{"id":35865,"date":"2019-03-09T01:20:19","date_gmt":"2019-03-09T01:20:19","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=35865"},"modified":"2019-03-09T01:20:19","modified_gmt":"2019-03-09T01:20:19","slug":"qyteti-i-kapixhikeve-i-shtepive-te-mbuluara-me-qeremidhe-me-muret-e-mbuluara-me-vargje-duhani-i-futbollisteve-dhe-muzikanteve-te-njohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qyteti-i-kapixhikeve-i-shtepive-te-mbuluara-me-qeremidhe-me-muret-e-mbuluara-me-vargje-duhani-i-futbollisteve-dhe-muzikanteve-te-njohur\/","title":{"rendered":"Qyteti i kapixhik\u00ebve, i sht\u00ebpive t\u00eb mbuluara me qeremidhe, me muret e mbuluara me vargje duhani, i futbollist\u00ebve dhe muzikant\u00ebve t\u00eb njohur."},"content":{"rendered":"<p>Qyteti i kapixhik\u00ebve, i sht\u00ebpive t\u00eb mbuluara me qeremidhe, me muret e mbuluara me vargje duhani, i futbollist\u00ebve dhe muzikant\u00ebve t\u00eb njohur&#8230;<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb!<\/p>\n<p>KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (11.1.)<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime e p\u00ebrjetime nga retrospektiva e koh\u00ebs s\u00eb kaluar: P\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb form\u00ebn e shkronj\u00ebs &#8220;U&#8221;, p\u00ebr Shkoll\u00ebn Tet\u00ebvje\u00e7are &#8220;Vuk Karaxhiq&#8221;, p\u00ebr futbollist\u00ebt e njohur t\u00eb Gjilanit e p\u00ebrtej, p\u00ebr grupin muzikor q\u00eb arg\u00ebtonte qytetin, p\u00ebr Makfire Uzunaliqin, etj, etj&#8230;, me fotogafi e fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Gjilani dikur dhe sot \u2013 n\u00ebp\u00ebr ngjyrat e koh\u00ebs!<\/p>\n<p>\/Rr\u00ebfimi i nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb\/<\/p>\n<p>Ah Gilan! T\u00eb dua me ata kapixhikat n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb ofronin besim dhe ngroht\u00ebsi njer\u00ebzore! T\u00eb dua me ato kulme t\u00eb mbuluara me qeramidhe &#8216;maxhupi&#8217;, me muret e mbuluara me vargje duhani, me ato rrug\u00eb elipsoide me kalld\u00ebrme, me \u00e7ezmet n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ah Gilan! Sa shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura ke e sa shum\u00eb t\u00eb tjera fshehen n\u00eb ty&#8230;!<\/p>\n<p>11.\/1.\/<\/p>\n<p>Ah Gilan! Rruga me kub\u00ebza ofronte nj\u00eb pamje t\u00eb mrekullueshme. Aty ku \u00ebsht\u00eb soliteri gjendej konvikti nj\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkronj\u00ebs &#8220;U&#8221;, q\u00eb kishte hyrjen nga obori i shkoll\u00ebs &#8220;Vuk Karaxhiq&#8221;. Dritaret e konviktit ishin t\u00eb kthyera kah rruga kryesore. N\u00eb mes t\u00eb konviktit ishte oborri i saj dhe nj\u00eb kotec me p\u00ebllumba q\u00eb i mbante kush\u00ebriri im, Shyqa. <\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb objektit ishin \u00e7ezmet e shumta ku, ne, pinim uj\u00eb. Pas konviktit ishte fusha e famshme e futbollit t\u00eb vog\u00ebl me dhe, t\u00ebr\u00eb qyteti zbarkonte aty me shikue<br \/>\nfutboll t\u00eb vog\u00ebl, ku ekipet nd\u00ebrroheshin t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn. K\u00ebtu lind\u00ebn futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetit. Reshati, Maksuti, Qemal &#8220;gogla&#8221;, Vaca, v\u00ebllez\u00ebrit Gjorgjeviq, Qapa, Qemal Halimi nga \u2018Muhaxhir m\u00ebhalla\u2019 &#8211; Rraci. Qemal &#8220;gogla&#8221; ishte tip i ve\u00e7ant, kur luante b\u00ebnte edhe programe komike. Ishte atmosefer\u00eb impozante, ne f\u00ebmij\u00ebt harronim t\u00eb shkonim n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ushqim, duke shikuar futboll. <\/p>\n<p>Pastaj, u paraqit gjenerata e re e gilanasve q\u00eb loznin futboll: Ekrem Rukovci, Tajar Berisha, Bashkim Ilijazi, Ramadani i &#8216;Muhaxher m\u00ebhall\u00ebs&#8217;. K\u00ebshtu, ekipet e qytetit ushqeheshin me futbollist\u00eb kualitativ. N\u00eb skaj t\u00eb fush\u00ebs ishin 6 VC. Pas fush\u00ebs ishte sht\u00ebpia e doajenit t\u00eb muzik\u00ebs gilanase, Rashit Salijeviq, q\u00eb kishte grupin muzikor. &#8216;Bandoja&#8217; muzikore merrte pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha manifestimet shtet\u00ebrore me muzik\u00eb, por edhe me rastin e vdekjeve t\u00eb familjeve serbe. Rashit Salijeviq kishte komponuar &#8220;vall\u00ebn e Gilanit&#8221;, me 1962, e cila me 1963 u b\u00eb &#8216;singl disk&#8217; i &#8220;Jugotonit&#8221;. E t\u00ebr\u00eb familja ishin muzicient\u00eb, djali Bekteshi me dy f\u00ebmij\u00ebt e vet ishte pjes\u00eb edhe orkestrit te hoteli &#8220;Evropa&#8221; dhe &#8220;Kristal&#8221;. Bekteshi ishte mjesht\u00ebr i harmonik\u00ebs, Rashiti i trub\u00ebs, f\u00ebmijet t\u00eb bas gitar\u00ebs dhe bubnjeve. Ata shkuan n\u00eb Gjermani, sht\u00ebpia e tyre ende i q\u00ebndron koh\u00ebs. <\/p>\n<p>Af\u00ebr konviktit ishte Shkolla Tet\u00ebvje\u00e7are &#8220;Vuk Karaxhiq&#8221; qe, poashtu, ishte n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkronj\u00ebs &#8220;U&#8221; , ia kishte filluar pun\u00ebs me 1931. Kishte hyrjen p\u00ebr arsimatar\u00eb nga rruga kryesore, nd\u00ebrsa p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs nga oborri. Ishte objekt dy kat\u00ebsh. Me kujtohet kur drejtor ishte Dragi Neshiqi, n\u00eb vitet 1962, kur kalonte me violin\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet. Nga kjo shkolle u regrutuan nx\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs &#8220;Musa Zajmi&#8221;. Para shkoll\u00ebs ishin dy kioska, nj\u00eb q\u00eb shiste leblebia dhe kiosku ku punonte Bushatoviqi, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje duke k\u00ebrcyer nga kati i tret\u00eb i spitalit.<\/p>\n<p>Pas shkoll\u00ebs ishte \u00e7erdhja e f\u00ebmij\u00ebve, ku drejtoresh\u00eb ishte Makfire Uzunaliq, fqinja ime, e cila pos bukuris\u00eb rrezatonte me q\u00ebndrimin e vet dhe bot\u00ebn intelektuale q\u00eb e posedonte. Ishte primadona e qytetit. Un\u00eb me 1978 isha mjek i k\u00ebsaj \u00e7erdheje. I vizitoja dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Makfirja dhe edukatoreshat ishin t\u00eb mrekullueshmme, sjelljet e tyre u ofronin f\u00ebmij\u00ebve af\u00ebrsi prind\u00ebrore. N\u00eb \u00e7erdhe f\u00ebmij\u00ebt kalonin n\u00ebp\u00ebr sokakun ku ishte mbarimi i shkoll\u00ebs fillore. <\/p>\n<p>Ah Gilan! Ty t&#8217;i humb\u00ebn edhe kartolinat q\u00eb i blenim n\u00eb kioska p\u00ebr t&#8217;ua d\u00ebrguar t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve ton\u00eb q\u00eb kishin shkuar si pun\u00ebtor\u00eb, shok\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs q\u00eb studionin n\u00eb qytetet e ndryshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>\/Nes\u00ebr, rr\u00ebfimi 11, pjesa 2\/ <\/p>\n<p>\/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti\/<br \/>\n\/redaktoi p\u00ebr shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti i kapixhik\u00ebve, i sht\u00ebpive t\u00eb mbuluara me qeremidhe, me muret e mbuluara me vargje duhani, i futbollist\u00ebve dhe muzikant\u00ebve t\u00eb njohur&#8230; &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- KTHIMI N\u00cb KOH\u00cb! KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (11.1.) N\u00eb rr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime e p\u00ebrjetime nga retrospektiva e koh\u00ebs s\u00eb kaluar: P\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb form\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35866,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35865","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35865\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}