sundim i ligjit, sundim i vlerave demokratike n\u00eb shoq\u00ebri, ku nuk normalizohet as vjedhja industriale e votave, as plagjiatuara, as kopjimi n\u00eb provime; edukimi mediatik i t\u00eb rinjve se, nuk \u00ebsht\u00eb jeta si n\u00eb filmat aksion dhe video-loj\u00ebra; monitorimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb video-loj\u00ebra dhe filma me p\u00ebrmbajtje agresive; sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jet\u00ebsor p\u00ebr polic\u00ebt dhe familjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb pas vdekjes; sigurimin fizik t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe ndalimin e nd\u00ebrhyrjes nga politika dhe bizneset e forta etj. Mos t\u00eb harrojm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: Holanda dhe disa vende skandinave po bien me num\u00ebr t\u00eb burgjeve, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se burgjet nuk jan\u00eb t\u00eb ndikuara nga gjenetika, por sidomos nga mjedisi i jasht\u00ebm dhe pabarazia sociale e ekonomike. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, m\u00eb s\u00eb shumti dhembje p\u00ebr viktimat, por edhe kriminel\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb sistemi vleror, ekonomik, social e kulturor, mjaft t\u00eb brisht\u00eb!<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, si viktimat, si kriminel\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb dob\u00ebt shtet\u00ebror, ekonomik, kulturor e vleror. Por deri at\u00ebher\u00eb, s\u2019kemi mekanizma t\u00eb tjer\u00eb, por ve\u00e7se t\u00eb mbrojm\u00eb viktim\u00ebn dhe ta d\u00ebnojm\u00eb kriminelin. N\u00eb rastin e fundit tragjik, banka duhet t\u2019ia jep pensionin e p\u00ebrjetsh\u00ebm pun\u00ebtor\u00ebve viktima dhe t\u2019ia paguaj\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndetit mendor, p\u00ebr t\u00eb reduktuar traumat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb situata t\u00eb tilla. Nd\u00ebrsa gjykata, ta kryej\u00eb pun\u00ebn profesionale n\u00eb ndarjen e d\u00ebnimit maksimal.\/Kosova Post\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sociologun Avni Rudaku, rreth fenomenit t\u00eb grabitjeve me arm\u00eb, pasi q\u00eb ngjarje t\u00eb tilla kan\u00eb tronditur mbar\u00eb opinionin publik, institucionet e shtetit dhe p\u00ebr t\u00eb shtun\u00ebn \u00ebsht\u00eb shpallur edhe Dit\u00eb Zie n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr policin-hero t\u00eb ligjit. Sipas tij, fenomeni i grabitjeve me arm\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtepi e banka \u00ebsht\u00eb rezultat edhe i kumarhaneve q\u00eb kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30562,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30561","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30561\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}