{"id":31063,"date":"2019-01-06T10:29:49","date_gmt":"2019-01-06T10:29:49","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=31063"},"modified":"2019-01-06T10:29:49","modified_gmt":"2019-01-06T10:29:49","slug":"krimi-serbo-cetnik-ne-bihor-gjate-kershendellave-ortodokse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krimi-serbo-cetnik-ne-bihor-gjate-kershendellave-ortodokse\/","title":{"rendered":"Krimi serbo-\u00e7etnik n\u00eb Bihor gjat\u00eb  k\u00ebrsh\u00ebndellave ortodokse!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Programin e \u201cNa\u00e7ertanija\u201d t\u00eb Ilia Garashaninit , projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, programin e  kolonizimit, mandej \u201cShp\u00ebrngulja e Arnaut\u00ebve\u201d, at t\u00eb  Stefan Moleviqit p\u00ebr zhdukjen totale t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cilat nuk mundi t\u00eb realizoj n\u00eb Sanxhakun lindor, p\u00ebr shkak se at\u00eb e mbrojt\u00ebn m\u00eb 3200 vullnetar nga Kosova, Drazha  Mihailloviq n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ia arriti n\u00eb Bihor t\u00eb 43-t\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2019\/01\/06\/krimi-serbo-cetnik-ne-bihor-gjate-kershendellave-ortodokse\/56e4d884-abf0-478f-990d-e735acca54cd\/\" rel=\"attachment wp-att-31064\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/56E4D884-ABF0-478F-990D-E735ACCA54CD.jpeg\" alt=\"\" width=\"561\" height=\"503\" class=\"aligncenter size-full wp-image-31064\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/56E4D884-ABF0-478F-990D-E735ACCA54CD.jpeg 561w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/56E4D884-ABF0-478F-990D-E735ACCA54CD-300x269.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 561px) 100vw, 561px\" \/><\/a><br \/>\nIsmet Azizi<\/strong><\/p>\n<p>Gjenocidi serbomadh mori form\u00eb t\u00eb organizuar shtet\u00ebrore qysh n\u00eb vitin 1844, me programin \u201cNa\u00e7ertanija\u201d t\u00eb Ilia Garashaninit, ish-minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Principat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, m\u00eb 1908. Pas reform\u00ebs agrare, vazhdohet me programin  kolonizimit i cili paraqitet n\u00eb parlament  n\u00eb Beograd n\u00eb form\u00eb memorandumi me titull \u201cShp\u00ebrngulja e Arnaut\u00ebve\u201d, m\u00eb 7 mars 1937, nga Vaso \u00c7ubrillovi\u00e7, ku tregoheshin m\u00ebnyrat \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrdorte shteti serb p\u00ebr zhdukjen e shqiptar\u00ebve. Elaborati i titulluar \u201cProjekt-raport p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, i cili u promovua nga nobelisti i m\u00ebvonsh\u00ebm Ivo Andriq, m\u00eb 30 janar 1939, paraqet planet p\u00ebr zhdukjen e shqiptar\u00ebve dhe shtetit shqiptar. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa projekti  i Stefan Molevi\u00e7it, i 30 qershorit t\u00eb vitit  1941, parasheh  fshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga harta ballkanike dhe zhdukjen totale t\u00eb shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb program u mundua ta realizoj edhe Drazha  Mihailloviq gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, sidomos  n\u00eb viset veriore t\u00eb trojeve Shqiptare.<br \/>\nBihori i Sanxhakut ishte l\u00ebn\u00eb zon\u00eb e demarkacionit midis zon\u00ebs s\u00eb interesit gjerman (Serbis\u00eb s\u00eb Nediqit), zon\u00ebs italiane (Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi) dhe fars\u00ebs \u201cShqip\u00ebri e Madhe\u201d n\u00ebn kuror\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb Italis\u00eb. Mir\u00ebpo, mbi k\u00ebt\u00eb teritor kishte vu dor\u00eb Mali i Zi, me p\u00ebrkrahje t\u00eb plot\u00eb nga ushtria fashiste italiane.<br \/>\nPopullsia e zon\u00ebs neutrale, konsideronte p\u00ebr gjendjen e krijuar dhe p\u00ebr masakr\u00ebn n\u00eb Bihor, jan\u00eb fajtore autoritet shqiptare, si dhe autoritetet ushtarake italiane t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr moskujdesje ndaj saj\u00eb. Sipas tyre zona neutrale e cila nuk i takonte askujt ishte mund\u00ebsi e mire q\u00eb serbo &#8211; malazez\u00ebt t\u00eb realizojn\u00eb q\u00ebllimin e tyre t\u00eb pastrimit etnik t\u00eb k\u00ebsaj treve. Qeveria shqiptare nuk kishte  marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e saj. Popullata akuzoi qeverin\u00eb sepse nuk ishte n\u00eb gjendje  as ta  armatos popullin q\u00eb  t\u00eb vetorganizohen  n\u00eb mbrojtjen jet\u00ebs s\u00eb tyre, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb iu ishte premtuar, ose te e fundit populli nuk iu b\u00eb me dije q\u00eb t\u00eb gjinden vet ashtu si din\u00eb dhe munden.<br \/>\nSprovimet e v\u00ebshtira dhe vuajtjet e popullit t\u00eb Sanxhakut jan\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar sidomos n\u00eb periudh\u00ebn nga 5  janari deri m\u00eb 7 shkurt t\u00eb vitit 1943 kur \u00ebsht\u00eb kryer  gjenocid kryesisht kund\u00ebr popullsis\u00eb s\u00eb besimit islam t\u00eb  lugin\u00ebs s\u00eb lumit Lim  nga Bijello Polja deri n\u00eb Fo\u00e7\u00eb. Sipas d\u00ebshmive t\u00eb dokumentuara   n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb masakruan rreth 9200 Sanxhaklinj\u00eb. Popullsia e k\u00ebsaj treve \u00ebsht\u00eb persekutuar pa dallim gjuhe, p\u00ebrkat\u00ebsie komb\u00ebtare (shqiptar\u00eb apo boshnjake). Kjo ka ndodhur gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013  luft\u00eb e cila p\u00ebr  \u00e7etnik\u00ebt kishte edhe karakter  \u201ckryq\u00ebzate\u201d.<br \/>\nDuhet p\u00ebrkujtuar se Pavle Gjurishiq ishte  komandanti \u00e7etnik i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera, udh\u00ebhoqi   nj\u00eb nga veprimet m\u00eb brutale kund\u00ebr popullit t\u00eb  Sanxhakut  dhe Bosnj\u00ebs lindore n\u00eb fillim t\u00eb viti 1943. Konsiderohet  se Gjurishiq ka qen\u00eb  krimineli m\u00eb i madh  n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi por dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\n\u201cSipas raportit t\u00eb  komandantit \u00e7etnik Pavle Gjurishiq, Gjeneralit  Drazha Mihajlloviq, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit shkurt t\u00eb vitit 1943. n\u00eb Lugin\u00ebn e lumit  Lim nj\u00ebsit\u00eb \u00e7etnike t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00eb raport  theksohet se 1.200 t\u00eb vrar\u00ebt  ishin t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ushtri, nd\u00ebrsa  8000 t\u00eb tjer\u00eb ishin gra, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq\u201d, shkruan bosnjaci.net<br \/>\nHistoriografia shqiptare n\u00eb dy dekadat e fundit ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dukshme p\u00ebr zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake n\u00eb trevat etnike shqiptare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim jan\u00eb organizuar me dhjet\u00ebra simpoziume shkencore n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, Shkup etj, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb ofruar fakte dhe d\u00ebshmi t\u00eb pakontestueshme p\u00ebr krimin dhe gjenocidin ndaj popullsis\u00eb civile shqiptare nga ana e forcave t\u00eb ndryshme pushtuese \u00e7etnike e komuniste.<br \/>\nKrimet \u00e7etniko-komuniste jan\u00eb kryer n\u00eb vijim\u00ebsi, sa her\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia, e q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq deri m\u00eb sot kan\u00eb ngelur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat burimore flasin qart\u00eb se forcat serbo-malazeze \u00e7etnike t\u00eb p\u00ebrkrahura me logjistik\u00eb dhe me arm\u00eb nga ushtria italiane, shkat\u00ebrruan p\u00ebrtok\u00eb, me zjarr n\u00eb 82 fshatra  n\u00eb Krahin\u00ebn e Bihorit  m\u00eb 5 \u2013 6 janar t\u00eb vitit 1943 nga ana e forcave \u00e7etnike serbomalazeze, t\u00eb udh\u00ebhequr nga krimineli i njohur \u00e7etnik, Pavle Gjurishiq. Si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy dit\u00ebve jan\u00eb vrar\u00eb, therur, masakrua mbi 4 628 banor\u00eb shqiptar\u00eb, qindra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb z\u00ebn\u00eb rob (shumica gra e vajza t\u00eb reja) kurse mbi 15.000 jan\u00eb detyruar t\u2019i l\u00ebshojn\u00eb vatrat e tyre p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb vende m\u00eb t\u00eb sigurta. Krahina e Bihorit ishte zon\u00eb neutrale midis vij\u00ebs s\u00eb demarkacionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, e cila mbik\u00ebqyrej nga autoritetet civile e ushtarake italiane.<br \/>\nPasi q\u00eb p\u00ebr masakr\u00ebn e Bihorit ishte d\u00ebgjuar gjithandej, qeveria e Tiran\u00ebs  formoi  nj\u00eb komision i cili do ta analizonte gjendjen e krijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb dhe ta njoftojnte qeverin\u00eb p\u00ebr  masakr\u00ebn e shkaktuar ndaj popullat\u00ebs s\u00eb Bihorit dhe pasojat e saja.<br \/>\nQeveria Libohova e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare e d\u00ebrgoi n\u00eb Bihor nj\u00eb komision shtet\u00ebror n\u00eb krye me N\u00ebnministrin e Tokave t\u00eb Lirueme, juristin Qazim Bllaca. N\u00eb komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrier\u00eb politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri, dhe tre ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb italian\u00eb dhe nj\u00eb num\u00ebr i paris\u00eb shqiptare t\u00eb Dukagjinit me Dem\u00eb Ali Pozharin, Emrush Miftrain, Bajram Gashin dhe disa t\u00eb tjer\u00eb. Komisionin e shoq\u00ebroi nj\u00eb delegacion i Sanxhakut n\u00eb krye me patriotin e zjarrt\u00eb shqiptar Mulla Osmanin e Petnic\u00ebs .<br \/>\nNga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mblodhi ky komision, n\u00eb Masakra e Bihorit nga serbo-malazez\u00ebt kishin vrar\u00eb 590 burra, 185 t\u00eb therur, 119 t\u00eb grir\u00eb; gra \u2013 340 t\u00eb vrara, 285 t\u00eb therrura, 266 t\u00eb grira; f\u00ebmij\u00eb \u2013 701 t\u00eb therrur, 705 t\u00eb djegur, 447 t\u00eb grir\u00eb. T\u00eb plagosur: burra \u2013 359, gra \u2013 275. Diku rreth 250 gra t\u00eb reja e vajza jan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb kampet \u00e7etniko-drazhiste p\u00ebr t\u2019u dhunuar seksualisht nga ushtar\u00ebt serbo-malazez. Asnj\u00eb nuk shp\u00ebtoi nga thika p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar krimin shtazarak. Ua humb\u00ebn edhe varret. Pra, numri p\u00ebrgjithsh\u00ebm i viktimave \u00ebsht\u00eb 4 628.<\/p>\n<p><strong>\u00c7etnik\u00ebt ekzekutuan aksionet e planifikuara p\u00ebr vrasjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Bihorit. Ky akt gjenocidal krijoi nj\u00eb gjendje tmerri: \u201cN\u00ebna s\u2019e di ku i ka f\u00ebmij\u00ebt. Baba s\u2019e njeh djalin e vet e nusja burrin\u201d.<\/strong><br \/>\n<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2019\/01\/06\/krimi-serbo-cetnik-ne-bihor-gjate-kershendellave-ortodokse\/f2e8cfb0-8bb9-459d-b7fa-c324f76ca721\/\" rel=\"attachment wp-att-31065\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/F2E8CFB0-8BB9-459D-B7FA-C324F76CA721.jpeg\" alt=\"\" width=\"306\" height=\"165\" class=\"aligncenter size-full wp-image-31065\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/F2E8CFB0-8BB9-459D-B7FA-C324F76CA721.jpeg 306w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/F2E8CFB0-8BB9-459D-B7FA-C324F76CA721-300x162.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 306px) 100vw, 306px\" \/><\/a><br \/>\nSipas raportit d\u00ebrguar qeveris\u00eb s\u00eb Libohov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, bilansi i dit\u00ebve tragjike t\u00eb Bihorit, shkurtimisht, \u00ebsht\u00eb me sa vijon:<br \/>\n\u201cSht\u00ebpi t\u00eb djegura 1763, burra t\u00eb vrar\u00eb 590; t\u00eb therun 185, gra t\u00eb vrar\u00eb 340; gra t\u00eb therura 285, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb therur 701; t\u00eb djegun 705, t\u00eb grir\u00eb nga t\u00eb ftohtit: f\u00ebmij\u00eb 447, gra 266, burra 119. T\u00eb vdekur nga uria dhe nga  plag\u00ebt: burra 359, gra 275. T\u00eb marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mpas hetimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb shpejt\u00ebsi, del se t\u00eb vdekur jan\u00eb 3741 dhe t\u00eb plagosur 634. Nd\u00ebrsa  p\u00ebr 251 shpirtra q\u00eb mungojn\u00eb, shumica e madhe e t\u00eb cilave jan\u00eb gra e vajza, k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb rob p\u00ebr  t\u2019u sh\u00ebrbyer \u00e7etnik\u00ebve p\u00ebr  plot\u00ebsimin e epsheve t\u00eb tyre.\u201d<br \/>\nN\u00eb raportin e komisionit thuhet: \u201cBot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar i takon t\u2019i vler\u00ebsoj  dhe  t\u2019i gjykoj\u00eb k\u00ebto mizorina. Mallkimi i Zotit le t\u00eb bien pa m\u00ebshir\u00eb mbi ata q\u00eb lejuan dhe ata q\u00eb i kryen; d\u00ebnimi i drejt\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore le t\u2019i nd\u00ebshkoj\u00eb shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj k\u00ebrdie q\u00eb u treguan se jan\u00eb bisha t\u00eb pashpirt\u201c.<br \/>\nN\u00eb lidhje me situat\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, po i referohemi  dokumentit t\u00eb gasht\u00eb dhe t\u00eb shtat\u00eb,  q\u00eb  gjenden n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb fondin arkivor t\u00eb viti 1943 (janar \u2013 korrik), n\u00eb dosjen me  nr. 5, me 57 flet\u00eb. Ekzistojn\u00eb disa dokumente origjinale q\u00eb i jan\u00eb d\u00ebrguar kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ekrem Bej Libohov\u00ebs, nga Komisioni i zgjedhur enkas p\u00ebr konstatimin e gjendjes faktike. Ky raport, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme, d\u00ebshmon krimin dhe gjenocidin serbo-malazias ndaj banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Bihorit. Dokumentet n\u00eb fjal\u00eb tashm\u00eb n\u00eb shkrimet e m\u00ebhershme i kemi botuar n\u00eb form\u00eb origjinale. Qeveria e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare e d\u00ebrgoi n\u00eb Bihor nj\u00eb komision shtet\u00ebror n\u00eb krye me N\u00ebnministrin e Tokave t\u00eb Lirueme, juristin Qazim Bllaca. N\u00eb komision ishte edhe Thoma Luarasi, me karrier\u00eb politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri dhe tre ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb italian\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb paris\u00eb shqiptare t\u00eb Dukagjinit me Dem\u00eb Ali Pozharin, Emrush Miftarin, Bajram Gashin dhe disa t\u00eb tjer\u00eb. Komisionin e shoq\u00ebroi nj\u00eb delegacion i Sanxhakut n\u00eb krye me patriotin e zjarrt\u00eb shqiptar Mulla Osmanin e Petnic\u00ebn.<br \/>\nDhe, nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mblodhi, em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr, ky komision, n\u00eb Masakra e Bihorit nga serbo-malazezet, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ushtrin\u00eb italiane dhe t\u00eb v\u00ebshtruar nga af\u00ebr prej ushtris\u00eb antifashiste \u2013 komuniste t\u00eb Titos, p\u00ebsuan: Burra \u2013 590 t\u00eb vrar\u00eb, 185 t\u00eb ther\u00eb, 119 t\u00eb grir\u00eb; gra \u2013 340 t\u00eb vrara, 285 t\u00eb thera, 266 t\u00eb grira; f\u00ebmij\u00eb \u2013 701 t\u00eb therur, 705 t\u00eb djegur, 447 t\u00eb grir\u00eb. T\u00eb plagosur: burra \u2013 359, gra \u2013 275 dhe gra t\u00eb reja e vajza t\u00eb deportuara n\u00eb kampet \u00e7etniko-drazhiste p\u00ebr t\u2019i shfryer epshet shtazarake prej ushtarit kanibalist sllav ortodoks \u2013 251. Asnj\u00eb nuk shp\u00ebtoi nga thika p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar krimin shtazarak t\u00eb serbo-malazezit. Ua humb\u00ebn edhe varret. Pra, gjithsej viktima 4 628 veta \u2013 f\u00ebmij\u00eb, gra, burra.<br \/>\n\u201cN\u00eb Rozhaj\u00eb, pas veprimeve gjakatare  mbas vepr\u00ebs gjak\u00ebsore e \u00e7njer\u00ebzore n\u00eb zon\u00eb neutrale, jan\u00eb grumbullue afro 5.000 frym\u00eb refugjat\u00ebsh jan\u00eb shtr\u00ebngue t\u00eb ikin nga tokat e tyne dhe t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb shpirtin lakuriq n\u00ebp\u00ebr akull, bor\u00eb dhe furtun\u00eb tue ik\u00eb n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebs gj\u00eb burra gra e sidomos f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka.<br \/>\nNd\u00ebr ta ka shum\u00eb t\u00eb plagosun. Deri tash s\\\u2019jan\u00eb hetue s\u00ebmundje infektive, por t\u00eb s\u00ebmurit e ngrir\u00eb n\u00ebp\u00ebr artikulacione me zgjebe, me bronhit dhe me t\u00eb tjera s\u00ebmundje l\u00ebkure ka shum\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebt jan\u00eb me morra dhe q\u00ebndron rreziku i \u00e7\\\u2019faqjes s\u00eb tifos axantematicus, dhe shtoj se n\u00eb disa prej katundar\u00ebve t\u00eb djegum s\u00ebsht\u00eb \u00e7faq\u00eb tifoja n\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nMbas k\u00ebsaj Zone rreziku i k\u00ebrc\u00ebnohet popullat\u00ebs Shqiptare Petnic\u00eb, Peshter, Senic\u00eb, Suidoll e Delimegj\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se Qeverija Shqiptare nuk do u vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, sigurisht edhe k\u00ebta kan\u00eb me p\u00ebsue at\u00eb q\u00eb p\u00ebsuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht \u00e7udi q\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb dhe Kosova\u201d, jan\u00eb vet\u00ebm disa detale nga raportet e komisionit t\u00eb cilat i kan\u00eb arritur n\u00eb janar t\u00eb viti 1943, Drejtoris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq dhe Shk\u00eblqesis\u00eb Ekrem bej Libohova, Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb Tiran\u00eb, thuhet n\u00eb dokument.<br \/>\nMe plot t\u00eb drejt\u00eb , sot e k\u00ebsaj dite banor\u00ebt e Sanxhakut lindor thon\u00eb: \u201cSikur mos t\u00eb ishte mbrojtur  Pazari i Ri, nga 3200 vullnetar\u00ebt t\u00eb ardhur nga Kosova, sot struktura  komb\u00ebtare e tij do t\u00eb ishte e ngjashme me at t\u00eb Pribojit dhe Nova Varoshit.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Programin e \u201cNa\u00e7ertanija\u201d t\u00eb Ilia Garashaninit , projektin e Vlladan Gjeorgjeviqit, programin e kolonizimit, mandej \u201cShp\u00ebrngulja e Arnaut\u00ebve\u201d, at t\u00eb Stefan Moleviqit p\u00ebr zhdukjen totale t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cilat nuk mundi t\u00eb realizoj n\u00eb Sanxhakun lindor, p\u00ebr shkak se at\u00eb e mbrojt\u00ebn m\u00eb 3200 vullnetar nga Kosova, Drazha Mihailloviq n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ia arriti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31066,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31063\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}