{"id":35035,"date":"2019-03-01T17:02:39","date_gmt":"2019-03-01T17:02:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=35035"},"modified":"2019-03-01T17:02:39","modified_gmt":"2019-03-01T17:02:39","slug":"gjykata-denon-sami-lushtakun-dardan-gashin-e-endrit-shalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-denon-sami-lushtakun-dardan-gashin-e-endrit-shalen\/","title":{"rendered":"Gjykata d\u00ebnon Sami Lushtakun, Dardan Gashin e Endrit Shal\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Lushtaku, Gashi e Shala gjobit\u00ebn p\u00ebr gjuajtje me arm\u00eb Dardan Gashi, minist\u00ebr p\u00ebr Diaspor\u00eb dhe Investime Strategjike, Endrit Shala, minist\u00ebr i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Sami Lushtaku, ish-kryetar i Skenderajt, jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr gjuajtjet me arm\u00eb n\u00eb od\u00ebn e Fatmir Limajt n\u00eb Banj\u00eb t\u00eb Malishev\u00ebs. Gjykata Themelore e Gjakov\u00ebs \u2013 Dega n\u00eb Malishev\u00eb, Ministrin Dardan Gashi e d\u00ebnoi me 1 mij\u00eb e 700 euro gjob\u00eb. Ministri Endrit Shala u d\u00ebnua me 2 mij\u00eb e 400 euro. Ish- kryetari Skenderajt, Sami Lushtaku me 1 mij\u00eb e 700 euro. Gjykata ndaj t\u00eb d\u00ebnuarve ka shqiptuar d\u00ebnim plot\u00ebsues dhe ua ka konfiskuar t\u00eb gjitha arm\u00ebt e cekura n\u00eb aktakuz\u00eb q\u00eb kan\u00eb qene mjet i kryerjes s\u00eb i vepr\u00ebs penale. Endrit Shala, minist\u00ebr i Tregtis\u00eb, Dardan Gashi, minist\u00ebr p\u00ebr Diaspor\u00eb, e Sami Lushtaku ish-kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Skenderajt, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ishin ulur n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Gjakov\u00ebs- Dega n\u00eb Malishev\u00eb. Kur hyri n\u00eb sall\u00eb, i prir\u00eb nga avokati Arianit Koci, Sami Lushtaku ishte shprehur \u201ci d\u00ebshp\u00ebruar\u201d me pranin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb mediave n\u00eb seanc\u00eb. \u201cPaskeni ardh\u00eb m\u00eb pak sot a? Pse k\u00ebshtu se ngjarje e madhe, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb!\u201d, ishin fjal\u00ebt e Lushtakut me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjykimit. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, ashtu si\u00e7 e parasheh procedura, gjyqtari Njazi Morina mori t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb t\u00eb akuzuarve, nd\u00ebr to profesionin. Po ashtu gjyqtari pyeti t\u00eb akuzuarit p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre dhe n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Por k\u00ebsaj radhe, profesionet e t\u00eb akuzuarve q\u00eb ishin para gjyqtarit dallonin shum\u00eb nga t\u00eb akuzuarit e zakonsh\u00ebm. Dardan Gashi kur u pyet nga gjyqtari p\u00ebr profesionin e tij a tha se \u201cpunoj n\u00eb Qeveri\u201d, por gjyqtari i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb sqaronte pozit\u00ebn e tij t\u00eb pun\u00ebs, e Gashi shtoi se \u201cjam minist\u00ebr i Diaspor\u00ebs\u201d. I nj\u00ebjti tha se kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb i d\u00ebnuar. Edhe Endrit Shala i pyetur nga gjyqtari p\u00ebr profesionin u p\u00ebrgjigj: \u201cMinist\u00ebr punoj\u201d. E i pyetur p\u00ebr gjendjen e tij ekonomike, Shala u p\u00ebrgjigj: \u201cMir\u00eb shyqyr prej Zotit\u201d. Lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn e tij ai deklaroi se \u201casnj\u00ebher\u00eb, kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb s\u2019kam qen\u00eb i d\u00ebnuar\u201d. Sami Lushtaku, i cili u shfaq i disponuar e n\u00eb humor t\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs, kur u pyet nga gjyqtari i rastit p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, tha se \u201ci dyshuar gjithmon\u00eb, por i d\u00ebnuar jo\u201d. P\u00ebrderisa Dardan Gashi e Endrit Shala q\u00eb t\u00eb dy ministra u deklaruan se jan\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb mir\u00eb ekonomike, Sami Lushtaku u deklarua me gjendje ekonomike \u201ct\u00eb mesme\u201d. E kur erdh koha e leximit t\u00eb aktakuz\u00ebs, Endrit Shala i k\u00ebrkoi gjyqtarit q\u00eb t\u00eb mos lexohet aktakuza. \u201cT\u00eb konsiderohet e lexuar gjyqtar, besoj q\u00eb krejt jan\u00eb t\u00eb pajtimit\u201d, tha ai. Me pajtimin e t\u00eb gjith\u00eb avokat\u00ebve nuk u lexua aktakuza. Prokurori nuk pati reagim dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asgj\u00eb p\u00ebr leximin e aktakuz\u00ebs. Radha i erdhi deklarimit t\u00eb t\u00eb akuzuarve me radh\u00eb duke filluar nga Dardan Gashi, i cili kur u pyet nga gjyqtari i rastit se a e kupton aktakuz\u00ebn dhe e pranon faj\u00ebsin\u00eb, u p\u00ebrgjigj shkurt: \u201cE pranoj faj\u00ebsin\u00eb\u201d. Edhe Endrit Shala e pranoi faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale q\u00eb i ngarkohej sipas aktakuz\u00ebs. \u201cKam menduar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale gjuajtja me arm\u00eb me gaz, e k\u00ebrkoj nga Gjykata q\u00eb me marr\u00eb parasysh pse na ndodh ky rast, edhe se nuk e kemi d\u00ebmtuar ask\u00ebnd, dhe nuk e kemi shqet\u00ebsuar ask\u00ebnd\u201d, ka shtuar Shala. Ai tha se edhe se nuk e ka ditur q\u00eb p\u00ebrdorimi i arm\u00ebs me gaz \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Sami Lushtaku fillimisht u mbrojt n\u00eb heshtje. \u201cJa kam marr dor\u00ebn gjyqtar diqysh, e du me u mbrojt n\u00eb heshtje\u201d, tha ai. Por pas k\u00ebsaj avokati Arianit Koci k\u00ebrkoi nj\u00eb pauz\u00eb prej 30 minutash p\u00ebr konsultim me t\u00eb akuzuarit. Pas kthimit n\u00eb sall\u00eb Sami Lushtaku e pranoi faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gjuajtje me arm\u00eb me gaz n\u00eb od\u00ebn e Limajve. Avokati Koci k\u00ebrkoi nga mediat q\u00eb t\u00eb precizohet se arm\u00ebt e p\u00ebrdorura kan\u00eb qen\u00eb me gaz. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb nga mediat q\u00eb t\u00eb precizohet se ka qen\u00eb gjuajtje me arm\u00eb me gaz, ashtu edhe si\u00e7 e parasheh aktakuza\u201d, tha Koci. Ky i fundit gjithashtu shtoi se \u201cedhe pse klienti im nuk e ka ditur se nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj pistolete me gaz, e ka pranuar faj\u00ebsin\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh i vjen shum\u00eb keq q\u00eb ka ndodhur rasti n\u00eb fjal\u00eb dhe shpreh keqardhje publike dhe gjithashtu premton se m\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris m\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim\u201d. Edhe t\u00eb akuzuarit tjer\u00eb Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati e pranuan faj\u00ebsin\u00eb sipas aktakuz\u00ebs. E pas k\u00ebsaj u deklarua prokurori i shteti, Ismet Tofaj i cili nuk e kund\u00ebrshtoi pranimin e faj\u00ebsis\u00eb nga t\u00eb akuzuarit, e deklaroi se pranimi i faj\u00ebsis\u00eb nga t\u00eb akuzuarit ka mb\u00ebshtetje n\u00eb provat materiale q\u00eb gjenden n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs. I nj\u00ebjti tha se edhe gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimit \u201ckam vler\u00ebsuar korrekt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuarve k\u00ebtu, duke menduar se arma e p\u00ebrdorur nuk paraqet vep\u00ebr penale\u201d, e prokurori k\u00ebrkoi nga Gjykata q\u00eb me rastin e matjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb marr\u00eb parasysh rrethanat leht\u00ebsuese si\u00e7 i parasheh ligji. Gjyqtari Njazi Morina caktoi t\u00eb premten si dit\u00eb kur do t\u00eb shpallet vendimi i Gjykat\u00ebs. Prokuroria e Gjakov\u00ebs kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shal\u00ebs, p\u00ebr posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve, pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ishin par\u00eb n\u00eb nj\u00eb video duke festuar me arm\u00eb n\u00eb od\u00ebn e Fatmir Limajt. M\u00eb pas, k\u00ebsaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati. T\u00eb pandehurit n\u00eb fest\u00ebn e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokuroris\u00eb p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe keqp\u00ebrdorim detyre, jan\u00eb par\u00eb duke gjuajtur me arm\u00eb nga dritaret e od\u00ebs.\/kallxo.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lushtaku, Gashi e Shala gjobit\u00ebn p\u00ebr gjuajtje me arm\u00eb Dardan Gashi, minist\u00ebr p\u00ebr Diaspor\u00eb dhe Investime Strategjike, Endrit Shala, minist\u00ebr i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Sami Lushtaku, ish-kryetar i Skenderajt, jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr gjuajtjet me arm\u00eb n\u00eb od\u00ebn e Fatmir Limajt n\u00eb Banj\u00eb t\u00eb Malishev\u00ebs. Gjykata Themelore e Gjakov\u00ebs \u2013 Dega n\u00eb Malishev\u00eb, Ministrin Dardan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35035","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35035\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}