{"id":34392,"date":"2019-02-23T12:54:49","date_gmt":"2019-02-23T12:54:49","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=34392"},"modified":"2019-02-23T12:54:49","modified_gmt":"2019-02-23T12:54:49","slug":"qyteti-i-trendafileve-i-blireve-i-dyqaneve-qyteti-i-kujtimeve-pafund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qyteti-i-trendafileve-i-blireve-i-dyqaneve-qyteti-i-kujtimeve-pafund\/","title":{"rendered":"Qyteti i tr\u00ebndafil\u00ebve, i blir\u00ebve, i dyqaneve, qyteti i kujtimeve pafund!"},"content":{"rendered":"<p>Qyteti i tr\u00ebndafil\u00ebve, i blir\u00ebve, i dyqaneve&#8230;, qyteti i kujtimeve pafund!<br \/>\nLexo me z\u00eb &#8211; jeta dikur&#8230;!<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb!<\/p>\n<p>KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (9)<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime interesante, plot\u00ebsisht reale, p\u00ebr koh\u00ebn, vendin dhe njer\u00ebzit, p\u00ebr jet\u00ebn&#8230;, gjithmon\u00eb origjinal, me fotografi e fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Ishte ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb sht\u00ebpia jon\u00eb, po me duket se nj\u00eb er\u00eb e fort\u00eb do ta rr\u00ebnoj\u00eb. I ngjante plakut matuf, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb rrug\u00ebn e fundit pa kthim&#8230;Para sht\u00ebpis\u00eb as qeni i m\u00ebhall\u00ebs nuk po leh&#8230; \/Izet Saraljliq\/<\/p>\n<p>9.<br \/>\nAty ku \u00ebsht\u00eb sot KFC (objekti biznesor p\u00ebrball\u00eb rrug\u00ebs qendrore deri te kthesa p\u00ebr Prishtin\u00eb para Teatrit t\u00eb qytetit) deri me 1963 ishin shitoret e nd\u00ebrtuara n\u00eb vitin 1923. N\u00eb fillim ishte sht\u00ebpia e Gata Simonoviqit q\u00eb ishte dykat\u00ebshe, me nje ballkon te vog\u00ebl, nd\u00ebrsa n\u00eb kulm gjendeshin dy piramida q\u00eb i ngjanin &#8216;pagodave&#8217; induse. Me 1947 shteti e ka konfiskuar k\u00ebt\u00eb objekt dhe e ka b\u00ebr\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore &#8211; shoq\u00ebrore. <\/p>\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb rruges p\u00ebr &#8216;\u00c7arshi m\u00ebhalle&#8217; ishte shtypshkronja dhe sht\u00ebpia e Mi\u00e7iq\u00ebve q\u00eb ne i njihnim si Mersol. N\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese t\u00eb bukur ishte shitorja e tekstilit ku punonte xha Ismajli, n\u00eb tabel\u00eb mbishkrimi shkruante &#8220;16 N\u00ebntori&#8221;. N\u00eb shtyllat e rrym\u00ebs elektrike n\u00eb t\u00ebr\u00eb qytetin ishin altoparlantat (mikrofonat) publik. Me rastin e festave shtet\u00ebrore, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik nga ballkoni i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gata Simonoviqit, deri me 1963, i drejtoheshin popullit. Fshatar\u00ebt q\u00eb vizitonin qytetin, kur d\u00ebgjonin fjal\u00ebt n\u00eb altoparlanta \u00e7uditeshin, u vinte shum\u00eb interesante. <\/p>\n<p>Objektet tjera ishin nj\u00ebkat\u00ebshe. Ishin dy hekurishtore ku punonin Mehmeti i Balecit dhe Aziz Kosovica. Pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb k\u00ebtyre objekteve, keta dy kaluan me shitoret e veta te Teknika Popullore. Pastaj vinin dy shitore koloniale, ku punonte Selami Brestovci, djali Ymerit dhe Shaban Llabjani. Xha Shabani q\u00eb banonte ne &#8216;Karadak m\u00ebhall\u00eb&#8217;,  n\u00eb vitin 1967 u shp\u00ebrngul n\u00eb Turqi me familjen e vet. K\u00ebtu kishte dyqanin Toza sahatxhiu i njohur, q\u00eb kishte shoq\u00ebri me Jupe sahatxhiun e shp\u00ebrngulur n\u00eb \u00c7orli t\u00eb Turqis\u00eb me 1957 dhe mban mbiemrin Geylan. Shitoret deri k\u00ebtu ishin me \u00e7epenka.<\/p>\n<p>Ne f\u00ebmij\u00ebt e &#8216;\u00c7arshi m\u00ebhall\u00ebs&#8217; gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit i ngritnim lart \u00e7epenkat, duke u strehuar n\u00eb pragun e gjer\u00eb t\u00eb dyerve dhe dritareve. Por, \u00e7epenkat ndonj\u00ebher\u00eb l\u00ebshoheshin vet dhe ne mbeteshim brenda, pastaj b\u00ebrtitnim p\u00ebr ndihm\u00eb! Xha Rrahimi, i cili e kishte sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb &#8216;Muhaxhir m\u00ebhall\u00eb&#8217;, ishte Huruglic\u00eb, shiste gazetat ditore t\u00eb koh\u00ebs, &#8220;Politika&#8221;, &#8220;Borba&#8221;, &#8220;Rilindja&#8221;. Aty pran\u00eb ishte Voja Bivollareviqi q\u00eb shiste sheqerka t\u00eb larme (shum\u00ebngjyr\u00ebshe), dardha t\u00eb kuqe (t\u00eb lyera me sheqer t\u00eb djegur -krem). N\u00eb k\u00ebnd ishte furra e shtetit, ku punonte Jusuf Pazvani, q\u00eb shiste somun. T\u00eb shtuneve dhe gjat\u00eb panaxhyrit, ata q\u00eb vinin nga fshatrat blenin somun dhe sheqerka t\u00eb larme, uleshin n\u00eb park duke shtruar sherveten&#8230;<\/p>\n<p>Pran\u00eb shitoreve ishte trotuari, nd\u00ebrsa para trotuarit parku i qytetit i rrethuar me taraba. N\u00eb park kishte shum\u00eb tr\u00ebndafila t\u00eb ngjyrave t\u00eb ndryshme. Ne, femij\u00ebt, n\u00eb or\u00ebt e vonshme t\u00eb nat\u00ebs, gjat\u00eb muajit qershor, vidhnim tr\u00ebndafila dhe lule bliri, qe n\u00ebnat tona t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shurup dhe \u00e7aj bliri. <\/p>\n<p>Qytetit i vinte arom\u00eb tr\u00ebnd\u00ebfili dhe bliri. Para se t\u00eb fillohet nd\u00ebrtimi i objektit e shkat\u00ebrruan me mina p\u00ebrmendoren me yll, me 1962, kur e vendos\u00ebn p\u00ebrmendoren e luft\u00ebtarit t\u00eb plagosur t\u00eb Anton Serzentiqit. Skulptura  e luft\u00ebtarit ishte shpallur skulptura e vitit nga ana e eskpert\u00ebve te artit. Un\u00eb isha n\u00eb klas\u00ebn e kat\u00ebrt kur filloi nd\u00ebrtimi i objektit ku do t\u00eb vendoseshin kuadrot e qytetit. M\u00ebsuesi Sinan u z\u00ebvend\u00ebsue me m\u00ebsuesen Hatixhe, qe ishte nga rruga ime, ishte vajza e madhe e xha Shefikut.<\/p>\n<p>Ah Gilan, ah zaman&#8230;, kujtimet nga kthejn\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb qytetit e n\u00eb \u00e7do gjurm\u00eb&#8230;!<br \/>\nN\u00eb katin e par\u00eb ishte sht\u00ebpia e vjet\u00ebr e mallrave e nd\u00ebrmarrjes shoq\u00ebrore &#8220;16 N\u00ebntori&#8221;, organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe tregtare t\u00eb qytetit e Anamorav\u00ebs. Aty punonte Xhemail Daku n\u00eb ushqimore, n\u00eb tekstil punonte Rifat Sylejmani i Lashtic\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb shitjen e en\u00ebve dhe instalimeve t\u00eb rrym\u00ebs punonte dh\u00ebndri i Shefqet Mustaf\u00ebs. N\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb u vendos\u00ebn dr. Mile &#8211; infektologu, Muharrem Gashi, dr.Naumi &#8211; gjinekologu, dr.Ismajli. Aty ku fillon &#8216;\u00c7arshi m\u00ebhalla&#8217; u vendos kioska e kalt\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shiteshin buk\u00ebt dhe \u00e7aijat, aty punonte Hysen Saliqava dhe Qemail Dubova.<\/p>\n<p>Pas transformimit shoq\u00ebror, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Vjet\u00ebr t\u00eb Mallrave u hap &#8220;Saraji&#8221; q\u00eb shiste atrikuj ushqimore.<br \/>\n\u00c7do gjenerat\u00eb e faktor\u00ebve politik shkat\u00ebrronte di\u00e7ka nga e kaluara edhe pse ishte me vler\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme, \u00e7donj\u00ebri varroste kujtimet e t\u00eb tjer\u00ebve, nd\u00ebrsa ata krenoheshin se qytetit i ofronin senz! Shlyej vler\u00ebn dhe kultur\u00ebn e nd\u00ebrto harrnime dhe beton&#8230;<\/p>\n<p>Blinat filluan t\u00eb thahen, tarabat q\u00eb rrethonin parkun i p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr djegieje. Emocionet i shtyp\u00ebn i b\u00ebn\u00eb t\u00eb presuara, ashtu q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb profil njeriu q\u00eb i ngjan kukullave me bateri!<\/p>\n<p>Kjo pjes\u00eb shikonte p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kohe varret e vjetra t\u00eb qytetit, pastaj gjyqin e qarkut, tani po e shikon zyr\u00ebn e kryetarit&#8230;<\/p>\n<p>AH GILAN, AH ZAMAN! SI TA SHLYEN PA M\u00cbSHIR\u00cb ARKITEKTUR\u00cbN ORIGJINALE DHE ARTIN E NATYRSH\u00cbM T\u00cb ND\u00cbRTIMIT!<br \/>\nAH GILAN, AH ZAMAN! KAH PO ECIM, KU PO SHKOJM\u00cb E KU DO T\u00cb ARRIJM\u00cb K\u00cbSHTU SI OBJEKTE&#8230;!<br \/>\nAH GILAN, AH ZAMAN! NA KAN\u00cb B\u00cbR\u00cb SI MAKINA T\u00cb LODHTA Q\u00cb MEZI DJEGIN KARBURANTIN Q\u00cb VE\u00c7 KUND\u00cbRMON&#8230;!  <\/p>\n<p>Basara thot\u00eb jeta pa kujtime \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjysmuar&#8230; E, pra?!<\/p>\n<p>Po ecim si hije qytetit, ku nj\u00ebri vret trurin e tjetri rron n\u00eb mendje, e kujtimet po na ndjekin  me z\u00ebrin qortues! <\/p>\n<p>Ah Gilan &#8211; qyteti im i \u00ebndrrrave t\u00eb pap\u00ebrfunduara&#8230;!<\/p>\n<p>\/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/redaktoi p\u00ebr shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti i tr\u00ebndafil\u00ebve, i blir\u00ebve, i dyqaneve&#8230;, qyteti i kujtimeve pafund! Lexo me z\u00eb &#8211; jeta dikur&#8230;! &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211; KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb! KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (9) N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime interesante, plot\u00ebsisht reale, p\u00ebr koh\u00ebn, vendin dhe njer\u00ebzit, p\u00ebr jet\u00ebn&#8230;, gjithmon\u00eb origjinal, me fotografi e fjal\u00eb. Gjilani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34392","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34392\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}