{"id":32025,"date":"2019-01-18T08:45:24","date_gmt":"2019-01-18T08:45:24","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=32025"},"modified":"2019-01-18T08:45:24","modified_gmt":"2019-01-18T08:45:24","slug":"rrugetimi-historik-i-kosoves-dhe-gjilanit-per-clirim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrugetimi-historik-i-kosoves-dhe-gjilanit-per-clirim\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebtimi historik i Kosov\u00ebs dhe Gjilanit p\u00ebr \u00e7lirim"},"content":{"rendered":"<p>Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912 p\u00ebrfshiu gjitha trojet shqiptare. Kurse m\u00eb 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e territoreve shqiptare i la n\u00ebn sundimin serb, malazez dhe grek.<br \/>\nNga: Naim MUSLIU<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Kosova ishte n\u00ebn pushtimin austro-hungarez e bullgar nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1918 Kosova u ripushtua nga serb\u00ebt. Kurse Konferenca e Paqes n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1919 vendosi p\u00ebrfundimisht q\u00eb territori i Kosov\u00ebs t\u2019i mbetej Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1924 regjimi serb filloi planin p\u00ebr kolonizimin e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1933, qeveria jugosllave filloi negociatat me Turqin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova. Ky plan nuk u realizua ngase filloi Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nga viti 1941 deri m\u00eb 1944 Kosova mbeti e ndar\u00eb n\u00eb tri zona pushtimi at\u00eb italiane, gjermane e bullgare. Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb pushtimit nazist n\u00eb vitin 1943 u formua Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim mbrojtjen e \u201cTokave t\u00eb Lirume\u201d nga pushteti jugosllavo \u2013 serb. Megjithat\u00eb, m\u00eb 8 shkurt 1945 Kosova u pushtua ushtarakisht nga forcat komuniste jugosllave. Vitet e para t\u00eb pushtimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga viti 1945 deri m\u00eb 1951, vepronte L\u00ebvizja Nacional Demokratike Shqiptare, e cila kund\u00ebrshtonte pushtimin komunist serb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1968, rinia e Kosov\u00ebs u ngrit n\u00eb demonstrata q\u00eb Kosova ta fitoj\u00eb statusin e republik\u00ebs. N\u00eb vitin 1981 filluan demonstratat e student\u00ebve, me \u00e7\u2019rast u vran\u00eb dhe u plagos\u00ebn shum\u00eb shqiptar\u00eb dhe u burgos\u00ebn mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb 17 janar 1982 vritet n\u00eb Gjermani Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla. M\u00eb 11 janar 1984, n\u00eb luft\u00eb me forcat policore serbe n\u00eb Kodr\u00ebn e Trimave n\u00eb Prishtin\u00eb vriten Rexhep Mala e Nuhi Berisha.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 \u2013 20 shkurt 1989, u mbajt greva e minator\u00ebve n\u00eb Trep\u00e7\u00eb. N\u00eb vitin 1989 u izoluan 254 intelektual. M\u00eb 28 mars t\u00eb vitit 1989 kuvendi i Serbis\u00eb e shfuqizoi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1989 filloi pluralizmi politik dhe krijimi i partive politike ku rol t\u00eb madh luajti Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Ibrahim Rugova. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1990 filloi edhe aksioni p\u00ebr pajtimin e gjaqeve. M\u00eb 2 korrik 1990, kuvendi i Kosov\u00ebs shpalli Deklarat\u00ebn Kushtetuese. M\u00eb 7 shtator 1990, n\u00eb Ka\u00e7anik u shpall\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 1991 u mbajt referendum p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Nga vitit 1992 u themeluan institucionet e pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete politike e ushtarake n\u00ebp\u00ebr gjitha etapat q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart\u00eb e q\u00eb i kaloi Kosova gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, gjilanasit dhan\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar dhe madje edhe vendimtar n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u00e7lirimin dhe bashkim komb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 1 tetor 1997 shp\u00ebrtheu protesta e student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb 28 n\u00ebntor 1997, n\u00eb varrimin e m\u00ebsuesit Halit Geci, doli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. Lufta e Kosov\u00ebs, filloi m\u00eb 28 shkurt t\u00eb vitit 1998, pas sulmit t\u00eb policis\u00eb serbe n\u00eb fshatrat Likoshan dhe Qirez n\u00eb Drenic\u00eb. M\u00eb 5 deri 7 mars 1998, bie heroikisht familja e komandantit Adem Jashari.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 1998, kontaktet e para nga Anamorava me Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t U\u00c7K \u2013 s\u00eb i vuri Abdullah Tahiri. Pas burgosjes s\u00eb tij, m\u00eb 18 qershor 1998, nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, koordinator p\u00ebr organizimin e N\u00ebnzon\u00ebs q\u00eb m\u00eb von\u00eb u quajt Zona Operative e Karadakut u caktua Ahmet Isufi. Zona Operative e Karadakut p\u00ebrfshinte territorin e Gjilanit, Vitis\u00eb, Dardan\u00ebs dhe Artan\u00ebs. Kurse m\u00eb 8 n\u00ebntor 1998 n\u00eb Zllash konsolidohet struktura udh\u00ebheq\u00ebse e Shtabit t\u00eb Zon\u00ebs Operative t\u00eb Karadakut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim vendoset q\u00eb t\u00eb formohet Brigada 171 \u201c Kadri Zeka\u201d q\u00eb vepronte n\u00eb territorin e Marecit, Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zhegocit dhe Gjilanit.<\/p>\n<p>Nga shum\u00eb masakra anek\u00ebnd Kosov\u00ebs forcat serbe gjat\u00eb muajve prill-maj 1999 kryen masakra edhe n\u00eb Llashtic\u00eb, Lladov\u00eb, Bresalc, Zheg\u00ebr, Llofc\u00eb, Gjilan etj., por masakra e Re\u00e7akut m\u00eb 15 janar t\u00eb vitit 1999, luft\u00ebn e U\u00c7K \u2013 s\u00eb e vuri n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb shkurt \u2013 mars t\u00eb vitit 1999, u mbajt konferenca e Rambujes\u00eb. Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb Misionit Verifikues t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 19 mars 1999, shteti serb e filloi aksionin p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore t\u00eb NATO \u2013 s ndaj caqeve ushtarake serbe t\u00eb cilat zgjat\u00ebn deri m\u00eb 11 qershor.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 qershor 1999 u n\u00ebnshkrua Marr\u00ebveshja e Kumanov\u00ebs q\u00eb parashihte kapitullimin ushtarak t\u00eb Jugosllavis\u00eb mbi Kosov\u00ebn, m\u00eb 11 qershor u pezulluan sulmet e NATO \u2013s, nd\u00ebrsa m\u00eb 12 qershor 1999 u \u00e7lirua Kosova dhe Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs me forcat e NATO-s hyn\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 e 13 qershor 1999, n\u00eb selin\u00eb e Shtabit n\u00eb Kishnapole mbahet takimi me Shtabin e Zon\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit civil, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb p\u00ebrgatitjen e struktur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb pushtetit civil n\u00eb Gjilan. Arritja e forcave t\u00eb NATO-s n\u00eb territorin e Gjilanit, nga t\u00eb gjith\u00eb u prit me g\u00ebzim. Kurse sipas planit operativ t\u00eb ZOK \u2013 ut, m\u00eb 15 qershor 1999, nga fshati Kishnapole nj\u00ebsitet e Zon\u00ebs Operative t\u00eb Karadakut t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs hyjn\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit, ku u prit\u00ebn m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore nga qytetar\u00ebt e Gjilanit me \u00e7\u2019rast edhe sh\u00ebnon dit\u00ebn e \u00e7lirimit t\u00eb Gjilanit nga forcat pushtuese jugosllave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1912 p\u00ebrfshiu gjitha trojet shqiptare. Kurse m\u00eb 29 korrik 1913, Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e territoreve shqiptare i la n\u00ebn sundimin serb, malazez dhe grek. Nga: Naim MUSLIU Gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Kosova ishte n\u00ebn pushtimin austro-hungarez [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32025","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}