{"id":33101,"date":"2019-01-31T16:42:37","date_gmt":"2019-01-31T16:42:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=33101"},"modified":"2019-01-31T16:42:37","modified_gmt":"2019-01-31T16:42:37","slug":"haziri-investimet-behen-sipas-parimit-te-barazise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-investimet-behen-sipas-parimit-te-barazise\/","title":{"rendered":"Haziri: Investimet b\u00ebhen sipas parimit t\u00eb barazis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur t\u00eb enjten seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku pas nj\u00eb debati t\u00eb gjer\u00eb, ka miratuar vendimin p\u00ebr formimin e Komisionit p\u00ebr zgjedhjen e K\u00ebshillave lokal\u00eb si dhe ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kompensim p\u00ebr kryetar\u00ebt e k\u00ebtyre k\u00ebshillave, n\u00eb lart\u00ebsi prej 50 euro p\u00ebr takim, por q\u00eb nuk  mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 100 euro brenda nj\u00eb  muaji, vendimin p\u00ebr lejimin e zgjerimit t\u00eb varrezave n\u00eb fshatin Ponesh, vendimin p\u00ebr k\u00ebmbimin e pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme komunale me pron\u00ebn e paluajtshme t\u00eb pronarit Nazmi Starabaja, rekomandimin e Komitetit p\u00ebr Barazi Gjinore p\u00ebr vendosjen e monumentit t\u00eb gruas n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit si dhe raportet e pun\u00ebs s\u00eb Komiteteve komunale p\u00ebr vitin 2018, p\u00ebrkat\u00ebsisht planet e pun\u00ebs p\u00ebr vitin 2019 t\u00eb k\u00ebtyre trupave komunale si dhe k\u00ebrkes\u00ebn e tetarit t\u00eb qytetit p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare.<\/p>\n<p>Lutfi Haziri, kryetar i Komun\u00ebs, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjen se pse nuk u realizua kredia austriake p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza, t\u00eb cil\u00ebn e shtroi Arijeta Rexhepi (VV), ka th\u00ebn\u00eb se jemi t\u00ebrhequr nga kjo kredi p\u00ebr arsye se Komuna e Gjilanit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshi n\u00eb grantin e BERZH-it p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb shum\u00eb prej 30 milion\u00eb eurosh dhe nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Sa iu p\u00ebrket investimeve n\u00eb fshatin Uglar, q\u00eb sipas k\u00ebshilltares Arb\u00ebresha Kryeziu-Hyseni (LVV), \u00ebsht\u00eb anashkaluar viteve t\u00eb fundit, kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se investimet n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit b\u00ebhen sipas parimit t\u00eb barazis\u00eb, meq\u00eb secili lokalitet meriton t\u00eb ket\u00eb infrastruktur\u00eb bazike. P\u00ebr sivjet, pos p\u00ebrfitimeve q\u00eb ky lokalitet do t`i ket\u00eb nga projekti i trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb asfaltimi i rrug\u00ebs Uglar- Zabel, q\u00eb nga k\u00ebshilli lokal \u00ebsht\u00eb vendos si prioritet num\u00ebr nj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pyetjen p\u00ebr bastoret dhe loj\u00ebrat e fatit, t\u00eb ngritur nga Nehat Osmani (LVV), ai ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment, kompetencat e Komun\u00ebs jan\u00eb t\u00eb kufizuara, por ka n\u00ebnvizuar se personalisht \u00ebsht\u00eb ithtar i largimit jasht\u00eb qytetit t\u00eb k\u00ebtyre loj\u00ebrave.<\/p>\n<p>\u201cEcohigjiena\u201d vazhdon t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb debati edhe m\u00eb tutje n\u00eb seancat e Kuvendit Komunal, ku k\u00ebsaj here jan\u00eb k\u00ebrkuar sqarime rreth gjendjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani nga k\u00ebshilltari Riza Abdyli (PDK). Haziri ka th\u00ebn\u00eb se partneri austriak nuk i ka p\u00ebrmbushur obligimet e veta n\u00eb planin e investimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka larguar edhe pun\u00ebtor\u00eb dhe ka refuzuar t`i kthej\u00eb ata n\u00eb vendet e pun\u00ebs, sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht problemeve menaxheriale n\u00eb \u201cEcohigjiena\u201d ai beson edhe m\u00eb tutje se partneriteti publiko-privat duhet t\u00eb jet\u00eb kultur\u00eb e menaxhimit t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike, derisa i ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr kthim n\u00eb vendet e pun\u00ebs, duke sqaruar se ky edhe \u00ebsht\u00eb problemi kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi treguar vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t`i zgjidhur t\u00eb gjitha problemet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani, nd\u00ebrsa partneri privat ka filluar t\u00eb negocioj\u00eb me partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t`i shitur aksionet e veta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri, duke n\u00ebnvizuar faktin se kjo nuk mund t\u00eb ndodh pa Komun\u00ebn, e cila ka 49 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vendosjes s\u00eb shtyllave dhe tabelave t\u00eb em\u00ebrtimeve t\u00eb rrug\u00ebve, projekt ky q\u00eb ka filluar t\u00eb realizohet n\u00eb terren, nd\u00ebrsa si \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ngritur nga Nevzad Isufi (LVV) e Ibish Ibishi (G\/2), kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb edhe gabime n\u00eb terren, ngaq\u00eb operatori \u00ebsht\u00eb i huaj, por ka premtuar se t\u00eb gjitha l\u00ebshimet do t\u00eb zgjidhen me mir\u00ebkuptim.                      <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb lidhje me shfryt\u00ebzimin e mjeteve t\u00eb fondit nga aksioni \u201cPak nga ne, shum\u00eb p\u00ebr ata\u201d, q\u00eb e ngriti Bujar Nevzati (PDK), i cili ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr rastin e Adil Tha\u00e7it, i cili ka nevoj\u00eb p\u00ebr renovimin e kulmit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kryetari Haziri ka th\u00ebn\u00eb se mjetet e k\u00ebtij viti jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr student\u00ebt, nd\u00ebrkaq m\u00eb her\u00ebt, nga ky fond dhe mjetet e Komun\u00ebs, jan\u00eb nd\u00ebrtuar af\u00ebr 100 sht\u00ebpi p\u00ebr nevojtar\u00eb, 50 jan\u00eb rinovuar, 6 t\u00eb tjera jan\u00eb n\u00eb rinovim e sip\u00ebr, nd\u00ebrsa 51 familjeve t\u00eb tjera iu kompensohet qiraja mujore e banimit.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe n\u00eb interesimet e k\u00ebshilltar\u00ebve tjer\u00eb: Xhelal Hajrullahu, Anila Tusha, Shefik Surdulli, Enver Hajrullahu, Imrane Thaqi, Shemsedin Elezi dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pos kritikave ndaj qeverisjes komunale, kan\u00eb pasur edhe komplimente, si\u00e7 ishte ai i Shefik Surdullit p\u00ebr inspektor\u00ebt e tregut dhe t\u00eb komunikacionit.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Arb\u00ebr Ismajli, n\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se rasti i Adil Tha\u00e7it \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e dhjet\u00eb familjeve me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb hendikepuar q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb dhe do t\u00eb ndihmohen. Kurse sa i p\u00ebrket mbikalimit te tuneli, n\u00eb rrug\u00ebn e Prishtin\u00ebs, Ismajli ka th\u00ebn\u00eb se punimet do t\u00eb fillojn\u00eb sapo t\u00eb rregullohet koha.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet tjera jan\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtor\u00ebt Bekim Bajrami, Selami Xhemajli e Nevzat Rushiti.<\/p>\n<p>Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka th\u00ebn\u00eb se kjo qeverisje \u00ebsht\u00eb duke i kryer pun\u00ebt e saj sipas planit t\u00eb saj dhe k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb mjaft mir\u00eb.                            <\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, Kuvendi ka miratuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e tetarit t\u00eb qytetit p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare, q\u00eb e arsyetoi Gentrit Murseli (LDK), por e ka reduktuar shum\u00ebn n\u00eb 31.529 euro, aq sa jan\u00eb obligimet e mbetura nga viti paraprak, meq\u00eb si\u00e7 sqaroi drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, mjete t\u00eb tjera nuk mund t\u00eb ndahen derisa nuk miratohet buxheti n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Votat e kuvendar\u00ebve i ka marr\u00eb edhe propozimi p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb monumenti t\u00eb gruas n\u00eb qytetin e Gjilanit, si propozim i Komitetit p\u00ebr Barazi Gjinore, por pati dilema sa i p\u00ebrket hap\u00ebsir\u00ebs ku do t\u00eb vendoset, meq\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrmendet qendra e qytetit, e cila \u00ebsht\u00eb ngarkuar me monumente. Avdyl Aliu (LDK) ka th\u00ebn\u00eb se sot vendoset vet\u00ebm p\u00ebr monumentin e gruas, nd\u00ebrsa p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn, sikurse edhe pamjen e monumentit, Kuvendi do t\u00eb vendos\u00eb m\u00eb von\u00eb.        <\/p>\n<p>Pas nj\u00eb debati konfrontues, ku opozita ka shprehur mospajtime me procedur\u00ebn, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos zhvler\u00ebsohen \u00e7mimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kuvendi ka miratuar rekomandimet p\u00ebr shpalljen &#8220;Qytetar Nderi&#8221; t\u00eb Irakli Koqollarit, nd\u00ebrkaq me titullin &#8220;Nderi i Qytetit&#8221; jan\u00eb nderuar Ekrem Rukovci, Shemsedin Abazi, Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani (pas vdekjes).<\/p>\n<p>Shefik Surdulli (PDK) ka th\u00ebn\u00eb se mes k\u00ebtyre propozimeve, ka edhe emra q\u00eb qytetari i Gjilanit nuk i njeh dhe as nuk i di meritat e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Ismajli, n\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs, duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebto propozime, ka th\u00ebn\u00eb se nuk beson q\u00eb ka qytetar n\u00eb Gjilan q\u00eb nuk i njeh k\u00ebta emra.  <\/p>\n<p>Po ashtu, me insistimin e k\u00ebshilltares Mimoza Kadriu (Nisma) n\u00eb rend dite u p\u00ebrshi edhe propozimi p\u00ebr em\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Prishtin\u00eb-Gjilan \u201cAgim Ramadani\u201d, i cili nga Kuvendi u miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime.<\/p>\n<p>Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka th\u00ebn\u00eb se propozimi i Kuvendit Komunal t\u00eb Gjilanit p\u00ebr em\u00ebrimin e autostrad\u00ebs Gjilan-Prishtin\u00eb \u201cAgim Ramadani\u201d do t`i p\u00ebrcillet nivelit qendror t\u00eb pushtetit, meq\u00eb rrug\u00ebt e k\u00ebtij niveli jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tij.  <\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs, Kuvendi u njoftuar edhe me raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Arsimit mbi p\u00ebrfundimin e gjysm\u00ebvjetorit t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht fillimin e gjysm\u00ebvjetorit t\u00eb dyt\u00eb, ku konstatohet nj\u00eb ngritje e k\u00ebnaqshme e suksesit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, krahasuar me gjysm\u00ebvjetorin e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar shkollor, p\u00ebrderisa mungesat e paarsyeshme kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, gjysm\u00ebvjetori i dyt\u00eb nuk ka filluar ende, p\u00ebr shkak t\u00eb grev\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, gj\u00eb q\u00eb ka rezultuar me humbje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb or\u00ebve m\u00ebsimore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur t\u00eb enjten seanc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, n\u00ebn kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku pas nj\u00eb debati t\u00eb gjer\u00eb, ka miratuar vendimin p\u00ebr formimin e Komisionit p\u00ebr zgjedhjen e K\u00ebshillave lokal\u00eb si dhe ka p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kompensim p\u00ebr kryetar\u00ebt e k\u00ebtyre k\u00ebshillave, n\u00eb lart\u00ebsi prej 50 euro p\u00ebr takim, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32974,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33101","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33101"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33101\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32974"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}