{"id":31154,"date":"2019-01-07T11:05:37","date_gmt":"2019-01-07T11:05:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=31154"},"modified":"2019-01-07T11:05:37","modified_gmt":"2019-01-07T11:05:37","slug":"lojerat-e-rrezikshme-me-kufijte-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lojerat-e-rrezikshme-me-kufijte-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"LOJ\u00cbRAT E RREZIKSHME ME KUFIJT\u00cb N\u00cb BALLKAN"},"content":{"rendered":"<p>Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Ballkan nuk jan\u00eb t\u00eb mundura pa luft\u00eb, mendojn\u00eb analist\u00ebt n\u00eb Sarajev\u00eb. Ata flasin edhe p\u00ebr krahasimet mes Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs Srpska.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe kan\u00eb reaguar ashp\u00ebr ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj, i cili tha se &#8220;kufiri mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr sipas parimit t\u00eb Shengenit&#8221;. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr krijimin e &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe&#8221;, e cila sipas tij, &#8220;nuk mund t\u00eb krijohet pa konflikte n\u00eb mbar\u00eb Ballkanin, e jo vet\u00ebm me Serbin\u00eb\u201c. Kryeministrja e Serbis\u00eb Ana Brnabiq ka akuzuar autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr &#8220;c\u00ebnimin e stabilitetit rajonal&#8221;. Ajo shfryt\u00ebzoi rastin p\u00ebr t\u00eb krahasuar Kosov\u00ebn me Republik\u00ebn Srpska n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Duket qart\u00eb se tani po flitet p\u00ebr kufijt\u00eb, e si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kjo t\u00eb vlej\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr disa, e jo edhe p\u00ebr Republik\u00ebn Serpska\u201c, tha Brnabiq. <\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtyre deklaratave kan\u00eb reaguar edhe autoritetet n\u00eb Sarajev\u00eb. An\u00ebtari i Presidenc\u00ebs s\u00eb B-H, Zhelko Komshiq tha se &#8220;kufijt\u00eb e B-H nuk mund t\u00eb kontestohen n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ndodh mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201c. \u201ePse dikush mendon se politika e viteve 90-t\u00eb tani mund t\u00eb jap\u00eb rezultate t\u00eb tjera? N\u00eb vend se t&#8217;i kthehen bashk\u00ebpunimit, integrimeve evropiane dhe stabilizimit t\u00eb rajonit, ata me k\u00ebmb\u00ebngulje po p\u00ebrpiqen t\u00eb t\u00ebrheqin paralele totalisht t\u00eb paq\u00ebndrueshme mes B-H dhe Kosov\u00ebs&#8221;, thot\u00eb an\u00ebtari kroat n\u00eb Presidenc\u00ebn e B-H, Zhelko Komshiq. Nd\u00ebrsa an\u00ebtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq pohon se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr c\u00ebnimin e integritetit territorial apo ndryshimet e kufijve, &#8220;nuk do t\u00eb kontestonin ekzitenc\u00ebn e B-H, por do t\u00eb c\u00ebnonin paqen dhe stabilitetin e gjith\u00eb rajonit, sepse kjo do t&#8217;i jepte fund Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit, pra edhe strukturave t\u00eb brendshme etnike t\u00eb B-H&#8221;.<\/p>\n<p>Korrigjimet e kufirit nuk jan\u00eb t\u00eb mundshme pa konflikte?<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkryetari i Iniciativ\u00ebs s\u00eb Igmanit p\u00ebr Serbi, Aleksandar Popov, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Deutsche Wellen rikujton tezat e diplomatit dhe gjeopolitologut britanik Timothy Less, i cili thoshte se pa krijimin e nj\u00eb &#8220;Serbie t\u00eb madhe&#8221;, &#8220;Shqip\u00ebrie t\u00eb madhe&#8221; dhe &#8220;Kroacie t\u00eb madhe&#8221;, nuk do t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb Ballkan. Ai mendon se k\u00ebta skenar\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mundur pa luft\u00ebra t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kufiri Kosov\u00eb-Serbi<\/p>\n<p>\u201eKur flitet p\u00ebr raportet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, mendoj se k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier shum\u00eb amerikan\u00ebt dhe se ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb iden\u00eb p\u00ebr heqjen e kufirit. N\u00ebse kjo ide v\u00ebrtet realizohet, at\u00ebher\u00eb i t\u00ebr\u00eb rajoni do t\u00eb ket\u00eb probleme serioze, sepse e gjith\u00eb historia nuk p\u00ebrfundon me kaq. Serbis\u00eb menj\u00ebher\u00eb do t&#8217;i bashkohet Republika Serpska, nd\u00ebrsa &#8216;Herceg-Bosna&#8217; (pjesa e Hercegovin\u00ebs e banuar me shumic\u00eb kroate) do t\u00eb bashkohej me Kroacin\u00eb. Nga B-H q\u00eb e njohim sot nuk do t\u00eb mbetej asnj\u00eb gur\u00eb mbi gur\u00eb. E ndryshime t\u00eb tilla territoriale nuk jan\u00eb realizuar kurr\u00eb pa luft\u00eb. Idet\u00eb t\u00eb tilla realizohen n\u00eb ndonj\u00eb konferenc\u00eb paq\u00ebsore pas luft\u00ebrave&#8221;, thot\u00eb Popov.<\/p>\n<p>Procesi i dhunsh\u00ebm i ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkan ka filluar n\u00eb vitet 90-t\u00eb, e ka p\u00ebrfunduar me Marr\u00ebveshjen e Dejtonit dhe krijimin e RS, thot\u00eb bashk\u00ebbiseduesi yn\u00eb. &#8220;Vazhdimi i k\u00ebtij procesi mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me luft\u00eb, por duhet ditur se konfliktet sot do t\u00eb p\u00ebrfshinin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Malin e Zi, Maqedonin\u00eb dhe Greqin\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb loj\u00ebra luft\u00ebrash ballkanike pa kufi. Luft\u00ebrat e viteve 90-t\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar brenda kufij\u00ebve t\u00eb ish-repbulikave jugosllave. Konfliktet e reja p\u00ebr ndryshimin apo heqjen e kufij\u00ebve t\u00eb tanish\u00ebm, me q\u00ebllim krijimin e shteteve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Ballkan, do t\u00eb ndiznin nj\u00eb zjarr i cili k\u00ebsaj radhe do t\u00eb p\u00ebrfshinte hap\u00ebsira edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha&#8221;, thot\u00eb Popov.<\/p>\n<p>Destabilizimi i Ballkanin c\u00ebnon edhe BE<\/p>\n<p>Popov beson se jasht\u00eb kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr ekzistojn\u00eb fuqi, t\u00eb cilat duan t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb edhe Bashkimin Evropian (BE). \u201ePresidenti i paparashikuesh\u00ebm amerikan Donald Trump ka nd\u00ebrmarr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb shum\u00eb hapa p\u00ebr destabilizimin e BE dhe at\u00eb n\u00eb momentin kur Evropa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e plagosur se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, sepse brenda BE ekzistojn\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb m\u00ebdha. Kam frik\u00eb se kjo mund t\u00eb c\u00ebnoj\u00eb edhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e BE&#8221;, pohon Aleksandar Popov.<\/p>\n<p>Analisti politik n\u00eb Sarajev\u00eb Almir Terziq mendon se krahasimet mes Kosov\u00ebs dhe B-H, respektivisht RS si pjes\u00eb e B-H dhe Kosov\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e lider\u00ebve serb\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e tyre n\u00eb Serbi t&#8217;i bindin se ata nuk jan\u00eb humb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb territoreve n\u00eb Ballkan dhe se Beogradi ende ka \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Serbis\u00eb. \u201eKur kemi parasysh proceset e tjera evropiane t\u00eb cilat detyrimisht do t\u00eb pasojn\u00eb, nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb pik\u00ebrisht Beogradin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Serbia edhe n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqit po insiston p\u00ebr n\u00ebnshkrimin me B-H t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, me t\u00eb cil\u00ebn lumi Drina p\u00ebrfundimisht definohet si kufiri me B-H dhe gj\u00ebrat me kaq p\u00ebrfundojn\u00eb\u201c, n\u00ebnvizon Terziq. <\/p>\n<p>Reaksion zinxhir<\/p>\n<p>Ai kritikon edhe masat e Kosov\u00ebs &#8220;t\u00eb cilat nuk jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb forcimit t\u00eb stabilitetit n\u00eb rajon\u201c. \u201ePrishtina duhet t\u00eb respektoj\u00eb marr\u00ebveshjet ekzistuese, nd\u00ebrsa autoritetet serbe, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kryeministrja Brnabiq, do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb sikur t\u00eb fokusohehesin tek zgjidhja e problemeve n\u00eb Vojvodin\u00eb dhe Sanxhak, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrballen me gj\u00ebra q\u00eb nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mira p\u00ebr Serbin\u00eb, rajonin dhe Evrop\u00ebn. Koh\u00ebn e ndarjeve, nxitjeve dhe n\u00eb ve\u00e7anti k\u00ebrc\u00ebnimeve me luft\u00ebra t\u00eb reja dhe me ndryshimin e kufij\u00ebve, duhet ta l\u00ebm\u00eb pas nesh. Ka ardhur koha e bashkimeve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BE&#8221;, thot\u00eb Terziq.<\/p>\n<p>Ndryshimet, respektivisht &#8220;korrigjimet&#8221; e kufijve n\u00eb Ballkan, nuk kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetje n\u00eb BE dhe n\u00eb SHBA, q\u00eb nga koha e viteve 90-t\u00eb &#8211; ndon\u00ebse disa analist\u00eb thon\u00eb se Uashingtoni ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb parimin e korrigjimit t\u00eb kufijve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb normalizimit t\u00eb raporteve mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs. Por shumica e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE mendon se ndryshimi i kufijve sipas parimeve etnike mund t\u00eb shkaktoj\u00eb konflikte t\u00eb reja dhe dhun\u00eb. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se ndryshimet e k\u00ebtilla t\u00eb kufijve do t\u00eb ishin nj\u00eb projekt i cili do t\u00eb rezultonte me &#8220;reaksione zinxhir&#8221;.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Ballkan nuk jan\u00eb t\u00eb mundura pa luft\u00eb, mendojn\u00eb analist\u00ebt n\u00eb Sarajev\u00eb. Ata flasin edhe p\u00ebr krahasimet mes Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs Srpska. Autoritetet serbe kan\u00eb reaguar ashp\u00ebr ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj, i cili tha se &#8220;kufiri mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31155,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31154","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31154"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31154\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}