{"id":31643,"date":"2019-01-13T10:44:29","date_gmt":"2019-01-13T10:44:29","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=31643"},"modified":"2019-01-13T10:44:29","modified_gmt":"2019-01-13T10:44:29","slug":"heqja-e-kufirit-kosove-shqiperi-bashkim-apo-lehtesim-i-procedurave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/heqja-e-kufirit-kosove-shqiperi-bashkim-apo-lehtesim-i-procedurave\/","title":{"rendered":"HEQJA E KUFIRIT KOSOV\u00cb-SHQIP\u00cbRI BASHKIM APO LEHT\u00cbSIM I PROCEDURAVE?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria synojn\u00eb ta heqin kufirin nd\u00ebrmjet dy vendeve me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e procedurave t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, si hap i par\u00eb u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja dhe filloi s\u00eb funksionuari nj\u00eb pik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt kufitare n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa, disa muaj m\u00eb von\u00eb pretendohet q\u00eb t\u00eb hiqet kontrolli kufitar. &#8220;Ajo q\u00eb dikur ishte pik\u00eb kufitare e Kosov\u00ebs, nuk ekziston m\u00eb, \u00ebsht\u00eb hequr n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kemi edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb zhvillimit t\u00eb marr\u00ebveshjes t\u00eb nevojshme, protokolleve t\u00eb nevojshme, q\u00eb t\u00eb mos ndalen makinat pra k\u00ebtu, por t\u00eb ndalen nj\u00eb n\u00eb disa vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb caktuara t\u00eb rutin\u00ebs\u201d, deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se pret q\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, m\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb fare ndalesa t\u00eb veturave.<\/p>\n<p>&#8220;E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb diku n\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb moteve t\u00eb hapet kufiri, p\u00ebrfundimisht. Do t\u00eb ket\u00eb kamera, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb monitorim, por nuk do t\u00eb ket\u00eb barrikad\u00eb fizike, jo prezenc\u00eb fizike t\u00eb kontrollit\u201d, pati th\u00ebn\u00eb Haradinaj, pak koh\u00eb para vitit t\u00eb ri. Kjo nuk ndodhi n\u00eb nd\u00ebrrimin e viteve, por, kryeministri kosovar beson se nga data 2 prill, m\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb kontrolla fizike n\u00eb kufirin Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zem\u00ebrim n\u00eb Beograd<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr leht\u00ebsimin e procedurave t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave n\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet dy vendeve i ka zem\u00ebruar zyrtar\u00ebt e qeveris\u00eb n\u00eb Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksand\u00ebr Vulin, e interpreton ndryshe heqjen e barrierave kufitare Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri. Ai thot\u00eb se po &#8220;krijohet Shqip\u00ebria e Madhe\u201d, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb thot\u00eb se disa her\u00eb i k\u00ebrkuar Presidentit serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq q\u00eb ta shqyrtoj\u00eb politik\u00ebn ndaj Bashkimit Evropian, p\u00ebr shkak q\u00eb Evropa &#8220;nuk po e ndalon k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebria e madhe nuk mund t\u00eb krijohet e t\u00eb mos shkaktoj\u00eb konflikte n\u00eb Ballkan, jo vet\u00ebm me Serbin\u00eb e jo vet\u00ebm me serb\u00ebt. Kryeministri shqiptar tashm\u00eb ka paralajm\u00ebruar se d\u00ebshiron t&#8217;i fshij\u00eb kufijt\u00eb me Malin e Zi, Maqedonin\u00eb e Greqin\u00eb dhe porosit se kudo q\u00eb jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ket\u00eb kufij nd\u00ebrmjet tyre. K\u00ebshtu formohet &#8220;Shqip\u00ebria e madhe\u201d, thot\u00eb ministri serb i mbrojtjes Vulin, citon agjencia e lajmeve serbe FoNet.<\/p>\n<p>Kufi i hapur me Maqedonin\u00eb, Greqin\u00eb e Malin e Zi<\/p>\n<p>Hapja e kufirit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet leht\u00ebsimit t\u00eb procedurave t\u00eb kalimit n\u00eb dogana, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga premtimet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, i cili ka th\u00ebn\u00eb se ai do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb hiqte kufijt\u00eb edhe me Maqedonin\u00eb, Malin e Zi e Greqin\u00eb. &#8220;S\u00eb shpejti, besoj n\u00eb pranver\u00ebn q\u00eb vjen do ta vendosim kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb regjimin e kritereve teknike t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Schengenit. Nj\u00eb kufi i hapur q\u00eb e synojm\u00eb edhe me Maqedonin\u00eb, Malin e Zi e me Greqin\u00eb po ashtu, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt sesa an\u00ebtar\u00ebsimi yn\u00eb n\u00eb BE\u201d, tha Edi Rama n\u00eb mesazhin e tij p\u00ebr Vitin e Ri.<\/p>\n<p>E kjo ide duket se i ka p\u00eblqyer edhe kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb, Zoran Zaev, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur, se &#8220;edhe ai do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Edhe un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja t&#8217;i hapnim kufijt\u00eb. Nuk shoh asgj\u00eb kontrovers\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinj\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb Maqedonin\u00eb. Kjo ide do t\u00eb sillte edhe p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha ekonomike dhe do t\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb rajonit\u201d u shpreh Zoran Zaev n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Por si e shohin analist\u00ebt \u00e7\u00ebshtjen e hapjes s\u00eb kufirit Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri dhe shqet\u00ebsimet e autoriteteve serbe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? Naim Rashiti, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve ballkanike, i tha DW-s\u00eb se bashk\u00ebpunimi Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve evropiane dhe rajonale. &#8220;Serbia s\u00eb bashku me Rumanin\u00eb, Bullgarin\u00eb dhe Greqin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb agjend\u00ebs evropiane po d\u00ebshiron nj\u00eb Adriatik tjet\u00ebr, dhe kjo e ka detyruar Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb avancojn\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet dy qeverive. Kosova dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb qen\u00eb realisht t\u00eb penguara q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dy proceseve kryesore, t\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb dhe kritereve t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa Kosovva nuk e merr liberalizimin e vizave, heqja e kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb duket e pamundur\u201d, thot\u00eb Naim Rashiti.<\/p>\n<p>Efekte negative po ndjehen<\/p>\n<p>Zoti Rashiti, thot\u00eb se problemi kryesor n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe jo Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb apo Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa, moszgjidhja e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka filluar t\u00eb krijoj\u00eb efektet negative: Sipas tij, &#8220;\u00e7\u00ebshtja e taks\u00ebs e vendosur nga qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr produktet serbe po shfaq problemin kryesor n\u00eb Ballkan. T\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, at\u00ebher\u00eb Kosova do t\u00eb detyrohet q\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Maqedonin\u00eb t\u00eb hap\u00eb linja t\u00eb reja bashk\u00ebpunimi edhe m\u00eb t\u00eb madh. Telashet Kosov\u00eb-Serbi dhe bashk\u00ebpunimi bilateral Serbi-Shqip\u00ebri, po shfaq d\u00ebshtimin e t\u00eb gjitha iniciativave rajonale t\u00eb krijuara nga BE-ja\u201d, thot\u00eb Naim Rashiti, duke shtuar se tash vijn\u00eb n\u00eb pah marr\u00ebdh\u00ebniet bilaterale nd\u00ebrmjet shteteve.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs dhe ajo e Shqip\u00ebris\u00eb disa her\u00eb jan\u00eb mbledhur nj\u00eb her\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb mbajtur mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb fundit q\u00eb e mbajt\u00ebn esht\u00eb ajo e dat\u00ebs 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018, ku n\u00ebnshkruan disa marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar barrierat ekzistuese nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Disa nga marr\u00ebveshjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb firmosura jan\u00eb unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb e patentave mes dy vendeve, e disa t\u00eb tjera. P\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb till\u00eb tash e disa vite zhvillojn\u00eb dialog edhe Kosova e Serbia, por rezultatet jan\u00eb t\u00eb pakta, nd\u00ebrsa, koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ede kthim prapa. \u00cbsht\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs ajo q\u00eb vendosi taksa shtes\u00eb prej 100% ndaj t\u00eb gjitha produkteve t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb &#8220;agresionit politik dhe diplomatik t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs\u201d. Si pasoj\u00eb Serbia nd\u00ebrpreu dialogun me Kosov\u00ebn dhe nuk do ta vazhdoj\u00eb at\u00eb pa heqjen e taks\u00ebs, nd\u00ebrsa, Kosova thot\u00eb se taksa mund t\u00eb hiqet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, kur Serbia ta njoh\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. T\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Bashkimi Evropian po provon s\u00ebrish t\u00eb ul\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb Kosov\u00ebn de Serbin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse ligjerisht t\u00eb obligueshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja vendet ta vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn e reformave me synimin final an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, ndon\u00ebse n\u00eb faza t\u00eb ndryshme.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria synojn\u00eb ta heqin kufirin nd\u00ebrmjet dy vendeve me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e procedurave t\u00eb kalimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave. M\u00eb 29 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, si hap i par\u00eb u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja dhe filloi s\u00eb funksionuari nj\u00eb pik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt kufitare n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa, disa muaj m\u00eb von\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31644,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-31643","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31643\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31644"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}