{"id":33134,"date":"2019-02-01T12:49:54","date_gmt":"2019-02-01T12:49:54","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=33134"},"modified":"2019-02-01T12:49:54","modified_gmt":"2019-02-01T12:49:54","slug":"kosova-lindore-duhet-ti-bashkohet-kosoves-miqesia-me-shba-nuk-guxon-te-rrezikohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kosova-lindore-duhet-ti-bashkohet-kosoves-miqesia-me-shba-nuk-guxon-te-rrezikohet\/","title":{"rendered":"Kosova Lindore duhet t`i bashkohet Kosov\u00ebs, miq\u00ebsia me SHBA nuk guxon t\u00eb rrezikohet"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cBota sot\u201d, n\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se Mitrovica historike, ku b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb Zve\u00e7ani, Boletini, Zhazha, Vllahia e deri tek Bistrica dhe Liqeni i Ujmanit, nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb negociohen sepse jan\u00eb, jo vet\u00ebm tok\u00eb, por pjes\u00eb e pandashme e Kosov\u00ebs. \u201cNuk mund ta gjymtojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit p\u00ebr ta plot\u00ebsuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb territorit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri. Por, sipas tij ato komuna q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb imponuar p\u00ebr ndryshimet demografike n\u00eb vitin 1956, jan\u00eb subjekt i negociatave q\u00eb duhet t\u00eb pranohen nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Haziri ka folur edhe rreth zhvillimeve t\u00eb fundit politike n\u00eb vend sa i p\u00ebrket taks\u00ebs ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnje e Hercegovina. Sipas tij, LDK nuk \u00ebsht\u00eb pyetur kur \u00ebsht\u00eb vendosur taksa, e as nuk po pyetet tash p\u00ebr heqjen e saj, por sipas tij, miq\u00ebsia me SHBA nuk guxon t\u00eb rrezikohet. <\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d Pas e lam\u00eb nj\u00eb vit ku edhe pse kishte shum\u00eb d\u00ebshtime, megjithat\u00eb ishin disa suksese si puna e ushtris\u00eb, si e vler\u00ebsoni ju k\u00ebt\u00eb fakt?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Miratimi i tri ligjeve n\u00eb pako p\u00ebr transformimin e ushtris\u00eb, e cila filloi n\u00eb zbatim me 21 janar me inaugurimin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, n\u00eb hapi e  par\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb kryer me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u00eb kryhej, sikurse edhe votimi i disa ligjeve sistemore dhe n\u00eb interes p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Qeveria ka d\u00ebshtuar n\u00eb arritjen e konsensusit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dialogut me Serbin\u00eb, ka d\u00ebshtuar n\u00eb marrjen e dat\u00ebs p\u00ebr liberalizimin e vizave dhe e kemi nj\u00eb d\u00ebshtim i cili po e arrin pik\u00ebn kulminante me mos menaxhimin e pak\u00ebnaq\u00ebsive dhe paralajm\u00ebrimeve t\u00eb grevave t\u00eb ndryshme q\u00eb lidhen kryesisht me \u00e7\u00ebshtjen e ngritjes s\u00eb pagave t\u00eb qeveritar\u00ebve p\u00ebr nevojat e tyre, e q\u00eb efekti domino tashm\u00eb ka arritur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb po shprehet n\u00eb arsim dhe sektor\u00ebt tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d Si opozit\u00eb, e keni kritikuar qeverin\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtime n\u00eb UNESCO, INTERPOL si dhe n\u00eb liberalizimin e vizave, n\u00ebse do t\u00eb ishte LDK n\u00eb pushtet, a mendoni se do t\u00eb pranoheshim dhe cil\u00ebt jan\u00eb ato gabime q\u00eb mendoni se i ka b\u00eb pushteti aktual n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr tu an\u00ebtar\u00ebsuar?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Natyrisht q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb realizoheshin me qeverisjen e LDK-s\u00eb. LDK e ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtjen q\u00eb nuk ka qen\u00eb vit i mir\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb aplikoj\u00eb tash p\u00ebr INTERPOL dhe gabimi I dyt\u00eb n\u00eb raport me INTERPOL-in \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e aplikacionit n\u00eb vitin 2017 kur Kosova do ta merrte an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb. INERPOL, UNESCO dhe organizatat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Kosova aspiron me qen\u00eb an\u00ebtare, pa ndihm\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs nuk mund t\u00eb realizohen. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mos interesimi i Qeveris\u00eb Amerikane n\u00eb raport me k\u00ebto organizata po shkon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, duke pasur parasysh edhe t\u00ebrheqjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb amerikane nga institucionet q\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d: Jemi n\u00eb vit zgjedhor\u00eb n\u00eb LDK, a jeni t\u00eb interesuar ta merrni timonin e subjektit m\u00eb t\u00eb madh opozitar\u00eb n\u00eb vend?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Nuk shtrohet pyetja e marrjes s\u00eb timonit n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb. Shtrohet \u00e7\u00ebshtja q\u00eb LDK duhet t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb brendshme politike, jo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj. K\u00ebto zgjedhje determinojn\u00eb dhe konfirmojn\u00eb LDK-n\u00eb si partia m\u00eb e madhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, ndoshta edhe n\u00eb regjion, e cila duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore q\u00eb Kosova ta ket\u00eb t\u00eb garantuar integrimin evropian, integrimin euroatlantik, marrjen e liberalizimit t\u00eb vizave, baz\u00ebn e zhvillimit lokal ekonomik dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Kosov\u00eb. Mbetemi parti e bes\u00ebs dhe e shpres\u00ebs, p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d: Vendi po kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb ku opinione t\u00eb ndryshme si nga politika ashtu edhe nga shoq\u00ebria civile jan\u00eb m\u00eb kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse se kurr\u00eb. Jeni ju apo ideja juaj q\u00eb Presheva, Medvegja e Bujanoci t`i bashkohen Kosov\u00ebs ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Presidenti Tha\u00e7i dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr skeptik\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt shprehen se nuk guxon t\u00eb preken kufijt\u00eb e vendit. Si e mendoni s\u00eb do t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje. \u00c7ka do t\u00eb duhej t\u00eb jepte Kosova nga vetja p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, apo mendoni se s`do t\u00eb jap asgj\u00eb?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Nuk \u00ebsht\u00eb ide e imja e as ide e z. Tha\u00e7i, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb vullnet i shprehur me referendum n\u00eb vitin 1992, ku qytetar\u00ebt e Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs, kan\u00eb votuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e bashk\u00ebngjitjes Republik\u00ebs am\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova. Ky vullnet politik ka mbetur i pa-implementuar, p\u00ebrkund\u00ebr luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7PMB-s\u00eb, Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kon\u00e7ulit dhe proceseve tjera q\u00eb kan\u00eb kaluar shqiptar\u00ebt e lindjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb e mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet dhe n\u00eb vitin 2013 e kam sponsoruar Rezolut\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs, e cila ka qen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe \u00ebsht\u00eb votuar nga t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare. Z. Tha\u00e7i m\u00eb her\u00ebt e ka kualifikuar si ide t\u00eb rrezikshme dhe ka k\u00ebrkuar nga LDK q\u00eb t\u00eb distancohet nga un\u00eb si n\u00ebnkryetar i saj, nd\u00ebrsa tash n\u00eb vitin 2018 n\u00eb parimin e reciprocitetit, n\u00eb rast t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t\u2019i bashk\u00ebngjiten domosdoshm\u00ebrish dhe \u00ebsht\u00eb momentumi i vet\u00ebm q\u00eb ata mund ta realizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Kosova nuk guxon ta l\u00ebshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d T\u00eb jemi m\u00eb konkret kryetar\u00eb, edhe ju, nj\u00ebjt\u00eb si presidenti i vendit keni folur me bindje kur keni th\u00ebn\u00eb se Veriu i Mitrovic\u00ebs dhe Liqeni i Ujmanit n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb negociohen, pra do ti mbesin Kosov\u00ebs. P\u00ebr cil\u00ebn pjes\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb fjala se mund t\u00eb sakrifikohet, Leposaviqin?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Nuk e di pse po e lidhni \u00e7do pyetje me z. Tha\u00e7i. K\u00ebto mund t\u2019ia adresoni direkt atij. Q\u00ebndrimi im karshi zgjidhjes s\u00eb problemit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb respektohet vullneti i shqiptar\u00ebve n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb. Ai vullnet nuk \u00ebsht\u00eb i kusht\u00ebzuar. Nuk ka nevoj\u00eb me dh\u00ebn\u00eb e as me sakrifiku asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociatave se si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrcaktimit t\u00eb vij\u00ebs kufitare me Serbin\u00eb. A do t\u00eb mbetet kufiri i vitit 1974 q\u00eb ne e kemi shpallur deklarat\u00ebn e koordinuar t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, apo do t\u2019i japim mund\u00ebsi zgjidhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb lindje. N\u00ebse Serbia shpreh interes dhe gatishm\u00ebri q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e serb\u00ebve n\u00eb Leposaviq dhe Zubin Potok, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Serbis\u00eb. Por, Mitrovica historike, ku b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb Zve\u00e7ani, Boletini, Zhazha, Vllahia e deri tek Bistrica dhe Liqeni i Ujmanit, nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb negociohen sepse jan\u00eb, jo vet\u00ebm tok\u00eb, por pjes\u00eb e pandashme e Kosov\u00ebs. Nuk mund ta gjymtojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit p\u00ebr ta plot\u00ebsuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb territorit. Por, p\u00ebrfundimisht ato komuna q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb imponuar p\u00ebr ndryshimet demografike n\u00eb vitin 1956, jan\u00eb subjekt i negociatave q\u00eb duhet t\u00eb pranohen nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d A e vler\u00ebsoni si interes strategjik amerikan l\u00ebvizjen e kufijve, pra integrimin e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs e Bujanocit brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe a do t\u00eb mund t\u00eb realizohen n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb interes edhe amerikan?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kjo nuk mund t\u00eb zgjidhet pa mb\u00ebshtetjen amerikane. Procesi i normalizimit t\u00eb raporteve Kosov\u00eb-Serbi dhe nd\u00ebrtimi i raporteve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs deri n\u00eb nj\u00eb pajtim historik t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb Ballkan, nuk mund t\u00eb zgjidhet pa mb\u00ebshtetjen dhe udh\u00ebheqjen politike t\u00eb qeveris\u00eb amerikane. Nd\u00ebrsa, roli i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kritik. Ne jemi territor evropian dhe aspirojm\u00eb n\u00eb integrimet n\u00eb familjen evropiane. \u00cbsht\u00eb rrug\u00eb me nj\u00eb drejtim p\u00ebr Kosov\u00ebn integrimi n\u00eb BE sepse \u00ebsht\u00eb familja jon\u00eb  dhe autoriteti i nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr qytetar\u00ebt por edhe p\u00ebr prij\u00ebsit komunal n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb e Bujanoc, si duhet t\u00eb sillen n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur mund t\u00eb jet\u00eb rast I rrall\u00eb p\u00ebr ata njer\u00ebz atje?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri:  Un\u00eb e kam par\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje jasht\u00ebzakonisht aktive dhe mobilizim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb subjekteve, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb Shaip Kamberit, Shqip\u00ebrim Arifit, t\u00eb ish kryetar\u00ebve Ragmi Mustafa e Ardita Sinani dhe t\u00eb kryetari t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Ragmi Mustafa. Po mungon shum\u00eb roli i Jonuz Musliut, tashm\u00eb i ndjer\u00eb, por q\u00eb ka pasur nj\u00eb pesh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe politike atje. Mir\u00ebpo, nuk po shoh l\u00ebvizje qytetare, nuk ka mobilizim qytetar. Un\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e shoqat\u00ebs \u201cJehona\u201d n\u00eb Zvic\u00ebr dhe k\u00ebta bashkatdhetar jan\u00eb komunitet i organizuar n\u00eb Evrop\u00eb. Besoj shum\u00eb q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve, klubeve dhe shoqatave t\u00eb shqiptar\u00ebve, do t\u00eb ndihmonte politiken n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb prezantim dhe do t\u00eb arsyetonin k\u00ebrkesat edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs m\u00eb shum\u00eb. Ne shpeshher\u00eb kemi z\u00ebra kund\u00ebrshtues q\u00eb vijn\u00eb nga k\u00ebto treva,  e q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr \u00e7do lloj ndryshimi e p\u00ebrpjekje p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota Sot\u201d: E kemi nj\u00eb lloj ultimatum nga kryeministri Haradinaj, ku ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk e heq taks\u00ebn, n\u00ebse nuk mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me disa pika. Si e vler\u00ebsoni ket\u00eb hap dhe pikat t\u00eb cilat i ka k\u00ebrkuar kryeministri?<\/p>\n<p>Lutfi Haziri: Nuk jam ithtar ta interpretoj\u00eb letr\u00ebn e kryeministrit q\u00eb i ka adresuar QUINT-it, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb me shaka, nuk i lexoj letrat e huaja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i bije q\u00eb kryeministri e ka nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb dallon nga presidenti i Republik\u00ebs dhe nga partner\u00ebt e koalicionit PAN. Kjo let\u00ebr dhe iniciativ\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar drejt nj\u00eb procesi t\u00eb normalizimit. Nd\u00ebrsa, taks\u00ebn vet\u00ebm ai q\u00eb e vendos, mund ta heq. LDK nuk \u00ebsht\u00eb pyetur kur \u00ebsht\u00eb vendosur taksa, e as nuk po pyetet tash p\u00ebr heqjen e saj. Ne jemi solidarizuar dhe kemi b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb miq\u00ebsia me SHBA nuk guxon t\u00eb rrezikohet. Letra e ambasadorit amerikan, shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb tij Kosnett, duhet t\u00eb trajtohet nga t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt e koalicionit me seriozitet sepse kjo miq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb. Dora q\u00eb t\u00eb ka ushqyer nuk b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrbuzet, thot\u00eb populli yn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cBota sot\u201d, n\u00ebnkryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lutfi Haziri, \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se Mitrovica historike, ku b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb Zve\u00e7ani, Boletini, Zhazha, Vllahia e deri tek Bistrica dhe Liqeni i Ujmanit, nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb negociohen sepse jan\u00eb, jo vet\u00ebm tok\u00eb, por pjes\u00eb e pandashme e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33134","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33134","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33134"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33134\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33134"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33134"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33134"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}