{"id":31120,"date":"2019-01-06T18:40:38","date_gmt":"2019-01-06T18:40:38","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=31120"},"modified":"2019-01-06T18:40:38","modified_gmt":"2019-01-06T18:40:38","slug":"cilat-jane-rezultatet-e-luftimit-te-korrupsionit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cilat-jane-rezultatet-e-luftimit-te-korrupsionit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Cilat jan\u00eb rezultatet e luftimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Lufta kund\u00ebr korrupsionit edhe gjat\u00eb vitit 2018, sikur edhe n\u00eb vitet e kaluara, \u00ebsht\u00eb potencuar nga institucionet e Kosov\u00ebs si nj\u00eb prej angazhimeve kryesore.<\/p>\n<p>Bazuar raportet e organizatave joqeveritare, gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb sh\u00ebnuar disa rezultate, por beteja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, sipas tyre, mbetet ende e pa fituar.<\/p>\n<p>Rezultatet e para t\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit gjat\u00eb vitit 2018, besohet se mund t\u00eb nd\u00ebrlidhen edhe me kriterin q\u00eb Bashkimi Evropian u kishte v\u00ebn\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohen rezultate konkrete t\u00eb luftimit t\u00eb k\u00ebsaj dukurie, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Si rezultat, BE-ja kishte njohur p\u00ebrparimet n\u00eb luftimin e korrupsionit, por megjithat\u00eb nuk liberalizoi vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori i Agjencis\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit, Shaip Havolli tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, agjencia t\u00eb cil\u00ebn e drejton edhe n\u00eb vitin 2018 ka trajtuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madha t\u00eb rasteve t\u00eb dyshuara p\u00ebr korrupsion e konflikt t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nivel vendi nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur sa i takon luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsion edhe pse ka pasur disa zhvillime pozitive, sepse t\u00eb gjitha raportet, edhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendore, tregojn\u00eb se Kosova ka sh\u00ebnuar nj\u00eb progres t\u00eb vog\u00ebl sa i takon luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb aktakuzave q\u00eb jan\u00eb procese gjyq\u00ebsore, megjithat\u00eb n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim, nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur mjaft me pun\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00ebm p\u00ebrkund\u00ebr disa zhvillimeve pozitive q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet sa i takon k\u00ebsaj dukurie\u201d, tha Havolli.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e gjykatave dhe prokurorive, gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb shqyrtuar m\u00eb shum\u00eb se 500 raste t\u00eb dyshuara si raste korrupsioni.<\/p>\n<p>Drejtoresha ekzekutive e organizat\u00ebs \u201cFol\u201d, Mexhide Demolli, thot\u00eb se megjithat\u00eb edhe vitit 2018 ka d\u00ebshmuar se lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar mbeti e pa fituar.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se shoq\u00ebria civile vazhdimisht v\u00eb n\u00eb dukje se korrupsioni po e bllokon p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs, po sjell\u00eb zhvillim t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb ajo, kjo dukuri po e ushqen krimin e organizuar dhe kriminel\u00ebt, duke e d\u00ebmtuar k\u00ebshtu imazhin e vendit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje percepsioni, porse \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mend\u00ebsi politike gjithandej n\u00eb institucionet publike tash e disa vite. Ende kemi mij\u00ebra l\u00ebnd\u00eb t\u00eb korrupsionit q\u00eb trajtohen nga prokuroria dhe gjykatat, nd\u00ebrsa proceset vazhdojn\u00eb t\u00eb zvarriten me vite t\u00eb t\u00ebra. Mbi 90 p\u00ebr qind e personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion jan\u00eb zyrtar\u00eb publik\u00eb, shif\u00ebr kjo e cila flet edhe p\u00ebr natyr\u00ebn e korrupsionit dhe p\u00ebr faktin se sa e korruptuar \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb administrata shtet\u00ebrore\u201d, tha Demolli.<\/p>\n<p>Demolli p\u00ebrmendi faktin se n\u00eb Qeverin\u00eb aktuale tash m\u00eb jan\u00eb gjasht\u00eb ministra q\u00eb jan\u00eb me aktakuza p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>\u201cQeveria n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ministra ose deputet\u00eb q\u00eb e kalojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb salla t\u00eb gjykatave, duke u p\u00ebrballur me akuza p\u00ebr korrupsion, e pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs duke marr\u00eb vendime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre si ministra apo deputet\u00eb. Nga k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se mobilizimi i shoq\u00ebris\u00eb kundrejt korrupsionit m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje pritjeje, por imediate. Jo n\u00eb nivel deklarimi, por me veprime konkrete q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit dhe denoncimin e \u00e7far\u00ebdo tentative t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Demolli.<\/p>\n<p>Kurse Betim Musliu nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi tha se korrupsioni i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet sfid\u00eb dhe fenomen q\u00eb po shkat\u00ebrron demokracin\u00eb dhe po pengon zhvillimin ekonomik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa ende nuk e kemi nj\u00eb profil t\u00eb lart\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar me burgim efektiv qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr korrupsion, konsiderojm\u00eb se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta luftuar korrupsioni e nivelit t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara. Nuk mund t\u00eb g\u00ebzohet askush me akte procedurale t\u00eb ngritje t\u00eb aktakuzave ndaj profilit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr derisa ato nuk provohen n\u00eb gjykata, pra, nuk kemi d\u00ebnime p\u00ebrfundimtare me burgim efektiv. Fakti q\u00eb k\u00ebto aktakuza po d\u00ebshtojn\u00eb vazhdimisht dhe d\u00ebshmon q\u00eb k\u00ebto aktakuza po ngriten q\u00ebllimisht me prova dhe d\u00ebshmi t\u00eb mang\u00ebta ose po ngriten p\u00ebr t\u2019i persekutuar ose p\u00ebr t\u2019i amnistuar p\u00ebrjet\u00ebsisht k\u00ebta zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha Musliu.<\/p>\n<p>Musliu, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se profili i rasteve t\u00eb korrupsionit q\u00eb ndiqen n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb profil i ul\u00ebt dhe rrall\u00eb her\u00eb i profilit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb monitorimin sistematik t\u00eb Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, rezulton se ende asnj\u00eb zyrtar i profilit t\u00eb lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar me burgim efektiv p\u00ebr vepra penale t\u00eb korrupsionit. Duke qen\u00eb se nuk ka ndjekje t\u00eb profitit t\u00eb lart\u00eb, dhe ndikimet politike n\u00eb em\u00ebrimin e pozitave t\u00eb larta jan\u00eb vazhdimisht prezent, at\u00ebher\u00eb kjo luft\u00eb nuk mund t\u00eb zhvillohet pa pasur njer\u00ebz me integritet\u201d, tha Musliu.<\/p>\n<p>Krahas zyrtar\u00ebve n\u00eb Bruksel, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb t\u00eb fuqizojn\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Ishin ambasadat e vendeve per\u00ebndimore n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi organizuan gjat\u00eb gjith\u00eb vitit debate, tryeza e diskutime p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr nj\u00eb vend si Kosova q\u00eb po synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes s\u00eb integruar evropiane, luftimi i krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta kund\u00ebr korrupsionit edhe gjat\u00eb vitit 2018, sikur edhe n\u00eb vitet e kaluara, \u00ebsht\u00eb potencuar nga institucionet e Kosov\u00ebs si nj\u00eb prej angazhimeve kryesore. Bazuar raportet e organizatave joqeveritare, gjat\u00eb vitit 2018 jan\u00eb sh\u00ebnuar disa rezultate, por beteja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, sipas tyre, mbetet ende e pa fituar. Rezultatet e para t\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31121,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31120","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31120\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}