{"id":36089,"date":"2019-03-11T15:19:48","date_gmt":"2019-03-11T15:19:48","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=36089"},"modified":"2019-03-11T15:19:48","modified_gmt":"2019-03-11T15:19:48","slug":"qeveria-e-perkushtuar-per-zhvillimin-ekonomik-lokal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-e-perkushtuar-per-zhvillimin-ekonomik-lokal\/","title":{"rendered":"Qeveria e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr zhvillimin ekonomik lokal"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Agim Zuzaku<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar Ligjin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim dhe k\u00ebmbim t\u00eb pron\u00ebs Komunale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapi m\u00eb i madh n\u00eb fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal. Aprovimi i k\u00ebtij ligji, argumenton prioritetin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, q\u00eb viti 2019 do t\u00eb jet\u00eb viti i zhvillimit ekonomik. <\/p>\n<p>Niveli lokal n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit ekonomik deri m\u00eb tani nuk ka pasur kompetenca t\u00eb plota q\u00eb mundet t\u2019i kontribuoj zvog\u00eblimit t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes t\u00ebrheqjes s\u00eb investitor\u00ebve, qofshin ata investitor\u00eb privat vendor\u00eb apo investime t\u00eb huaja direkte. Kjo e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kur e t\u00ebr\u00eb prona shoq\u00ebrore ka kaluar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb AKP-s\u00eb dhe komunave i zvog\u00eblohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar pron\u00ebn shoq\u00ebrore p\u00ebr dh\u00ebnie n\u00eb shfryt\u00ebzim apo p\u00ebr shfryt\u00ebzim p\u00ebrmes investimeve me PPP. Kur i shtojm\u00eb t\u00eb metat e ligjit p\u00ebr Ligjin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim dhe K\u00ebmbim t\u00eb Pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme t\u00eb komun\u00ebs, q\u00eb adresojn\u00eb politika p\u00ebr trajtimin e pron\u00ebs s\u00eb paluajtshme t\u00eb komun\u00ebs, por q\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb procedurat e zgjatura p\u00ebr implementim. <\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani komunat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bllokuara nga procedurat dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019iu ofruar investitor\u00ebve mund\u00ebsi, madje ata nuk kan\u00eb arritur t\u00eb akomodojn\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs bazike n\u00eb interes t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Misioni i komunave p\u00ebrkat\u00ebsisht drejtorive t\u00eb zhvillimit ekonomik lokal, \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb klime dhe ambienti t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes me q\u00ebllim t\u00eb zhvillimit ekonomik lokal. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb zhvillim ekonomik lokal, patjet\u00ebr se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb politik\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb nd\u00ebrtuar mir\u00eb n\u00eb nivelin lokal, ku n\u00eb t\u00eb do t\u00eb ng\u00ebrtheheshin programe t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb qarta, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ndara sipas fushave p\u00ebrkat\u00ebse, duke u nisur nga: investimi n\u00eb resurset njer\u00ebzore, ruajtja dhe p\u00ebrparimi i bizneseve ekzistuese, t\u00ebrheqja e bizneseve t\u00eb reja, planifikimi dhe p\u00ebrcaktimi i zonave p\u00ebr investim, ofrimi i ambientit t\u00eb sigurt dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr investime direkte t\u00eb huaja, adoptimin e teknologjive t\u00eb moderuara, menaxhimin e resurseve dhe shfryt\u00ebzimin e tok\u00ebs s\u00eb pashfryt\u00ebzuar, si dhe shum\u00eb faktor\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb dhe jan\u00eb determinues n\u00eb zhvillimin ekonomik lokal.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, k\u00ebrkes\u00eb e vetme e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, por edhe investitor\u00ebve vendor\u00eb apo nga diaspora ka qen\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr dh\u00ebnie n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar investimin. Ligji i vet\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr investitor\u00eb ka qen\u00eb Ligji p\u00ebr Partneritet Publiko-Privat. Mir\u00ebpo, ky ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell me shum\u00eb burokraci institucionale dhe koha e p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit t\u00eb investimeve ka zgjatur prej 1.5 deri n\u00eb 2 vite koh\u00eb. Duke filluar nga studimi i fizibilitetit, vendimi i Komitetit p\u00ebr PPP, dhe m\u00eb e komplikuara q\u00eb i dekurajon investitor\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shprehja e interesit p\u00ebrmes procedurave t\u00eb prokurimit publik. Duke pasur parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto procedura, ka pasur nj\u00eb dekurajim t\u00eb investitor\u00ebve. T\u00eb met\u00ebn kryesore ky ligj e ka n\u00eb trajtimin e vler\u00ebs s\u00eb investimeve t\u00eb barabart\u00eb sikur Aeroporti i Kosov\u00ebs, sikurse nd\u00ebrtimi i nj\u00eb \u00e7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb ndiqen procedurat e nj\u00ebjta. <\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr investime strategjike i aprovuar n\u00eb vitin 2017, gjithashtu ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00ebr\u00ebheqjen dhe krijimin e kushteve p\u00ebr realizimin e investimeve strategjike n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, si dhe t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb procedurat administrative dhe kriteret p\u00ebr vler\u00ebsimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbik\u00ebqyrjen e projekteve strategjike si dhe p\u00ebrcaktimin e procedurave p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb projekteve p\u00ebr investime strategjike.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb ky ligj do ti hap\u00eb rrug\u00eb investimeve t\u00eb huaja, deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb treguar asnj\u00eb sukses n\u00eb praktik\u00eb. Sipas k\u00ebtij Ligji, prioritet n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e projekteve p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e investimit strategjik do t\u2019iu jepet projekteve me v\u00ebllim m\u00eb t\u00eb madh investimesh dhe t\u00eb cilat gjenerojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vende pune. <\/p>\n<p>Sipas Ligjit p\u00ebr Investimet strategjike, Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prioriteteve zhvillimore duhet t\u00eb harton nj\u00eb list\u00eb projektesh potenciale t\u00eb investimeve strategjike p\u00ebr fushat e caktuara si prioritet i qeveris\u00eb, si dhe me nj\u00eb shpallje publike fton investitor\u00ebt potencial strategjik p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre projekteve. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb Komisionit Nd\u00ebrministror p\u00ebr Investime Strategjike, Qeveria mund t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb negociata direkte me investitor t\u00eb besuesh\u00ebm strategjik. Komunat n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nenin 6 \u201cProcedurat p\u00ebr vler\u00ebsimin, p\u00ebrzgjedhjen dhe realizimin e projekteve strategjike\u201d ku kryetari i Komun\u00ebs \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komisioni Nd\u00ebr-Ministror p\u00ebr Investime Strategjike, p\u00ebr vler\u00ebsimin, p\u00ebrzgjedhjen, zbatimin dhe mbik\u00ebqyrjen e projekteve p\u00ebr investime strategjike.<\/p>\n<p>Edhe ky ligj ka qen\u00eb me mjaft mang\u00ebsi p\u00ebr investitor\u00ebt e vegj\u00ebl pasi q\u00eb sipas nenit 2 ka p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn minimale t\u00eb investimeve 10 milion euro.<\/p>\n<p>Edhe pse i vonuar deri m\u00eb tani, Ligji p\u00ebr Dh\u00ebnin n\u00eb Shfryt\u00ebzim dhe K\u00ebmbim t\u00eb Pron\u00ebs Komunale, i sapo aprovuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs, e kthen pron\u00ebn komunale n\u00eb potencial zhvillimor, n\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr investitor\u00ebt dhe n\u00eb interes t\u00eb publikut. Tashm\u00eb, komunat kan\u00eb duart e lira t\u00eb negociojn\u00eb dhe t\u00eb paraqesin para investitor\u00ebve mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr investime. Ligji i hap\u00eb rrug\u00eb dhe mund\u00ebsi nd\u00ebrveprimit t\u00eb komun\u00ebs me akter\u00ebt lokal, qofshin ata ofrues t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr publikun n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komun\u00ebs, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe akter\u00ebt tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Synimi kryesor i Ligjit \u00ebsht\u00eb krijimi i mekanizmave dhe procedurave t\u00eb shpejta dhe efikase q\u00eb komunat t\u00eb rrisin nivelin e sh\u00ebrbimeve ndaj qytetar\u00ebve dhe t\u00ebrheqin investime.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb mos adresimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb identifikuara n\u00eb procesin e monitorimit t\u00eb komunave, rrezikohet q\u00eb prona komunale t\u00eb mos mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr q\u00ebllimin t\u00eb zhvillimit ekonomik dhe t\u00ebrheqjes s\u00eb investimeve. Poashtu rrezikohet q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb mos ndryshimit t\u00eb ligjit komunat t\u00eb japin pron\u00ebn e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dhe q\u00ebllime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb parapar\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj apo t\u00eb cilat nuk ndikojn\u00eb n\u00eb interesin publik dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb shum\u00eb pak prona publike kan\u00eb mbetur pa u privatizuar nga Agjencia e Privatizimit t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo i ka pamund\u00ebsuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb komunave p\u00ebr nj\u00eb zhvillim ekonomik. <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj tani Qeveria, ka hapur perspektiv\u00eb t\u00eb re n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebr bartje t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit dhe interesit publik. Karshi k\u00ebsaj, zonat zhvillimore jan\u00eb kthyer n\u00eb potencial p\u00ebr Investime dhe zonat e zhvillimit n\u00eb komuna jan\u00eb jo vet\u00ebm mund\u00ebsi por hapa t\u00eb sigurt n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb komunave dhe vendit.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh orientimet strategjike zhvillimore, ides\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb zhvillimi m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht nivelit lokal, si dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimi ekonomik lokal duhet orientuar n\u00eb drejtim t\u00eb partneritetit me t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesit dhe t\u00eb planifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike me q\u00ebllim t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb rritjes s\u00eb pun\u00ebsimit, uljes s\u00eb nivelit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jetes\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrmir\u00ebsimit dhe avancimit t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Agim Zuzaku Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar Ligjin p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim dhe k\u00ebmbim t\u00eb pron\u00ebs Komunale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapi m\u00eb i madh n\u00eb fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal. Aprovimi i k\u00ebtij ligji, argumenton prioritetin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, q\u00eb viti 2019 do t\u00eb jet\u00eb viti i zhvillimit ekonomik. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36089","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36089\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}