{"id":34213,"date":"2019-02-21T09:33:53","date_gmt":"2019-02-21T09:33:53","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=34213"},"modified":"2019-02-21T09:33:53","modified_gmt":"2019-02-21T09:33:53","slug":"kush-eshte-feride-rushiti-e-cila-qe-20-vjet-punon-me-viktimat-e-dhunes-seksuale-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kush-eshte-feride-rushiti-e-cila-qe-20-vjet-punon-me-viktimat-e-dhunes-seksuale-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb Feride Rushiti e cila q\u00eb 20 vjet punon me viktimat e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Feride Rushiti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe m\u00eb<br \/>\npas specializoi n\u00eb deg\u00ebn Gastroenterologji.<\/p>\n<p>Feride Rushiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktivistet pioniere e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. Aktivitetin e saj human e filloi n\u00eb vitet e 90-ta, ku si rezultat i luft\u00ebs s\u00eb vitit 1998-1999 dhe shkeljes sistematike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, m\u00ebse gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishte shp\u00ebrngulur, kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, znj. Rushiti mobilizoi nj\u00eb ekip prej 45 profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor nga Kosova, me t\u00eb vetmin q\u00ebllim: ofrimin e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore dhe psikologjike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrngulurit. P\u00ebrfundimi i luft\u00ebs dhe kthimi n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb etape t\u00eb re t\u00eb angazhimit t\u00eb saj n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb luftimin e tortur\u00ebs dhe formave tjera t\u00eb degradimit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1999, Rushiti themeloi Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs (QKRMT), e cila ishte adresa e par\u00eb n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve rehabilituese, ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore dhe psiko-sociale p\u00ebr t\u00eb sapo kthyerit e pasluft\u00ebs, t\u00eb mbijetuar t\u00eb tortur\u00ebs dhe dhun\u00ebs sistematike. N\u00ebn udh\u00ebheqjen saj, QKRMT u rrit hovsh\u00ebm, dhe n\u00eb harkun kohor 18 vje\u00e7ar m\u00eb shum\u00eb se 18000 persona t\u00eb traumatizuar, viktima t\u00eb tortur\u00ebs apo familjar\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebrfituan nga sh\u00ebrbimet rehabilituese, mjek\u00ebsore e psiko-sociale. Ndon\u00ebse me intensitet dhe fluks m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, QKRMT<br \/>\nedhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb mbetet organizat\u00eb lidere n\u00eb ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2007, Rushiti, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb parandalimin e tortur\u00ebs<br \/>\ndhe formave tjera t\u00eb keqtrajtimit njer\u00ebzor, p\u00ebr personat e privuar nga liria. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb instaluar monitorimi dhe raportimi i rregullt mbi zbatimin e standardeve<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Sh\u00ebrbimin Korrektues t\u00eb Kosov\u00ebs, Policin\u00eb e<br \/>\nKosov\u00ebs dhe institucionet e sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb pakursyer e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatimin e Protokollit Shtes\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB kund\u00ebr Tortur\u00ebs, si dhe n\u00eb inicimin e Grupit Drejtues p\u00ebr krijimin e Mekanizmit Komb\u00ebtar p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs.<\/p>\n<p>Qysh nga themelimi i QKRMT-s\u00eb, Feride Rushiti n\u00eb fokus t\u00eb angazhimit dhe aktivitetit t\u00eb saj ka pasur t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale nga koha e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb betej\u00ebn e saj ligjore, sociale e ekonomike, ajo ishte e pakompromis.<\/p>\n<p>Rushiti ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb pun\u00ebn dhe funksionalitetin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb Mbijetuarit e Dhun\u00ebs Seksuale. P\u00ebr vite me radh\u00eb, ajo kishte avokuar dhe lobuar n\u00eb adresimin dhe njohjen e statusit ligjor p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale. P\u00ebrtej njohjes ligjore, personalisht ishte angazhuar n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij ligji, e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb proceduarat e dokumentimit dhe verifikimit t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Puna e saj n\u00eb ter\u00ebn, kontakti i drejtp\u00ebrdrejt dhe i vazhduesh\u00ebm me k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb ndjesh\u00ebm<br \/>\nshoq\u00ebror, fushatat dhe aktivitetet e shumta n\u00eb komunitet, \u00e7uan n\u00eb thyerjen e heshtjes, izolimit dhe paragjykimeve shoq\u00ebrore. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, Rushiti udh\u00ebhoqi programet p\u00ebr fuqizim ekonomik p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale. Kjo form\u00eb mb\u00ebshtetjeje, drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti ka ndikuar n\u00eb promovimin e statusit t\u00eb barabart\u00eb social, si dhe qasjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, pas pothuaj gati dy dekada t\u00eb aktivizmit dhe pun\u00ebs s\u00eb palodhshme, t\u00eb Rushitit \u2013 q\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar me peripeci dhe sfida t\u00eb gjithfar\u00ebllojshme \u2013 n\u00eb<br \/>\ndhjetor t\u00eb vitit 2017, Qeveria e Kosov\u00ebs, miratoi buxhetin p\u00ebr kategorin\u00eb e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund u trasua rruga e aplikimit p\u00ebr njohjen dhe verifikim e statusit p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale. S\u00ebk\u00ebndejmi, Rushiti me t\u00eb drejt\u00eb e quan k\u00ebt\u00eb viti: \u2018Viti i njohjes s\u00eb statusit t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale.\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kaq, si rezultat i menaxhimit dhe lidershipit superlativ t\u00eb Rushiti,<br \/>\nQKRMT u b\u00eb qendra ku me qindra t\u00eb pun\u00ebsuar, p\u00ebrve\u00e7se q\u00eb dhan\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb<br \/>\nrealizimin e mandatit, u ngrit\u00ebn profesionalisht dhe vazhduan q\u00eb t\u00eb japin kontributin e tyre<br \/>\nprofesional dhe human, n\u00eb institucione dhe organizata tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Feride Rushiti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe m\u00eb pas specializoi n\u00eb deg\u00ebn Gastroenterologji. Feride Rushiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktivistet pioniere e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. Aktivitetin e saj human e filloi n\u00eb vitet e 90-ta, ku si rezultat i luft\u00ebs s\u00eb vitit 1998-1999 dhe shkeljes sistematike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34214,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34213","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34213"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34213\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}