{"id":34916,"date":"2019-03-01T02:37:22","date_gmt":"2019-03-01T02:37:22","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=34916"},"modified":"2019-03-01T02:37:22","modified_gmt":"2019-03-01T02:37:22","slug":"korzoja-e-qytetit-serenadat-kinemaja-filmat-qe-shikoheshin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/korzoja-e-qytetit-serenadat-kinemaja-filmat-qe-shikoheshin\/","title":{"rendered":"Korzoja e qytetit, serenadat, kinemaja, filmat q\u00eb shikoheshin\u2026"},"content":{"rendered":"<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb!<\/p>\n<p>KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (10)<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/C66B1E76-B44C-4AE1-AC8D-FC188D461C69-300x194.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"194\" class=\"aligncenter size-medium wp-image-34917\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/C66B1E76-B44C-4AE1-AC8D-FC188D461C69-300x194.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/C66B1E76-B44C-4AE1-AC8D-FC188D461C69-600x389.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/C66B1E76-B44C-4AE1-AC8D-FC188D461C69-768x497.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/C66B1E76-B44C-4AE1-AC8D-FC188D461C69.jpeg 800w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime e p\u00ebrjetime: P\u00ebr korzon e qytetit &#8211; aty ku bashkoheshin t\u00eb rinj\u00eb e t\u00eb reja, p\u00ebr varret, p\u00eb lustraxhiun Lata  p\u00ebr farkatarin Murat, p\u00ebr kineman\u00eb dhe cil\u00ebt filma shaqeshin n\u00eb vitet 1960-70, p\u00ebr teatrin e qytetit, fush\u00ebn e futbollit, etj, etj\u2026, me fotogafi e fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>\/Pjesa e dhjet\u00eb\/<\/p>\n<p>Kujtimet jan\u00eb shtyll\u00eb e identitetit. P\u00ebrkujtime n\u00eb sukseset tona, n\u00eb momentet e ndritura, jan\u00eb burime t\u00eb pashterrshme t\u00eb forc\u00ebs dhe motivimit, por ato jan\u00eb strehimore dhe ikje&#8230; Ndonj\u00ebher\u00eb na burgosin n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb i kemi idealizuar, q\u00eb na bllokojn\u00eb t\u00eb kacafytemi me problemet aktuale!<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb kemi kujtime, secili ka historin\u00eb e kujtimeve &#8220;nga aroma e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb&#8221; p\u00ebr er\u00ebn e poga\u00e7\u00ebs dhe masdoreve, q\u00eb na ka ofruar dora e n\u00ebn\u00ebs. Neurolog\u00ebt cekin se shenja e par\u00eb e demencionit, gjegj\u00ebsisht e harres\u00ebs patologjike, mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7rregullimet me arom\u00ebn.Truri bashkon konceptet dhe p\u00ebrvojat p\u00ebr ndodhit\u00eb, p\u00ebr at\u00eb kujtimet na mund\u00ebsojn\u00eb t&#8217;i mbrojm\u00eb faktet dhe emocionet q\u00eb na kan\u00eb p\u00ebrcjellur&#8230;<\/p>\n<p>10.<\/p>\n<p>Xha Emin Osmani q\u00eb ishte fqiu im, i lindur me 1915, m\u00eb tregonte se me 1927 qeveria serbe e asaj kohe d\u00ebshiroi t\u00eb m\u00ebnjanonte varret muslimane &#8220;turke&#8221; nga qendra, duke filluar me pllug t&#8217;i lavroj\u00eb. Po , babai i Emin Osmanit, Ramushi, q\u00eb ishte autoritet i koh\u00ebs i shkruan deputetit musliman n\u00eb Beograd, Mehmet Spahos. K\u00ebshtu q\u00eb varrimi i gilanasve n\u00eb qend\u00ebr filloi t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Largimi i varrezave nga qendra dhe nd\u00ebrtimi i institucioneve shtet\u00ebrore<\/p>\n<p>Me 1927 kishte vdekur gjyshja ime Kadinxhiku, q\u00eb u varros n\u00eb k\u00ebto varre, e aty u varros\u00ebn me vite shum\u00eb gilanas, q\u00eb me vdekjen e t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve t\u00eb vet k\u00ebtu qanin, nd\u00ebrsa p\u00ebr fest\u00ebn e Bajramit k\u00ebndonin ndonj\u00eb jasin p\u00ebr shpirtin e tyre. K\u00ebshtu deri n\u00eb vitin 1950 kur pushteti i ri vendosi t&#8217;i m\u00ebnjanoj\u00eb varret p\u00ebr t\u2019I vendosur n\u00eb tjet\u00ebr vend, e aty nd\u00ebrtoi gjyqin komunal sipas modelit te nd\u00ebrtesave n\u00eb Kumanov\u00eb, ku kishin huazuar planin. Filluan t&#8217;i largojn\u00eb varret, duke larguarr nishanet e varreve q\u00eb ishin nga mermeri i bardh\u00eb dhe nga gur\u00ebt e punuar t\u00eb Gjylekarit. Disa gur\u00ebt i muar\u00ebn p\u00ebr nevoja t\u00eb veta, e disa sish i d\u00ebrguan me eshtra af\u00ebr oborrit t\u00eb shkoll\u00ebs &#8220;Abaz Ajeti&#8221; dhe n\u00eb varret e sotme. Mbi varret e gilanasve t\u00eb mi filluan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb gjyqin, t&#8217;i d\u00ebnojn\u00eb gilanasit e mi, me 1975 ta nd\u00ebrtojn\u00eb stacionin e policis\u00eb, ku do t&#8217;i rrahin gilanasit e mi. Mbi varre u zgjerua &#8220;Sokollana&#8221;, me 1953, duke nd\u00ebrtuar Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs &#8220;Mosha Pijade&#8221;, e cila e filloi pun\u00ebn me 1955, ku zhvillonin aktivitetin Shoq\u00ebria Kulturore Artistike &#8220;Drita&#8221; dhe &#8220;Yeni Hayat&#8221;. Mbi varre u nd\u00ebrtua konvikti nj\u00ebkat\u00ebsh p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb familjeve t\u00eb varf\u00ebra, nd\u00ebrsa me 1967 u nd\u00ebrtuar banka  komerciale.<\/p>\n<p>&#8230;fusha e futbollit, shitoret nj\u00ebkat\u00ebshe, barnatorja dhe farmacisti, farkatari&#8230;  <\/p>\n<p>Af\u00ebr varreve, n\u00eb vitet 40, ishte edhe fusha e futbollit, ku luanin gilanasit, ku shoq\u00ebria &#8220;Bashkimi&#8221; luante futboll, kur ushtaret italian\u00eb luanin me gilanasit. Skaj varreve ishin ka\u00e7ubat ku delet m\u00ebshifeshin) nga zhegu.<br \/>\nPara gjyqit deri me 1963 ishin shitoret nj\u00ebkat\u00ebshe, gjithesejt tri, n\u00eb nj\u00ebrin gjendej barnatorja e Mahmut efendiut q\u00eb kishte kryer fakultetin e farmacis\u00eb me 1952, n\u00eb Beograd. Skaj varreve, aty n\u00eb k\u00ebnd per Derremehalle, sipas fjal\u00ebve t\u00eb prindit tim, ishte farkatari (kova\u00e7i) Murat, Syl\u00eb Demiri me pun\u00ebtori dhe Idriz pushkari. Shteti i konfiskoi (shtet\u00ebzoi) k\u00ebto shitore, nd\u00ebrsa Muratin e transferoj\u00eb n\u00eb &#8216;\u00c7iflik m\u00ebhall\u00eb&#8217;.<\/p>\n<p>AH GILAN, AH ZAMAN&#8230;! AH KOH\u00cb O KOH\u00cb! LUMI I KUJTIMEVE NUK NDALET KURR\u00cb&#8230;!<\/p>\n<p>Lustraxhinjt\u00eb, kinemaja, teatri&#8230;<\/p>\n<p>Para gjyqit q\u00ebndronin lustraxhinjt\u00eb, m\u00eb i njohur ishte Lata. T\u00eb gjith\u00eb ishin rom\u00eb. Lata kishte em\u00ebr. Birokrat\u00ebt e ardhur nga fshatrat me kravata t\u00eb kuqe, me mantela e pelerina hiri i lustronin k\u00ebpuc\u00ebt, i b\u00ebnim vizllim\u00eb. Para hyrjes n\u00eb gjykat\u00eb ishte kiosku ku punonte Ahmet nepa. Para kinemas\u00eb ishin tri pano dhe nj\u00eb kiosk\u00eb. N\u00eb pano prezantoheshin filmat. Faiku i Novobardalive sillte filmat n\u00eb kuti t\u00eb paketuar nga stacioni i autobus\u00ebve. Mile nga &#8216;Qarshi m\u00ebhalla&#8217; i l\u00ebshonte filmat, Zija dhe Bllashku shitnin bileta.  Nd\u00ebrsa, Gani &#8220;brini&#8221;, Panqa, Baci, Milaim bullqi &#8220;shtyheshin&#8217; p\u00ebr bileta.<br \/>\nN\u00eb vitet e 60 dhe 70 u shfaqn filmat &#8220;Herkuli&#8221;, &#8220;Kara Murati&#8221;, &#8220;Hajni i Bagdatit&#8221;, filmat vestern me Odi Marfin, Xhon Vejnin, Grekori Pekun. Pastaj, n\u00eb mod\u00eb ishte Kirk Dagllasi me filmin &#8220;Spartaku&#8221;. N\u00eb fillim t\u00eb filmit ishte zhurnali (ditari i lajmeve me ngjarje nga vendi dhe bota), nd\u00ebrsa n\u00eb intermeco d\u00ebgjoheshin &#8220;Platersat&#8221; me k\u00ebng\u00ebn e njohur &#8220;Onliyu&#8221;. Ajeti i Abaz Bukovikut mbante rendin n\u00eb film.<br \/>\nTeatri i qytetit ishte me em\u00ebr. Me 16 n\u00ebntor 1954 \u00ebsht\u00eb prezentuar &#8220;Gjaku Vlon&#8221;, me Isa Gashin, Hasan Bunjakun, Ali Buhiqin, Qamil Gjinollin. Prapa ishte Lidhja Socialiste e Popullit Punonj\u00ebs. Mbi t\u00eb ishte biblioteka me xha Shefkiun nga P\u00ebrlepnica. Biblioteka quhej &#8220;Janko Veselinoviq&#8221;. Une isha lexues i rregullte. Aty ku \u00ebsht\u00eb skena e vogel e teatrit shikonim ndeshje n\u00eb televizorin &#8220;Atlas&#8221;, ku u tubonte t\u00ebr\u00eb rinia, me shikue futboll.<\/p>\n<p>Manifestime, serenadat, korzoja&#8230;<\/p>\n<p>Para kinemas\u00eb u b\u00ebnin shum\u00eb manifestime. N\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes t\u00ebr\u00eb rinia dilte n\u00eb korzo, meshkuj e femra. Sh\u00ebtishesin prej bank\u00ebs komerciale deri te Jadran Perasti. B\u00ebnin nga disa xhiro. Meshkujt. disa mb\u00ebteteshin p\u00ebr trungjet e blit\u00ebve ose uleshin n\u00eb gilinderat e parkut, duke hedhur ndonj\u00eb fjal\u00eb \u2018provokative\u2019, jo me sherr por lidhur me dashnin\u00eb rinore. Romet dhe Entereja shitnin fara. Mohikan\u00ebt e fundit q\u00ebndronin deri von\u00eb dhe me gitar\u00eb k\u00ebndonin ndonj\u00eb serenad\u00eb. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu ishte deri n\u00eb vitet e 90, kur korzoja i humbi nuancat e veta, u zbeh, aroma i vinte politik\u00eb e ndotur, rinia filloi t\u00eb ndahet n\u00eb dysh. Shpesh kujtohemi edhe p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i harrojm\u00eb, nd\u00ebrsa i harrojm\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i kujtojm\u00eb. Njer\u00ebzit gjithnj\u00eb harrojn\u00eb, gabimisht harrojn\u00eb gabimet e r\u00ebnda, gabimet n\u00eb kujtes\u00eb, por k\u00ebto gabime jan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfim i duhur se si po funksionon kujtesa. P\u00ebr ta kuptuar dik\u00ebnd dhe p\u00ebr ta njohur mir\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb kuptoni r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i ofron njeriu kujtimeve te veta. Nndonj\u00ebher\u00eb kujtimet vijn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb , e ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vargje, ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb pako. Psikolog\u00ebt cekin se kujntesa fillon nga mosha 4 vje\u00e7are. Duke iu fal\u00ebnederuar kujtimeve formojm\u00eb p\u00ebrjetimin subjektiv p\u00ebr ndodhit\u00eb e koh\u00ebs. Kujtimet jan\u00eb esenca e jet\u00ebs son\u00eb, ato na mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb objektivitetin dhe distanc\u00ebn n\u00eb raport me koh\u00ebn dhe t\u00eb formojm\u00eb algoritmin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>AH GILAN, AH ZAMAN&#8230;! <\/p>\n<p>Sa rit\u00ebm, \u00ebndrra e kuptim kishte jeta&#8230;! Gjith\u00e7ka ishte e mbushur me p\u00ebrmbajtje,me plane jete, kishte ngroht\u00ebsi midis njer\u00ebzve, \u00ebndrra p\u00ebr ta takuar nj\u00eb vajz\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u njohur me t\u00eb, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb nuk mendonim se shuhet ndonj\u00ebher\u00eb, sa shum\u00eb g\u00ebzoheshim kur n\u00ebnat na thoshin se do t\u00eb shkojm\u00eb te dajt\u00eb&#8230;<br \/>\nSa shum\u00eb g\u00ebzoheshim kur vinin festat; sa shije kishte ushqimi, e aroma e buk\u00ebs, e burekut&#8230;ndihej q\u00eb larg! Aman mos na thoni se jeta filloi sot! Mos na thoni se dje s&#8217;kishte jet\u00eb! Mos na e mohoni t\u00eb djeshmen dhe mos provoni me e mbulue t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me g\u00ebnjeshtra!  Sa shum\u00eb e bukur ishte jeta dje&#8230;!<br \/>\nAh gilan&#8230;, kujtime ka vet\u00ebm aty ku ka jet\u00eb!<\/p>\n<p>\/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/redaktoi p\u00ebr shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb! KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (10) N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime e p\u00ebrjetime: P\u00ebr korzon e qytetit &#8211; aty ku bashkoheshin t\u00eb rinj\u00eb e t\u00eb reja, p\u00ebr varret, p\u00eb lustraxhiun Lata p\u00ebr farkatarin Murat, p\u00ebr kineman\u00eb dhe cil\u00ebt filma shaqeshin n\u00eb vitet 1960-70, p\u00ebr teatrin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34918,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34916","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34916\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}