{"id":32467,"date":"2019-01-24T09:03:18","date_gmt":"2019-01-24T09:03:18","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=32467"},"modified":"2019-01-24T09:03:18","modified_gmt":"2019-01-24T09:03:18","slug":"vetevendosje-ia-numeron-deshtimet-qeverisjes-komunale-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vetevendosje-ia-numeron-deshtimet-qeverisjes-komunale-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje ia num\u00ebron d\u00ebshtimet qeverisjes komunale n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! n\u00eb Gjilan, sot mbajt\u00ebn konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku fol\u00ebn p\u00ebr keq qeverisjen nj\u00eb vjeqar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs. Shefi i grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve Nevzad Isufi dhe asambleist\u00ebt e tjer\u00eb, trajtuan c\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb kaluar gjat\u00eb vitit q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb pas, e q\u00eb n\u00eb nj\u00eb an\u00eb flasin p\u00ebr d\u00ebshtimin e qeverisjes lokale t\u00eb Lutfi Hazirit, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr pasqyrojn\u00eb nj\u00eb vit jo t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne, por edhe qytetar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb ky mandat qeveris\u00ebs i LDK-s\u00eb, ishte vazhdim i qeverisjes dhe n\u00eb vend se t\u00eb kishim nj\u00eb efikasitet m\u00eb t\u00eb madh me fillim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb saj, ajo ishte nd\u00ebr qeverisjet e fundit komunale t\u00eb formuara n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit qeveris\u00ebs Lutfi Haziri e nisi me pes\u00eb muaj vones\u00eb, sepse tek n\u00eb maj doli me emrat e drejtor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt filloi ti paralajm\u00ebronte qysh nga muaji mars. Nd\u00ebrsa, menj\u00ebher\u00eb m\u00eb 8 qershor organizoi takimin e par\u00eb publik me qytetar\u00eb, i cili ishte nj\u00ebri nga shum\u00eb d\u00ebshtimet e d\u00ebgjimeve publike, sic na rastis\u00eb ti shohim cdo her\u00eb. Ai madje e dekoroi veten me disa mir\u00ebnjohje, t\u00eb cilat i nxorri n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, kinse p\u00ebr t\u00eb bindur qytetarin se po punon mir\u00eb dhe drejt, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb e kuptuam se si i nxorri ato mir\u00ebnjohje n\u00eb pah. Pra, vitin 2018 e l\u00ebm\u00eb pas me nj\u00eb gjendje tejet shqet\u00ebsuese dhe serioze n\u00eb zyren e prokurimit, ku cdo her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po hasim n\u00eb kontrata me \u201cl\u00ebshime\u201d dhe manipulime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, nd\u00ebrsa si zyre vet funksionon me axh\u00ebn e kryesueses s\u00eb Kuvendit si shef, i cili n\u00eb fakt nuk ka as licenc\u00eb t\u00eb prokurimit dhe me nj\u00eb staf me kontrata n\u00eb vep\u00ebr dhe aktakuza\u201d, ka th\u00ebn\u00eb shefi i grupit t\u00eb asambleist\u00ebve Nevzad Isufi.<\/p>\n<p>Asambleisti Xhelal Hajrullahu, foli p\u00ebr punimet ilegale q\u00eb u nis\u00ebn n\u00eb oborrin e ambulant\u00ebs s\u00eb fshatit Zheg\u00ebr, nga kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb fshatit, i cili nuk pati as edhe nj\u00eb dokument t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ta arsyetonte pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cDrejtoria e inspekcionit n\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar ka nd\u00ebrprer\u00eb punimet ilegale n\u00eb oborrin e ambulanc\u00ebs n\u00eb Zheg\u00ebr, personave p\u00ebrgjegj\u00ebs bashk\u00eb me denimin e shqiptuar ju \u00ebsht\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb afat kohor prej 30 dit\u00ebsh t\u00eb kthehet n\u00eb gj\u00ebndjen e m\u00ebparshme, por kjo nuk ka ndodhur. Deri me tani asnj\u00eb kall\u00ebzim penal nuk e kemi nga komuna. E pos k\u00ebsaj, n\u00eb vitin 2016, Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit, s\u00eb bashku me komun\u00ebn e Gjilanit, kishin premtuar se do t\u00eb nisin punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e palestr\u00ebs sportive n\u00eb Zheg\u00ebr. Kryetari Haziri ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me vler\u00eb rreth 2 milion\u00eb euro. Fshati Zheg\u00ebr akoma nuk e ka t\u00eb finalizuar Palestr\u00ebn e Sporteve, e cila as af\u00ebr finalizimit nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hajrullahu.<\/p>\n<p>P\u00ebr premtimet e Lutfi Hazirit p\u00ebr investime n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, n\u00eb vecanti p\u00ebrmir\u00ebsimet e kushteve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00ebp\u00ebr shkolla, ka folur asambleistja Arb\u00ebresh\u00eb Kryeziu Hyseni, e cila solli pamje t\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb fshatin Haxhaj, n\u00eb bodrumin e s\u00eb cil\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebtij fshati vijojn\u00eb m\u00ebsimet, edhepse kryetari Lutfi Haziri iu kishte premtuar atyre q\u00eb shtatori q\u00eb lam pas, do ti priste n\u00eb shkoll\u00ebn e re. Ajo solli pamje edhe t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit n\u00eb Uglar dhe gjendjes s\u00eb mjerueshme t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cLutfi Haziri, gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, gjithashtu premtoi ofrimin e shujtave p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb ciklit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkollave fillore. Premtoi vendosjen e kamerave n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat, premtoi terrene t\u00eb p\u00ebrshtatshme sportive n\u00eb t\u00eb gjitha shkollat, premtoi m\u00eb shum\u00eb bursa p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs dhe student, premtoi nd\u00ebrtimin e hap\u00ebsirave t\u00eb banimit p\u00ebr student, por a e dini cfar\u00eb b\u00ebri n\u00eb fakt? Nuk ka shujta p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb ciklit t\u00eb par\u00eb fillor\u00eb, por ka sht\u00ebpin\u00eb e tij private t\u00eb rrethuar n\u00eb kamera, ka terrene sportive dhe arg\u00ebtuese brenda oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, ka shkollim t\u00eb kategorive m\u00eb t\u00eb shtrenja p\u00ebr vajzat e veta dhe ka banim luksoz dhe komod p\u00ebr vajzat e veta. Sepse k\u00ebto premtime, nuk i ka p\u00ebrmbushur p\u00ebr student\u00ebt e Gjilanit, as p\u00ebrmir\u00ebsime dhe as leht\u00ebsime nuk b\u00ebri p\u00ebr ta\u201d, tha Kryeziu Hyseni.<\/p>\n<p>Problemet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe at\u00eb me pronat e uzurpuara, e ka trajtuar asambleistja Arijeta Rexhepi, problem ky p\u00ebr t\u00eb cilin asnj\u00ebher\u00eb nuk mor\u00ebm as emra dhe as raporte se cfar\u00eb ka ndodhur me ato prona.<\/p>\n<p>\u201cMjafton ti vizitojm\u00eb qendrat e mjek\u00ebsis\u00eb familjare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se n\u00eb cfar\u00eb kushtesh punohet aty. Jemi d\u00ebshmitar\u00eb edhe t\u00eb 11 pun\u00ebsimeve q\u00eb s\u00eb fundi u b\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, e q\u00eb ishin q\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebsime t\u00eb familjar\u00ebve, t\u00eb t\u00eb af\u00ebrme e militant\u00ebve partiak. Nd\u00ebrsa,kur jemi te uzurpimet, drejtori i gjeodezis\u00eb, pron\u00ebs dhe kadastr\u00ebs thot\u00eb se jan\u00eb 36 prona komunale t\u00eb uzurpuara nd\u00ebrsa kryetari i komun\u00ebs thot\u00eb se jan\u00eb 56 prona. Me mos paraqitjen e emrave t\u00eb uzurpator\u00eb tregojn\u00eb se po i mbrojn\u00eb uzurpator\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje kryetari i komun\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se pronat e uzurpuara dhe borxhet publike do t\u00eb jen\u00eb prioritet p\u00ebr tu trajtuar, ne do t\u00eb marrim vendime konkrete p\u00ebr lirimin e tyre, p\u00ebr t\u00eb cilin problem asnj\u00ebhere deri m\u00eb tash nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb hap. Gjithashtu edhe drejtori i Gjeodezis\u00eb , kadastrit e pron\u00ebs n\u00eb kuvend ka sjell\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebmbim t\u00eb pronave, dh\u00ebnie n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pronave komunale p\u00ebr nevoja t\u00eb ndryshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve por, gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb pronave komunale n\u00eb shfryt\u00ebzim apo k\u00ebmbim n\u00eb dy raste kemi hasur n\u00eb prona komunale t\u00eb cilat veqse jan\u00eb t\u00eb uzurpuara siq ishte rasti konkret n\u00eb Zheg\u00ebr dhe Velekinc\u00eb . Se drejtor\u00ebt e Komun\u00ebs nuk punojn\u00eb sa duhet dhe japin deklarata t\u00eb pasakta, n\u00eb rastin konkret drejtorin e administrat\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb se E-kioskat do t\u00eb mir\u00ebmbahen dhe aktivizohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb me produkte shtes\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb \u00e7do koh\u00eb 24 or\u00eb. Por, k\u00ebto kioska ka nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk punojn\u00eb fare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, prioritet p\u00ebr vitin 2018 e konsideroi zgjidhjen e problemit me kanalizimin dhe uj\u00ebsjellesin, c\u00ebshtje k\u00ebto q\u00eb i trajtori asambleisti Arianit Sadiku.<\/p>\n<p>\u201cLutfi Haziri prioritet t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij zgjedhore pati zgjidhjen e problemit me uj\u00ebrat e zeza n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit. Premtoi nd\u00ebrtimin e impianteve dhe kolektor\u00ebve, por ne realitet probleme serioze me kanalizimin akoma edhe sot kan\u00eb Zhegra, Velekinca, Uglari, Shillova, Poneshi, Mireshi, Llashtica, Livoqi i Ul\u00ebt, Livoqi i Ep\u00ebrm, Cernice, e n\u00eb mesin e tyre edhe disa lagje n\u00eb qytet kan\u00eb probleme me kanalizimin sic jan\u00eb: Tregu i Gjelber, Rruga e Prishtin\u00ebs, Reshat Ymeri, Ramiz Cernica, Dheu i Bardhe, Dardania I. T\u00eb nj\u00ebjtat vende nuk kan\u00eb qasje n\u00eb rrjetin e uj\u00ebsjell\u00ebsit, tjet\u00ebr premtim i Hazirit, i cili poashtu mbeti n\u00eb sirtarin e premtimeve t\u00eb fushat\u00ebs<\/p>\n<p>zgjedhore. Biles, pik\u00eb konkrete e premtimeve t\u00eb tij ka qen\u00eb funksionalizimi i gjith\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve n\u00ebp\u00ebr fshatra ku nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur me burimin e ujit, si dhe zgjerimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb t\u00eb gjitha vendbanimet rurale. As kjo nuk u b\u00eb n\u00eb 2018-t\u00ebn. Nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i 2018, mund t\u00eb konsiderohet edhe dh\u00ebnia e tenderit p\u00ebr sanimin e ndriqimit publik n\u00eb qytet, tender ky i cili u p\u00ebrcoll\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr manipulimesh, ankesash nga ana e operator\u00ebve ekonomik, shkoi si l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb OSHP, u ritenderua dhe n\u00eb fund prap\u00eb iu dha t\u00eb njejttit operator\u00eb ekonomik p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebmb\u00ebngulte komuna sepse aty e kishte interesin. I njejti operator\u00eb ekonomik, ishte m\u00eb i shtrenjti n\u00eb mesin e 8 operator\u00ebve konkurues, me nj\u00eb vler\u00eb totale sa gjysma e biles pak m\u00eb shum\u00eb se aq, krahasuar me konkurent\u00ebt e tjer\u00eb. P\u00ebr plot nj\u00eb vit, qyteti i Gjilanit, ka qen\u00eb pothuajse n\u00eb terr, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb ndriqimit publik n\u00ebp\u00ebr lagje dhe mos mir\u00ebmbajtjes s\u00eb saj, nd\u00ebrsa pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb tani kemi nj\u00eb operator\u00eb ekonomik q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ngarkuar me k\u00ebt\u00eb, terri vazhdon ta p\u00ebrcjell\u00eb edhe m\u00eb tej pothuajse cdo lagje t\u00eb qytetit, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr fshatrat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sadiku.<\/p>\n<p>Konferenc\u00ebn e p\u00ebrmbylli n\u00ebn\u00ebkryetari i L\u00ebvizjes dhe asambleisti Nehat Osmani, i cili tha se n\u00eb nj\u00eb qeveri ku bart\u00ebsit e institucioneve n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb kryebart\u00ebsit e krimeve dhe krer\u00ebt e keqp\u00ebrdorimeve, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe bart\u00ebsit e ideve dhe ideator\u00ebt e zhvillimit ekonomik, kulturor, shoq\u00ebror t\u00eb komun\u00ebs. Mund t\u00eb jen\u00eb, siq edhe ishin, vet\u00ebm uzurpuesit, degraduesit, shp\u00ebrdoruesit e paras\u00eb publike, pron\u00ebs publike, mendjes publike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnieve e kontradiktave, kur mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve matet me numrin dhe madh\u00ebsin\u00eb e mir\u00ebnjohjeve personale t\u00eb kryetarit Haziri nga organizata e personalitete fantome, enigmatike, t\u00eb trumbetuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pompoze, q\u00eb dalin sheshazi m\u00eb von\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb porositura, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb blera, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb manipuluara, s\u2019ka se si t\u00eb mos kishin nxitur me t\u00eb drejt\u00eb reagimet e subjekteve opozitare dhe t\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit. Madje kishin detyruar dhe demantimin e vet ambasad\u00ebs amerikane si lajm manipulativ dhe i pa v\u00ebrtet\u00eb, i donuar nga nj\u00eb ish zyrtari i saj intrigues. Kur prosperiteti i qytetit t\u00eb Gjilanit matet me proklamimet false t\u00eb Gjilanit si \u201cQytet i bardh\u00eb\u201d, \u201cQytet i paq\u00ebs\u201d, e nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e saj helmohen dhe nuk hetohen, nga ushqimet e prishura dhe t\u00eb pakontrolluara, .e nd\u00ebrsa kaosi urbanistik i qytetit reflektojn\u00eb gjendjen reale t\u00eb qytetit dhe jo gjendjen \u00e7far\u00eb pushtetar\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb ta shfaqin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! n\u00eb Gjilan, sot mbajt\u00ebn konferenc\u00eb p\u00ebr media, ku fol\u00ebn p\u00ebr keq qeverisjen nj\u00eb vjeqar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs. Shefi i grupit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve Nevzad Isufi dhe asambleist\u00ebt e tjer\u00eb, trajtuan c\u00ebshtje t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb kaluar gjat\u00eb vitit q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb pas, e q\u00eb n\u00eb nj\u00eb an\u00eb flasin p\u00ebr d\u00ebshtimin e qeverisjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32468,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-32467","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32467\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32468"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}