{"id":36500,"date":"2019-03-15T00:35:42","date_gmt":"2019-03-15T00:35:42","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=36500"},"modified":"2019-03-15T00:35:42","modified_gmt":"2019-03-15T00:35:42","slug":"perse-gabon-albin-kurti-kur-i-lavderon-zoran-gjingjiqin-dhe-krajlin-aleksander-obrenoviq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/perse-gabon-albin-kurti-kur-i-lavderon-zoran-gjingjiqin-dhe-krajlin-aleksander-obrenoviq\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse gabon Albin Kurti kur i lavd\u00ebron Zoran Gjingjiqin dhe krajlin Aleksand\u00ebr Obrenoviq?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Fitim Salihu<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Albin Kurti kishte shkruar nj\u00eb status panegjirik n\u00eb nderim t\u00eb ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiqit dhe ish-mbretit serb, Aleksand\u00ebr Obrenoviqit. Esenca e panegjirikut t\u00eb tij ishte kontradiktimi i k\u00ebtyre dy figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne serbe me figurat gjoja t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb tyre \u2013 Gavrilo Principin dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqin. Ideja gjenerale e tij ishte se sikur t\u00eb mos ishin vrar\u00eb Obrenoviqi dhe Gjingjiqi (rrjedhimisht sikur t\u00eb mos vinin n\u00eb pushtet Karagjorgjeviqi dhe Vu\u00e7iqi) Serbia do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb. Apologjia e Kurtit karakterizohet nga ajo q\u00eb n\u00eb historiografi quhet \u201cover-simplification\u201d. Shkurt e shqip \u2013 lexim bardh\u00eb e zi i historis\u00eb dhe dinamikave historike.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, k\u00ebto dy figura ndoshta edhe mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb pak\u00ebz m\u00eb liberale sesa kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre politik\u00eb, por liberalizmi i tyre ka qen\u00eb vet\u00ebm vis-\u00e0-vis politik\u00ebs s\u00eb brendshme serbe dhe trajtesave ideologjike p\u00ebr shtetnd\u00ebrtimin serb. Por, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, q\u00ebndrimi i tyre ka dalluar n\u00eb nuanca t\u00eb vockla, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb s\u2019ka dalluar fare, me at\u00eb t\u00eb Karagjorgjit ose Sllob\u00ebs. \u00c7do orvatje p\u00ebr ta par\u00eb Obrenoviqin dhe Karagjorgjin ose Gjingjiqin dhe Milosheviqin sikur t\u00eb ishin personazhe t\u00eb nj\u00eb filmi \u201cspaghetti-western\u201d t\u00eb Serxhio Leones \u2013 si \u201ci miri dhe i keqi\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mosnjohje elementare e historis\u00eb serbe. S\u00eb paku asaj t\u00eb dyqind viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Kush ka qen\u00eb Aleksand\u00ebr Obrenoviqi?<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Obrenoviqi udh\u00ebhoqi me Serbin\u00eb nga viti 1889 gjer m\u00eb 1903, kur u shfron\u00ebzua dhe u vra nga familja arkirivale dinastike e Karagjorgjeviq\u00ebve. Vet\u00eb paraardh\u00ebsit e tij mbret\u00ebror\u00eb shquheshin p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre nacionaliste kundruall Kosov\u00ebs dhe simbolika e mitit t\u00eb \u201clavdis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d mund t\u00eb haset q\u00eb n\u00eb stem\u00ebn e tyre dinastike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb mbreti i ri Aleksand\u00ebr udh\u00ebhoqi manifestimet e 500-vjetorit t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka nuk ngelin mbrapa festimeve q\u00eb i udh\u00ebhoqi Milosheviqi 100 vite m\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ato dit\u00eb Obrenoviqi edhe u kuror\u00ebzua n\u00eb frym\u00ebn e festimeve p\u00ebr \u201clavdin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb manastirin e Zhic\u00ebs n\u00eb Kralev\u00eb. Paraprakisht, mbreti i ri e kishte vizituar kish\u00ebn e Lazaric\u00ebs n\u00eb Krushevc. Ngjarja nuk ishte e rast\u00ebsishme. Kjo kish\u00eb ishte ngritur nga vet\u00eb knjaz Lazari, komandanti serb i Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Aty, Obrenoviqi p\u00ebruroi p\u00ebrmendoren \u201c\u041a\u043e\u0441\u043e\u0432\u0441\u043a\u0438\u043c \u0458\u0443\u043d\u0430\u0446\u0438\u043c\u0430\u201d (Heronjt\u00eb e Kosov\u00ebs). Duke u kthyer n\u00eb Zhic\u00eb, ai i b\u00ebri p\u00ebrnderimet e tij varrit t\u00eb princesh\u00ebs Milic\u00eb, bij\u00ebs s\u00eb Nemanjiq\u00ebve dhe gruas s\u00eb knjaz Lazarit. Krejt k\u00ebto procesione kuazi-okulte u shoq\u00ebruan nga nj\u00eb frenezi e pashoqe e publikut serb, e ushqyer nga qeveria e krajlit Obrenoviq.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb von\u00eb, politika e Obrenoviqit ka qen\u00eb aktivisht ofensive kundrejt \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Duke marr\u00eb shkas nga ai q\u00eb politika serbe e quante \u201cpogromi i Kolashinit t\u00eb Ibrit\u201d, politika e jashtme e Obrenoviqit u b\u00eb shum\u00eb agresive dhe b\u00ebnte presione t\u00eb vazhdueshme ndaj Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb shtypte kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb garantonte sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta miletit serb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1902, ambasadori serb n\u00eb Stamboll parashtroi pes\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr Port\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs ku, nd\u00ebr t\u00eb tjera, k\u00ebrkohej q\u00eb Sulltani ta shtynte p\u00ebrpara t\u00eb drejt\u00ebn e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u armatosur \u201cn\u00eb mbrojtje prej bandave shqiptare\u201d. N\u00eb fakt, paraprakisht, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1894, Obrenoviqi e kishte vizituar personalisht Stambollin p\u00ebr t\u00eb avokuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb privilegje p\u00ebr serb\u00ebt lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e krajlit Aleksand\u00ebr ndodh edhe hapja e Konsullat\u00ebs ruse n\u00eb Mitrovic\u00eb, e cila sh\u00ebrbente si nj\u00eb streh\u00eb agjenturore e hafijeve t\u00eb Obrenoviqit. Fundi i konsullit rus, Grigori Sh\u00e7erbin\u00ebs, dihet\u2026 Ai u vra nga kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb prill 1903 pik\u00ebrisht sepse shihej si zgjatim i politik\u00ebs nacionaliste t\u00eb Obrenoviqit. N\u00eb fakt, ekziston nj\u00eb mendim i hap\u00ebrdar\u00eb se si, tekq\u00eb Karagjorgjeviq\u00ebt ndiqnin linj\u00ebn rusofile, Obrenoviq\u00ebt ndiqnin linj\u00ebn proaustriake. N\u00eb fakt, sipas shum\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb koh\u00ebs, ndon\u00ebse babai i Aleksand\u00ebr Obrenoviqit, mbreti Milan, ishte aleati kryesor austriak n\u00eb Ballkan, i biri i tij, Aleksandri, u kthye shpejt n\u00eb nj\u00eb aleat t\u00eb Carit dhe nuk mungoi koordinimi i tij me rus\u00ebt, sidomos karshi \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Sidomos pas dasm\u00ebs s\u00eb tij zulm\u00ebmadhe t\u00eb korrikut 1900, Aleksand\u00ebr Obrenoviqi u kthye t\u00ebr\u00ebsisht nga Rusia. Madje, si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr aleat\u00ebt rus\u00eb, ai i liroi nga burgu konspirator\u00ebt radikal\u00eb t\u00eb \u201catentatit t\u00eb Ivan-danit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb qershor 1899 kishin tentuar ta vrisnin babain e tij, ish-mbretin Milan Obrenoviq. Faktin q\u00eb Obrenoviqi nuk ka qen\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe Fuqive t\u00eb Antant\u00ebs, por, p\u00ebrkundrazi, ka qen\u00eb mik i tyre, e d\u00ebshmon edhe Ralf Paxhet, diplomat i njohur i \u201cForeign Office\u201d-it, i cili n\u00eb vitet 1910-1913 ka qen\u00eb minist\u00ebr britanik n\u00eb Beograd. N\u00eb memoaret e tij, \u201cNj\u00eb diplomat n\u00eb Serbi\u201d, Paxheti d\u00ebshmon se si Anglia nuk u pajtua kurr\u00ebnj\u00ebher\u00eb me vrasjen e Obrenoviqit e me shfron\u00ebzimin e tij dhe se gjer m\u00eb 1913 nuk i relaksoi marr\u00ebdh\u00ebniet me Karagjorgjeviq\u00ebt. Sikur t\u00eb kish qen\u00eb Obrenoviqi nj\u00eb aleat austriak e antirus, britanik\u00ebt jo q\u00eb nuk do ta kund\u00ebrshtonin rr\u00ebzimin e tij, por do e inkurajonin at\u00eb, duke marr\u00eb parasysh rivalitetin n\u00eb Ballkan mes Gjermanis\u00eb e Austris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe Anglis\u00eb e Rusis\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, qasja e tij liberale mund t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe sa i p\u00ebrket politik\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb brendshme. N\u00eb fakt, tekq\u00eb ai mbret\u00ebroi si nj\u00eb monark absolut, pasardh\u00ebsi i tij, Petar Karagjorgjeviqi instaloi nj\u00eb monarki kushteuese dhe mblodhi parlamentin. K\u00ebshtu q\u00eb, konstatimi i Kurtit \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe ai, duke tentuar q\u00eb ta thjeshtoj\u00eb historin\u00eb, p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb lexues diletant t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ish-profesori i Universitetit t\u00eb Indianas n\u00eb ShBA, Branimir Anzuloviqi, n\u00eb librin e tij \u201cSerbia hyjnore \u2013 nga miti n\u00eb gjenocid\u201d \u2013 t\u00eb cilin kam pasur nderin q\u00eb ta shqip\u00ebroja p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cKoha\u201d \u2013 thoshte se \u201cPjetri I [Karagjorgjeviqi]\u2026, i em\u00ebruar prej oficer\u00ebve ushtarak\u00eb q\u00eb kishin komplotuar \u2013 me sa duket pa dijen e tij \u2013 n\u00eb vrasjen e mbretit Aleksand\u00ebr Obrenoviq, b\u00ebri nj\u00eb rropatje t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr p\u00ebr ta ndaluar rrethin vicioz t\u00eb dhun\u00ebs dhe p\u00ebr ta transformuar Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb civilizuar, t\u00eb bazuar n\u00eb sundim t\u00eb ligjit. Ai nd\u00ebrmorri reforma p\u00ebr ta \u00e7liruar Serbin\u00eb nga trash\u00ebgimia e shtypjes dhe dhun\u00ebs. Botimi i librit t\u00eb Xhon Stjuart Millit, \u201cMbi lirin\u00eb\u201d, t\u00eb cilin e kish p\u00ebrkthyer mbreti vet\u00eb, ishte nj\u00eb manifestim i q\u00ebllimit t\u00eb tij p\u00ebr ta \u00e7liruar Serbin\u00eb prej barr\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vet.\u201d<\/p>\n<p>Kurse, profesori i historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Dakot\u00ebs Veriore n\u00eb ShBA, Xhon Koks \u2013 nj\u00eb tjet\u00ebr studiues i njohur i politik\u00ebs serbe \u2013 n\u00eb librin e tij, \u201cHistoria e Serbis\u00eb\u201d, thoshte se Serbia gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Aleksand\u00ebr Obrenoviqit nuk pati zhvillim, p\u00ebrkundrazi, ai e quan principat\u00ebn e tij nj\u00eb \u201cpariah state\u201d \u2013 nj\u00eb shtet i izoluar dhe jasht\u00eb trendeve globale t\u00eb koh\u00ebs \u2013 kurse vet\u00eb Aleksandrin e quante \u201ccinik\u201d dhe \u201ct\u00eb vrazhd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kaq p\u00ebr argumentin se vrasja e krajlit t\u00eb Obrenoviq\u00ebve qe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po kush ishte Zoran Gjingjiqi?<\/p>\n<p>Gjingjiqi \u00ebsht\u00eb personazhi i dyt\u00eb t\u00eb cilit ia shkruan apologjin\u00eb Kurti dhe pretendon se sikur ai t\u00eb ishte gjall\u00eb, do t\u00eb dallonte nga Vu\u00e7iqi. Gjingjiqi ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Serbis\u00eb n\u00eb vitet 2001-2003 dhe paraprakisht kishte qen\u00eb lider opozitar n\u00eb vitet \u201990. Nj\u00ebjt\u00eb, edhe Gjingjiqi mbase ishte m\u00eb liberal sa i takon politik\u00ebs s\u00eb brendshme serbe, por n\u00eb raport me Kosov\u00ebn ai, ndon\u00ebse m\u00eb realist se Milosheviqi, asnj\u00ebher\u00eb nuk e mohoi bazamentin dhe fundamentin nacionalist t\u00eb mitit t\u00eb Kosov\u00ebs. Fakti q\u00eb ishte m\u00eb realist, s\u2019e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Edhe Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb m\u00eb realist sesa Milosheviqi n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Gazivod\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn q\u00eb lam\u00eb pas, ai faktikisht pati th\u00ebn\u00eb se Milosheviqi b\u00ebri gabime taktike por q\u00eb lufta e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn ish e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu kthyer s\u00ebrishmi librit q\u00eb e kam shqip\u00ebruar vitin e kaluar, \u201cSerbis\u00eb hyjnore\u201d, Anzuloviqi, tekq\u00eb flet p\u00ebr protestat opozitare kund\u00ebr Milosheviqit, n\u00eb nj\u00eb pasazh thot\u00eb: \u201cDisa protestues mbanin simbole \u2013 si\u00e7 ishin portretet e Njegoshit \u2013 q\u00eb d\u00ebftonin se ata i tumirnin masakrat n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb komb homogjen dhe shp\u00ebrfaqnin se ata ishin t\u00eb zem\u00ebruar me Milosheviqin jo pse ai e nisi luft\u00ebn, por pse ai nuk e fitoi at\u00eb. Dy politikan\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb krye t\u00eb val\u00ebs s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb \u2013 Zoran Gjingjiqi dhe Vuk Drashkoviqi \u2013 nuk dhan\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb ndaj politikave t\u00eb Milosheviqit. Ata nuk neveriteshin nga obsesioni nacionalist me Serbin\u00eb e Madhe (n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb ata shtyheshin me Milosheviqin) e as nuk i denoncuan mitet q\u00eb ia pamund\u00ebsuan shum\u00eb serb\u00ebve t\u00eb pajtoheshin me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, edhe pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet pas revolucionit t\u00eb tetorit 2000 q\u00eb e largoi Milosheviqin nga pushteti, Zoran Gjingjiqi ishte vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb m\u00eb ndryshe nga paraardh\u00ebsi i tij. N\u00eb thelb, q\u00ebndrimet e tij n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt dhe Kosov\u00ebn ishin t\u00eb nj\u00ebjta. N\u00eb shkurt 2001, sapo ishte zgjedhur kryeminist\u00ebr, Gjingjiqi, pas nj\u00eb takimi me Kolin Pauelin, sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, k\u00ebrc\u00ebnonte me luft\u00eb n\u00eb rast se Kosova e shpallte pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive, ai deklaroi se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr institucione qeveris\u00ebse t\u00eb pavarura prej Serbis\u00eb dhe se n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs nuk mund t\u00eb flitet thjesht p\u00ebr t\u00eb drejta minoritare p\u00ebr serb\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb drejta historike p\u00ebr shtetin serb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb k\u00ebsaj interviste publike, ai shum\u00ebher\u00eb merr tipare prej fashisti kur flet se si nuk do ta lejoj\u00eb asnj\u00eb shqiptar q\u00eb t\u00eb blej\u00eb prona n\u00eb Terazije sepse parat\u00eb e tyre qenkan t\u00eb pista dhe t\u00eb fituara nga narkotrafiku, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnonte Evrop\u00ebn se do ta shp\u00ebrb\u00ebnte Bosnj\u00ebn e Hercegovin\u00ebn n\u00ebse pavar\u00ebsohet Kosova. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, mbahet mend fraza e tij \u201cNe damo Kosovo!\u201d \u2013 \u201cNuk e japim Kosov\u00ebn!\u201d. Pra, n\u00eb thelb ai asgj\u00eb s\u2019dallonte nga Milosheviqi. Si\u00e7 thot\u00eb edhe Anzuloviqi, ai thjesht po e vajtonte faktin q\u00eb Milosheviqi e humbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb q\u00eb e mbajti para student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Banja Luk\u00ebs n\u00eb Republika S\u00ebrpska nj\u00eb muaj para se t\u00eb vritej, Gjingjiqi do t\u00eb deklaronte se Milosheviqi e humbi Kosov\u00ebn sepse nuk e kuptoi se n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare ekziston nj\u00eb set rregullash t\u00eb cilat duhet respektuar. \u201cAshtu q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh lojtar sipas rregullave t\u00eb loj\u00ebs globale, ti duhet t\u2019i p\u00ebrmbush\u00ebsh disa kritere minimale p\u00ebr t\u2019u pranuar si lojtar. N\u00ebse vazhdimisht i shkel rregullat, duke th\u00ebn\u00eb: k\u00ebt\u00eb s\u2019e dua; dua vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb m\u00eb konvenon, ata do t\u00eb t\u00eb nxjerrin prej loje dhe do t\u00eb t\u00eb thon\u00eb: ulu atje n\u00eb pankin\u00eb dhe tash luaj sipas rregullave tua. Nj\u00eb balanc\u00eb duhet gjetur mes t\u00eb bindurit ndaj rregullave dhe, sigurisht, anashkalimit t\u00eb atyre rregullave gjer n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase, ashtu q\u00eb as gjyqtari t\u00eb mos e v\u00ebrej at\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb lexues i v\u00ebmendsh\u00ebm, jo vet\u00ebm i k\u00ebtij pasazhi, por i t\u00ebr\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij politike, e kupton q\u00eb Gjingjiqin me Milosheviqin e dallonte vet\u00ebm taktika, jo strategjia. I pari mendonte q\u00eb Kosova fitohet me mashtrime dhe dredhi, i dyti me forc\u00eb dhe dhun\u00eb. I pari mendonte se rregullat duhet thyer, por duhet vepruar pa t\u00eb par\u00eb gjyqtari. T\u00eb dytit s\u2019i b\u00ebhej von\u00eb as p\u00ebr gjyqtar\u00eb. Por, n\u00eb thelb, ishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, si\u00e7 ish e nj\u00ebjt\u00eb strategjia e tyre afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStratfor\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e famshme amerikane e studimeve gjeopolitike e cila n\u00eb shkurt 2002 botoi nj\u00eb artikull me titull \u201cGjingjiqi po e vjedh bubullim\u00ebn nacionaliste\u201d. Artikulli analizon se si Gjingjiqi ishte duke ia vjedhur presidentit serb, Vojislav Koshtunica, bajrakun e nacionalizmit serbomadh dhe kishte filluar t\u00eb ndryshonte an\u00eb \u2013 nga nj\u00eb politikan i perceptuar si proper\u00ebndimor n\u00eb nj\u00eb politikan antiper\u00ebndimor. Gjingjiqi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2002 kishte filluar t\u00eb fliste kund\u00ebr Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs dhe gjykimit t\u00eb ish-presidentit jugosllav Milosheviq.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, edhe ky artikull e nxjerr n\u00eb pah dinak\u00ebrin\u00eb dhe dyfytyr\u00ebsin\u00eb e tij: \u201cGjingjiqi ka audienca t\u00eb shum\u00ebfishta. Nj\u00ebra syresh \u00ebsht\u00eb popullsia\/votuesit serb\u00eb, ku nacionalizmi i lul\u00ebzuar s\u00eb fundmi i Gjingjiqit pritet t\u00eb kryej\u00eb pun\u00eb. Tjetra \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimi, i cili po ofron nj\u00eb litar shp\u00ebtimi t\u00eb ndihmave dhe investimeve n\u00eb Jugosllavi.\u201d<\/p>\n<p>Njashtu, vler\u00ebsimi magnilokuent e epideiktik i Kurtit se \u201cLufta e Dyt\u00eb ka mbaruar, por duket se ajo e para ende jo\u201d, pa\u00e7ka q\u00eb onomatopeik, \u00ebsht\u00eb historiografikisht i pasakt\u00eb. Logjika e Kurtit thot\u00eb se Lufta e Par\u00eb nuk ka mbaruar sepse raporti i forcave dhe aleancave vazhdon t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb (lidhja q\u00eb ai b\u00ebn mes Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe Franc\u00ebs), kurse e Dyta ka mbaruar sepse kontestet jan\u00eb zgjidhur e, rrjedhimisht, edhe aleancat e saj kan\u00eb r\u00ebn\u00eb. N\u00ebse nisemi nga ky argument logjik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb induktive analizojm\u00eb se konstatimi i tij \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. N\u00ebse ai konstaton q\u00eb Lufta e Par\u00eb s\u2019ka mbaruar sepse Rusia e Serbia akoma jan\u00eb aleat\u00eb, at\u00ebher\u00eb leht\u00ebsisht mund t\u00eb rr\u00ebzohet posht\u00eb kjo pandehm\u00eb duke konstatuar, me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb, se ajo ka p\u00ebrfunduar sepse ShBA dhe Rusia m\u00eb nuk jan\u00eb aleat\u00eb sikurse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb (madje, pas ardhjes s\u00eb Trampit n\u00eb Sht\u00ebpi t\u00eb Bardh\u00eb, mund t\u00eb themi se ShBA-ja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aleate as e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Franc\u00ebs).<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka krejt p\u00ebr fund: konstatimet e Kurtit t\u00eb tipit \u201cpo t\u00eb ishte X, s\u2019do t\u00eb ishte Y\u201d, ting\u00ebllojn\u00eb naive dhe diletante. Historis\u00eb i prijn\u00eb individ\u00ebt, por at\u00eb e b\u00ebjn\u00eb rrethanat. M\u00eb sakt\u00eb, historia zhillohet nga p\u00ebrplasja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dialektike zhvillojn\u00eb veten. T\u00eb thuash q\u00eb \u201cpo t\u00eb ishte Gjingjiqi, nuk do t\u00eb ishte Vu\u00e7iqi\u201d ose \u201cpo t\u00eb ishte Obrenoviqi, nuk do t\u00eb ishte Karagjorgjeviqi apo Principi\u201d do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i shfaj\u00ebsosh dhe k\u00ebsodore t\u2019ua b\u00ebsh nj\u00eb sh\u00ebrbim edhe Vu\u00e7iqit edhe Karagjorgjeviqit. Zhvillimi i dinamikave t\u00eb brendshme, kombinuar me zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb prodhuar Milosheviq\u00eb e Vu\u00e7iq\u00eb, Karagjorgjeviq\u00eb e Gavrilo Princip\u00eb. E, kjo s\u2019ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Serbi, por edhe gjetiu. Ligjet e zhvillimit historik nuk shpjegohen dot n\u00eb terma individ\u00ebsh.<\/p>\n<p>E kuptoj, ndon\u00ebse nuk e arsyetoj, nevoj\u00ebn e politikan\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb historin\u00eb ta lexojn\u00eb konform politik\u00ebs ditore. Por, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr Gjingjiqin dhe Karagjorgjeviqin sikur p\u00ebr Kryeengj\u00ebllin Mikael dhe Kryeengj\u00ebllin Gabriel, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb mosnjohje elementare dhe keqlexim amatoresk i historis\u00eb s\u00eb popullit e politik\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>E kuptoj edhe d\u00ebshir\u00ebn e afsht\u00eb t\u00eb Kurtit q\u00eb n\u00eb historin\u00eb serbe t\u2019i gjej\u00eb s\u00eb paku dy figura pozitive. Por, definitivisht ata nuk jan\u00eb Gjingjiqi dhe Obrenoviqi. Ndoshta Dimitrije Tucoviqi dhe Kosta Novakiqi jan\u00eb. Por, ata dy jo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Fitim Salihu Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Albin Kurti kishte shkruar nj\u00eb status panegjirik n\u00eb nderim t\u00eb ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiqit dhe ish-mbretit serb, Aleksand\u00ebr Obrenoviqit. Esenca e panegjirikut t\u00eb tij ishte kontradiktimi i k\u00ebtyre dy figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne serbe me figurat gjoja t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb tyre \u2013 Gavrilo Principin dhe Aleksand\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36500","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36500","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36500"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36500\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}