{"id":32247,"date":"2019-01-20T18:51:34","date_gmt":"2019-01-20T18:51:34","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=32247"},"modified":"2019-01-20T18:51:34","modified_gmt":"2019-01-20T18:51:34","slug":"roli-dhe-kontributi-i-aqif-blytes-si-nenkryetar-i-lidhjes-se-dyte-te-prizrenit-1943","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/roli-dhe-kontributi-i-aqif-blytes-si-nenkryetar-i-lidhjes-se-dyte-te-prizrenit-1943\/","title":{"rendered":"Roli dhe kontributi i Aqif Blyt\u00ebs si n\u00ebnkryetar i Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit (1943)"},"content":{"rendered":"<p>Me rastin e 74 vjetorit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb Aqif Blyt\u00ebs 21 janar 1945<br \/>\nAqif Blyta pa dyshim \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe lideri m\u00eb me ndikim i boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS (1918\u22121829) dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929\u22121941). Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fenomeni politik i k\u00ebsaj periudh\u00eb kohore.<\/p>\n<p><strong>Shkruan: Ismet Azizi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuvendin e Prizrenit, m\u00eb 16 &#8211; 20 shtator 1943, u formua organizata  politiko ushtarake me emrin Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit. Kryetar i par\u00eb i saj u zgjodh Rexhep Mitrovica (1888-1967), nd\u00ebrsa Aqif Blyta, e Rexhep Krasniqi, n\u00ebnkryetar\u00eb, kurse Bedri Gjinaj, sekretar. N\u00eb Kuvend mor\u00ebn pjes\u00eb 45 delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare. Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit ishte organizat\u00eb politike komb\u00ebtare, e cila do t\u00eb angazhohet p\u00ebr bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. N\u00eb mesin e gjasht\u00eb pikave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga komiteti iniciues, ishte \u201dBashkimi me nan\u00ebn Shqipni t\u00eb krahinave t\u00eb Mitrovic\u00ebs, Vu\u00e7it\u00ebrrn\u00ebs, Podujev\u00ebs dhe krahin\u00ebs s\u00eb Pazarit t\u00eb Ri, q\u00eb ndodheshin n\u00eb pjes\u00ebn gjermane , por n\u00ebn administrimin serb.<br \/>\nP\u00ebr rolin dhe kontributin e Aqif Blyt\u00ebs, q\u00eb dha n\u00eb Kuvendin e Prizrenit p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKosova\u201d ja opinioni i gazetar\u00ebve Mazar Sopoti dhe Dr. Xhelal Mitrovica si dhe fjalimi i tij para delegat\u00ebve n\u00eb Kongres.<\/p>\n<p>Opinioni i gazetar\u00ebve dhe Dr. Xhelal Mitrovica p\u00ebr Aqif Blyt\u00ebn, paraqitjen e tij si delegat i Sanxhakut dhe si N\u00ebnkryetar n\u00eb Kongres:\u201cMbas Z. Shehu, si N\u00ebnkryetar, vjen Z. Aqif Bluta. Ky burr\u00eb gjakovar, nji nga oficerat ma t\u00eb shquem t\u00eb dalun nga Shkolla turke, asht figura ma p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Sanxhakut; asht burri q\u00eb, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, n\u00ebn \u00e7do pushtim, nuk ka pushue kurr\u00eb s\u00eb luftuemi p\u00ebr realizimin e vullnetit t\u00eb popullit kosovar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nji dhe i pandarsh\u00ebm kundra \u00e7do vale shkat\u00ebrrimtare; asht Burri q\u00eb, klika ushtarake imperjaliste e Belgradit, i ndeu, ma se nji her\u00eb, kurthe mbi kurthe, p\u00ebr t\u2019a zhdukun nga qarkullimi, p\u00ebr ta vra, q\u00eb t\u00eb pushonte, n\u00eb gji t\u00eb Skup\u00e7in\u00ebs, zani i tij i fuqish\u00ebm, kundra tiranis, kundra terrorizmit, kundra masakr\u00ebs dhe kundra luft\u00ebs t\u00eb shkomb\u00ebtarizimit q\u00eb zhvillonte Serbija imperjaliste mbi popullin\u00eb shqiptare t\u00eb Viseve thjesht shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs; asht Burri q\u00eb, edhe mbas shpartallimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb mozaike popujsh dhe racash, nuk e braktisi, asnji \u00e7ast, luft\u00ebn e tij shp\u00ebtimtare, kurdo q\u00eb megaloman\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb verbuem nga andrra tashma kryek\u00ebput t\u00eb parealizueshme, m\u00ebsyen me Mihajloviqin n\u00eb krye, Tregun e Ri (Jeni Pazarin), me nji fuqi burrash t\u00eb pathyesh\u00ebm, dijti, n\u00eb saje t\u00eb vullnetit t\u00eb tij t\u00eb hekurt, n\u00eb saje t\u00eb trimnis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb pashoqe, n\u00eb saje t\u00eb vendimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb pandryshueshme, t\u2019u ap\u00eb, her\u00eb pas here grushta t\u00eb rand\u00eb dhe t\u2019i detyroj\u00eb t\u00eb mbrapsen me humbje shkat\u00ebrrimtare, asht Burri, ma n\u00eb fund q\u00eb ka vendos, p\u00ebr \u00e7ka i p\u00ebrket sektorit t\u00eb vet, me bashkue, me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb dhe me \u00e7do therori, Tregun e Ri, vend thjesht shqiptar, si \u00e7\u2019e ka diftue me gjakun e derdhun bujarisht n\u00eb \u00e7do ras\u00eb rreziku, me Atdheun e p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar<br \/>\nPas zgjedhjes s\u00eb Rexhep Mitrovica kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 04.11.1943, kryetar i Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit u zgjodh Bedri Pejani.<br \/>\nEkzekutimi i Aqif Blyt\u00ebs<\/p>\n<p>Aqif Blyta n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs<br \/>\nPas dep\u00ebrtimit t\u00eb forcave partizane jugosllave n\u00eb ato treva, Aqif Blyta iu dor\u00ebzua organeve t\u00eb pushtetit partizan n\u00eb Gjakov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e \u00e7uan n\u00eb Pazarin e Ri.<\/p>\n<p> Mbas torturave mizore, q\u00eb i b\u00ebn OZN-a jugosllave bashk\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, Ahmet Dacin, publikisht para mas\u00ebs popullore t\u00eb sjell\u00eb gjithashtu me dhun\u00eb, i ekzekutojn\u00eb n\u00eb Haxhet (lagje e sotme e Pazarit t\u00eb Ri) me 21 janar 1945. Aqif Blyta, nd\u00ebr t\u00eb tjera, sipas vendimit t\u00eb Komisionit shtet\u00ebror p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e krimeve t\u00eb okupatorit dhe ndihm\u00ebsve t\u00eb tyre gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim me pushtuesit gjerman\u00eb, p\u00ebr lidhje me Komitetin Komb\u00ebtar Shqiptar nga Kosova dhe Dukagjini, me ndihm\u00ebn e t\u00eb cilit veproi n\u00eb drejtim t\u00eb bashkimit t\u00eb qarkut t\u00eb Dezhev\u00ebs (Pazar t\u00eb Ri), Shtavic\u00ebs (Tutin) dhe at\u00eb t\u00eb Senic\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, mandej p\u00ebr vrasje masive, d\u00ebbimin dhe pla\u00e7kitje t\u00eb popullsis\u00eb ortodokse, p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe organizim t\u00eb policis\u00eb myslimane dhe n\u00eb trupat SS n\u00eb trev\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri, si dhe p\u00ebr ri-futjen e (nametit) feudale p\u00ebr serb\u00ebt. N\u00eb aktakuz\u00eb gjithashtu shkruan sa Blyta udh\u00ebhoqi me nj\u00eb trup\u00eb t\u00eb caktuar, e cila quhej Shtab p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e Serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Me aktvendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb divizionit ushtarak t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Sanxhak, nr. 6 e 19 janar 1945, Blyta u d\u00ebnua me vdekje. Autoritetet ushtarake fillimisht k\u00ebrkuan varje publike, por ai vendimi ishte revokuar dhe Blyta ekzekutohet. Insistohej q\u00eb ekzekutimi t\u00eb jet\u00eb publik dhe ai \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb 21 janar 1945, n\u00eb ora 11,00, n\u00eb Pazar t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>Aqif Blyta pa dyshim \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe lideri m\u00eb me ndikim i boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS (1918\u22121829) dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929\u22121941). Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fenomeni politik i k\u00ebsaj periudh\u00eb kohore. Edhe at\u00ebher\u00eb kur veproi krejt\u00ebsisht i pavarur pa asnj\u00eb parti q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndronte prapa tij, dihej se n\u00eb trevat e Dezhev\u00ebs (Pazarit t\u00eb Ri) dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Senic\u00ebs askush nuk mund t\u00eb merrte votat e votuesve dhe zgjedh\u00ebsve pa mb\u00ebshtetjen e Aqifit.<\/p>\n<p>Populli i Sanxhakut i \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb tij n\u00eb pengimin e shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb nga Sanxhaku p\u00ebr Turqi. Aqif Blyta duke qen\u00eb personaliteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i organizim ushtarak dhe politik ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb tri atentateve t\u00eb organizuar. P\u00ebr dy atentateve t\u00eb par\u00eb ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs nacionalist\u00ebt serbom\u00ebdhenj nga Beogradi, nd\u00ebrsa p\u00ebr atentatin e tret\u00eb kan\u00eb qen\u00eb komunist\u00ebt vendas t\u00eb Sanxhakut t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr ekzekutues kishin caktuar Has\u00eb Rozhaja t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund ishin t\u00ebrheq\u00eb nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga \u00e7etnik\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt vinin nga Rashka. Q\u00ebllimi i \u00e7etnik\u00ebve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej t\u00ebr\u00eb Sanxhakun me q\u00ebllim t\u00eb shfarosjes s\u00eb popullsis\u00eb shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet q\u00eb u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrin\u00eb e tij t\u00eb formuar dhe me ndihm\u00ebn e nj\u00ebsive nga Peshteri dhe me ndihm\u00ebn q\u00eb i arriti nga v\u00ebllez\u00ebrit kosovar\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Shaban Palluzha arrit\u00ebn t\u00eb mbrojn\u00eb k\u00ebto territore nga \u00e7etnik\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 74 vjetorit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb Aqif Blyt\u00ebs 21 janar 1945 Aqif Blyta pa dyshim \u00ebsht\u00eb personaliteti dhe lideri m\u00eb me ndikim i boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb periudh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS (1918\u22121829) dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb (1929\u22121941). Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj fenomeni politik i k\u00ebsaj periudh\u00eb kohore. Shkruan: Ismet Azizi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}