{"id":33860,"date":"2019-02-16T10:51:19","date_gmt":"2019-02-16T10:51:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=33860"},"modified":"2019-02-16T10:51:19","modified_gmt":"2019-02-16T10:51:19","slug":"ta-duash-vatanin-tend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ta-duash-vatanin-tend\/","title":{"rendered":"TA DUASH VATANIN T\u00cbND!"},"content":{"rendered":"<p>(Me rastin e 11-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs)<\/p>\n<p>Autor: Rashit Zylfiu<\/p>\n<p>P\u00ebr vatanin ka shkruar poeti e shkrimtari. Sa njer\u00ebz kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr ta ruajtur dinjitetin dhe kufijt\u00eb e tij. Njeriu ndihet rehat kur \u00ebsht\u00eb brenda tij, nd\u00ebrsa e kap malli kur i mungon. Vatanit ia di vler\u00ebn ai q\u00eb ka derdhur djers\u00eb, gjak dhe atij q\u00eb i mungon.<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vatani?<\/p>\n<p>Vatani \u00ebsht\u00eb fortes\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb strehon t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me zakonet, traditat, fen\u00eb, gjuh\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Atdheu \u00ebsht\u00eb foleja q\u00eb mbledh t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, mbulesa q\u00eb i mbulon t\u00eb gjith\u00eb me ngroht\u00ebsi, dashuri, m\u00ebshir\u00eb dhe paqe, q\u00eb i mbron ata nga rreziqet e jashtme q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb dhe ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u2022 Koncepti islam p\u00ebr vatanin<\/p>\n<p>Islami si faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri nuk ka dyshim se ka konceptin dhe platform\u00ebn e vet\u00eb hyjnore q\u00eb ndihmon \u00e7do her\u00eb n\u00eb ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs njerzore. K\u00ebt\u00eb Islami e realizon p\u00ebrmes 5 objektivave madhore q\u00eb ka, q\u00eb jan\u00eb komponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Islami p\u00ebrmes objektivave t\u00eb tij synon:<br \/>\n&#8211; ruajtjen e jet\u00ebs<br \/>\n&#8211; ruajtjen e mendjes<br \/>\n&#8211; ruajtjen e pasuris\u00eb<br \/>\n&#8211; ruajtjen e nderit<br \/>\n&#8211; ruajtjen e fes\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se k\u00ebto objektiva ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb n\u00ebse merren parasysh dhe implementohen me mekanizmat p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\nDashuria p\u00ebr vendin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e natyrshm\u00ebris\u00eb s\u00eb past\u00ebr, q\u00eb Islami nuk e mohon, por e p\u00ebrkrah. Krahas saj ai i obligon pjes\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb jen\u00eb besnik\u00eb dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta ruajtur pragun e sht\u00ebpis\u00eb me pasurin\u00eb dhe jet\u00ebn e tyre. Islami nxit \u00e7do her\u00eb q\u00eb besimtari t\u00eb jet\u00eb produktiv dhe i vyesh\u00ebm p\u00ebr veten, familjen dhe vendin e tij, q\u00eb \u00e7do her\u00eb t\u00eb mundohet t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb Islamit e kishin t\u00eb qart\u00eb edhe hoxhallar\u00ebt tan\u00eb. Ky ishte heroi i kombit, Mulla Idris Gjilani, i cili la fjal\u00ebn e tij t\u00eb art\u00eb, q\u00eb mbeti moto q\u00eb i mbijetoi koh\u00ebrave: \u201cPa fe s\u2019ka atdhe, pa atdhe nuk ka fe.\u201d<\/p>\n<p>Mulla Idrisi Gjilani ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Turqi. Ai theksonte se \u201c\u2026 ne nuk guxojm\u00eb t\u2019i l\u00ebm\u00eb trojet tona, varret e gjysh\u00ebrve e st\u00ebrgjysh\u00ebrve tan\u00eb, nuk guxojm\u00eb ta l\u00ebm\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shkret\u00eb. Allahu n\u00eb Kur\u2019an na ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vatanin e kombin.\u201d<\/p>\n<p>\u2022 Pse e duam vatanin?<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb arsye pse nj\u00eb person mund ta doj\u00eb vendin e tij. Ta duash vatanin \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb individuale, ta mbrosh at\u00eb nga \u00e7do rrezik q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e kombit t\u00ebnd, t\u00eb pasuris\u00eb individuale apo kolektive. Atdheu duhet me p\u00ebrkushtim dhe pa kusht\u00ebzime. Vatani duhet sepse \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n&#8211; Vend i kujtimeve<br \/>\nVatani \u00ebsht\u00eb vendi i kujtimeve sepse n\u00eb \u00e7do cep, n\u00eb \u00e7do gur njeriu nuhat arom\u00ebn e s\u00eb kalur\u00ebs s\u00eb tij nga dit\u00ebt e f\u00ebmiris\u00eb e shum\u00eb kujtime t\u00eb tjera. Kujton gjysh\u00ebrit, t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me mund dhe sakrific\u00eb nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb vend dhe kjo na rrit nd\u00ebrgjegjen e kujdesit p\u00ebr vendin ton\u00eb. Kujtimet dhe vatanin nuk i do vet\u00ebm ai q\u00eb e ka tradhtuar apo i ka b\u00ebr\u00eb keq vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8211; Djepi i njer\u00ebzimit<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet q\u00eb ne e ndajm\u00eb me njer\u00ebzit sepse kemi t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime, g\u00ebzime dhe probleme. Atdheu ka p\u00ebrpar\u00ebsi sepse ka bukurin\u00eb e vet n\u00eb mozaikun e saj, n\u00eb diversitetin e popullit dhe pasurin\u00eb e tij n\u00eb trash\u00ebgimi kulturore dhe historike.<br \/>\n&#8211; Ndjenja e mbrojtjes<br \/>\nNdjenja e mbrojtjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e natyrshm\u00ebris\u00eb sepse njeriu ndihet i mbrojtur nga fatkeq\u00ebsit\u00eb n\u00eb vendin e vet dhe k\u00ebt\u00eb begati mund ta kuptoj\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur rrezikohet jeta.<br \/>\n&#8211; Sakrifica p\u00ebr atdhe<br \/>\nNjeriu duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebdijen e ngritur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikoj\u00eb p\u00ebr atdheun e tij pa kompensim. Disa vatanin e shohin si nj\u00eb qese monedhash duke u nisur nga interesat egoiste pa i afruar asgj\u00eb.<br \/>\n\u200b<\/p>\n<p>\u2022 Vatani yn\u00eb ka nevoj\u00eb<\/p>\n<p>Tani vendi yn\u00eb feston 11-vjetorin e Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Por ky dhe shum\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb nuk duhet t\u00eb marrin kah dhe karakter formal t\u00eb nj\u00eb organizimi t\u00eb disa ceremonive dhe t\u00eb mbyllet me kaq. Vendi yn\u00eb sot dhe \u00e7do her\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb ri, t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb elan t\u00eb brendsh\u00ebm dhe mobilizim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelin e duhur.<br \/>\nAndaj koncepti i ri se \u00e7far\u00eb ka nevoj\u00eb vendi yn\u00eb nuk ka dyshim se \u00ebsht\u00eb shum\u00ebdimensional. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb nga vendi, profesioni dhe mund\u00ebsit e veta.<br \/>\nVatani yn\u00eb ka nevoj\u00eb:<br \/>\n1. T\u00eb siguroj\u00eb liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb barabarta pa diskriminim brenda shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\n2. T\u00eb siguroj\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb individit dhe familjes.<br \/>\n3. T\u00eb jap\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar kreativitet dhe zhvillim t\u00eb infrastruktur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar idet\u00eb kreative.<br \/>\n4. T\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do individ n\u00eb atdhe, q\u00eb t\u00eb gjitha shtresat e popullit t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb, pa diskriminime.<br \/>\n5. T\u00eb luftoj\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e skajshme dhe dukurit\u00eb negative.<br \/>\n6. T\u00eb krijoj\u00eb kushte p\u00ebr shkenc\u00eb, hapjen e biblotekave dhe inkurajimin p\u00ebr lexim te gjeneratat e reja.<br \/>\n7. Vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz besnik\u00eb, t\u00eb dijsh\u00ebm dhe t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar para proceset e m\u00ebdha n\u00eb vend.<br \/>\n8. Vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb q\u00eb faktori fe t\u00eb ket\u00eb vendin e merituar me t\u00eb drejt\u00eb sikurse edhe faktor\u00ebt e tjer\u00eb relevant\u00eb.<br \/>\n9. Vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00eb, dijetar\u00eb q\u00eb dalin dhe e thon\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb duhur\u00ebn p\u00ebr vendin e tyre.<br \/>\n10. Vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsues, hoxhallar\u00eb, profesor\u00eb, mjek\u00eb, polic\u00eb, ushtarak\u00eb dhe t\u00eb gjitha profilet e tjera q\u00eb e kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre me dinjitet dhe p\u00ebrkushtim ndaj atdheut.<\/p>\n<p>Zoti yn\u00eb, na ruaj vendin, dhuroja t\u00eb mbar\u00ebn dhe mund\u00ebsona t\u00eb na udh\u00ebheq\u00eb m\u00eb i miri, m\u00eb i dijshmi dhe m\u00eb i drejti nga mesi yn\u00eb!<\/p>\n<p>Zot, ruaje vendin ton\u00eb nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm! Kush d\u00ebshiron t\u2019i b\u00ebj\u00eb keq dhe ta cenoj\u00eb sigurin\u00eb, pron\u00ebn dhe pasurin\u00eb e k\u00ebtij vendi, ktheja kurthet e tyre n\u00eb asgj\u00ebsim!<\/p>\n<p>Zot, ruaje dhe bekoje Kosov\u00ebn! AMIN!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 11-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs) Autor: Rashit Zylfiu P\u00ebr vatanin ka shkruar poeti e shkrimtari. Sa njer\u00ebz kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr ta ruajtur dinjitetin dhe kufijt\u00eb e tij. Njeriu ndihet rehat kur \u00ebsht\u00eb brenda tij, nd\u00ebrsa e kap malli kur i mungon. Vatanit ia di vler\u00ebn ai q\u00eb ka derdhur djers\u00eb, gjak dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33861,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33860","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33861"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}