{"id":30726,"date":"2019-01-01T14:37:01","date_gmt":"2019-01-01T14:37:01","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=30726"},"modified":"2019-01-01T14:37:01","modified_gmt":"2019-01-01T14:37:01","slug":"produktet-made-in-kosova-depertojne-ne-tregjet-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/produktet-made-in-kosova-depertojne-ne-tregjet-boterore\/","title":{"rendered":"Produktet \u2018Made in Kosova\u2019 dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb tregjet bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p>Disa nga produktet q\u00eb prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb vendet evropiane dhe bot\u00ebrore, ndon\u00ebse me v\u00ebshtir\u00ebsi.Prodhimet \u201cMade in Kosova\u201d jo rrall\u00eb her\u00eb hasin v\u00ebshtir\u00ebsi edhe n\u00eb tregun vendor, e kalimi i kufijve ka qen\u00eb me sfida t\u00eb shumta tregojn\u00eb afarist\u00eb nga Kosova. Sipas tyre, konkurrimi me produktet e shteteve t\u00eb zhvilluara, nuk \u00ebsht\u00eb proces i leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtet e v\u00ebshtira financiare, paragjykimet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur lirsh\u00ebm n\u00eb vendete Bashkimit Evropian, jan\u00eb disa nga arsyet, q\u00eb importi vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb duksh\u00ebm nga eksporti.<\/p>\n<p>Kompania p\u00ebr prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike \u201cFrutex\u201d, nga Suhareka, q\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb arritur q\u00eb produktet e saj t\u2019i eksportoj\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb rajonit, por edhe n\u00eb Austri, Itali, Afrik\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Pronari i k\u00ebsaj kompanie, Shaqir Palushi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me sfida t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb siguruar tregje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, po q\u00eb cil\u00ebsia dhe marketingu sipas tij, jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb kan\u00eb siguruar treg t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai tregon se p\u00ebr nj\u00eb vit eksporton mbi 5 milion\u00eb euro produkte, kurse pritet q\u00eb kjo vler\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb vitin 2019, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb lidhjeve t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb reja me kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKalimi i kufijve p\u00ebr produktet e prodhuara n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb problem, pasi k\u00ebto produkte nuk kan\u00eb nj\u00eb imazh t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs. Por, p\u00ebr fat kompania jon\u00eb duke u bazuar n\u00eb marketing dhe cil\u00ebsi ka arritur q\u00eb 10 vite t\u2019i kalojm\u00eb kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe produktet \u2018Frutex\u2019 gjenden pothuajse n\u00eb gjitha vendet e rajonit, n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs dhe m\u00eb larg\u201d, tha Palushi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania p\u00ebr Prodhimin e K\u00ebpuc\u00ebve, \u201cSolid\u201d ka vite q\u00eb ka arritur t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb tregje t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Drejtori ekzekutiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb fabrik\u00eb, Shpejtim Kuqi, thot\u00eb se prodhimet e k\u00ebsaj kompanie tashm\u00eb gjenden n\u00eb tregjet e Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb, Greqis\u00eb, Italis\u00eb, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi, por edhe n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p>Ky treg sipas tij \u00ebsht\u00eb arritur duke p\u00ebrmbushur standardet e cil\u00ebsis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb vazhdimisht ekzistojn\u00eb, p\u00ebr shkak se tregjet evropiane kan\u00eb rregulla, kan\u00ebnj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb \u00e7do prodhues vendor. Ka kritere dhe standarde t\u00eb shumta t\u00eb cilave ne iu kemi p\u00ebrshtatur. Sa i p\u00ebrket p\u00ebrshtatjes s\u00eb tregjeve, me modele dhe me cil\u00ebsi, kompania ka nj\u00eb staf profesional n\u00eb t\u00eb cilin ka investuar shum\u00eb\u201d, tha Kuqi, duke treguar se n\u00eb vitin 2019 do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb eksportojn\u00eb edhe n\u00eb tregun e Belgjik\u00ebs, Anglis\u00eb dhe t\u00eb Suedis\u00eb. Ai thot\u00eb se m\u00eb kompani private nga k\u00ebto shtete tashm\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Edhe kompania \u201cS\/SPRINT\u201d q\u00eb merret me prodhimin e veshjeve sportive q\u00eb gjendet n\u00eb Komun\u00ebn e Podujev\u00ebs, q\u00eb dy vjet ka arritur q\u00eb t\u00eb produktet e tyre t\u2019i eksportojn\u00eb n\u00eb disa nga vendet e Ballkanit, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Zvic\u00ebr,Gjermani dhe Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Sami Sopa, pronar i k\u00ebsaj kompanie, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb vet\u00ebm deri te dep\u00ebrtimi n\u00eb tregjet e huaja, m\u00eb pas marr\u00ebveshjet jan\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>\u201cProblemi ka qen\u00eb vet\u00ebm deri sa kemi arritur t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb produktet n\u00eb k\u00ebto vende. M\u00eb pas kualiteti i produkteve e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten, m\u00eb nuk kemi pasur problem. Tashm\u00eb jemi n\u00eb kontakt edhe me Suedin\u00eb, edhe kjo e ka pranuar kualitetin dhe tashm\u00eb jemi n\u00eb pritje t\u00eb lidhjes se kontrat\u00ebs p\u00ebrfundimtare\u201d, shprehet Sopa.<\/p>\n<p>Ndryshe, industria e prodhimit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb dy dekada me radh\u00eb nuk ka mundur t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet.<\/p>\n<p>Problemet, me t\u00eb cilat ballafaqohen prodhuesit kosovar\u00eb, e q\u00eb theksohen vazhdimisht, jan\u00eb Tatimet e larta mbi Vler\u00ebn e Shtuar, ekonomia joligjore, financimi i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr bizneset, normat e larta t\u00eb interesit, jostabiliteti me energji elektrike, por edhe niveli i lart\u00eb i produkteve t\u00eb importuara, q\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb \u00e7mim pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me produktet vendore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb industris\u00eb s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb prodhimit n\u00eb Kosov\u00eb, eksporti i produkteve \u201cMade in Kosova\u201d n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs, kap vler\u00ebn e mbi 300 milion\u00eb eurove n\u00eb vit, kurse importi i produkteve t\u00eb huaja n\u00eb vend arrin rreth 3 miliard\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i duksh\u00ebm n\u00eb industrin\u00eb e prodhimit po v\u00ebrehet pas vendosjes se tarif\u00ebs doganore 100 p\u00ebr qind nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr prodhimet m\u00eb origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit, vendosja e tarif\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet k\u00ebrkesa p\u00ebr produktet \u201cMade in Kosova\u201d. Sipas tyre, kompanit\u00eb prodhuese kan\u00eb rritur kapacitete prodhuese dhe numrin e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa nga produktet q\u00eb prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb vendet evropiane dhe bot\u00ebrore, ndon\u00ebse me v\u00ebshtir\u00ebsi.Prodhimet \u201cMade in Kosova\u201d jo rrall\u00eb her\u00eb hasin v\u00ebshtir\u00ebsi edhe n\u00eb tregun vendor, e kalimi i kufijve ka qen\u00eb me sfida t\u00eb shumta tregojn\u00eb afarist\u00eb nga Kosova. Sipas tyre, konkurrimi me produktet e shteteve t\u00eb zhvilluara, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-30726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}